
Ramush Haradinaj-Albin Kurtit: Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z.Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj mënyrës së qeverisjes së kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti.
Lideri i AAK-së, duke reaguar ndaj qeverisjes së kryeministrit Kurti, ka listuar një varg çështjesh, që, sipas tij, janë një qasje e gabuar të të qeverisurit me institucionet e vendit.
Për më tepër, parametrat e qeverisjes së kryeminsitrit Kurti, sipas Haradinajt, janë jo vetëm të dëmshëm, por edhe të rrezikshëm për vendin.
Haradinaj përmend qasjen e qeverisjes së kryeministrit Kurti në disa rrafshe, që sipas tij janë të dëmshme, si në rrafshin politik, në qasjen për dialogun me Serbinë; atë fetar, duke nxitur tema që rrezikojnë tolerancën fetare; atë ekonomik, duke mos i mbështetur bizneset; në qasjen me qeverisjen komunale, etj.
“Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Është fisnike me ditë kur me u tërheq. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme sesa karriga