Prelatët, kanë vetëm ditëlindje!
Nga Artan Lleshi Gjomarkaj
Imzot Prend Doçi , lindi në Bulger më 25 shkurt 1846.Poet , veprimtar politik e kulturor , diplomat dhe klerik i shquar , patrioti ndër më të shquarit patriotë të Mirditës dhe Kombit Shqiptar,Imzot Prend Doçi , fillesat e shkēlqimit të tij i përjetoi pranë Seminarit Papnor në Shkodër në të cilin u pranua më datën 2 Gusht 1859 , por shumë shpejt me porosi të Ipeshkēvit të Lezhës , më 1861 do të vendosej në Kolegjën Urbane të Propagandës në Romë.Pas rezultateve të shkēlqyera në këtë Kolegj ,urdhënohet meshtar e kthehet në Shqipni.Aktivitetin e tij si klerik e meshtar e filloi në Korthpulë por shpejt do të transferohej për në Orosh si “kapelan ,, i t’emzot Gaspër Krasniqi i cili ishte Abat i Shën Llezhdrit.Prej Oroshit transferohet në Kalivarë dhe transferimi i tij përkoi me të njëjtën kohë të marrjes peng të Prenkë Bid Dodës dhe Hodo Begut tē cillët ishin simboli i qëndresës së atëherëshme shqiptare për mos me e lanë Malin e Zi me zaptue Shkodrën.
Imzot Prend Doçi nuk heshti asnjë moment deri në mbrritjen e orës së lirimit të Princit të Mirditës Prenkë Bib Doda dhe shpesh u gjend nën kërcënim të fronteve sllave , turke e malazeze sikur ndodhi me hyrjen e ushtrisë turke në Mirditë pēr të paralizue kryengritjen e popullit të Mirditës me në krye Kapidanin Marka Gjoni , thirrur nga Kapidani dhe Krenët e Mirditës për qëllim të lirimit të Preng Bib Dodës.
Për arsye të patriotizmit dhe bindjes së tij atdhetare , imzot Prend Doçi arrestohet e dërgohet në burgjet e Gucisë përplot me shqiptarë e më vonë transferohet për në Selanik.
Nga burgu i Selanikut Imzot Prend Doçin e transferojnë në burg të Stambollit ku gjatë rrugtimit në vaporr ai njihet me Pashko Vasën.Falë diplomacisë, vetëmbrojtjes e zgjuarsisë së tij Imzot Prend Doçi lirohet nga burgu i Stambollit,por kushti i lirimit të tij ishte mos me u kthye ma në Shqipni.
A do të bante jetë njerzore Imzot Prend Doçi pa Mirditën dhe Shqipnin ?!.
Imzot Prend Doçi nga Stambolli largohet për në Romë ku Kongregacioni i Propagandës e cakton misionar në Amerikēn e Veriut.Pas disa vitesh mision në Amerikë , imzot Prend Doçi kthehet në Romë dhe gjen mbështetje të fortë nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit në kohë të Papës Leoni i Vlll dhe këtë mbështetje , imzot Doçi e përdor për të nxjerrë lejen e kthimit të tij në Shqipni.Imzot Prend Doçin e vendosên me mision në Tivar por vetë Knjaz Nikolla , duke shikuar autoritetin e patundur tè një shqiptari të ditur e fisnik si Imzot Doci , dha urdhën për me e nxjerrë nga Mali i Zi.
Aso kohe , imzot Prend Doçi emrohet Abat i Mirditës dhe kthehet në Shqipni.
Me dekret të datës 25 tetor 1888 ,Papa Leoni Vlll , Abacia e Shën Llezhdrit shkëputet prej Diocezës së Lezhës e kthehet në varësi të Selisë Shejtë e më datën 27 tetor 1888 Kongregacioni i Propagandës e lajmëron imzot Doçin se e kishte zgjedhe Abat të Mirdtiës.
Më datën 4 Janar 1889 imzot Prend Doçi bekohet -Abat i Mirditës.
