PVD fton partitë shqiptare të Luginës për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare
Partia për Veprim Demokratik në mbledhjen e sotme me të gjitha strukturat e saj ka vendosur t’i dërgojë ftesë të gjitha partive në Luginë të Preshevës për unifikim rreth një liste për zgjedhjet parlamentare
Në ftesën e PVD-së ndër të tjera thuhet se bazuar edhe në takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, fton partitë shqiptare që të dalim me një listë të përbashkët në zgjedhje.
Kjo listë e përbashkët do të udhëhiqej nga deputeti i deri tashëm z.Shaip Kamberi, pasuar nga kandidati i dytë Visar Memeti nga APN, Nagip Arifi i PD, kandidati i LPD, pastaj i PDSH, UDSH dhe Alenacës për Luginën.
Përshkak të afatit të ngushtë dhe të shkurtër, PVD pret përgjigje deri më 11.11.2023 rreth ofertës së saj, në të kundërtën PVD do të konsiderojë veprimin vetëm me partnerët me të cilët mund të dakordohet.
Më shumë storie
Një delegacion i Partisë së Veprimit Demokratik pritet në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje
Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje është pritur një delegacion i Partisë së Veprimit Demokratik, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë,...
Shaip Kamberi: Diskriminimi në Preshevë po vazhdon, institucionet po heshtin
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi ka reaguar për diskriminimin enorm ndaj shqiptarëve në...
PVD kandidon Shaip Kamberin për deputet në zgjedhjet e 17 dhjetorit
Partia për Veprim Demokratik (PVD), në mbledhjen e Kryesisë së saj, ka shqyrtuar situatën dhe zhvillimet e reja politike rreth...
PVD dënon ashpër sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë
Partia për Veprim Demokratik përmes kryetarit Shaip Kamberi ka reaguar ashpër duke dënuar sulmin që një grup i serbëve ka...
Average Rating