Nga 1 janari Qeveria e Serbisë vendos t’i lejojë veturat me targa RKS
Qeveria e Serbisë ka vendosur të hënën që të lejojë që veturat me targa RKS të lejohen të qarkullojnë brenda territorit të saj.
Vendimin e ka shpalosur drejtori per Kosovë në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq duke thënë se po e implementojnë një marrëveshje të nënshkruar nga Borko Stefanoviq, tani opozitar serb.
Petkoviq ka thënë se me këtë vendim Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se targat s’janë simbol i shtetësisë sipas tij. Ai ka përmendur edhe pajisjen me targa RKS kohëve të fundit duke thënë se përfaqësuesit e Kishës Ortodokse i përdorin ato.
Petkoviq theksoi se një njoftim se Serbia nuk e njeh Kosovën do të vendoset në të gjitha pikat kufitare dhe administrative.
“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpallje e njëanshme e pavarësisë së Kosovës”,raporton Gazeta Express.
Sipas tij, ky vendim “nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në tekstin e mohimit.
Më shumë storie
Maqedonia e Veriut në udhëkryqin e integrimit dhe destabilizimit!
Nga Azgan Haklaj Fitorja e nacionalizmit maqedonas me retorikë filo-ruse, të shprehur qartë në fushatë në thelb në mos kthim...
Edi Rama në Athinë: Eshtë koha të jetojmë në harmoni
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fund të fjalës së tij të mbajtur para shqiptarëve në Athinë, dha edhe një...
BE i reagon presidentes Siljanovska, u betua me emrin e vjetër të shtetit
Bashkimi Evropian ka reaguar menjëherë pas betimit të presidentes së re të Maqedonisë së veriut, ku ajo gjatë ceremonisë së...
VLEN dhe VMRO-DPMNE pajtohen për parimet e përgjithshme për të bashkëqeverisë
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, kanë theksuar se kanë arritur pajtueshmëri për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit...
Malit të Zi do të votojë pro Rezolutës për Srebrenicën në OKB
Qeveria e Malit të Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës...
Zgjedhjet në Maqedonin e Veriut: VMRO-DPMNE 58 mandate, LSDM 18, Fronti Evropian 19 ndërkaq VLEN 13 mandate
PARTITË DHE KOALICIONET MANDATET VOTAT PËRQINDJE1.VMRO-DPMNE “Maqedonia jote” 58 431.251 43, 23%2. “Fronti Evropian” ...
Average Rating