Pasqyrim real e profesional i kronologjisë së ngjarjeve gjatë luftës në Kosovë

Read Time:21 Minute, 28 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU

Ta lexosh një libër të shkruar nga një ekspert e profesionist ushtarak, nuk do të thotë se kënaqesh vetëm me përmajtjen e tij, por njëkohësisht, padyshim, se do të mësosh shumë për një fushë që vetëm një numër i kufizuar njerëzish kanë dije e përgatitje shkollore- akademike për të.Këtë përshtypje e fitova në veprën e çmuar të shokut tim të gjeneratës Kolonel Kemail Shaqiri i titulluar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta në Kosovë”, të cilën ma dërgoi enkas nga Gjermania, ku jeton e krijon që disa vite.Ç’është e vërteta, ky libër është një kronologji ngjarjesh, të përshkruara nga dora e parë, nga një profsionist, nga një ushtarak, nga një strateg që është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i luftës çlirimtare. Gjithëçka është e shkruar nga vendi i ngjarjes, nga zonat ushtarake. Ajo çfarë paraqitet në këtë libër askush nuk mund të thotë ndryshe e aq më pak të demantojë vetëm edhe një rrjeshtë të ndonjë ndodhie apo përfaqësimi në strukturat dhe hiearkin e UÇK-së, por edhe të bashkëpunimit edhe me qeverinë e Kosovës në Egzil dhe formacionet ushtarake të saj.Ç’është e vërteta, ai nuk bënë asgjë më tepër në këtë libër pos që e kryen një obligim atdhetar për të shpërfaq një kontribut dhe një veprimtari organizative e luftarake e zhvilluar gjatë luftës në Kosovë apo thënë më mirë përshkruan një pjesë të lavdimshme të historisë sonë dhe një luftë të suksesshme kundër okupatorit serb.Ky pasqyrim real e profesional i kronologjisë së ngjarjeve gjatë luftës në Kosovë do të shkruhet me shkronja të arta dhe do të lë gjurmë të pashlyer tek gjeneratat e reja se si u zhvilluan betejat dhe sa shumë sakrifikuanluftëtaret e lirisë në Zonën e Drenicës, të Dugagjinit, të Pashtrikut, Kosharësaty ku shkathtësia dhe profesionalizmi i Kemail Shaqirit erdhi në shprehje. Pa dyshim se rrëfimi i Betejës së Kosharës, Betejë kjo që theu njëherë e përgjithmonë kufirin shqiptaro- shqiptar do të mbetët përherë në kujtesën e secilit shiptar, ndërkaq ai që e lexon këtë libër do të mësoj se pa angazhimin e ushtarakëve profesional kjo gjë nuk do të mund të arrihej.

Libri është i ndarë në pesë kapituj: Aktivitetet ushtarake 1991- 1998, Veprimet ushtarake 1998- 1999, Aktivitetet luftarake në Zonën Operative të Drenicës, Operacionet luftarake në Koshare dhe Pashtrik dhe angazhimi në Trupat Mbrojtjes së Koovës 1999- 2006.

Në kapitullin e parë Kolonel Kemail Shaqiri pasqyron veprimet e disa oficerëve shqiptarë që ishin të angazhuar në disa Republika të ish- Jugosllavisë, përkatësisht në ish- APJ-në. Që në fillim ai bënë me dije se oficerët, sidomos ata me grada të larta, e kishin të qartë se po i vie fundi rrënimit të themeleve të ish shtetit jugosllav dhe në këtë mënyrë kishin ardhur momentet për t’u përcaktuar se si të veprohet në rast të shpërthimit të luftës në këtë vend të brisht.Hapi i parë që është ndërmarrë nga Kemail Shaqiri dhe oficerët tjerë shqiptar ishte se atadhanë dorëheqje nga armata serbosllave dhe më pas filloi organizimi i takimeve ndërmjet tyre si dhe hartimi i planeve operative luftarake që do të zbatoheshin në rast të fillimit të luftës në Kosovë.Pra, gjatë periudhës 1991- 1998 Kemaili ka qenëi angazhuar në Organizatën e Eprorëve Ushtarak nëkuadër të Qeverisë së Kosovës në ekzil. Ka pasur rolin e koordinatorit për aktivitetet ushtarake në mes të qeverisë në ekzil dhe Organizatës së oficërve, deri në momentin kur Ahmet Krasniqi emërohet Minister i Mbrojtjes.

