Universiteti Europian i Tiranёs paraqet vёllimin e parё tё Mustafa Merlika- Kruja
Libra te rinj

Eugjen Merlika
Nё shtator 2025 Universiteti Europian i Tiranёs, organizoi paraqitjen e vёllimit tё parё tё njё historie tё dokumentuar tё njёrit ndёr politikanёt mё tё pёrfolur gjatё regjimit komunist, Mustafa Krijёs, sikurse njihet botёrisht. Me kёtё rast nё shoqёrinё e disa miqve nga Kosova, biseduam paraprakisht me vetё autorin, ish bujtёsin e vendinternimeve, zotin Eugjen, i cili paskёtaj na dhuroi nga njё kopje tё librit nё fjalё. i kёrkoj ndjesё pёr kёtё qasje timen pak tё vonuar pёr shkak tё ngjarjeve tё mia familiare pak ditё mё pas takimit.
Gёzohem qё, shkallё- shkallё familiarё dhe historian, po ndriҫojnё nё dritёn e dokumenteve arkivale, ngjarje dhe figura tona historike, tё anatemuara pёr njё kohё tё gjatё.
E lexova vёllimin e parё qё ngёrthen njё periudhё deri nё fund tё vitit 1924.
Qё nё fillim autori na tregon se, kur lindi Mustafai nё Krujё mё 1887, qёlloi njё mot i keq, me stuhi e vetёtima, sikur tё paralajmёronte se e tillё do shkonte edhe jeta e tё lindurit.
Mёsimet fillore ai i ndoqi nё vendlindje nё turqisht me hoxhallarё dhe mandej gjimnazin turk nё Janinё. Studimet e larta i vazhdoi nё shkollёn elitare Mylkie nё Stamboll, ku u pranua falё rekomandimit tё Esat Pashё Toptanit, qё e kish tё jatin e Mustafёs qehaja. Ata qё kryenin studimet nё kёtё shkollё kishin pёrparёsi tё zinin poste drejtues tё larta nё Perandori.
Por nuk ishte ky sunimi i djaloshit tё ri qё ushqente njё dashuri tё madhe pёr kombin e vet dhe donte t’i pёrkushtohej plotёsisht atij, fillimisht duke ndihmuar nё pavarёsim dhe nё shtetformim.
Njё letёr e studentit 22 vjeҫar drejtuar njёrit ndёr kolosёt e letёrsisё turke, Sulejman Nazifit, qё kish nisur njё sёrё artikujsh denigrues pёr shqiptarёt, botuar nё njё tё pёrditshme tё Stambollit, e detyroi kёtё tё fundit tё ndёrpriste kёtё veprimtari.
Me mbarimin e studimeve tё larta, Mustafai parapёlqeu tё emёrohej mёsues i matematikёs nё Durrёs. Pёr kёtё vendim mori pёrgёzime nga Jusuf Elezi qё vuante burgimin nё Manastir.
Ai kish bindjen tashmё, sikurse shihet nё njё letёr tё vitit 1911, se arsimi nё gjuhёn amtare, me shkronja shqip ёshtё parakusht pёr pёrparimin e vendit.
Kёto mendime nuk u pёlqenin qeveritarёve otomanё, prandaj valiu i shkodrёs, atё kohё Hasan Rizai, urdhёron qё tё pushohet nga puna e mёsuesit nё Durrёs.
Kjo veҫse ia shtoi Mustafait vullnetin pёr tё luftuar deri nё fund pёr pavarёsimin e kombit shqiptar.
Muaji tetor 1912 shёnoi nisjen e dy luftrave ballkanike: e para (8-24 tetor) kur ushtritё e shteteve tё krishtera (Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia) iu sulёn garnizoneve otomane nё tokat shqiptare dhe i mposhtёn ato, menjёherё pas kёsaj ato nisёn luftёn ndёrmjet tyre pёr copёtimin e tokave shqiptare.
Sipas At Donat Kurtit, Ismal Qemali dhe Luigj Gurakuqi zbritёn nё Durrёs. Mustafai u bashkohet atyre dhe merr pjesё nё Kuvendin e Vlorёs nё emёr tё banorёve tё Krujёs. Aty zgjidhet nёnprefekt i Vlorёs e pas pak ditёsh kryesekretar i vetё Ismail Qemalit.
Viti 1913 ka qenё njё vit, sa pёrcaktues edhe i vёshtirё nё historinё e shtetit shqiptar. mё shumё se gjysma e Shqipёrisё ishte e pushtuar nga ushtritё e huaja.
Ёshtё me interes njё letёr e Esat Pashё Toptanit drejtuar Mufit beut nё Vlorё me 12 maj 1913 lidhur me vendosjen e tij nё Durrёs.
Ai thotё se ka vise qё as nuk e dinё se ka kund njё qeveri shqiptare e se, po tё lihen kёshtu, shumё punё tё kёqia mund tё lejnё. Kёshtu janё krejt malёsitё e Tiranёs, tё Krujёs, tё Lezhёs, krahinat e Mirditёs, Matёs, Lumёs, Dibra e ndoshta malёsia e Elbasanit.
A mund tё lihet nёpёr kёto njё fuqi feudale dhe tё lulёzojё anarkia e pёrgjakshme?
Tё jeni tё sigurtё qё asnjё nga ato lakmitё politike qё pёrfliten e qё mund t’iu shkojnё ndёrmend pёr mue nuk gjejnё vend nё shpirtin tim.
Kam kaluar shumё mundime e kam nevojё tё pushoj. Nuk di qysh u shkon mendja se pёr disa interesa tё shkreta mund tё bie aq poshtё sa me u bamё vegёl e atyre sllavёve tё cilёt na kanё pi gjakun e kombit e s’kanё lanё dy gurё bashkё nё vendin tem. Mue do mё gjeni gjithmonё nё radhёt e para tё atyre qё e shohin shpёtimin e Shqipnisё nёn mbёshtetjen e Austrisё e Italisё e qё nuk lёshojnё pe aspak nё kёtё pikё.
Mustafain e pikёlloi mjaft kryengritja islamiste e Shqipёrisё sё Mesme qё po i vente kazmёn shtetit tё ri shqiptar. Ai pёrpiqet tё lidhet me gjithё ata qё e kundёrshtojnё kёtё kryengritje. Merr nismёn pёr njё Lidhje “pёr Atdheun dhe Fronin” duke formuluar 7 synimet e saj.
I ankohet Ahmet Beut pёr atё qё po ndodhte nё Krujё, ku ishte ngritёl flamuri i kuq me gjysёm hёnёn turke dhe yl tё bardhё, shёmbёlltyra e tiranisё sё katёrqind e sa viteve, dhe ku, nё depozitoren e kujtimeve tona kombёtare ma tё shenjta, ma tё mallёngjyeshme e ma tё krenueshme, nё kala.
f.133-135
Njё kapitull i veҫantё i librit i kushtohet kundёrshtimit qё Mustafai i bёn pikёrisht mbrojtёsit tё dikurshёm tё tij, Esat Pashё Toptanit, pёr hir tё idealit kombёtar.
Me 3 shtator 1914 detyrohet tё ikё nё Bari bashkё me patriotё tё tjerё. Kthehet pas pesё javёsh nё Mirditё ku merr njё lajm se Esat Pasha i kishte zёnё dhe burgosё tёrё familjen tё cilёn do ta zhdukte nё se Mustafai nuk dorёzohej te ai brenda 15 ditёsh.
Pas mёdyshjes ai vendos tё dorёzohet. Deri nё gjysё tё dhjetorit qendroi nё burgun e Durrёsit. Ndёrkohё i kish vdekё e jёma. Mё parё ajo kishte siguruar njё revole qё ta vriste Esatin nё se ku s’e lironte tё birin. Por njё mik ia kish ndёrruar mendjen. Austriakёt po i afroheshin Shqipёrisё. Esati do tё ikte. Shumё kryengritёs qё e kishin luftuar edhe atё vetё, kishin pёrfunduar nё litar. Por me Mustafain u suall burrё. Respektonte shёrbimet qё i kishte bёrё familja ime. Nuk kishte dashur qё tё burgosurit e tij tё vinin e t’i lironin austriakёt.
Episodin e takimit me Esatin Mustafai e tregoi njё natё dimri tё 1943 dhe i biri, Petriti e hodhi nё njё fletore.
“Mё kishin veshur kёmishёn e bardhё me tё cilёn vareshin tё dёnuarit me vdekje. Tё nesёrmen herёt erdhi roja me mё marrё. Duart i kisha tё lidhura. Xhandarёt me dёrguan te pallati i Princ Vidit, ku qendronte Esat Pasha. Para meje nё kёmbё qendronte Esat pasha, veshur me uniformёn e gjeneralit turk me gjoksin tё mbuluar me dekorata. Pasi pa se nuk i ula sytё para tij vuri buzёn nё gaz.
– E di se je trim por edhe kaq.
Nuk u pёrgjigja.
– Tё dhashё vendin e nёnprefektit kur mbarove shkollёn dhe shkallё shkallё tё mbёrrije nё vendin e valiut tё madh, por ti zgjodhe vendin e mёsuesit tё matematikёs. Megjithatё nuk ndejte urtё. Fillove tё luajshe bishtin sa andej kёtej. Mё vonё tё thirra me tё dhёnё vende me ma shumё rёndёsi nё administratёn turke, por nuk pranove. Po pse, more qen, pse mbёrrite deri kёtu? Unё tё kam rritur e tё kam dhёnё shkollё. Kam dashtё tё bahesh njeri me pozitё, tё bahesh i madh.
