
Doli nga shtypi libri i radhës i Elhame Dervisholli Gjyrevci i titulluar ”Kokomilo 2”
Hysen Ibrahimi, Redaktor i librit,

Suedi/Förslöv, 19.02.2025
Autorja Elhame Gjyrevci, merr si shkas në roman personazhin Kokomilo, që vë në veprim imagjinatën dhe nxjerr frymëzimin patriotik të Kokomilos, i cili, me punën e tij të sinqertë, shndërrohet në një shembull të veçantë, në shërbim të njerëzimit…, i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për vendin e tij
Romani i radhës i titulluar ”Kokomilo 2” i autores Elhame Dervisholli Gjyrevci është sinonim i udhëhqjes së mirë nga një mbret siç është presonazhi kryesor Kokomilo, që kishte respekt ndaj popullit dhe vendosmëri për të investuar në: ndërtimin e shkollës për arsimimin e fëmijëve, ndërtimin e urës, ndërtimin e objektit fetar për lutje, për mbështetjen e vajzës së tij Afroditës, madje deri në shkallën më të lartë për astronome dhe gjenerale të ushtrisë, pëkushtimi ndaj familjes e miqve dhe sidomos besnikëria ndaj gruas së tij Zanës, kjo madje as që diskutohej. Të gjitha këto dëshmojnë se libri përbëhet nga një strukturë me karakter edukativo-arsimor, shoqëror e familjar, si për fëmijë, por edhe për të rritur. Autorja, me të drejtë ka përdorur imagjinatën e saj në disa raste, për të dëshmuar se dëshirën e madhe për arritjen e fitoreve të Kokomilos, fëmijët e imagjinojnë si të nevojshme dhe tejet motivuese për të arritur fitore. Besimin që kishte fituar Kokomilo nga babai i gruas së tij, ishte vendimtar, pasi që ia beson titullin mbret. Nga këtu fillon jeta e çiftit të ri bashkëshortor, Zana dhe Kokomilo. Lindja e vajzës Afrodita ishte ditë e veçantë në familjen mbretërore të Kokomilos, ku autorja Elhame këtë e kishte ideuar kështu, citat: ”Kështu për Zanën e Kokomilon kaluan ditë, muaj, derisa një ditë erdhi në jetë një filiz i ri. Zana solli një lule të bukur, një zanëmali me aromë trëndafili. Për lindjen e saj u gëzuan edhe zogjtë e malit, atë e pagëzuan me emrin Afrodita, erë e këndshme e luleve, gjetheve dhe barit të njomë që sollën nënë e bijë, kënaqësi e gëzim të paparë, brenda kështjellës. Kështjella mbretërore mori një pamje krejtësisht ndryshe me ardhjen e voglushës në jetë…” fund citati.
Tematikisht, këtë roman tejet i veçantë me ide të shkëlqyera, autorja Elhame e ideon ndër të tjera me shumë të drejtë se si Mbreti Kokomilo i afrohet rrethit të urbanizmit dhe zhvillimit të vendit të tij, puna ekipore e tij, sidomos konsultat me gruan e tij, duke u lidhur ngusht me mirëqenien familjare e miqësore dhe sfera tjera me rëndësi jetësore për popullin e atij vendi. Në roman rreth kësaj shkruhet, citat: ”Pikë e parë ishte mirëqenja nëpër familje, gjendja shëndetësore, ekonomia dhe arsimi. Kështu Kokomilo punoi me njerëzit që i zgjodhi bashkëpunëtorë të tij dhe brenda një viti arriti të bënte zgjedhjen e duhur përmbrenda dhe jashtë kështjellës. Të gjitha punët që duhet punuar Kokomilo nuk jepte urdhër, pa u konsulltuar së pari, me Zanën”, fund citati.
Autorja me shumë të drejtë, përmes këtij romani nxjerr idenë për të mirën e vendit duke i parë shumë gjëra se nuk po shkojnë ashtu siç duhet dhe dëshiron që ato të marrin kahjen e duhur, ajo përmes këtij romani e ideon se si duhej zgjidhur ato probleme e çështje që kanë mundësi përmirësimi në kohën e duhur dhe të mos vihej në pyetje e kaluara për ballë të sotmës e të mos zhvillohet vendi. Sigurisht se kjo është përvojë e vetë autores, kur ajo është në dijeni se populli ynë, shekuj me radhë, është ballafaquar me ruajtjen e ekzistencës më elementare, si atë të: gjuhës, kulturës dhe origjinës autoktone pëllazge-ilire.
Për të shkuar mirë duhet nisur nga disa parime, shih në roman, citat: ”Qysh në ditën e parë, ai ua mori zemrat njerëzve, me dashurinë dhe respektin që ai tregoi e bëri për vete gjithë masën. Falë Zotit, dhunti kishte dijën, ndërsa dashuria dhe edukata familjare nuk i mungoi djaloshit”, fund citati.
Si tipa tipik, autorja merr shembullin se për të mirën e vendit nuk duhet përjshtuar e as bullizuar as edhe një individ, për çshtje kombëtare siç ishin xhuxhët, miqtë më të besuar të Kokomilos. Autorja me të drejtë shkruan për aftësitë e tyre, citat: ”Ndërsa njerëzit trup shkurtër (xhuxhët), i afroi pranë vetes, me kohë ai kuptoi afësitë e tyre, krahë të djathtë i bëri këta njerëz të fjalës e të besës”, fund citati.
Ky roman i titulluar ”Kokomilo 2”, është një roman i dëshmimit të ekzistencës së njeriut tonë, qoftë ai që jeton në vendlindjen e tij ku është lindur dhe rritur, qoftë ai që jeton në një meridian tjetër të globit tokësor. Autorja e cila ka një vizion të lartë kulturor e kombëtar, me të drejtë është përpjekur, por edhe ia ka dalë me këtë roman, që të dëshmojë për procesin tonë kombëtar të ekzistencës i cili gjithnjë është duke u kontrolluar dhe është duke u penguar nga një dorë e dikujt. Autorja Elhame merr si shkas në roman personazhin Kokomilo, që vë në veprim imagjinatën dhe nxjerr frymëzimin patriotik të Kokomilos, i cili, me punën e tij të sinqertë, shndërrohet në një shembull të veçantë, në shërbim të njerëzimit, i dashur për njerëzit, fëmijët, miqtë, familjen dhe mbi të gjitha i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për vendin e tij.
Average Rating