Dhjetë vjet pa i takuar prindërit dhe pa vizituar vendlindjen e tij të dashur

Në pranverë të vitit 1998 ai me një grup oficerësh udhëton për në Tiranë për t’u angazhuar në operacionet luftarake të UÇK-së. Me 22 qershor të po këtij viti me peripeci e vështirësi të shumta  me sukses e kalojnë kufirin dhe hyjnë në Kosovë dhe ai menjëherë inkuadrohet në luftë në Zonën e Dukagjinit. Me 10 korrik kalon në Zonën Operative të Drenicës dhe pas një kohe të shkurtër emërohet shef i Shtabit të Zonës. Para se të takonte Shtabin e ZOD, Kemaili kishte vizituar familjen në fshatin e tij të lindjes Tushilë. Siç e tregon në libër kishin kaluar mbi dhjetë vite që nuk kishte shkelur në tokën e Kosovës për shkak se ai kishte braktisur ish- armaatën dhe për këtë arsye ai mund të denohej me burg të gjatë e të rëndë nga Serbia fashiste. Emocionet me këtë rast ishin të mëdha, ndërsa përqafimi me babain ishte i përcjellë me lotë, buzëqeshje, dhe ashtu në heshtje shfryhejpërmallimi i një dekade, ndaj një burri që ishte pjekur në uniformën ushtarake dhe që kishte ardhur që atë pjekuri, atë dije, atë profesionalizëm ta tregoj e ta zbatoj në mbrojtje të tokës dardane.Nuk mund t’i besonte syve të tij se ai gjendet në oborrin e tij. Gjithçka i dukej ndryshe. Edhe natyra, sipas tij kishte marrë pamje tjetërfare. Prekte çdo objekt, shikonte në të gjitha anët dhe sërish i dukej se është në ënderr. Bisedonte me babain, nënën, vëllazërit, motrën. Emocionet ishin drithëruese, rrëqëthëse.Përjetimi i përqafimit, shtrëngimit e ledhatimit si një ënderrë. I zgurdlluan fort sytë me shikim rreth vetit. Prapë nuk besonte se para tij gjendet prindi me plis në kokë. I bardhë si bora. Sërish e ledhaton me forcë shpirtërore babain. Lotët dërdhen rrëke. E pazakont për një oficer karriere. Megjithatë, edhe ushtarakut i bie terri para syve e ligështohet emocionalisht dhe pa dashur lotët rrjedhin. Edhe kësaj mud t’i thuhet burrëri.Folte shumë se dëshironte të çmallej më me të dashurit e tij. Në atë gëzim shtëpije ishin prezent edhe kusherinjë që shprehnin admirimin e tyre se tash ushtrisë çlirimtare po i bashkohet edhe një oficerë i lartë, që do ia sjelli fitoren Kosovës nanë. Pas dy ditë çmalljeje, Kemaili paraqitet në Shtabin e ZOD dhe pas një kohe të shkurtër emërohet Shef i Shtabit të Zonës, pozitë kjo që nuk ishte adekuate me përgatitjen dhe përvojën e tij ushtarake. Mirëpo, siç thekson në libër, me rëndësi ishte që ai është njëri ndër udhëheqësit e asaj Zone dhe se kontributi i tij u dëshmua se ishte i madh dhe i pakontestueshëm. Thënë me gjuhën e fakteve, vetëm Ahmet Krasniqi, Minister i Mbrojtjes i Qeverisë në Egzil, ishte më i graduar e me përvoj më të madhe se sa Kemaili. Kjo gjë për të ishtë diçka dytësore, diçka që nuk çonte peshë dhe këtë e bëjnë vetëm njerëzit e mëdhenjë, ata që para veti e interesit të përgjithshëm shohin shumë më larg se sa një pozitë, që megjithatë luante një rol të rëndësishëm për të arritur sukses më të madh në frontet e luftës.

Si u asgjasua punkti policor serb që ndjellte vdekje nëLlaushë të Skenderajt?

Kolonel Kemail Shaqiri që në ditët e para të inkuadrimit në radhët e UÇK-së dëshmoi aftësinë e tij profesionale përballë një ushtrie shumë më të përgatiturdhe e avansuar në teknologjinë ushtarake. Ç’është e vërteta, në gusht të vitit 1998ia kishte paraqitur dëshirën e tij Komandantit të Zonës së Drenicës, Sylejman Selimit për të ndërmarrë një aksion për asgjasimin e një pukti të madh ushtarako- policor serb në lagjën e Gecajve  në Fshatin Llaushë të Skenderajt. Tërë planin e veprimit dhe të zbatimit në terren Kemaili e kishte përgatitu vetë, për të cilën gjë punoi një javë për të mbledhur të dhënat për pozitat e armikut. Pasi kishte studiuar mirë hartën, rrethanat dhe situatën se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren dhe çfarë taktike të veprimeve duhet të zhvillohen, ndërkaq ai më pas e skicoi planin në letër dhe bëri disa vizatime tërësisht në fshehtësi. Së këndejmi, me 26 gusht 1998 njësitet ishin përgatitur ashtu siç ishin urdhëruar nga strategu Kolonel Kemail Shaqiri, do të thotë, se cilat armë do të përdorën gjatë këtij aksioni, rëndësia e marrjes së pozicioneve, kush dhe si do të vepronte karshi pozicioneve të armikut etj. Ishte gjithëçka e qartë rreth kombinimit të armatimit mbi bazën e asaj se cilat pika të zjarrit do të sulmohen. Synimi kyq ishte pika e zjarrit në Lagjën e Gecajve, konkretrisht tek shtëpia e heroit Osman Geci, një lartësi prej 5oo metrash ku ishin të pozicionuar një grup policësh e paramilitarësh serb. Ishte ky një pozicion mjaft me rëndësi, sepse nga atje kontrolloheshin pika të tjeratë shuma perreth dhe detyrë ishte asgjasimi i atij grupi. Dhe në këtë ditë njësitet që do të zbatonin këtë aksion u vunë në lëvizje në terren ku planifikohej sulmi.Pikërisht në ora njëzet e 30 minuta, pasi Koloneli kishte marrë konfirmimin si gjithëçka ishte në rregull, është dhënë urdhëri për sulm të furishëm nga të gjitha pikat e planifikuara,në të njëjtën kohë. Ishte një sulm i befasishëm dhe i shpejt sa që të sulmuarit tek pas dhjetë minutave kanë mundur të vijnë në vete dhe të kuptojnë se dikush po i sulmon pameshirshëm, thekson Kemail Shaqiri. Derisa ushtarët e UÇK-së dolën faqebardhë pa pësuar asnjë dëm, në anën e armikut u vranë shtatë policë e paramilitarë serb, një mitralozkundërajror u nxorë nga lagja e Vojvodëve, një tank i tipit Transporte u bllokua tek xhamiae fshatit. Zbatimi i këtij sulmi u zbatua nga Xhevahir Geci, në bashkëpunim me Hisen Gecin dhe ushtarët e caktuar për atë pikë të zjarrit. Këtë aksion të suksesshëm e ka incizuar gazetari, publicisti e shkrimtari tashmë i ndjerë Tahir Desku, mirëpo se ku gjenden filmimet tashpërtash askush nuk e di. Sabit Geci “ Çopa”, luftetar i ditëve të para, pas u kthyen të gjitha njësitet me ushtarë të lumtur që e kishin  asgjasuar atë punkt famëkeq ndër të tjera kishte deklaruar: “ Me kajtë nanën, se kush para Kemail Shaqirit, nuk ka m’u ba Gjeneral në Kosovë, se çfarë aksioni brilant ka planifikue, organizue e udhëhequr”. Këtë pretendim të tij a e bazoi në faktin  se ishte prezent gjatë gjithë operacionit duke u mahnitur me atë përgatitje që kishte bërë dhe i cili rezultoi shumë i suksesshëm. Sado që këto fjalë miradije ishte kënaqësi t’i dëgjosh, për Kolonelin Shaqiri merita i takonte atyre ushtarëve sypatrembur që aksionin e nisën dhe e përfunduan me sukses të plot.Edhe pse të lodhur, të rraskapitur, e të uritur Kemail Shaqiri dhe ushtarët që kishin fituar një betejë të rëndësishme kundër armikut, morën urdhër për të vazhduar tutje në një pikë kyqe ku duhej që armiku të befasohej edhe herën tjetër. Në të vërtetë, disa ushtarë kishin “ përgatitur” disa mina antitankë për t’i vendosur diku përgjatë rrugës ku ata mendonin se do të kaloj armiku. Megjithatë, ato mina nuk ishin vendosur si duhet, ndaj ato i merr Kolonel Shaqiri dhe së bashku me Rexhep Selimin, luftëtar nga ditët e para të organizimit të UÇK-së, arrijnë në destinacionin e duhur me plot peripeci duke kaluar edhe afër fshatit Kijevë ku ishin të stacionuar forcat e armikut.Tek rreth orës 3 të mengjezit me ndihmën e katër ushtarëve të Brigadës 113 “ Mujë Krasniqi” u vendosën ato mina në aksin rrugor Likofc- Abri e Ulët.Edhe me këtë rast erdhi në shprehje vendosja e minave në atë formën e përsosur profesikonale dhe rreth orës 13 e 30 minuta të asaj dite vetëm kur është parë duke fluturuar në qiell në xhip landrover, në të cilin gjendeshin shtatë ushtarë të armikut, për të cilët edhe në spitalin e Mitrovicës është verifikuar se ata kishin vdekur nga ai eksplodim i fuqishëm.

