Armend Mehaj vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin sërish fitimtarë

Read Time:1 Minute, 26 Second

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Ai, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit dyditorë në Holandë, ka takuar të paraburgosurit e Gjykatës Speciale, të cilët, shkruan ai, janë padrejtësisht duke u gjykuar në Hagë.

“Kam takuar Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën, ndërsa kam biseduar shkurt edhe me, Hysni Gucatin i cili është duke u përballur me probleme shëndetësore.

Në takimet që kam realizuar me secilin, i kam njoftuar me zhvillimet në vend, në fokus zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes përkatësisht Ushtrinë e Republikës së Kosovës, ngritjen e kapaciteteve tona profesionale dhe operacionale, bashkëpunimin me partnerët, rekrutimet, synimin për anëtarësim në PfP dhe NATO të cilat janë në funksion të plotë të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së gjithë territorit të Republikës sonë”, shkruan Mehaj.

Sipas tij, të gjithë janë me moral të lartë e të fortë ashtu siç ka qenë ushtria e popullit tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Ne besojmë pa asnjë hamendësim në pafajësinë e të gjithëve dhe në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare. Gjithashtu, ndajmë bindjen e thellë që gjykimi i tyre është i padrejtë. Ne do te jemi gjithnjë krenar me luftën e UÇK-së, ka qenë UÇK-ja ajo që na ka bërë bashkë për të fituar lirinë tonë, në këtë pikë do të mbetemi përherë bashkë dhe kjo do të mbetet e pandryshuar përgjithmonë”, shkruan ai.

Ministri Mehaj uron që të gjithë të lirohen sa më shpejt.

“Ditët e së ardhmes së Republikës sonë qofshin sikur pikturat e Rexhës – sa të bukura aq përmbajtjesore. Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dalë sërish fitimtare!”, ka shkruar ministri Mehaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Botimet Toena gjatë ditëve të Panairit të Librit “Tirana 2022”
Next post Kosova del me propozim në Bruksel për themelimin e Asociacionit në Luginë të Preshevës