Bashkimi Evropian: Nuk ka negocim, por vetëm pranim eventual të kërkesave

Read Time:1 Minute, 27 Second

Procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë u përmend, shkurtimisht, në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të mbajtur në Luksemburg, sepse situata në Lindjen e mesme zuri vendin më të madh gjatë debatit të sotëm.

Me këtë rast, merret vesh se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka paralajmëruar se për Kosovën dhe Serbinë do të debatohet më shumë në takimet e ndryshme, gjatë kësaj jave.

Burimet nga ky takim kanë bërë të ditur se Borrell ka paralajmëruar para ministrave atë që e ka quajtur “zhvillime te reja në ditët në vijim”.

Këto zhvillime që i ka përmendur Borrell, kanë të bëjnë me mundësinë e mbajtjes së një takimi të liderëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj jave, në Bruksel.

Në të vërtetë, duket se Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa ditë për t’u deklaruar rreth pakos së kërkesave, të cilën, të shtunën që shkoi, e solli në Prishtinën dhe Beograd e ashtuquajtura “Pesëshja e madhe”.

Nuk janë të njohura detajet se çfarë përmban kjo pako, mirëpo ajo çfarë thuhet në qarqet e Bashkimit Evropian është se nuk ka vend për negocim, por vetëm për pranim eventual të kërkesave.

Nëse palët tregojnë gatishmëri që të ecin përpara dhe pranojnë kërkesat e delegacionit euro-amerikan, atëherë, më së voni të enjten, do të duhej të mbahet një takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Afati i caktuar deri të enjën është i lidhur me mbajtjen e samitit të Bashkimit Evropian, sepse shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së do t’i kushtojnë hapësirë edhe procesin të normalizimit, si dhe situatës së sigurisë në Kosovë, në dritë të sulmit të Banjskës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shqiprim Arifi i jep fund kreut të APN-së: NUK do të kandidojë më për postin e kryetarit të partisë!
Next post Vjosa Osmani ne KS të OKB-së: Kosova më 24 shtator ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia