Blerim Vela: Beogradi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim në veri
Vela përmes një postimi në Twitter, tha se anëtarët e “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës, po i menaxhojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit.
Shefi i stafit i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka komentuar situatën e fundit në veri të vendit.
Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Beogradi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim në veri.
Vela po ashtu tha se anëtarët e “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës, po i menaxhojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit.
“Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës. Anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat. Beogradi mban përgjegjësitë e plota për çdo përshkallëzim”, ka shkruar Vela në Twitter.
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...

Average Rating