Bruksel: Nesër mbahet takimi Kurti-Vuçiq

Read Time:2 Minute, 4 Second

Nesër në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Takimet e ndara që do të nisin në orën 09:00, do të vazhdojnë pastaj me takim trepalësh. Partia në pushtet po konsideron se ndalimi i aktivitetit destruktiv të Serbisë do të ishte përparim.

Ndërsa, opozita po e kritikon Qeverinë se me qasje eksperimentale Kurti e ka sjellë situatën që në dialog të diskutohen çështjet e brendshme.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se përparim në këtë takim do të jetë vetëm ndalimi i aktivitetit destruktiv të Serbisë.

“Unë mendoj që të enjten përveç nëse ka një presion të shtuar ndaj Vuçiqit mund të ketë ndonjë dalje në një farë forme të konstruktivitetit apo asaj që mund të konceptohet konstruktivitet për të mos penguar”,ka thënë Mimoza Kusari – Lila.

Përveç pozitës, komente për këtë takim dhanë sot edhe nga opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie theksoi se qasja eksperimentale e Kurtit e ka sjellë situatën që në dialog të diskutohen çështjet e brendshme.

“Në Bruksel, dialogu ka degradua totalisht. Prej një situatë kur do të duhej që të qartësohet rrugëtimi I Kosovës në NATO dhe BE, partneritetit për paqe, beneficioneve që Kosova do t’i merrte në këtë proces, Kosova sot është e sanksionuar”, ka thënë Tahiri.

Sikur liderët politikë, edhe analistë vlerësojnë se takimi i nesërm nuk pritet të ketë ndonjë marrëveshje, derisa theksojnë se palët duhet të japin sa më shumë qëndrime në mënyrë që perspektiva euroatlantike e Ballkanit Perëndimor të mos rrezikohet tutje nga ndikimi rus përmes Serbisë.

Nesër do të duhej që të dyja palët të rizotoheshin për zbatimin e planit franko-gjerman. Është shumë e rëndësishme që ky plan dhe aneksi i Ohrit të zbatohen ashtu siç janë dakorduar para disa muajve”, ka thënë Gazmir Raci, analist.

Përveç liderëve politikë në Kosovë, takimin e së enjtes e ka komentuar edhe kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka theksuar se nuk ka alternativë tjetër përpos zbatimit të planit franko-gjerman. Megjithatë, ai ka thënë se nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë me Kosovën.

“Sot, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel dhe unë, si gjithnjë, lutem që mos të jetë një tjetër xhiro bosh, për një tjetër përsëritje të këngës “fajin e ka tjetri”, ka shkruar Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post OPINION: Shqipëria është sot kështu sepse politika e shoqëria janë ortakë me korrupsionin
Next post Albin Kurti: Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si ai serb në Kosovë