Bashkimi Evropian: Nuk ka negocim, por vetëm pranim eventual të kërkesave
Procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë u përmend, shkurtimisht, në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të mbajtur në Luksemburg, sepse situata në Lindjen e mesme zuri vendin më të madh gjatë debatit të sotëm.
Me këtë rast, merret vesh se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka paralajmëruar se për Kosovën dhe Serbinë do të debatohet më shumë në takimet e ndryshme, gjatë kësaj jave.
Burimet nga ky takim kanë bërë të ditur se Borrell ka paralajmëruar para ministrave atë që e ka quajtur “zhvillime te reja në ditët në vijim”.
Këto zhvillime që i ka përmendur Borrell, kanë të bëjnë me mundësinë e mbajtjes së një takimi të liderëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj jave, në Bruksel.
Në të vërtetë, duket se Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa ditë për t’u deklaruar rreth pakos së kërkesave, të cilën, të shtunën që shkoi, e solli në Prishtinën dhe Beograd e ashtuquajtura “Pesëshja e madhe”.
Nuk janë të njohura detajet se çfarë përmban kjo pako, mirëpo ajo çfarë thuhet në qarqet e Bashkimit Evropian është se nuk ka vend për negocim, por vetëm për pranim eventual të kërkesave.
Nëse palët tregojnë gatishmëri që të ecin përpara dhe pranojnë kërkesat e delegacionit euro-amerikan, atëherë, më së voni të enjten, do të duhej të mbahet një takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Afati i caktuar deri të enjën është i lidhur me mbajtjen e samitit të Bashkimit Evropian, sepse shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së do t’i kushtojnë hapësirë edhe procesin të normalizimit, si dhe situatës së sigurisë në Kosovë, në dritë të sulmit të Banjskës.
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
Robert Bosch, ish-ambasador holandez kritikon BE-në për aktgjykimin e Speciales
Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të...
Gjykata speciale ka shpallur aktgjykimin: Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet e Selimi 13 vjet
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Average Rating