Serbia s’u jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës
Serbia ia ka vazhduar me praktikën e njëjtë karshi zyrtarëve të shtetit të Kosovës. Ajo vazhdon të mos u japë leje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për të vizituar shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Një leje e tillë merret vesh se u është refuzuar edhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, sie edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.
Lajmin për mos dhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar për RTK-në, zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.
Sipas tyre, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.
/RTK/
Më shumë storie
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
NGA SKËNDER SADRI KAPITI Ku jeni ju politikanë, gazetarë, opinionistë, mendimtarë dhe intelektualë e akademikë, dhe ju shkrimtarë e poetë? Dukuni...
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...

Average Rating