Me një kondicion të papërshkruar, me një vullnet të çelikt dhe me një dëshirë të madhe për të qenë sa më të përgatitur ushtarët tanë, Kemail Shaqiri vazhdon vizitën nëpër të gjitha njësitet ushtarake të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, që përfshinte një hapësirë shumë më të gjerë se sa në të vërtetë ishte, duke i kontrolluar, urdhëruar, ndokund edhe kritikuar,këshilluar se si duhet vepruarnë situata të mbrojtjes e sulmit kundër armikut, në marrjen e pozicioneve të rëndësishme në mënyrë që të paralizohet depërtimi i armikut etj. Më pas në këtë libër lexojm e mësojmë se si u zhvillua e u përfundua beteja e njohur në Rezallë të Re në të cilën për herë të parë hynë në funksion edhe një top i punuarnga mjeshtri Hajrë Gashi i kalibit 82mm. Granatimet nga forcat ushtarake të armikut ishin të fuqishme dhe të pandërprera, ndërsa topi i Hajrës fuste panik ndër ushtarët serbë edhe pse, dorën në zemët, ai nuk ishte aq preciz.Rol të rëndësishëm në përfundimin pa pasoja të kësaj lufte të pabarabart ka luajtur Hisen Geci, profesionist ushtarak. Ishte një betejë e rastësishme që gjithnjë ndodhin në luftërat e zhvilluara ndërmjet palëve të konfrontuara.

