20 vjet Gazeta “SOT” në Shqipëri, gazetë për të sotmen por që i shërben dhe promovon ndryshimin e duhur edhe për të nesërmen

Read Time:5 Minute, 17 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Në Tiranë dalin shumë gazeta e shkruajnë shumë portale, por dicka specifike dhe e vecantë është për t’u theksuar ajo se cfarë e dallon Gazetën kombëtare ”SOT”, si media shëmbull e lirisë së mendimit, të këndvështrimeve dhe të diversiteteve; si një gazetë e lirë dhe e pavarur, e paanshme dhe kritike reale për aktualitetin por që edhe prognozon e parashikon ndryshimin që duhet për të nesërmen.
Kjo me pak fjalë e karakterizon Gazetën “SOT” që kur ajo doli në shtyp para 20 vitesh.
Edhe sot, Gazeta “SOT” është Gazeta më e pëlqyer të cilën e kërkon lexuesi e publiku, si edhe për faktin se është gazetë që ka një staf drejtimi dhe profesionistësh të talentuar, dhe si media e moralit që nuk i bën fresk asnjë pushteti, asnjë korrupsioni dhe as padrejtësive politike e juridike të pushtetit e të drejtësisë; është gazeta pothuajse e vetmja që e ka mbështetur dhe promovuar kryereformën e Drejtësisë, atë të Vetting-ut; gazetë që ka demaskuar korrupsionin e cdo lloj ngjyrimi politik si dhe ndër gazetat e rralla patriotike gjithkombëtare e cila sjell për opinionin dhe publikun në Shqipëri informacionin për realitetin në Kosovë dhe ceshtjen gjithshqiptare kudo në trojet e tyre dhe në diasporë.
Është media e cila interesin e vet dhe të stafit të saj e gjen brënda interesit publik e kombetar; një gazetë gjithpërfshirëse mirë e sakt informative me informacione të larmishme politike,demokratike, juridike, edukative, kulturore, sportive etj.
Gazeta “SOT” përditëson dhe informon publikun për politikën , si aktiviteti i cili për shqiptarët është më i ndjekuri dhe që publiku për të është më i interesuar se sa për problematika të tjera, sepse politika e tranzicionit në fakt është edhe shqetësimi e problemi i pazgjidhur, por edhe si burim i të këqijave sociale, demokratike, juridike, korruptive, etike, të eksodit, papunësisë,e papërgjegjshmërisë shtetërore e institucionale.

Problemi më i madh për shqiptarët sot është keqqeverisja e Partisë Socialiste dhe korrupsioni i gjithë politikës së tranzicionit dhe vjedhja e krimi institucional e shtetëror i saj, dhe se duhet sa më parë që kjo qeveri të ndëshkohet e të dëbohet nga pushteti dhe jo të pritet deri në vitin 2025. Kjo duhet të ishte kauza e Partisë Demokratike të cilën e ka Basha dhe elita e re politike e PD-së institucionale të cilën e sabotoi rëndë për interesa personale dalja ne skenë e Foltores anti-PD, anti-Basha e anti-SHBA.
Rilindja, Foltorja dhe Partia e Lirisë janë maskat mashtruese të tranzicionit korruptiv të cilat duan ta mbajnë peng tranzicionin dhe ta ruajnë status quonë, janë të së njëjtit soj që mbështesin e mbrojnë njëri-tjetrin prej 30 vitesh.Me 14 Maj 2023 zhvillohen zgjedhjet e pushtetit lokal.Njerëzit janë lodhur dhe janë teper të zhgënjyer nga keqqeverisja e rilindjes , si ajo qëndrore ashtu edhe nga ajo vendore.Nuk e di se cfarë dështimesh, skandalesh dhe cfarë lloj korrupsioni e hajnije ka mbetur pa bërë akoma keqqeverisja socialiste për të mos u ndëshkuar me 14 Maj 2023.
Por nuk do të mundet që ta bëjë ndryshimin kurrë aleanca e Foltores me ishLSI-në të konvertuara e të bashkuara nën maskën si “Partia e Lirisë”.
