Veprimtaria kombëtare dhe luftarake e Monsinior dr. Zef Oroshit

Read Time:7 Minute, 59 Second

Nue Oroshi

Kur atdheu ishte në rrezikun e zhbërjes shpeshherë priftat atdhetarë e kanë zëvensuar veladonin e meshtarisë me pushkën krahut e uratën në dorë për ti dalë zot dheut të atdheut. Kështu kishte vepruar Imzot Pjetër Bogdani, ku se bashku me Gjeneralin Pikolominin në vitin 1689 kishte udhëhequr kryengritjen Antiosmane. Kështu kishte vepruar edhe Imzot Nikollë Kaçorri arkitekti i Pavarsisë së Shqipërisë kur i sillte armët luftëtarve shqiptarë, kështu veproj edhe At Shtjefën Gjeçovi pa lanë anash edhe shumë prifterinj dhe fretër atdhetar apo siç do të na thoshte At Gjergj Fishta ynë i madh: “ Të bëhemi të gjithë korrtar, korrtar prifta, freter e hogjallar për Shqipëri .

Për Shqipëri dhe lirinë e Shqipërisë që dielli te lind në perëndim e jo në lindje i kishte kushtuar një jetë të tërë Monsinior dr.Zef Oroshi, i cili pasi u përgadit për ti shërbyer grigjës së ti, idologjitë pansllaviste nuk e lanë që ta kryej misionin e meshtarit. Këtu filloj edhe ndryshimi mbrenda përmbrenda Monsinior Zef Oroshit i cili duke parë se djajtë e kuq do ta okupojnë Shqipërinë ai nuk u pajtua me atë okupim por filloj kontaktët me udhëheqësin e luftës për Shqipërinë Etnike Kapidan Dr.Mark Gjon Markut.Dom Zef Oroshi ishte personaliteti historik i cili gjatë shtegtimit prej dritëjetës deri tek dritëvdekja kaloi shumë rrebeshe por nuk u përkul. Ai ishte prifti që predikonte fjalën e Zotit,ishte teologu që shkruante studime biblike, por ishte luftëtari i cili pas vdekjës se Kapidan Mark dhe Llesh Gjon Marku u zgjodh Kryetar i Komitetit të Maleve. Dom Zefi gjatë shtegtimit nëpër vende të ndryshme si në Shqipëri , Kosovë , Itali e në Amerikë, kudo ku shkoj dhe veproj ai asnjëherë nuk u ndal që të punoj për komb e për fe për Shqipëri Etnike e për të shtrejtin atdhe. Ai ishte uragani i cili asnjëherë nuk i ra në dorë komunizmit pansllavist por si një shqiponjë fluturuese u ngjitë maleve dhe shkrepave të Mirditës ku e bënte vetëm një sy gjumë në bjeshkët e ftohta të Mirditës Heroike për ta qrrenjosur ideologjinë pansllaviste,apo siç shkruante Kapidan Mark Gjon Marku në një poezi: “ Pushkën nteh tkrahut e besimin në Zotin do djema trima po e kalojn motin.E dom Zefin jo rastesisht e zgjodhen luftetaret Kryetar te Komitetit te Maleve. “

Për këtë një dëshmi interesante e jep ish i burgosuri politik Bep Kuqani në shkrimin  Homazh për Monsinior Zef Oroshin ku shkruan: ” Për Dom Zef Oroshin, duhet ditur edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, që hoqi veladonin e doli në mal, e deri që shkoi në mërgim, banorët e Mirditës dhe të malësisë së Lezhës e kanë njohë më fort se prift, si kryetar të Komitetit të Maleve, si organizator i  ” Çetave të Shpagimit , si luftëtar shumë trim dhe si antikomunist i vendosun.Kam mendimin, se këtë anë të aktivitetit të tij antikomunist në malet e Mirditës, nuk ka dashtë me e ekspozue para publikut shqiptaro – amerikan kjoftë për modesti, kjoftë edhe pse nuk përputhej me veladonin e nji prifti dhe këtë e ka mbajtë të mbyllun vetëm mbrenda nji rrethi shumë të ngushtë bashkëluftarësh, ku me siguri duhet të ketë kenë edhe z. Ndue Mëlyshi.Por kjo nuk ia ulë aspak vlerën, sepse nuk asht i pari prift shqiptar, që ka luftue me armë në dorë kundër anmiqve të vendit dhe të fesë.

