Sami Salihu: Amnezi e PVD-së apo harrese e qëllimshme?!

Read Time:1 Minute, 28 Second

Ne nje kohe kur po kerkohet bashkim i te gjitha forcave politike shqiptare per te maksimalizuar mundesine e pefaqesimit te zerit te Lugines ne parlament, me keqardhje shohim se sa hipokrite dhe sa te papergjegjshme jane kokat e nxehta te Pvd-se. Te thuash fjale te bukura rreth unitetit dhe ceshtjes kombetare eshte dicka, por ti kthesh ne vepra ato cka thua eshte gjithcka.

Ftesa e Pvd-es per forcat politike ne Lugine pervecse eshte koke e kembe hipokrite eshte edhe perzgjedhese dhe dashakeqe, pasi qellimisht nuk jemi ftuar per te qene pjese e listes se perbashket. Perjashtimi i nje apo disa forcave politike shqiptare nga kjo nisme, i sherben percarjes dhe minon luften per integritet dhe prosperitet te shqiptareve ne Lugine.

Ne keto kohe kur me shume se kurre shqiptaret duhet te unifikojne zerin dhe perpjekjet, Pvd merr flamurin e percarjes ne dore.

Lista e perbashket arrihet me bashkepunimin, mirekuptimin dhe vendimarrjen e te gjithe faktoreve politike shqiptare ne Lugine. Askush nuk mund ta vetemarre rolin e liderit dhe te vendose se cili shqiptar eshte i mirepritur dhe cili shqiptar eshte i perjashtuar nga qellimi i perbashket.

Ne si force politike aktive dhe me rol ne jeten politike ne Lugine as nuk e vetftojme veten dhe as nuk imponojme te na ftojne por i bejme thirrje publike ndergjegjes se cdo shqiptari te perfaqesuar politikisht ne cilendo force, qe te tregoje se e do sinqerisht bashkimin dhe te veproje realisht ne kete drejtim, perndryshe cdo nisme e njeanshme perzgjedhese dhe perjashtuese, eshte e destinuar te deshtoje. Kjo nuk i sherben shqiptareve por iu shkon pershtati te gjithe atyre qe duan ta shuajne zerin tone ne parlament.

Nese duam bashkim, ejani te bashkohemi te gjithe per nje qellim: Integritet dhe prosperitet per Luginen!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post PVD fton partitë shqiptare të Luginës për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare
Next post Albin Kurti takohet me nd.Sekretarin amerikan z.O’Brien, thotë se iu konfirmua mbështetja e SHBA-së