Politikanë shqiptarë, mësoni nga Rugova dhe lexoni “Triumfin e Kombit” të Skënder Kapitit

Read Time:4 Minute, 39 Second

Nga Av. Ilir Malindi, shkrimtar e publicist

Unë Ilir Malindi gjithmonë që në rininë time jam edukuar nga gjyshi dhe prindërit e mi nga Skrapari me frymën e dashurisë për Kosovën , për historinë dhe sakrificat e jashtëzakonshme të popullit heroik të Kosovës. Jam me profesion avokat si dhe shkrimtar,historiane publicist.Kam arritur shumë heret, në konkluzionin se lëvizja gjithe kombëtare e udhëhequr nga Ibrahim Rugova e ka vendosur atë në Tempullin e Lavdisë si politikani , vizionari dhe intelektiuali më ishquar dhe modeli e  shëmbulli më i mirë burrështeti i kohëve moderne prej të cilit duhet të marrin shëmbull dhe mësim politikanët shqiptarë sot e në vazhdimësi.

Dhe duke njohur aktivitetin e tij unë shumë herë atij i kam kushtuar një libër me titull “Kosova eshte imja” si dhe jam  autor edhe i librit “Lufta ime”si dhe i 160 volume ne faqosje te librit  me titull “United States of Albania”.

Vizioni i Rugovës për shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës,atë të orientimit dhe besimit te mbështetja amerikane dhe perendimi për lirinë dhe për fitimin e pavarësisë dhe të shtetit të Kosovës si dhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe modern ,gjë e cila u realizua ashtu sikurse që punoi dhe ia kushtoi gjithcka presidenti Rugova, dhe këto duhet t’i kenë parasysh sot dhe në të ardhmen politika dhe dy shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova.

Pra edhe sot kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, megjithëatë trashëgimi të keqe e të dëmshme që ua lanë parardhësit e tyre të cilët demokracia në Kosovë i dergoi ata në opozitë e ndoshta pse jo edhe në pension politike, Kurti dhe Osmani kanë shumë se cfarë të mësojnë nga Rugova.

Albini dhe Vjosa duhet që të respektojnë e t’u jenë mirënjohës të gjithë atyre kontributorëve nga të gjitha trojet shqiptare që kanë bërë për Kosovën, sepse e kanë për detyrë shteti dhe institucionet shtetërore që të respektojnë e t’u jenë mirënjohës atyre që kanë lënë gjurmë në histori me kontributet e tyre. Dhe ajo tjetra që unë po citoj në këtë shkrim duhet që instituicionet e Kosovës të respektojnë familjen e Sadri Kapitit këtu në Durrës për atë aktivitet të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës ashtu si dhe meritorët e tjerë realë e të vërtetë nga Shqipëria.

Nuk e di z. Kurti dhe ju znj.Osmani se a jeni njohur dhe a e keni lexuar Kryeveprën e Skënder Kapitit “Triumfi i Kombit”, por para shumë kohësh kur në Durrës u bë promovimi i këtij libri dhe Kapiti në një pyetje që i u bë atëhere se a ua ka dërguar këtë libër politikanëve më kujtohet se ai u tha kështu:Ky       libër u pëlqen politikaneve shqiptarë vetëm atyre në opozitë , por kur edhe opozitarët vijnë në pushtet ata nuk e duan më këtë libër dhe se ai ua kishte derguar atyre librin por as një falenderim percipaz mirenjohje nuk kishte marrë prej tyre.Po kështu edhe Malindi dhuratwn  që unë ia dërgova zotit Albin Kurti të librit tim “Kosova është imja” ky i fundit nuk denjoi të më dergonte një falenderim të paktën formalisht ne vitin 2013.

Këtë libër projekt-manifest kombëtar duhet ta kenë të gjithë politikanët shqiptarë.

Këtë shkrim vendosa ta shkruaj duke parë atë se cfarë dhe si zhvillohen ngjarjet sot në Kosovë. Që kur u shpall Pavarësia e Kosovës,në kohën kur doli ky projekt i Skënder Kapitit, ai i bënte thirrje politikës së Tiranës që të lejë e  harrojë tashmë retorikat fallso sa për përfitime politike në lidhje me Kosovën por të veprojë e ndihmojë konkretisht shtetin e ri të Kosovës. Dhe që kur u clirua Kosova Kapiti porosiste në këtë libër që mos t’u jipet serbëve asgjë më tepër se sa cfarë do marrin shqiptarët e Preshevës. Dhe në se do ta kishin mësuar politika në Kosovë këtë dhe të kishin insistuar e këmbëngulur kështu si porosiste Kapiti nuk do kishte pasur marrëveshje për komunat serbe, për vecse po t’i ishte vënë kusht Serbisë edhe për krijimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare të Kosovës Lindore, Lugina e Preshevës. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme dhe jetike për shqiptarët është porosia e z.Kapiti se: armiqtë e shqiptarëve ,shtetet armike si Serbia do të përpiqen me cdo mënyrë dhe do përdorin të gjitha kapacitetet politike, diplomatike, financiaro-korruptive,fetare, ushtarake dhe akademike për të penguar njohjet dhe konsolidimin e shtetit shqiptar të Kosovës dhe sidomos do bëjnë cfarë është mundur që të prishin marrëdhëniet miqësore e jetike tës hqiprtarëve me SHBA-të.  

Pra z. Kurti dhe Osmani  ju duhet të merrni pranë vetes njërëz intelektualë  e akademikë që e njohin mirë filozofinë, intrigat dhe kurthet antishqitare,dhe jo ta personalizoni dhe t’ia dedikoni gjithcka vetëm vetes suaj. Mos merrni shëmbullin e kryenecësisë, arrogancës dhe injorimit që u kanë bërë udhëheqësit shtetërorë në Shqipëri intelektualizmit patriotik dhe kompetent sic e ka bërë diktatori Enver Hoxha,Sali Berisha dhe Edi Rama etj, të cilët shtetin dhe politikën e jashme e gjithcka e kanë bërë dhe bëjnë sikur të jënë dicka, pronë apo e drejtëpersonale e tyre.

Nga mosrespekti dhe nga mosmirënjohja detyrohen pastaj që kapacitetet intelektuale e patriotike të ndjehen të fyer dhe të kalojnë në indiferentizëm sepse vetë mosmirënjohja publike e shtetërore i detyron ata të vetëizolihen , dhe me politike e me punet e shtetit të merren pastaj të paaftët dhe të papërgjegjshmit dhe pra  duke u dhënë shansin pastaj rikthimin në pushtet të të pamerituarv edhe dështakëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nëse nuk zgjidhet kësaj here “Çështja e Veriut” do të thotë se prapë do të vazhdojnë pabesi e padrejtësi ndaj Kosovë
Next post <strong>Shqiptarёt nё Luftёn e Dytё Botёrore</strong>