Përpilimi i strukturës organizative të zonës dhe brigadave

Për të funksionuar si duhet i tërë sistemi komandues dhe veprimtaria luftarake i një ushtrie, domosdo duhet patur parasysh strukturën organizative të zonës dhe brigadave, e cila mungonte fare kur Kolonel Kemail Shaqiri nisi aktivitetin e tij në Zonën operative të Drenicës. Së këndejmi,pas një dakordimi që kishte pasur me Shefin e SHP të UÇK-së, Kolonel Bislim Zyrapi, Kemaili kishte pranuar që të filloi punën për hartimin strukturës dhe formacioneve tipike ushtarake. Në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm kishte angazhuar Ylfete Spahiun dhe Ramadan Gashin që ishin të përshtatshëm dhe që kishin aftësi për të kontribuar në hartimin e këtyre dokumenteve në form të shkruar dhe që do të shërbenin për tërë UÇK-në. Hartimi i strukturës për tërë një ushtri nuk ishte i lehtë por duke marrë parasysh përvojën shumëvjeçare dhe përkushtimit të pandërprerë, u arritë që për tre ditë e netë të kryhet kjo punë shumë e vlefshme. Sigurisht se lodhja e madhe ishte prezente tek ky ekip, mirëpo situata shumë e nxhetë në terren e kërkonte edhe këtë sakrificë. Pas tre ditëve Kolonel Bislim Zyrapi erdhi në Likofc dhe mori një ekzemplar të strukturës organizative, për të cilën gjë u falenderua shumë për shkak se si profesionist ushtarak ai e dinte rëndësinë e strukturës së një formacioni ushtarak e sidomos në kushte lufte. Këto dokumente të çmuara më pas u shpërnan në të gjitha zonat operative dhe nga ai momentçdo aktivitet frymonte ndryshe. Po ashtu, në konsulltim me Komandantin e ZOD, Sylejma Selimi, ky strateg ushtarak përpiloj edhe dokumentet që kishin të bënin rreth detyrave që u takonin stafit të nivelit të lartë të Komandës së Zonës dhe komandantët e brigadave. Pra, ai hartoj aktemërimet e pozitave të larta në kirarkinë ushtarake dhe si do të dukeshin emërimet në këto pozita, për të cilën gjë ishte bërë një zgjidhje zyrtare që e kërkonte koha. Përveç kësaj, dokument shumë i rëndësishëm ishte edhe harta e punës, ndaj duke pasur parasysh se çdo ditë ishte në terren dhe skiconte situatën, e posaçërisht lëvizjen e forcave të armikut i kishte vendosur në hartën e punës, duke i freskuar, pothuajse, për çdo ditë. Për situatën në terren, kohë pas kohe, njohtohej edhe Komandanti i Zonës, Sylejman Selimi.Si Shef i Shtabit Kolonel Kemail Shaqiri ishte i ngarkuar shumë edhe në dhënien e këshillave, sugjerimeve, ndërrim të pozicioneve dhe ndërmarrje të veprimtarive luftarake aq më tepër kur kihet parasysh fakti se mbi 60 për qind e luftetarëve nuk e kishin të kryer shërbimin ushtarak dhe kësisoj nuk e kishin idenë se si organizohet një veprim luftarak.

Prezenca e profesionistit Kemail Shaqiri krijonte një ndjenjë sigurie tek populli dhe ushtarët

Pa fije dyshimi prezenca e oficerëve ushtarak e sidomos e një profesionisti me një karrierë të gjatë ushtarake siç ishte Kolonel Kemail Shaqiri në ZOD, tek populi dhe ushtarët krijonte një ndjenjë sigurie, ndjenjë kjo që ishte shprehur haptas edhe për këtë oficer të lartë. Ç’është e vërteta, prania e tyre  jepte shpresë në aspektin e psikologjisë ushtarake dhe duke qenë më të sigurt në veprimet luftarake e aq më tepër jepte kurajo tek ushtarët të cilët me besim të plot, me një siguri shumë më të madhe, me një guxim të papërshkruar merrnin pjesë në luftimet, pothuajse, të përditshme kundër armikut. Po ashtu edhe inkuadrimi i intelektualëve në këtë veprimtari të shenjtë Kemailit ia shtonte shpresën se ky obligim atdhetar që po kuptohet kaq shumë nga të gjitha shtresat e popullit, do të shpie drejt lirisë e nëpërkëmbur me shekuj. E permend emrin e prof. Ymer Halimit, që ishte ndër parët intelektual që ishte bërë pjesë e UÇK-së. Edhe Prof. Bedri Tahirin, shkrimtar, studiues, publicist e kishte takuar të veshur në uniformën ushtarake në fshatin Galicë, i cili ishte duke u angazhuar për akomodimin e popullatës që ishte e shtrënguar të largohej përkohësisht nga disa fshatra të Drenicës për shkak të bombardimeve të pandalshme që bënte artileria barbare serbe. Më pas numri i këtyre njerëzve të dijshëm e të guximshëm shtohej dita ditës, thekson autori në këtë vepër madhore.

