Ambasadori i Francës në Serbi viziton Bujanocin
Sot, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka mirëpritur Ambasadorin francez në Serbi Sh.T Pierre Cochard, me të cilin kanë biseduar rreth situatës së sigurisë, politike dhe ekonomike.
Pas takimit, Arifi ka deklaruar se “e ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet në Bujanoc, si dhe me problemet që hasin qytetarët tanë si rezultat i diskriminimit nga ana e qeverisë në arsim, punësim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik”
Kryetari Nagip Arifi gjithashtu Ambasadorit i ka përmenda faktin që edhe pas shumë marrëveshjeve të nënshkruara mes Prishtinës dhe Beogradit, si ajo e njohjes së diplomave, nuk kanë filluar akoma së implementuari.
“Kërkova nga ambasadori që ta njoftojë edhe emisarin francez nga “pesëshja e madhe” që do të vizitojnë Beogradin së shpejti, të bëjë presion për fillimin e nostrifikimit të diplomave dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes së arritur Prishtinë – Beograd, si dhe të ndikojë në ndalimin e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të Luginës” ka përfunduar Arifi
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...

Average Rating