Borut Pahor: Nëse Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, heq dorë nga BE-ja
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se nëse hetimi i kryer nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi zbulon se Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, kjo do të thotë se Serbia heq dorë nga anëtarësimi i saj në BE dhe mbetet në zonën e interesit të Rusisë.
Në Budva në Mal të Zi, në një konferencë kushtuar të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, Pahori ka thënë se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse politika zyrtare e Beogradit është prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, duhet të shohim se çfarë do të tregojë hetimi. Por, nëse del se Serbia qëndron pas gjithçkaje, do të thotë se në Beograd ka pasur vendim që nuk ka vend në BE, por se mbetet në sferën e interesit të Moskës. Ky do të ishte lajm trishtues dhe do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të zbulohej se pas gjithçkaje qëndron politika zyrtare serbe”, ka theksuar Pahor.
Ish-presidenti Pahori ka bërë thirrje që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.
“Besoj se dialogu do të vazhdojë dhe mbetem përkrahës i zgjerimit të BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Pahor, duke rikujtuar se ai vitin e kaluar është angazhuar për ta ndihmuar Serbinë me vendimin e saj për t’u anëtarësuar në BE dhe se prandaj, siç ka thënë ai nga disa u kuptua si ‘avokat’ i Serbisë.
Më shumë storie
OKB, Konjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po vazhdon kërcënimet ndaj...
OKB, SHBA-ja kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Misioni e ka tejkaluar qëllimin e tij
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Tammy Bruce, ka kërkuar mbylljen e misionit të UNMIK-ut...
OKB: Britania kërkon nga Serbia dorëzimin e Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Jennifer MacNaughtan, i ka bërë thirrje Serbisë që...
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...

Average Rating