Politika në Shqipëri ëshë betejë mes hajdutëve të Shtetit

Read Time:3 Minute, 54 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqipëria në këto 34 vite tranzicion, ajo e cila e ka karakterizuar demokracinë shqiptare është beteja politike për të rrëmbyer pushtetin  dhe kapur shtetin; beteja për të bërë korrupsionin, vjedhjen dhe hajninë për t’u pasurar duke grabitur prona, troje,pasurinë dhe paranë publike.

Në tërësi pothuajse të gjithë pa përjashtim duke përfshirë edhe ata që kanë qoftë edhe një mundësi sado të vogël për të pasur ndonjë fije pushtet apo ndonjë lidhje me politikën e pushtetin , të gjithë ata  si: politikani, shtetari, gjyqtari e prokurori, kryebashkiaku, kuvendari e deputeti, ministri e drejtori, administratori, televizioni e të gjitha mediat e tjera dhe pothuajse cdo agjent publik e juridik në Shqipëri, ata kanë  si profesion të parë atë të hajdutit, mashtruesit, manipuluesit, xhambazit dhe keqbërësit  publik.

Hajdutët, mashtruesit dhe keqbërësit publik e kombëtarë janë edhe tradhtarë të mëdhenj dhe ata nuk kanë asnjë fije ndjesi humane. Atyre shpirtligësia nuk do t’ia dijë për pensionet , as për varfërinë e të tjerëve; ata pavarësisht se vjedhin ata dhe akrabaja e tyre i shpëtojnë edhe drejtësisë sepse ata e kanë në dorë drejtësinë, por kur edhe drejtësia i ndëshkon politikanët zullumqarë shqiptarë miratojnë dhe  bëjnë për veten e tyre edhe ligje amnistie për të mos bërë burgun dhe për t’i shpëtuar drejtësisë. Prandaj hajdutët institucionalë janë dhe bëhen edhe  të guximshëm dhe trima sepse kanë kapur edhe shtetin , edhe ligjin ,edhe tërë sistemin për të bërë hajninë, krimin dhe korrupsionin institucional, ligjor e shtetëror.

Hajdutët e Republikës, bëhet fjalë për atëhere dhe kur  shoqërinë, drejtësinë, sistemin dhe shtetin republikan  e kapin, e sundojnë dhe e qeverisin hajdutët, dhe ky lloj sistemi quhet kleptokraci që do thotë  hajdutokraci, që do të thotë sundim e qeverisje nga  hajdutët.

Hajdutëria institucionale dhe shtetërore është ajo dhe ndodh atëhere kur pushteti, drejtësia , udheheqësit, qeveria dhe  e gjithë politika keqpërdorin fuqinë e tyre për t’u pasuruar duke vjedhur me veprime e akte përvetësimesh , korrupsioni, ryshfeti dhe duke shpërdoruar e përvetsuar fonde dhe paranë publike për pasurim të tyre dhe të akrabave familjare të tyre.

Hajdutë e mëdhenj të Republikës janë  bartësit e korrupsionit dhe përfituesit e parave publike, të trojeve, të pasurisë dhe të pushtetit korruptiv; pra hajdutë të Republikës  janë ata që  përdorin pushtetin, postin, detyrën, ligjin, drejtësinë  dhe korrupsionin për perfitime personale.

Hajdutët ordinerë nuk janë asgjë krahasuar me këta.

Në opinionin e gjërë përgjithësisht  si hajdutë të Republikës të këtij tranzicioni 30 vjecar identifikohen elitarët politikë, juridikë e oligarkikë.

Janë hajdutë të Republkës ata të cilët tradhtojnë atdheun dhe  Republikën për interesa e përfitime personale sepse hajduti si atdhe ka paranë; hajdutë të mëdhenj janë ata që vjedhin në emër të pushtetit, të ligjit dhe të Republikës.

Hajdutët e Republikës  janë të gjithë ata që e shfrytëzojnë dhe e keqpërdorin politikën, pushtetin ,postin  e detyrën shtetërore për të bërë korrupsionin për të vjedhur e grabitur paranë publike dhe atë të qytetarëve; hajdutë janë të gjithë ata që kanë kapur  sistemin shtetëror  republikan në Shqipëri.  

Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata që gjënë e të gjithëve, që është Republika  ata e kanë bërë mjet, pronë dhe vegël të tyre.

Hajdutët e Republikës janë të gjithë ata të cilët gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit kanë marre vendime parlametare,kushtetuese dhe qeveritare e ministrore  për interesa e për përfitime personale, familjare, klanore e partizane në dëm të interesave publike e kombëtare.

Janë hajdutë rë Republikës të gjithë ata të cilët kanë shpërdoruar me licencat dhe sidomos me lejet e ndërtimin për favore personale dhe që kanë bërë edhe krim urbanistik, mjedisor e turistik.

Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata që kanë pasur dhe që kanë poste e detyra të larta shtetërore të cilët e kanë përdorur vulën, autoritetin shtetëror dhe ligjin për të bërë hajninë, paranë, pasurinë,  biznesin  dhe korrupsionin.

Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata gjyqtarë që kanë bërë batërdinë me vendimmarrjet e tyre kriminale e korruptive në “Emer të Republikës”.

Këta hajdutë të mëdhenj “blejnë” edhe ndershmërinë,bëjnë moralin e patriotin, blejnë mëncurinë dhe autoritetin.

Prandaj duke parë këtë realitet dhe këtë kulturë masive korrupsioni të pandëshkueshëm por sidomos si praktikë e sjellje politike e drejtësie  korrupsioni dhe hajnije institucionale e shtetërore,   SHBA-të nxitën miratimin e  reformës në drejtësi, krijimin e SPAK-ut si dhe atë të sanksioneve  “non grata” për korrupsion.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, Mickoski në koalicion me VLEN-in
Next post Suedi: Nis festivali prestigjioz i këngës ‘Eurovision’