Hajrë Gashi një figurë e ndritshme e luftës së shenjtë çlirimtare

Nga shumë personalitete ushtarake e ushtarë që i lavdëron dhe i dallon për guximin, aftësinë luftarake dhe sakrificën e dhënë për çlirimin e vendit, Kolonel Kemail Shaqiri vend të merituar në këtë libër i japë edhe Hajrë Gashit nga Rezalla e Re, Komuna e Skenderajt, i cili së bashku me katër djemë braktsi Gjermaninë dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të vënë gurë në murin e gjatë të lirisë së popullit nga pushtuesi barbar serb.Si një merakli i madh i armëve dhe mjeshtër i hollë, ai arriti me sukses që të ndërtoi topin 82 mm dhe minahedhësinë 90 mm, që ndihmuan shumë në zbrapsjen e sulmeve të armikut në disa raste, që mund të quhen edhe të jashtëzakonshme.Po ashtu Hajrë Gashi kishte hapur edhe punëtorinë që shërbente për ndreqjen e armëve të prishura. Kontributi i tij i çmuar e me vlerë kombëtare, këtënjeri e ngriti në një figurë të ndritshme duke lëë emër në këtë luftë të shenjtë çlirimtare.

Përpjekje për të njollos një epror që kishte avansuar në tërësi UÇK-në në pikëpamje organizative, të strukturës dhe pörgatutjeve e gatishmerisë luftarake

Kishte kaluar kohë e gjatë që Kemaili nuk e kishte takuar familjen, së këndejmi ai kishte biseduar me Komandantin e Zonës Sylejman Selimin se për disa ditë do të udhëtoj për në Zagreb të Kroacisë. Zatën edhe oficerë të tjerë e bënin një gjë të tillë. Mirëpo për këtë ushtarak sikur këto rregulla nuk vlenin dhe pas largimit të tij të përkohshëm dhe të shkurtër filluan shpifje të pakripta se kinse ai kishte dezertuar nga lufta.Këto përpjekje për ta njollos këtë epror që kishte avansuar në tërësi UÇK-në në pikëpamje organizative, të strukturës dhe gatishmerisë luftarake ishin zëra të lig të lansuara nga njerëz ose gjeloz ose të tillë që nuk dëshironin të kuptonin se edhe Kemaili kishte absolutikisht të drejtë për ta takuar familjen e tij, aq më tepër duke marrë parasysh se lufta përpinë edhe eprorët, të moshuarit, të rinjt, luftetarët e të gjitha gjinive. Këto shpifje u demantuan shumë shpejt me faktin se Kolonel Kemail Shaqiri pas gjashtë ditësh ishte kthyer në Shqipëri e pas Betejës së Kosharës edhe në Kosovë duke dhënë kontributin e tij maksimal e të çmuar në çlirimin e vendit në Zonën Operative të Dukagjinit dhe në atë të Pashtrikut.Një shpifje tjetër ishte trilluar edhe në Shqipëri duke u munduar që të gënjëjnë aq pameshirshëm se kinse Kemaili kishte tentuar që “ dhunshëm” ta marrë pozitën e Komandantit të Operacionit në Koshare i emërtuar “ Shigjeta” për të cilën ishte caktuar Kolonel Rrustem Berisha. Këtognjështra të paskrupulltaranë në ujë shumë shpejt, ngaqë jo që nuk ishin të vërteta ato thashetheme, por nuk përkonin fare me mënyrën e zjedhjes së strukturës komanduese. Po ashtu, Kemaili e Rrustemi njiheshin shumë herët, përkatësisht kur Rrustemi ishte kadet në shkollën teknike ushtarake në Zagreb, ndërkaq Kemaili ishte në shërbim të karrierës ushtarake. Zatën çdo kush që ka medyshje dhe mendim tjetërfare mund të drejtohet në adresën e qartë e ajo është Rrustem Berisha.

