Edi Rama, pas pranimit të Shqipërisë ne SEPA: Hap i madh drejt BE-së
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave (SEPA).

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, ndërsa e cilësoi këtë, si një tjetër hap të madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Kryeministri bëri të ditur se një arritje e tillë do të thotë se “të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025”.
“Miliona e miliona euro të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, u shpreh Rama.
Ndërsa e konsideroi këtë një tjetër moment historik, Rama u shpreh se po merret fryti i përpjekjeve të përkushtuara për t’u përafruar në çdo aspekt me standardet dhe parimet evropiane.
“Shqipëria bëhet pjesë e shtrirjes gjeografike (SEPA) – një tjetër moment historik, duke dhënë frytin e përpjekjeve të përkushtuara dhe angazhimit të palëkundur nga qeveria, sektori financiar së bashku me partnerët tanë në një përpjekje të pakthyeshme për t’u përafruar në çdo aspekt me standardet dhe parimet evropiane. Nga fjalët tek veprat, integrimi i Shqipërisë në Evropë dhe sjellja e Evropës në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.
Më shumë storie
ALEANCA STRATEGJIKE E PROTESTËS ME SPAK SI KUSHT PËR PËRMBYSJEN E KASTËS DHE KRIMIT TË JAKAVE TË BARDHA!
Nga Azgan Haklaj SIMBIOZA E SHESHIT ME DREJTËSINË: ALEANCA STRATEGJIKE E PROTESTËS ME SPAK SI KUSHT PËR PËRMBYSJEN E KASTËS...
REGJIMI OLIGARKIK DHE UDHËKRYQI I OPOZITËS SHQIPTARE
Nga Azgan Haklaj REGJIMI OLIGARKIK DHE UDHËKRYQI I OPOZITËS SHQIPTARE: MBAJTJA PENG E OPOZITËS, MISION NDAJ REGJIMIT! BERISHA, IK TË...
Protestat rinore sot nuk kanë nevojë për përralla intelektuale të letraxhinjve servilë kafenesh e portalesh
Nga Skënder Sadri KAPITI Protestat e mëdha rinore në Shqipëri janë protesta paqësore , si model demokracie e qytetërimi edhe...
PROTESTA QË BASHKOI SHQIPTARËT!
Nga Azgan Haklaj ZGJIMI GJEOPOLITIK DREJT NJË SHQIPËRIE TË LIGJIT DHE PROSPERITETIT KOMBËTAR! Bota po hyn në një rend të...
Mëndjendriturit – Botime Enja Tiranë 2026
Nga Sejdo Harka Grimca nga thëniet e shkrimtarëve të mëdhenj Saadi Shirazi I lumtur është ai që hëngri e mbolli...
Protestat rinore të shndërrohet në Lëvizje politike të Re për Triumfin e Kombit
Nga Skënder Sadri KAPITI Protestues patriotë cojeni deri në fund misionin:Kombi shqiptar duhet të bashkohet e të triumfojë mbi padrejtësitë e...

Average Rating