– Kёshtu ёshtё, iu pёrgjigja.
– Po atёhere pse u vune kundra meje?
– Pashё, unё e due Shqipninё, prandaj lashё mёsimet dhe mora pushkёn. Bashkё me Avdi Beun shkuam deri nё Vlonё pёr kёtё Shqipni, me ngritё flamurin tonё dhe jo tё Turqisё.
– Po pse, unё nuk e due Shqipninё?
– Po, Pashё, por ju e doni pёr vete, ndёrsa unё e due pёr shqiptarёt. Ju u morёt vesh me Serbinё dhe Greqinё pёr me ua dhёnё atyre pjesё tё tokave shqiptare, pёr me sundue ju vetё nё atё pjesё qё caktuan Fuqitё e Mёdha. Kёtё ne, nacionalistёt, e quajmё tradhёti.
E dija mirё se kjo fjalё e fundit do mё kushtonte jetёn, por nuk mund mos me ia thanё.
Esat Pasha u ba zi nё fytyrё. Bani disa hapa prapa nёpёr dhomё, mandej pёrplasi duart.. U hap dera dhe hynё brenda dy xhandarё.
– Merreni kёtё qen dhe futeni nё anie.
Mё shikoi si i tёrbuar derisa dola jashtё. Kuptova aty pёr aty se Esat pasha ma kish falё jetёn e do mё internonte diku.. Isha i kёnaqur jo vetёm sёe kisha shpёtuar nga litari por sidomos se apta guximin me ia thanё nё fytyrё Esat Pashёs tradhtinё e tij kundёr Atdheut.
Mё mbajti disa muaj nё anie, mandej mё dёrgoi nё burgune Barit (Itali). Prej andej autoritetet italiane mё transferuan nё njё ishull tё vogёl tё quajtur Favignama. Ishte viti 1916. Aty gjeta edhe shqiptarё tё tjerё nacionalisёt qё mbaheshin tё internuar.
Nё fillim tё 1917 njё miku im Sotir Gjika ndёrmjetёsoi pranё italianёve dhe ёm liruan. Sotiri mё shoqёroi pёr nё Romё. Nё vitin 1918 Sotiri botoi gazetёn “Kuvendi dhe unё u bёra kryeredaktor i saj. Shumё vite mё vonё djali im Petriti u martua me vajzёn e kёtij mikut, Elenёn.
f.164 .
Vitet 1920-1924 ishin vitet e provёs pёr demokracinё shqiptare qё duhej tё themelohej, tё organizohej e tё mbёshtetej nga njё klasё politike mё e shumta e pёrbёrё nga njerёz qё kishin shёrbyer nё perandorinё otomane, madje edhe nё poste tё larta tё saj, qё ishin formuar nё mendёsinё e saj, edhe se mjaft perej tyre kishin qenё nё radhёt e prat ё pёrpjekeve pёr tareformuar atё.
Mustafai tregon rёndёsinё e Kongresit tё Lushnjёs. Pa tё, thotё ai nuk do ndodhte epopeja e Vlorёs
Autori sjell procesverbale tё seancave tё parlamentit shqiptar, diskutimet e deputetёve pёr ҫёshtje tё ndryshme ekonomike apo administrative. Ёshtё kёnaqёsi tё ndjekish ndёrhyrjet e personaliteteve tё tilla si At Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bahri Omari etj.
f. 179
Po tё na shtrёngonte fati me zgjedhё njёnёn dysh; a ma mirё me humbё Kosovёn apo lirinё, pёlqejmё ma parё me humbё lirinё, mbasi kёtё , tё bashkuem me Kosovёn jemi tё sigurtё se dikur mund ta fitojmё prap. i gjalli e ka dermanin- thpotё populli.
f.219
Vitet e para njёzetё mund tё klasifikohen si ndёr mё tё arrirat pёrsa i pёrket nivelit tё dialektikёs parlamenatre nё historinё e shtetit shqiptar. Si tё tillё ato duhet tё zinin njё vend kryesor tё shkallёs sё parё nё trashёgimin politik, duke u sjellё si njё model jo vetёm pёr politikёn e mёvonshme, porc edhe si njё mёsim stili e qytetarie pёr brezat e ardhёshёm.
f.247
Nё njёrёn nga seancat e parlamentit, qё quheshin Bisedime Kuvendore, me 17 shtator 1921 Mustafa Kruja ka thёnё
“ E dini se liria politike nuk mund tё zgjasё e nuk mund tё qendrojё po qe se ai popull nuk pёrmbledh nё vetvete elementaat qё janё bazё e kёsaj lirie. Kёto elementa janё naltёsimi shpirtёror,, ekonomik dhe moral.”
f.330
Nё vitin 1922 ndodhi njё kryengritje ku mori pjesё edhe Muastafa Kruja. Qeveria urdhёroi shtetrrethim nё prefekturёn e Durrёsit> Mustafai u dёnua me vdekje. Prandaj ai u detyrua tё mёrgoiё.