E tash në lidhje me nji shënim të Z. Ndue Melyshi, citue në faqen 53, ku thuhet: Meqenëse ishte Komitet klandestin, nuk mund të zgjidhej kryetari me vota të lira të popullit, prandaj antart në brendësinë e Komitetit caktojshin nji kryetar, dishroj të plotësoj këtë mendim, tue shtue, se ne brendësinë e këtij Komiteti, kje zgjedhë si Kryetar dom Zef Oroshi dhe Sekretar Jak Perjaku, i cili, kje vra në mal, në përpjekje me forcat e ndjekjes të Sigurimit.

Këtë ma ka thanë përveç të tjerëve, që do t’i permendi ma poshtë, edhe vetë i vëllai: Gjon Perjaku, që u kap n’atë përpjekje, i plagosun randë dhe me të cilin kam ndejtë në burgun e Burrelit. Veç kësaj, kam pas rastë me njohë personalisht edhe katër antarë të këtij Komiteti, nga të cilët për Karlo Çobën, avokat, i biri i Ndoc Çobës,dhe Sulë Hafizin, Kryemyfti i Lezhës, nuk e kam ditë se kan kenë Antar i Komitetit të Maleve; ndërsa për Haki Bushatin, i vëllai i ish Kryemninistrit Maliq Bushati, që u pushkatue bashkë me At Anton Harapin O.F.M. dhe Lef Nosin dhe Ndrek Kakarriqin e kam dijtë dhe, edhe këta më kanë thanë se kena pasë për Kryetar Dom Zef Oroshin.

Për monsinior Zef Oroshin gjatë jetës por edhe pas kalimit në amshim janë tri ngjarje që do te ndikojnë në jetën dhe përjetsinë e Monsinior Zef Oroshit.Momenti i parë është Besnikëria e fshatit Ungrej ku kishte shërbyer Monsinior Zef Oroshi.Ata me anë të një letre e njofton se është i rrethuar.Ky gjest i Ungrejsve është për tu përshendetur dhe falendëruar.Për faktin se Monsinior Zef Oroshi arrin në mënyrën më të mirë ti shpëtoj arrestimit dhe të kalon tek shokët e ti në mal sepse edhe gjatë periudhës sa shërbente në Ungrej gjatë tërë kohës Monsinior Zef Oroshi mbante kontakte me luftëtarët antikomunistë që luftonin në malët e Mirditës.

Është interesant të theksohët se monsinior Zef Oroshi për të kaluar në Mal dhe për ti arratisur në përendim ai e kishte marrë edhe konfirmimin e vëllait më të madh Prend Gjokë Prendi i cili i kishte thënë në mënyrë decidive : ” Ti duhet të shpetosh për neve nuk ka problem . Hakmarrja e diktaturës komuniste për veprimtarinë luftarake e me vonë diplomatike  të monsinior Zef Oroshit ishte e madhe ,I vranë vëllain e vogël në moshën 32 vjeçare Ndue Gjokë Prendin në birucat e hetuesisë në Shkodër,i vdiç e ema Dila e Gjokë Prendit në internim,vëllai tjetër Prend Gjokë Prendi vëllai i madh arrestohet në vitin 1952 ku dënohet me 5 vjet burg pastaj dërgohet në internim. Vëllai i vogël Ndue Gjok Prendi arrestohet në vitin 1952 ku qendron 1 vit në hetuesi në degën e punëve të mbrendshme të qytetit në Shkodër  dhe vdes nga torturat çnjerzore  në moshën 32 vjeçare. Pjetër Prendi djali i vëllait internohet në vitin 1952 në Tiranë – Tepelenë- Lushnje.Kurse djali tjetër i vëllait Gjin Prendi internohët në vitin 1952 , arrestohet më 12 Maj 1966, për tentativë arratisje.

Dënohet me 11 vjet burg politik. Kryen dënimin në burgun famkeq të Spaqit.Ndërsa Lukja motra e Monsinior Zef Oroshit internohet në

 Tiranë, Berat e Tepelenë dhe në fund në Lushnje.Familja e Monsinior Zef Oroshit pagoi një çmim të madh në periudhën e komunizmit për veprimtarinë luftarake dhe diplomatike të Monsinior Zef Oroshit, ku pati dy te vdekur, dhjetra vite burgim e shumë vite internim por kjo familje qëndroj stoike dhe sot është duke e përkrahur më një përkushtim të madh vendosjën në vendin e merituar të veprës atdhetare të Monsinior Zef Oroshit. Dhe krejt në fund dua të bëj një falënderim të madh për kumarën e Monsinior Zef Oroshit,biografin e katërfisht të Monsiniorit, studiuesin se çdo herë viziton varrin e Monsinior Zef Oroshit në Amerikë mikun tim Tomë Mrijaj i cili për 11 vjet radhazi 1978-1989 i qëndroi afër Monsinior Zef Oroshit, dhe kontributi i Tomës dhe miqve të tjerë nacionlistë bëri që të mos ketë mundësi sigurimi komunist në Amerikë që ta  vret Monsinior Dom Zef Oroshin.Këtë e vërtetojnë edhe fjalët e Kapidan Ndue Gjon Markajt ku Toma në parathënjen e librit :” Një jetë i përgjuar  Zefin do të kujton fjalët e Kapidanit: Më kujtohet se pas kalimit në amshim të monsinior Zef Oroshit Kapidan Ndue Gjon Marku më shtrengoi dorën duke me thënë: ” Tomë ti për kumbarën tënd monsinior Zef Oroshin ke kryer një detyrë sa njerëzore aq edhe hyjnore. Të kam shqetësuar shumë herë në netë të vona, për me e përcjellë meshtarin tonë Dom Zefin deri te kisha katolike sepse e disha se është nën vëzhgim të vazhdueshëm nga shpiunat e Enverit ketu. Nëse do ta kishin vra Dom Zefin do të bate një gjakderdhje e madhe mes shqiptarëve këtu në New York,gjakderdhje e cila do ta gëzonte Qeverinë Komuniste në Tiranë.

Edhe pse u vritshin njerëzit e tyne këtu (spiunat)ata nuk kanë pasur problem vetëm që të vritet Dom Zefi dhe të ndërprehet veprimtaria e ti antikomuniste në SHBA.. ” Monsinior Zef Oroshi mbeti në Histori si prifti atdhetar që i shërbeu kombit dhe fesë.Ai kur e lypte koha për dijeni  ishte i zgjuar dhe me plot suksese kreu studime të rregullta dhe dokoraturë në Romë,e filloj mirë e mbarë predikimin si prift i ri por hijenat komuniste ja ndërprenë punën baritore që ti shërbente krishterimit.

Ai kur e thirri zëri i atdheut i doli zot Shqiptarisë me pushkë në dorë, kurse më pas nuk u ndal asnjëherë duke mbrojtur doktoraturën në Romë, si dhe duke themeluar dhe udhëhequr Kishën e parë  Katolike Shqiptare  ” Zoja e Këshillit të Mirë” që sot quhet : “Zoja e Shkodrës “.Monsinior Zef Oroshi me punën e tij të palodhur mbeti në historinë e Shqiptarisë si personalitët i dëvotshem që shkriu jetën për një shtet shqiptar me orientim evropian dhe amerikan.

Lezhë, 13 Qershor 2022

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post PREMTIMI IM
Next post PA TY