Vjosa Osmani ne KS të OKB-së: Kosova më 24 shtator ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia

Read Time:2 Minute, 18 Second

Fjalimin në KS të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e filloi fjalimin e saj me të mbijetuarit e luftës në Kosovë, sidomos për viktimat e mijërave të dhunuarve  gjatë luftës.

Viktimat e dhunës seksuale, sipas saj, zgjodhën jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të përpiqen të jetojnë. Kjo është historia e Kosovës.

Ajo ju drejtuar KS të OKB-së si një presidente e një vendi që ka humbur 13000 njerëz gjatë luftës në Kosovë, shumë të zhdukur dhe me vrasjen e fëmijëve që, në kokë banori, është më së shumti në çdo luftë në ish-Jugosllavi.

“Ne jemi ngritur nga zeroja për të ndërtuar jetën tonë, për ta ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit, pavarësisht etninë e tyre, mund të jetojnë pa frikë, pa diskriminim.

Presidentja më tej shprehu zotimin e shteti të Kosovës për të ecur përpara e jo për të shkuar prapa.

“Jam këtu për të rikonfirmuar se të gjitha institucionet e Kosovës nuk e lejojnë ecjen prapa për lirinë e mundimshme që kemi fituar bashkë me demokracitë nga mbarë bota, sepse Republika e pavarur e sovrane e Kosovës është storja më e suksesshme në historinë e njerëzimit”, deklaroi presidentja Osmani.

Presidentja Osmani më tutje foli për sulmin e grupit terrorist e paramilitar serbë të mbështetur nga Serbia në Banjskë të Zveçanit, ku vra pjesëtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Atë ditë Republika e Kosovës ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia i grupeve terroriste e paramilitare”, deklaroi presidentja Osmani.

Presidentja më tej shtoi se pas ngjarjes së 24 shtatorit çdo gjë ka ndryshuar, duke shtuar se zotimi i Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe sundimin e ligjit është i palëkundshëm.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në katër komuna, në veri të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në KS të OKB-së tha se situata në Kosovë është mjaftë e rëndë, sidomos në dy vjetët e fundit.

Ajo vuri theksin në vitin e fundit ku, sikundër u shpreh ajo, “situata është bërë aq e rëndë sa duhet bërë përpjekje për ta kuptuar jo vetëm si politikanë, por si qenie njerëzore”.

“Ku të shkojmë nga këtu, së paku për të siguruar një grimë shprese për ata që jetojnë në Kosovë, së paku një grimë shprese që stabiliteti e paqja afatgjate janë në fakt të mundshme”, deklaroi Bërnabiq.

Ajo më tutje foli për kthimin e serbëve në Kosovë, që, sipas saj, janë kthyer më pak se 2 për qind  të serbëve.

Bërnabiq kërkoi që të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, deri sa mohoi për ndërlidhjen e ngjarjes së Banjskës me qeverinë serbe.

Ajo, kërkoi të mbahen zgjedhjen ne katër komunat në veri të Kosovës, sa më parë që është e mundur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bashkimi Evropian: Nuk ka negocim, por vetëm pranim eventual të kërkesave
Next post Ardita Sinani: Pushteti lokal i Preshevës ishte i përcaktuar, i nënshtruar, i shantazhuar e edhe i dirigjuar nga Beogradi