Prof Ernest Koliqi, mik i tij e quan atё “I mёrguari i pёrjetshёm” pasi gjysma e jetёs i shkoi kёshtu nё tre kontinente: Europё, Afrikё, Amerikё. Dukej se jeta e tij qe paracaktuar qё nё lindje kur mamia qё poe priste nё ditё “heshemi” motnuer do tё profetizonte “Zoti e ruejttё dhe e qittё me hajёr kёtё fёmijё se qe kёshtu ka pёr t’I shkuar gjithё jeta me luftё e me gazepe…Yt nip do tё gjёndet nё anёn e Zotit po keq ka pёr tё hjekё fort besa e kёsaj nane tё mjerё ka pёr t’I plasur buza e kanё pёr t’I lotue sytё prej tij, sat ё jetё gjallё”.
Duke qenё nё mёrgim nё Gorna Millonovac tё Shumadisё gjeti nё njё library njё libёr tё shkruar nga princi trashёgimtar i Serbisё Aleksandёr Karagjorgjeviҫ”Shqiptarёt dhe Fuqitё e Mёdha” (Arnauti i Velikie Sile) plot tё pavёrteta pёr shqiptarёt. Mё vonё kёtё libёr e pёrktheu nё shqip.
f, 335
At Donat Kurti shkruan:
Mbas lёvizjes kryengritёse qё mbaroi me dёbimin e Zogut nga Shqipёrai nё qershorin 1924, ai u kthye nё atdhe. Mbas gjithё kёtyre mundimeev desh tё pushojё ca kohё nё gjirin e familjes. Por qeveria e sidomos pёrfaqёsuet e Shkodrёs, tё krishterё e myslimanё iu lutёn fort qё ta qeverisё atё krahinё delicate. Kruja pranoi. Gjashtё muaj qendroi atje me autoritet e energji tё pashoqe, me tё drejtё e me takt tue lanё kujtime tё pashlyeshme edhe tea ta qё u cёnojshin interest prej vendimeve tё Mustafait.
f.349
Ёshtё njё letёr interesante drejtuar At Angjelin Markgjokajt, ku Mustafa Kruja shpjegon gjendjen pas largimit pёr nё Itali me riardhjen e Zogut nё pushtet.
“ Do me vapore do me barkё me Fan S. Nolin e qeverinё e tij nё krye tё gjitha na, kundёrshtarёt e atёhershёm tё Ahmet Zogut u zbarkuem e u shpёrndamё me 25-27 dhjetor 1914 nё Brindizi e nё Bari. Ishim njё ushtri intelektuale e shpartallueme, pёr gabimet e fajet toan individuale e kolektive, edhe e pazonaj me i ramё nё tё se, si grup se parti s’ishim, e kishim bjerrё luftёn definitivisht e pa fe mundёsie me e ҫue ma kryet pёrpjetё. Pandёrgjegjёsia e pazotёsia politike kolektive pёrbrenda e pёrjashta e mizerja morale e Opozitёs antizogiste kurrё s’pat qenё shfaqun aq sheshit e aq tragjikisht sa ndёr ata gjashtё muaj tё provёs sё vet qeveritare nёn kryesinё e Fan Nolit (qershor- dhjetor 1924).
Ky regjim qe njё kёshtjellё letre nga mё tё dobtat.. Njё erё e lehёt, njё frymё vetёm mjaftoi me e shёmbun.
Kur erdh nё fuqi ia hapi Mussolini dyert e ia shtroi udhёn vetё pёr njё marrёveshje me kushte mё tё mira se ato qё pat pranue ma vonё Zogu. Qeveria e Fan Nolit nuk desh e nuk diti mёe pёrfitue.. Tё kish deshur e ditur, sё jashtёmi do ta kish siguruar veten qind pёr qind..
Por Fan Noli desh me u marrё vesh me Rusinё sovjetike. Kjo ҫeli nё Tiranё njё legatё me njё personel 40 vetёsh. Tirana ishte kushtue me u bamё qendar e veprimtarisё komuniste nё Ballkan. Prandaj nёse Zogu materiaalisht pat vetёm pёrkrahjen jugosllave, politikisht e moralisht kishte gjithё Okcidentin pёr vete, me Anglinё nё krye.
UET Press
Tiranё 2025
Konspektoi Bardhyl Selimi, 8 nentor

Average Rating