Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Kurtit
Kryetari i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje nga ai post,ngase, sipas Limajt, ka humbur legjitimitetin.
Limaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se “kryeministri Kurti do të mbahet në mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.”
Limaj, e bën përgjegjës Kurtin për qasjen ndaj procesit të dialogut.
“Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces”, ka shkruar Limaj, derisa vuri theksin te pasoja e qasjes ndaj procesit ku “nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me ‘Zajednicë’, brenda.”
Limaj më tej shtoi se kryeministri Kurti ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe për këtë duhet të dorëhiqet menjëherë.

Më shumë storie
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
Prishtinë: NISMA zotohet se do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës
Një Prishtinë më të pastër, qendra të teknologjisë, shërbime më të mira publike e projekte tjera për rini e kulture,...
Limaj: Ka shumë lëshime në marrëveshje, Kurti të ofrojë dorëheqje
Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur së fundmi mes...

Average Rating