Prandaj PD- ja fiton, por jo me kandidatura nga të Foltore-LSI-së( Partia e Lirisë), por PD-ja fiton si Partia institucionale me Bashën dhe me elitën e re politike nën drejtimin e saj, dhe me grupin drejtues të foltoristëve e Berishën jashtë saj.
Shqiptarët nuk besojnë më te dy karakatinat e vjetra të “Trekëndëshit të Bermudës, Meta-Berisha, të cilët janë shkaktarët e humbjes katastrofike të Partisë Demokratike në vitin 2013 dhe në vazhdimësi.Nuk mund të fitojnë kandidaturat e Metaj-Berishës sepse njëri është i shpallur non grata nga SHBA e Britania dhe tjetri si ishspiun i regjimit komunist.
Dhe jo vetëm kjo, por nuk mund të fitojnë kandidaturat e tyre sepse opinioni nuk ka pikë besimi te keta dy individë.
Sado e përsosur që të jetë kandidatura e nxjerrë për kryebashkiak nga konglomerati politik “Partia e Lirisë” ajo perceptohet te publiku si kukull e Berishës dhe e Metës me të cilët është ngopur politika dhe shoqëria shqiptare.Nuk fitojnë kandidaturat e Foltores e të LSI-së për faktin se Partia Socialiste ka një armë të fortë për t’ia servirur publikut; ka imazhin e turpshëm sulmit banditesk të Foltores kundër Selisë së Partisë Demokratike institucionale me 8 Janar 2022 dhe që është një rast unikal në botë ku një Parti politike sulmohet dhunshëm nga vetë partia.
Partia Socialiste do e shfrytëzon mirë këtë akt vandal dhe protestat në mbrojtje të korrupsionit dhe të mbrojtjes së të shpallurve non grata nga SHBA të organizuara nga Foltorja; PS ka si material politik edhe protestën anti Samitit të BE-së që u mbajt në Tiranë me 6 Dhjetor 2022.
Tashmë ka dështuar edhe manovra gënjeshtare e mashtruese se Foltorja po bën bashkimin e Partisë Demokratike; këtë jo se jo, por përkundrazi, Foltorja po shërben si patericë e Ilir Metajt dhe vetëm sa e ka thelluar shumëfish përcarjen e demokratëve, gjë e cila ka bërë të mundur reduktimin e Foltores rreth një grupi të ngushte interesi të cilëve nuk u interson interesi as ai i PD-së dhe as ai publik dhe kombëtar por vetëm ai personal për të mbijetuar përjetësisht në politikë disa individë që kanë mbërthyer foltoren.
Fitorja e Partisë Demokratike institucionale varet nga shkalla e emancipimit dhe e ndërgjegjsimit të antarësisë së Partisë Demokratike për të votuar kandidatët e PD-së institucionale të Bashës dhe Alibeajt dhe jo duke shkuar verbërisht pas Foltore-LSI-së gjë e cila con ujë te Rilindja e Edi Ramës..
Foltorja i përket së shkuarës që tashmë shihet e dështuar, e konsumuar dhe e shterruar politikisht. Foltores nuk i intereson fitorja, sepse foltorja e di se ajo nuk fiton , por foltores i intereson humbja e Partisë Demokratike institucionale , sepse humbjen e PD-së foltorja mundohet ta sjellë pastaj si justifikim për t’u justifikuar mashtrueshëm, djallëzisht dhe me arrogancë para së djathtës shqiptare, para opinionit dhe para ndërkombëtarëve se Berisha dhe e vjetra e PD-së janë aktorë dhe faktorë politik që meritojnë vëmëndje; por edhe si hakmarrje kundër shpalljes non grata nga SHBA, dhe kundër edhe asaj se Basha është partner i besueshëm i SHBA-ve.Aleanca Foltore-LSI plus Rilindja e Ramës janë komponentë përbërës, janë kulmet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Kuvendim me kohën</strong>
Next post Në Ängelholm mbahet Akademi shkencore kushtuar 500 vjetorit të pavarësisë së Mbretërisë suedeze