Prishtinë: Kandidati i VV-së prezanton platformën tij ‘Prishtina 2035’

Read Time:51 Second

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Kandidati i kësaj partie për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku, prezantoi platformën e tij “Prishtina 2035”, një vizion 10-vjeçar që, sipas tij, bazohet mbi tri shtylla kryesore: një qytet që funksionon, një kryeqytet që zhvillohet dhe një Prishtinë që garanton barazi.

Në tubimin me banorët e kësaj lagjeje, kandidati i VV- se për kryetar te Prishtinës Hajrulla Çeku, bëri të ditur disa nga prioritetet e programit të tij qeverisës: Uljen e papunësisë nën 5 për qind në dekadën e ardhshme, zhvillimin e turizmit në kryeqytet, reduktimin deri në 50 për qind të ndotjes së ajrit, si dhe zgjidhjen afatgjatë të trafikut urban.

Çeku po ashtu u zotua për reforma në arsim, përmes ndërtimit të hapësirave të reja shkollore, si dhe  për garantimin e hapësirave publike të lira për banorët. Ai paralajmëroi gjithashtu projekte për hapësira të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, si dhe ndërtimin e parkingjeve nëntokësore në këtë zonë të kryeqytetit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Kontributi i Gani Azemit në promovimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës</strong>
Next post Prishtinë: NISMA zotohet se do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës