Në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, Mickoski në koalicion me VLEN-in

Read Time:2 Minute, 43 Second

Në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Maqedoninë e Veriut, para se të mërkurën, 1.8 milion qytetarë më të drejtë vote t’u drejtohen kutive të votimit.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut mbajtën sot takimet e fundit me elektoratin, para se më mesnatë të hyjë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të 8 majit.

Mickoski me koalicionin VLEN, caktojnë agjendën bashkëqeverisëse

Koalicioniet VLEN dhe “Maqedonia jote” në një takim në shtabin qendror të koalicionit VLEN, sot, kanë diskutuar për parimet e qeverisë së re reformuese 4 vjeçare. Ndërsa ditët e fundit opinioni u pushtua nga zëra e dërgimit të emisarëve të BDI-së tek VMRO-ja, Mickoski ka zbritur sot në shatbin e VLEN, për të shprehur në mënyrë të qartë bashkëpunimin e ri, ku u prit nga njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari. Alsat mëson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përfshi ata që kanë qëndruar duarkryq me mosndëshkueshmërinë, si dhe orientimin strategjik drejt BE-së janë dy pikat kryesore të marrëveshjes politike. Marrëveshja, pa tone të bujshme, atribuohet me këtë fotografi, një vizitë e kreut të koalicionit “Maqedonia jote” Hristijan mickoski në shtabin e VLEN në sheshin “Skënderbeu”. Siç mësuam nga të dy kampet politike, marrëveshja parimore e bashkëqeverisjes së ardhshme për të cilën është rënë dakord, ka betonuar orientimin strategjik të vendit drejt BE-së. Poashtu shtylla e dytë e fuqishme ku bazohet qeverisja e re është lufta e pa kompromise që do t’i shpallet krimit dhe korrupsionit, duke kërkuar mbajtjen përgjegjës jo vetëm të njerëzve të përfshirë në veprimtari kriminale e korruptive, por edhe të atyre që kanë ndihmuar në mosndëshkueshmërinë e këtyre veprave. Në rrafshin ekonomiko-social, mësojmë që është diskutuar lidhur me zhvillimin e barabartë rajonal me fokus të veçantë në rritjen e standardit jetësor si dhe mirëqenies ekonomike, sociale e politike të qytetarëve.

Të dy koalicionet e partive shqiptare, sot me konferenca për media, shprehën bindjen se do të dalin fituese.

“Të dashur qytetarë ashtu sikurse më 24 prill ka më shumë se një arsye se pse fronti evropian do të fitojë thellë edhe me 8 maj. Arsyeja më e madhe që e ilustron fitoren e frontit, është sepse ne po ndërtojmë me vizion, ambicie, punë të palodhur dhe me këmbëngulje”, deklaroi Arbër Ademi nga Fronti Evropian.

 “Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare. Pra, po frynë era e ndryshimit. Kjo do të jetë edhe një motivim më i madh edhe për ne që jemi këtu, kur ata me mijëra kilometra kanë bërë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar për ndryshimin”, tha Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN.

Për zgjedhjet parlamentare garojnë gjithsej 17 koalicione dhe parti politike.

Tubimet e fundit me elektoratin i mbajnë edhe dy kandidatët për president shtetit.

Stevo Pendarovski kandidat i LSDM-së u ofroi qytetarëve progres. Ai tha se pushteti aktual e ka çuar vendin në NATO dhe i ka filluar bisedimet me BE-në.

Kurse kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska në tubimin e fundit u premtoi qytetarëve se nuk do t’i gënjejë dhe se nuk do t’i harrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Next post <strong>Politika në Shqipëri ëshë betejë mes hajdutëve të Shtetit</strong>