Nis reduktimi i forcave të Policisë së Kosovës në veri, sipas marrëveshjes
Ka nisur reduktimi i forcave të Policisë së Kosovës sipas marrëveshjes së arritur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë ka filluar të implementohet”, tha Elshani.
Në fakt, në marrëveshjen e arritur të hënën në Bratisllavë, por e cila u bë publike të martën nga Qeveria e Kosovës, parashihet që në kuadër të hapave të shtensionimit të situatës në veri, Kosova të reduktojë për 25 për qind prezencën e Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.
Më shumë storie
Opinion: Parimet e Islamit
Nga Skënder Sadri KAPITI Në Islam gjaku, pasuria, prona, jeta, personaliteti, moraliteti dhe integriteti njerëzor janë shënjtëruar. Njerëzit do të...
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave; ministres në detyrë...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...
Kreshnik Radoniqi: KQZ do të krijojë komisionin për procesin zgjedhor në Mitrovicë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kryesimin e Kreshnik Radoniqit, kryetar, ka trajtuar, mes tjerash, rekomandimin për themelimin e Komisionit për...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Shoqata “Trojet e Arbrit” shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025
Shoqata "Trojet e Arbrit" shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj...

Average Rating