Poet i imazhit të qartë dhe figurës së gjallë e të freskët artistike

Read Time:5 Minute, 17 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU

Krijuesi mërgimtar në çdo kohë e hapësirë shpreh atë ndiesinë e tij shpirtërore dhe të zemrës me anë të vargjeve, por edhe të prozës, sidomos, të dashurisë, dhimbjes dhe gëzimit të thurura dhe të dedikuara atdheut, vendlindjes ku është lindur e rritur. Ka shumë poetë që me libra të mirë na paraqesin një pjesë të prekshme të jetës mërgimtare në dhe të huaj, si dhe me ngjyra të gjalla pasqyrojnë aq ëmbel dashurinë ndaj atdheut, dhimbjen që përshkon shpirtin e lënduar kur ka braktisur vendlindjen. Në vargjët e këtyre poetëve pasqyrohet edhe gëzimi i mërgimtarëve kur ata kujtojnë vendin e largët. Ose paraftyrimet i kthejnë tek vitet e këndshme të fëmijërisë, që më pastaj një mall i madh i kap fort ndiesitë që fillojnë të endin pelhurën plot ngjyra dhe tinguj në harmoni me jetën dhe natyrën. Bukuritë e natyrës në atdheun e dashur në të shumtën e herave është argumenti i poetëve dhe prozatorëve që brumosin veprat e tyre.
Edhe poeti i vyer Isuf Bajraktari me poezinë “ Në Mirash kam jetën”na jep atë masën e dashurisë që njeriu ndien në vendin e vetë, për ato bukuri që perendia i ka falë, kur shkruan:
Jeta, loja buka, uji ishin rrita e ajrit tënd,
Zbrisja nga shtëpia tek xhamia, lojën e pritja me padurim,
Jetoj larg ndiej mungesën tënde Mirashi im,
Përpara vetes kisha lirinë e rritës krenari.
Isuf Bajraktari vërtetë në mënyrë të prekshme ka përshkruar dhimbjen që ndien mërgimtari kur braktisë atdheun në vjershën tjetër:
Largësia ma vodhi jetën e endrrës time të vjetër,
Me ndau nga jeta e lindjes vjetër,
Sot me kanë mbetur vetëm kujtimet e fëmijërisë,
I shkruaj vet para vdekjes sime larg.
Natyrisht në vëllimin poetik “ Ëndra ime nuk ndalet” ndihet edhe forca e brendshme shpërthyese, metafora, mbretëresha e figurave artistike dhe krahas saj vargjet sjellin të lexuesi bukurinë e krahasimeve mbresëlënëse. Simboleve, epiteteve dhe plotë figura të tjera poetike që e bëjnë librin krejt origjinal.
Po aq fuqishëm shfaqet ndjenja e dashurisë ndaj atdheut edhe të vjersha “ Dashuria ndaj vendlindjes” kur vargjët dukën sikur shkrihen me hapësirën dhe vijnë të lexuesi të stolisur plotë shije dhe bukuri, vargjët:
Dashuria ndaj vendlindjes,
Përvelon mendjen,
Ëndrrat e jetës,
Të bartin të mbajnë varur vendlindjes.

Në këtë libër lexuesi përjeton ndjenja të bukura për shkak se të rrëmbejnë poezi kaq të këndshme, të cilat sikur hedhin valle në përftyrimet tua si lexues dhe shpalosin para teje peisazhe të mbushura me cicërima, me zhurmë përrenjsh, me gjelbrim, me freski e me gurgullimë shpirti. Me këso ngjyrime vjen vjersha:
Cila është kodra më e dashur se rrezja,
Fushat e mbjellura me kallinjtë e grurit shijon,
Ah, vendlindja ime e uruar,
Humba jetën e ëndrrave tua.
Krjuesi Isuf Bajraktari nuk lë anash edhe pasqyrimin e dashurive të mëdha në jetë, figurën madheshtore të prindit që ka vdekur, duke imunizuar figurën e tij të shtrenjtë për të gjithë njerëzit e këtij planeti:
Pse ike, nuk me prite?
Në shpirtin tim ke bërë një vrimë,
Tek ti, ikje e dhimbshme ishe,
I ftohtë ishe atë ditë.
Poezitë e Isuf Bajraktaerit vlerësohen të jenë krijime që i qendrojnë kohës, ndërsa autori si një poet që talentin e tij në fushën e krijimtarisë poetike mëton ta sublimojë duke shtjelluar tema, të cilat pikësynim kanë fatin e njeriut të mërguar, që njëherit ka të bëj edhe me fatin e shqiptarit në përgjithësi, mërgimtarit të larguar, për të cilin lumturia, në të shumtën e rasteve, është e huaj dhe e mbytur në thellësi harrese e largësie:
Jam larg shtëpisë,
Kam mall e kujtim,
Me besoni e m’dëgjoni,
Kurrë s’kanë pushuar kujtimet,
Poezitë e Isuf Bajraktarit mund të vlerësohen edhe si poezi të dhimbjeve dhe e përjetimeve, e frymëzuar nga ngjarje e histori të cilat kanë lënë gjurmë në jetën dhe veprimtarin e tij. Braktisja e vendlindjes dhe mërgimi shumëvjeçar, kanë nemitur ndjeshëm shpirtin e poetit, duke e shndërruar atë në një ënderrimtar të përjetshëm të ëndrrës së kthimit. Kthimi dhe thellimi nëpër kohë, poezisë së tij i japin sharmin e një poezie plotë shije që shpërfaqet nëpër vargjet e skalitura me kujdes nga një figuracion i zgjedhur artistik, ku dominon metafora. Përmes këtyre poezive të tij, Isuf Bajraktari, shfaqet si një poet i meditimit, por edhe i përjetimit të thellë artistik. Krijimet e tij të shkruara brenda një harku të gjatë kohor, na bëjnë të kuptojmë se ai, pavarësisht situatave jetësore, asnjëherë nuk e ka braktisur poezinë, e cila në rrugëtimin e tij jetësor është shoqëruesja dhe mikja më e mirë, edhe atëherë kur ai ndihej i braktisur. Isuf Bajraktari krijimtarinë e tij letrare në mërgim po e shkruan me një shqetësim kurbetçar duke manifestuar e prodhuar ndjenja të vargut poetik, apo thënë më mirë po mbledh nektarin më të mirë të fjalës së bukur shqipe, duke dëshmuar në të njëjtën kohë botën e tij patriotike, mllefin e tij social, por edhe krenarin që i përket kombit shqiptar.
Në fakt, Isuf Bajraktari është poet i imazhit të qartë, figurës së gjallë dhe të freskët artistike, e depërtimit në thellësi të vet-vetës dhe në raportet shoqërore ku gjenë dhe sendërton trajtat dhe përmbajtjen e poezive të tij. Këtë konstatim e mbështesim në librin e tij të fundit poetik “ Ëndrra ime nuk ndalet”, në të cilin të bie në sy një depërtim i suksesshëm i shtjellimit të temave që prekin thellë shpirtin dhe zemrën e tij të lënduar mërgimtare, sikurse janë temat për jetën, për veten, për të afërmit, miqët. Thënë konkretisht, ai me nivelin e mjeshtrisë artistike arrin që të reflektoj energji pozitive siç është ngrohtësia, sinqeriteti dhe thellësinë e ndjenjës poetike, vlim pasioni etj. Ky krijues në këtë libër, por edhe në të tjerët me një prirje të shprehjes në vargje, tregon se përjeton dhimbshëm diçka të madhe dhe gati të papërballuehme që e preokupon një kohë të gjatë, sepse dashuria ndaj atdheut është e madhe dhe shpërthen në dimensionin e imagjinatës poetike dhe buçon në vargjet:
Hijet e plepave të lartë që sot s’janë,
Nga largësia ime jetoj brenda shpirtit tënd.
Nuk vdes as atje as këtu pa ndërtuar kalan e lirisë.
Për krijimtarin poetike të Isuf Bajraktarit kanë shkruar disa krijues dhe të gjithë kanë shprehur respekt dhe entuziazëm për krijimtarinë e këtij poeti. Deri me tash ai ka botuar tre vëllime poetike, ndërsa në dorëshkrim ka edhe disa të tjera.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Live EVENT: 15.11.2022 – SË BASHKU PA DUHAN
Next post Lufta heroike dhe e lavdishme e UÇK-së kundër Serbisë, dhe lufta e ukrainasve kundër Rusisë