Bashkimi Evropian jep detaje të planit katër-pikësh që Qeveria nuk ceki
Bashkimi Evropian ka konfirmuar për RTV21 planin katër-pikësh të dakorduar mes emisarit të BE-së Mirosllav Lajçak dhe zëvendës kryeministrit të parë Besnik Bislimi, për shtenisonim të situatës në veri. Siç tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, plani parasheh që tre hapat e parë për deeskalim të ekzekutohen nga Kosova.
Megjithatë, një detaj nga plani që nuk u cek nga njoftimi i Qeverisë së Kosovës, është se aty kërkohet që Policia e Kosovës “të mos ndërmerrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën”, duke e paraqitur kështu policinë si një faktor destabilizues.
“Këto përfshijnë zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, Kosova të kryejë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas rastit, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të kësaj pranie, duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së për RTV21.
Në përgjigje po ashtu theksohet se Lajçak ka ftuar kryenegociatorët në Bruksel javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksin e zbatimit të saj, “me shpresën që palët të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”.
Për këtë plan dje njoftoi edhe Qeveria e Kosovës, me pikat e renditura si vijon:
- Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale, (“duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën“, fjalia që mungon në njoftimin e Qeverisë, por që citohet në përgjigjen e BE-së për RTV21).
- Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
- BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.
Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.
Average Rating