Shaip Kamberi: Serbia të marrë shembull Kosovën për trajtimin e pakicave
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar trajtimin e pakicave nacionale, procesin e përfaqësimit të tyre në këtë parlament dhe sistemin zgjedhor atje.
“Për dallim nga shtetet e rajonit, në të cilat përfaqësimi i pakicave në parlament bëhet me vendet e garantuara, sistemi aktual zgjedhor e bën Serbinë shtet etnocentrik, me serbët në qendër dhe ne tjerët (barbarët) në periferi”, ka thënë Kamberi.
“Kosova, mund të thuhet se është shembull më i mirë i trajtimit institucional të pakicave. Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës mund të bëhet vetëm nëse për të ndryshim 2/3 të deputeteve nga radhët e pakicave i cili njëkohësisht, në parlamentin e Kosovës, garanton 20, nga 120 sa ka Parlamenti, mandate për pakicat (10 për serbët). Nga pesë nënkryetarët e parlamentit pakicave i takojnë dy nënkryetarë …”, thotë Kamberi.
Sipas tij, vetë Kushtetuta e Serbisë e definon Serbinë si “shtet të serbëve dhe të tjerëve” që në praktikë krijon mundësinë e pozitës dominonte të serbëve ndaj të tjerëve.
Postimi i z. Kamberi:
Për dallim nga shtetet e rajonit, në të cilat përfaqësimi i pakicave në parlament bëhet me vendet e garantuara, sistemi aktual zgjedhor e bën Serbinë shtet etnocentrik, me serbët në qendër dhe ne tjerët (barbarët) në periferi.
Ndër indikatorët më të rëndësishëm të demokracisë në një shtet është edhe mënyra e trajtimit të pakicave nacionale. Prandaj edhe pjesmarrjes së pakicave nacionale në procesin e marrjes së vendimeve politike prej nivelit lokal të ai qendror, është temë të cilës institucionet ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësi.
“Pjesmarrja efektive e pakicave nacionale në jetën publike, është pjesa më qenësore e një shoqërie demokratike dhe paqësorë” thuhet në Sugjerimet nga Lundi, të Komesarit të lartë të OSBE-së, për pakicat nacionale. Ndërsa rekomandimet e Lublanës, të të njëjtit institucion flasin për domosdoshmërinë që me “legjislacion të brendshëm duhet të pranohet e kultivohet diversiteti i një shoqërie”.
Shtetet të cilat kanë lëvizur dhe po lëvizin kah demokracia liberale si Kroacia, Sllovenia e Kosova, për të siguruar pjesmarrjen efektive të pakicave në jetën publike, me legjislaconin e brendshëm garantojnë parime të atilla që sigurojnë pjesmarrjen e pakicave në jetën politike e publike. Mandatet e garantuara në parlament, apo përfaqësimi adekuat në administratën dhe institucionet publike të pakicave janë parime që mundësojnë reflektimin e diversitetit.
Kosova, mund të thueht se është shembull më i mirë i trajtimit institucional të pakicave.
Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës mund të bëhet vetëm nëse për të ndryshim 2/3 të deputetëve nga radhët e pakicave (nen. 65), i cili njëkohësisht, në parlamentin e Kosovës, garanton 20, nga 120 sa ka Parlamenti, mandate për pakicat (10 për serbët). Nga pesë nënkryetarët e parlamentit pakicave i takojnë dy nënkryetarë (Njëri serb), neni 67.
Neni 81 i Kushtetutëss ë RKS, parasheh se ligjet me interes vital për pakicat (nuk mund të aprovohen, anulohen, plotësohen apo ndryshohen nëse për këtë nuk votojnë mbi gjysma e deputetëve të pakicave. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ( nen. 96) obligon që më së paku dy vende ministrash i takojnë pakicave (së pak njëri prej tyre duhet të jetë serb).
Gjithë këto garancione krijojnë mundësinë për pakicat nacionale të ndikimit të drejtpërdrejtë e efektiv në politikën shtetërore.
Nga ana tjetër, duke qenë shtet me rregullim centralist, Republika e Serbisë, as për së afërmi nuk ofron garancione të këtilla për pakicat në territorin e vet, të cilat përbëjnë 20 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Vetë Kushtetuta e Serbisë (nen. 1) e definon SHerbinë si “shtet të serbëve dhe të tjerëve” që në praktikë krijon mundësinë e pozitës dominante të serbëve ndaj të tjerëve.
Sistemi zgjedhor në Serbi, është i atillë që pakicave nuk i garanton pjesmarrje adekuate në parlament. Serbia, sipas ligjit zgjedhor, është një njësi zgjedhore dhe partitë e pakicave duht të futen në garën e njëtë me partitë nacionale. Lehtësimi i vetëm është vetëm në procesin e ndarjes së mandateve. Derisa partive qendrore i kërkohet arritja e cenzusit prej 5%, listat e pakicave kalojnë me arrtijen e “pragut natyror” (numri i votave përafërisisht i njëjtë me mesatarën ku votat e gjithmbarshme të pjestohen me 50 mandate sa ka parlamenti). Votat e listave të pakicave rriten për 35%.
Këto lehtësira, të vendosura me ligjin e vitit 2020, nuk reflektojnë fuqinë adekuate të pakicave. Disa pakica, më të vogla, përhumben dhe nuk mund të arrijnë pragun natyror, ndërsa pakicat më të mëdha (hungarezët, boshnjakët dhe shqiptarët) nuk arrijnë të transmetojnë fuqinë e vet reale të votës në mandate. Pakicat disperzive, të shpërndara nëpër shumë komuna, sikurse romët, nuk janë fare të dukshme në jetën parlamentare në Serbi.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Serbi, shqiptarët përbëjnë afërsisht 1% në popullsinë e përgjithshme. Sipas këtij indikatori, 1% në parlament nënkupton 2,5 mandate. Ndërkohë që sipas sistemit aktual zgjedhor mezi që arrihet një mandat.
Mbi 20% e pakicave në popullsinë e Serbisë do të duhej të jetë e përfaqësuar me 50 mandate deputetësh në parlament. Aktualisht, përfshirja e tyre në parlamentin e Serbisë (hungarezët, boshnjakët, shqiptarët, kroatët, e shumë pakica tjera) kanë vetëm 11 mandate nga partitë e pakicave nacionale.
Kjo e bën Serbinë shtet etnocentrik, me serbët në qendër dhe ne tjerët (barbarët) në periferi.
Average Rating