Faruk Basha dhe lidhjet me Kosovёn

Read Time:5 Minute, 27 Second

(Nga intervista nё ExLibris 10 shkurt 2024)

Enver: Lidhjet me Kosovёn? Takimi i parё me Kosovёn? Njohja e kinematografisё dhe e filmit qё krijohet nё Kosovё?

Faruk:

Kosova, Kosova. Do tё mё pёlqente tё pёrdorej Dardania, emri i vёrtetё i lashtё i tokёs ku u rrit im atё dhe ku jetojnё gjithё njerёzit e mij me mbiemrin Basha.. Kosova ka qenё e pamundshme qё nё ҫastet e parё kur fillova tё kuptoj nga bota. E njoha atё nёpermjet bisedave tё pёrditshme me gjyshen Celebie, nё duart e tё cilёs u rrita dhe me tim atё, rreth asaj toke tё begatё, pёr njerёzit e saj, bukuritё, pёr malet madhёshtore, pёr natyrёn e shёndetshme dhe tё mrekullueshme, pёr tokёn pjellore, pёr pyjet e burimet  madhёrishme, e pёr ҫfarё jo.

Mё vonё, libri “Nёna Kosovё” i Samim Visokёs mё bёnte ta shihja, me sytё e shpirtit, atё tokё tё vaditur me gjak heronjsh.

Takimi i parё me Kosovёn, thoni ju. Fillimisht u njoha me njerёzit e mij mё tё afёrt, axhat. Ishte viti 1972. Isha 32 vjeҫ, kur filluan tё vinё vizitorё nga ish Jugosllavia dhe fillimisht xhaxhai i madh erdhi si turist. Grupi bёri turizёm njё javё sipas programit pёr tё parё ndryshimet qё kishte bёrё Shqipёria Socialiste dhe pastaj i lejuan qё tё qendronin disa pak ditё pranё njerёzve tё afёrt. Po u panё dy vёllezёrit ndarё nё vitin 1946 dhe unё u njoha me njё nga njerёzit e shumtё tё gjakut tim.. Mё pas pati lёvizje tё herёpasherёshme, shumё tё kontrolluara nga sistemi demon, por shpresonim mё mirё nё tё ardhmen

Mё vjen mirё qё shkoi baba, i cili gjithё jetёn u dogj nga malli pёr Pejёn dhe pёr njerёzit. Po ishte qesharake, si e shoh tani nga largёsia e kohёs, fakti qё kur e pёrcollёm dhe kur e pritёm, si kisha dalё unё me gruan, kishin dalё pёr ta pёrcjellё edhe ata babёn pёr nё kufi. Mes kufirit ishte zona neutrale, qё shtrihej mbi njё urё tё zbrazur, sepse nuk kishte asnjё lёvizje. Vizitorёt dhe pritёsit qendronin 50-60 metra larg njёri-tjetrit dhe nuk lejohej as tё bёje pёrshёndetje me dorё. Fёmijёt, qё nuk kuptonin, ngrinin dorёn instiktivisht. Si kaloi kufirin dhe u bashkua me ne, baba pa bёrё asnjё shenjё, na tregoi sipas renditjes njerёzit me radhё, duke na folur pranё veshit.

Takim shumё i dёshiruar por tejet i trishtё, formal. Kishte ndonjё rast qё ndonjё oficer kufiri, mё njerёzor, lejonte t’iu bёnim me dorё fshehurazi.. Pёrcjellёsit ishin shumё, ne vetёm tre. Pranё kishim dhe valixhet me dhurata, pёrmes tё cilave tё afёrmit dhe miqtё tanё atje, kishin dashur tё tregonin dashurinё ndaj nesh. Ato valixhe u hapёn dhe u kontrolluan njё pёr njё.

Vetё e kam pasё takimin e parё me Kosovёn, mё saktё. Prishtinёn, nё vitin 1981, i ftuar pёr tё qenё nё Festivalin e Kёngёs. Qemё tre vetё, dy kompozitorё dhe unё, i kёrkuar me emёr  nga Riza Alaj, drejtor i pёrgjithshёm i atёhershёm i Radiotelevizionit tё Prishtinёs, me tё cilin kishim njё lidhje farefisnore tё largёt. Po kjo ёshtё histori mё vete.

Ashtu dimri qё tё binte borё me aq shumicё edhe nё Tiranё, nuk ishte parё ndonjёherё. Kur sosёm nё kufi, bora vinte mbi gju dhe dukej e pamundur tё vijonim mё tej. Po kёmbёngula, s’mund tё lija tё mё ikte rasti i shumёpritur dhe, mё shumё duke e shtyrё makinёn, dolёm nё rrugё tё pastruar disi nё anёn tjetёr tё kufirit. Nuk ka pasё mё borё si atё dhjetor.