Veçse një klerik e patriot i rrallë , Abat Doçi ishte edhe poet , gjuhtarë dhe veprimtar shoqnor e kombëtar.Botimi i parë i tij poetik i përket vitit 1870 në Livorno (“Këngë për Dora D’Istria ,, dhe “Nji kushtrim Shqyptarvet,, por , vepra më e denjë shoqërore dhe kombëtare përveç asaj klerike , mbetet themelimi prej Abat Doçit e Shoqnisë ” Bashkimi,,.në vitin 1899 dhe bashkëpuntorët e Emzot Doçit ishin:Emzot Jak Serreqi , Dom Lazër Mjeda ,At’ Gjergj Fishta ,Dom Dodë Koleci ,Dom Ndoc Nikaj ,Dom Mark Shllaku ,At’ Pashk Bardhi dhe patrioti Luigj Gurakuqi.
Qëllimi i Vikingut shqiptar dhe mirditasit të rrallë Imzot Prend Doçi , me mbledhjen dhe organizimin e Shoqnisë “Bashkimi,, ishte mbledhja e Gjuhës Shqipe , ruajtja dhe pastrimi i saj prej huazimit turk.I vetmi atdhetar pa petkun fetar brenda Shoqnisë “Bashkimi ,, ishte patrioti Luigj Gurakuqi dhe rekrutimi i shumicës së ekipit me tendencë klerike , ishte ba qëllimisht nga Imzot Doçi për mos me ra gjithaç në sy të qeverisë otomane.
U botuan plot 32 vepra ende pa mbërrit në ditë të lavdishme të Kongresit të Manastirit dhe Alfabetin e Shoqnisë “Bashkimi ,, e pranuan të gjitha organet e përkohëshme shqiptare ndër Europe filluar nga e përkohëshmja “Albania e Londonit,,.
Alfabeti i shoqnisë “Bashkimi ,, filloj të përdorej edhe nga autorë të shejtë për Kombin si Asdreni ,Çajupi , Faik Konica , Sotir Peçi e Fan Noli.
Krejt kjo Meritë Kombētare për organizimin e Gjuhës Shqipe sidomos në dekadën 1899-1908 i përket Abat Doçit pse dit me mbledh rreth vetes yjet e atdhetarizmit , dit me ju shmangë otomanizmit dhe përçarjes kombëtare .Kaq e dëshmon se përfaqësuesit e Shoqnisë “Bashkimi ,, patrioti Luigj Gurakuqi u zgjodh Nënkryetar i Kongresit të Manastirit e gjithashtu në komisionin e Gjuhes Shqipe përba prej 11 patriotësh , At’ Gjergj Fishta u zgjodh Kryetar Komisioni e Dom Ndre Mjeda -anëtar.
Prej ktij Kongresi sikur dihet , Shqipnia edhe sot gëzon nji Alfabet e Gjuhë te vetme , falë punës së përkryer edhe të Abatit të Mirditës , Imzot Prend Doçi pasi Shoqnia “Bashkimi,, në fillimshekull e deri në Kongres të Manastirit ishte strehë për Gegë e Toskë , ishte derë e hapur për çdo luftëtar e fisnik prej çdo vilajeti.
U ba Alfabeti , duhej ba Shqypnia!
Asokohe , me lirim të Princit Prenk Bib Doda , abati ,merrte udhën shpesh bashk me Kapidanin për në Mal të Shejtë.
Katērqind vjet dryshkun Vilajetet , ku ma par me ba Za me hap shkolla shqipe cep e më cep Kombit Shqiptar , kryq e tërthor malsive të Mirditës .
Jan të shumta referimet dhe pērshkrimet e të mëdhenjve klerikë e gjuhëtar për rolin kryesor të Abat Doçin në mbērritjen e datës ndër datat më të rëndësishme të Kombit Shqiptar , pra të mbledhjes Komgresit të Manastirit por un zgjodha ti referohem mbledhjeve historike të At’ Pashko Bardhi, bashkēkohēs i Imzot Doçit dhe dēshmitar brilant i qëndresës dhe madheshtise së Abat Doçit.
Një falenderim prej meje edhe për Biblotekën Franceskane “At’ Gjergj Fishta,, e cilla po publikon herë pas here dokumenta dhe vepra të çmuara në të cilat dēshmohet e bukurthënë ndër vepra Historia e Qëndresës dhe Qēndrestarëve të Kombit shqiptar , midis të cillëve qēndrestar , Abati i Mirditës Imzot Prend Doçi ishte ndēr më të rrallet dhe të papērsēritshmët patriotë.
Average Rating