Vuçiq: Shqiptarët po i regjistrojnë njerëzit që me vite nuk jetojnë në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pas regjistrimit, i cili është duke vazhduar, sërish nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbisë.
Ajo që realisht është regjistruar dhe ajo që qëndron, nuk përkon me të njëjtin numër. I ati dhe nëna i paraqesin dy fëmijët e tyre që nuk jetojnë këtu prej 4 vitesh, por ndodhen jashtë vendit. Dëshira jonë është që të gjithë të kthehen në Serbi, të gjithë janë qytetarë të Serbisë dhe është mirë që të punojnë e jetojnë këtu sepse kontribuojnë në GDP-në e vendit tonë – tha Vuçiq.
Numri i qytetarëve të regjistruar në tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës ka kaluar numrin 100.000 çka ka shtyer Presidentin e Serbisë të reagojë.
Më shumë storie
Kongresmeni amerikan i shqetësuar nga glorifikimi i kriminelit Mlladiq
Kongresmeni amerikan Bill Keating ka dënuar ashpër glorifikimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe qëndrimin e autoriteteve serbe...
Z. Bekim Sejdiu kandidati për President i Kosovës plotëson kriteret që i kam botuar te Gazeta gjithkombëtare “Bota Sot”
Nga Skënder Sadri KAPITI Para disa ditësh Gazeta më e madhe gjithshqiptare “Bota Sot” më ka botuar një shkrim timin me titull “Si...
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit
Nga Hysen Ibrahimi Librin ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe (2025), të autorit Çerkin Ibishit, e rëndis si një...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 84.24% e votuesve të diasporës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike jashtë...
Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen 205 milionë euro të destinuara për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen...

Average Rating