Analistët serbë: BE do të insistojë në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Në takimin e nesërm në Bruksel, mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, sipas këtij të fundit, tema do të jetë asociacioni dhe dinari. Analistët serbë thonë se Bashkimi Evropian do të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, theksoi se ai nuk ka pritshmëri nga rrethi i ri i dialogut.
Në prag të takimit të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, analistët besojnë se janë shfaqur probleme të reja në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa të vjetrat nuk janë zgjidhur.
“Janë grumbulluar probleme që kanë potencial të madh për të shkaktuar kriza, dhe mund të presim që dy negociatorët të fokusohen në çështjen e dinarit. BE-ja është e interesuar të shohë progres në rrugën drejt normalizimit dha zbatimit te Aneksit të Ohrit, pasi nuk është bërë shumë në këtë drejtim”, ka thenw Dragisha Mijaçiq, nga Grupi Punues për Kapitullin 35 të NKEU.
Konsiderohet se në vazhdimin e dialogut, si dhe në periudhën në vijim, fokusi do të jetë në çështjeje hapura, ndërsa kyç do të jetë ende zbatimi i asaj që tashmë është rënë dakord.
Bëhet e ditur se në pranverë mund të priten aktivitete diplomatike më intensive në Bruksel, në mënyrë që në muajt e ardhshëm të zbatohet pjesa më e madhe e marrëveshjes.
Më shumë storie
Zgjedhjet në Maqedonin e Veriut: Fronti Evropian ka marrë 33.284 %, ndërsa VLEN 27.792 % të votave
Ahmeti falënderon qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor dhe njëherit theksoi se Fronti Evropian është forca e dytë...
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Pendarovski pranon humbjen, uron Siljanovskën
Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova e cila ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët, deklaroi...
Në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, Mickoski në koalicion me VLEN-in
Në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Maqedoninë e Veriut, para se të mërkurën,...
Busti i Skënderbeut vendoset në Eger të Hungarisë
Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur...
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Kamberi: nuk pres ndryshim të politikave serbe ndaj shqiptarëve
Kuvendi i Serbisë zgjodhi sot Qeverinë e re serbe. Bashkë me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq, janë betuar 31 anëtarë...
Bujar Osmani shpall fitoren: Kemi fituar në pothuajse çdo komunë
Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka shpallur fitoren e këtij kampi politik. Ai thotë se ka marrë...
Average Rating