Ideja për të asgjasuar ushtarët serb në Fabrikën e municionit të gjuetisë nuk u realizua!

Pas një inspektimi që ia kishin bërë njësiteve të UÇK-së së bashku me Zëvendëskomandantin e zonës Sami Lushtakun, Kemaili të njëjtit ia kishte propzuar idenë që të sulmohet dhe asgjasohen ushtarët që ishin të stacionuar në Fabrikën e municionit të Gjuetisë në Skenderaj. Ai kishte kërkuar 100 ushtarë me përvojë e të guximshëmdhe një numër të caktuar minahedhës për të realizuar me sukses këtë plan shumë të rëndësishëm për shkak se ishte një nyje strategjike e kontrollit të një hapësire të gjerë nga këto forca pushtuese.Kishte këmbëngulur që kjo ide e tij të aprovohet me çdo kusht, mirëpo nuk kishte marrë përgjigje se a ka minahedhës çfarë ai po kërkonte dhe që ishin të domosdoshëm për të pasur sukses sulmi. Kërkesa e tij e kishte arsyen e vetë, e kishte shkakun e vetësepse ato forca paraqitnin rrezik për popullatën e Skenderajt, duke ngulfatur çdo levizje dhe aktivitet në atë zonë të qytetit.Pritja e tij mbeti pa ndonjë përgjigje. Se kërkesa e Kolonel Kemail Shaqirit ishte e qëllua edhe në pikëpamje strategjike dëshmon e dhëna se nga kjo fabrikë u sulmua edhe familja e Komandantit legjendar Adem Jashari, paojat tragjike të së cilës i dimë të gjithë.

Njëri ndër rolet kyqtëKolonel Kemail Shaqirit në Betejën e Kosharës!