Festivalin e gjetёm tё filluar. Njё e papritur tjetёr e kёndёshme. Mё njeh Pranvera Badivuku, kushёrira jonё, pjesёmarrёse nё festival, vjen e mё takon (unё nuk e njihja, veҫ si emёr) dhe ajo lajmёron axhёn nё Pejё. Erdhёn tё mё njihnin e tё mё takonin mes asaj ftohtёsie tё motit e asaj bore, mbi dhjetё tё afёrm.

Kёto ditё, gjithsej 4, kisha merak tё vizitoja, pёrveҫ njerёzve tё mij, edhe Kosova – filmin. Gjatё kёsaj vizite mё shoqёroi drejtori i fotografisё, Fatmir Bajrami. U njoha me kolegё tё ndryshёm, mes tё cilёve Afrim Spahiun, miqёsia me tё zgjat edhe sot. Nё Kosovё ka mjaft fotografё dhe operatorё, tanimё profesionistё. Disave u kam dhёnё mёsim nё Prishtinё, nё Institutin e Fotografisё dhe tё filmit “Gjon Mili”, drejtuar nga Afrim Spahiu, disa tё tjerёve u kam dhёnё mёsim nё Akademinё e Filmit dhe tё Multimedias “Marubi”, nё Tiranё, drejtuar nga Kujtim Ҫashku. Ata kontribuojnё nё zhvillimin  e ecjes pёrpara tё kinematografisё nё Kosovё, por jo vetёm.

Kurse nё Pejё, po kёtё kohё, ndenja vetёm dy orё. Me ndryshimin e kushteve politike, nё Pejё shkova nё vitin 1995, duke u futur nga Malii Zi, qё njihte pasaportat shqiptare. Ishte njё takim me mbresё tё pashlyeshme: po njihja tё gjithё njerёzit e mij, me tё cilёt ishim vetёm disa orё larg.

Sa i pёrket njohjes sё kinematografisё sё Kosovёs, mund tё them se kur u pёrmirёsuan disi marrёdhёniet me ish Jugosllavinё, u bё dhe ndonjё veprimtari kulturore, si shkёmbimi i ansambleve popullore, orkestra sinfonike e Prishtinёss, shkёmbim profesorёsh tё universitetit etj. Nё kёtё konstekt u zhvillua edhe java e filmit jugosllav, mes tё tjerёve ishte filmi “Mbledhёsi i puplave”, film i njohur ndёrkombёtarisht, qё u prit me shumё dёshirё dhe entuziazёm edhe nё Tiranё, pёr mё tepёr, se aktori kryesor ishte Bekim Fehmiu.

Enver:

Pёr vizitёn e aktorit Bekim Fehmiu tё vitit 1972 gjithandej?

Faruk:

Qe njё ҫast i keq pёr mua gjatё vizitёs sё aktorit tё madh, Bekim Fehmiu.Them kёshtu, sepse e takova dy ditё para se tё nisesha pёr njё turne nё Kinё me trupёn e Teatrit dhe tё Baletit Kombёtar. Drejtoria mori njё grup kineastёsh, rreth 15 vetё, tё Kinostudios pёr t’u takuar me Bekimin, mes tё cilёve isha edhe unё. Atё ditё u takova dhe atё ditё u ndava me tё. Mё njihte me emёr. Madje, njё ҫast qendruam vetёm pёr disa minuta, sepse personi i dytё  qё ndodhej pranё ensh, u thirr nga drejtori. Ai vuri re disa pankarta nё tabelёn e reklamave tё filmave tё studios, nё qendёr tё tё cilave ishte pankarta e filmit  “Skёnderbeu”. Tregoi interes tё menjёhershёm dhe shkoi drejt saaj. Duke ditur interesin dhe dёshirёn qё kishte pёr njё film mbi Skёnderbeun, i them me shaka, por jo pa dёshirё pёr t’u realizuar: “A po e xhirojmё sё bashku njё film pёr Skёnderbeun?”

“Ah, me dashtё Zoti,- ma ktheu”.

Tё nesёrmen u nisa pёr Kinё. Bekimi bёri njё turne rreth njёjavor pёr t’u njohur me sukseset e socializmit.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 12 shkurt 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post DASH: Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për t’i blerë “Javelinët”
Next post Prelatët, kanë vetëm ditëlindje!