Beteja e Kosharës është njëra ndër luftërat më të suksesshme dhe më të lavdishme në tërë historinë e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb. Pa dyshim se për pjesëmarrësit e kësaj lufte janë thurrurrrëfime krenarie e trimëriesepse pas një pushtimi e sundimi shekullor serb këta heronjë të gjallë e të vrarë arritën që të thejnë kufirin shqiptaro- shqiptar dhe në këtë mënyrë tash në këtë pjesë të qendroj e valoj përgjithmonë flamuri i dy shteteve shqiptare.Fitorja kundër një armate shumëherë më e armatosur dhe shumëherë më e përgatitur si dhe përvojën që kishte fituar në luftërat në pjesë të tjera të ish- Jugosllavisë, nuk do të arrihej sikur të mos ishin inkuadruar epror të zot shqiptar që organizuan, planifikuan dhe udhëheqën me sukseskëtë epope çlirimtare. Njëri ndër këtë strateg ishte edhe Kolonel Kemail Shaqiri, i cili kishte rolin e Komandantit të Operacionit të dt-3, pozitë këtë që e kishte pranuar nga Zëvendësministri i Mbrojtjes Fatmir Limaj, të cilin e kishte nënshkruar Shefi i Operacionit Bislim Zyrapi. Lidhur me këtë betejë Kolonel Kemail Shaqiri pasqyron në detaje përgatitjet që ishin bërë në qendra stërvitore në veri të Shqipërisë. Rol të madh kishte luajtur edhe autori i këtij libri, i cili me përvojën e tij i kishte kalitur shumë ushtarë për t’u ballafaquar me armikun, që i numëronte ditët e fundit të pushtimit në tokën Dardane.Ç’është e drejta,pas kthimit të tij nga një pushim i shkurtër 6 ditorë tek familja në Zagreb të Kroacisë, ainë tetor të vitit 1998 ishte kthyer në Tiranë dhe pas dështimit të dy tentimeve për të kaluar në Kosovë ishte i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtjes,që e udhëhiqte Halil Bicaj, por gjithnjë në mendje kishte synimin për të hyrë në Kosovë në rastin e parë që i vinte.Mirëpo situata e krijuar nga një ofensivë e gjerë që ndërmori armiku, shumëoficerë e ushtarë ishin detyruar që të tërhiqen në pjesën e shtetit shqiptar.  Shi për këtë, Kemaili filloi të punojë me një entuziazëm të pashoq në trajnimin e oficerëve dhe ushtarëve për t’u përgatitur për luftë. Këtë punë të dobishme e të nevojshme e kreu në qendra të ndryshme stërvitore, si në Kalimash, Kolsh, Kukës, Vlanë, Cahan, Babinë, Papaj, në Viqidol të Tropojës, pastaj në Helshan e Burrel, në kohë të ndryshme. Gjatë këtyre stërvitjeve që ishin të inkuadruar edhe oficerë të tjerë, ai arriti që të përgadisë shumë ushtarë nga veprimet themeloe taktike në fushëbetejë si dhe në njohjen praktike të përdorimt të të gjitha armëve të këmbësorisë dhe për këë kontribut të madhe të dhënë në këtë drejtim shumë ushtarë e kujtojnë Kemailin si një kuadër më të shkolluar dhe më me përvojë ushtarake në radhët e UÇK-së Në të vërtetë, Operacioni në Koshare me emërtimin “ Shigjeta” ishte fryt i punës shtatë mujore nga të gjitha aspektet, ndërkaq esenca e përgatitjes së këtij opercioni të gjerë qendron në faktin se stafi i zgjedhur ishte mjaft profesional dhe me përvojë duke filluar nga Komandanti Rrustem Berisha, si njeri i profesionit dhe përvojës luftarake, gjë që ishte edhe një garancë e suksesit.Për shkak të vijës së gjerë të frontit e gjatë 60 kilometra, është dashur që të formohen tri Drejtime Taktikeme strukturën e tyre komanduese. Komandant i Drejtimit Taktik numër 3, apo thënë më mirë të Zonës së Pashtrikut ishte Kolonel Kemail Shaqiri. Se roli i këtij ushtaraku ishte i madh në këtë ofensivë tregon se pos që ishte Komandant i Drejtimit Taktik numr 3, ai kryente edhe detyra shtesë siç ishteajo e Komandantit të Kontrollit dhe komandimit në tërë vijën e frontit të operacionit “ Shigjeta” nga Rrasa e Kosharës e deri në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në gjatësi prej afro 60 kilometra në vijë ajërore. Pra, Kolonel Kemail Shaqiri me thyerjen e kufirit shqiptaro- shqiptar përmbylli një kapitull të çmuar, i cili në historinë e çlirimit të Kosovës do të mbetët një emër i përveçëm për jetë e mot.

Pas përfundimit të luftës, Kemaili aktivizohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke punuar tre vjet radhazi si ligjerues në Akademinë e ksaj Trupe. Me urdhërin e Komandantit të TMK-së Gjeneral lejtant Agim Çeku, ai caktohet Shef i Qendrës Operative të SHP të TMK-së. Këtë pozitë e kryen me sukses të plot tre vite, për tÇu ngarkuar më pas si Këshilltar i Shefit të SHP të TMK-së për operacione Gjeneral Musë Jashari, ndërkaq si detyrë shtesë kreu detyrën e Komandantit të Kontrollit dhe Komandimit me Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Para se të lirohet nga detyrat dhe përgjegjësit në TMK, Kemail Shaqiri ishte bartësi kryesor i ceromonisë së varrimit të Presidentit Rugova.

Dhe krejt në fund: Kolonel Kemail Shaqiri ka dhënë edhe vizionet e tij moderne se si duhet të zhvillohet e forcohet ushtria e Kosovës në të ardhmen.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Urime viti i ri 2023
Next post <strong>Shqipnia e Patër Anton Harapit</strong>