“Ekzili traumatik i Mbretit të Shqiptarëve”

Read Time:172 Minute, 14 Second

Mbreti i Shqiptarëve Zog I-rënë fokusin esurvejimit, shtypit, propogandës, hamendësimit, mitevee të vërtetave

Pak fjalë për fuqinëimponuese ekonomiko-politike të Italisë fashiste

Në shumë studime të historiografisë shqiptare të peridhës komuniste, egzistoinjë vullnet i vetëdijshëme, diskriminuese periudhës politike të viteve 1928-1939që përkon me Mbretërinë Shqiptare e më saktë e kam fokusimin,nërrolin i Italisëfashiste në zhvillimetsocial-ekonomike e politike shqiptare. Kishte e ka një mungesë dëshire për njohje të saktë të historisë së Shqipërisë në këtë periudhë kohore, ka studime të cekta shkencore ku mungojnëkërkimete plota mbi burimet parësore dokumentare si dhe njëautoçensur nga presioni ideologjik enverist për të lexuar dokumentacionin arkivor me objektivitet.

Mbreti Zog I-rë e Galeazzo Ciano Ministër i jashtëm i Italisë

Profesor Alberto Basciani,¹ në Universitetin e Romës Tre, në librin e tij të fundit “Perandoria në Ballkan. Pushtimi italian i Shqipërisë 1939-1943” Bën një analizë të kujdesshme të atij kalimi vendimtar të historisë të mardhënjeve Italo-Shqiptare. Cila ishte dinamika reale që nxiti këtë urgjencë të pushtimit të Shqipërisë nga Italia? A mund të gjenden dëshira për pushtim vetëm në atë periudhë historike apo kanë origjinë shumë më të lashtë?
“ Në realitet, në dinamikën politike dhe diplomatike që çoi në agresionin e Italisëndaj Shqipërisë, nuk do të flisja aq shumë për urgjencën, por për zgjedhjen e momentit më të përshtatshëm,pushtimi i Shqipërisë u përfaqësua nga imperializmin fashist si vizion i një pjesë themelore në ndërtimin e politikës së saj të fuqisë euro-mesdhetare. Ai agresion shumë shpesh paraqitej si një aventurë ushtarake e diktuar nga nevoja për t’u përpjekur për të ribalancuar forcën mbizotëruese naziste në Ballkan, ndoshta dhe nga mentaliteti butaforikteatralesk enga aktivizmi pasionat i Kontit Ciano, i etur për të ndërtuar një lloj miti ekzotik personal, në realitet ngjarjet e prillit 1939 shënuan kulmin e politikës prej dekadash shqiptare dhe ballkanike fillimisht të Italisë liberale dhe më pas të Italisë fashiste. Në situatën e veçantë të krijuar në vitin 1939, lëvizja e regjimit të Musolinit – e përgatitur prej disa kohësh – e vendosi Italinë në një pozitë veçanërisht të favorshme përballë Jugosllavisë dhe Greqisë dhe e shndërroi Italinë në një fuqi të vërtetë në interesat Ballkanike. Në këtë mënyrë u krijuan premisat për një zgjerim të mëtejshëm të sferës së saj të ndikimit si drejt Europës Juglindore ashtu edhe drejt Mesdheut Lindor, dëshmi e së cilës është alarmi i madh që pushtimi i Shqipërisë shkaktoi jo vetëm në të gjitha kryeqytetet ballkanike, por edhe në Lindjen e Mesme duke filluar nga Egjipti. Edhe në rastin e Shqipërisë, fashizmi i paraqiti botës një realitet të ndritur”.

Makina e propagandës fashiste harxhoi shumë energji për të paraqitur sulmin ushtarak në Shqipëri si një operacion i domosdoshëm policor për të hequr qafe qeverinë e “keqe të korruptuar të Mbretit Zog dhe klikës së tij”, të cilët vetë fashistët e kishin financuar me bollëk në vitet e mëparshme. Në muajt në vijim, Shqipëria u paraqit në opinionin publik italian si një lloj “vëndi i egër, i jashtëzakonshëm, dhe shumë i pasur, që largpamësia dhe dora e sigurt e Duçes do ta shndërronte në një lloj Zvicër Ballkanike”. “Pasuritë e supozuara të nëntokës u mbivlerësuan, populli shqiptar u paraqit si racë e pastër, ariane që vetëm priste që fashizmi ta ndihmonte plotësisht nga varfëria dhe moszhvillimi”. Me pak fjalë, realiteti ishte në kontrast me pamjen dhe faktet na tregojnë se Shqipëria ishte e dominuar nga Italia e cila ishte e gatshme për ta bërë atë, një lloj ure për hapa të mëtejshëm për pushtime në Evropën Juglindore.

Studimi i pushtimit të Shqipërisë do të thotë në radhë të parë përpjekje për të kuptuar më mirë atë që elitat fashiste kishin në mendje në lidhje me “Rendin e Ri Evropian”. Pushtimi i Shqipërisë përbën një këndvështrim të privilegjuar për të kuptuar idenë e “KomunitetevePerandorake” që kishte imagjinuar Musolini. Në realitet ky plan nuk u zbatua kurrë plotësisht në atë që shumë zyrtarë civil e ushtarak të kohës i referoheshin si “modeli shqiptar”. Qëllimi ishte promovimi i misionit qytetërues nëpërmjet vëllazërisë italo-shqiptare dhe rroli çlirimtar i fashizmit.
Historiani Davide Rodogno², shkruan:“Perandoria fashiste duhej të ishte konfiguruar si një grup prej tre rrathësh koncentrikë të organizuar etnikisht dhe sipas një parimi hierarkik dhe racist. Në realitet ky plan nuk u zbatua kurrë plotësisht duke qenë se nuk kishte një vizion organik dhe koherent të rendit të ri. Regjimi nuk kishte një vizion të përgjithshëm dhe të detajuar të domenit Mesdhetar. Fashizmi promovojë“modeli shqiptar” si një mision qytetërues, nëpërmjet vëllazërisë italo-shqiptare dhe rolit çlirimtar të fashizmit.

Në përgjithësi kjo periudhë kohore është e deformuar e fallsifikuar e shkruar keq për hir të mendësisëe dëshirës komuniste. Shkenca nga histori bë prostitutë, u kthye në “apostullë” më e dashur e Enverizmit. Ajo riformoj gjuhën e shkruar e të folur, detyra: indoktrinimi, kufizimi i mendimit, qëllimi: kontrolli i plotë i popullsisë, historia në rregjimin totalitar u bë një mjet represioni e imponimi të kujtesës e edukimit të kombit. Sot kemi një “gënjeshtër të madhe” që e quajnë “Historia ynë” e ngulitur nëpërmjet represionit e vullnetit politik të Enverizmit, si një nga përçudimet e shëmtuara të komunizmit.
Ështëçpërfillur e anashkaluar studimi i vizionin,dëshirës, mundësisë e arrogancës sëdhunëshmefashistepër dominim nëShqipëri,ku kemistudime më shumë të karakterit ideologjik e propogandistik, se sa studime serioze,ku iështë mëshuar me qëllim “paaftësisë e degjenerimit”të klasës politike shqiptare të kohës e në fokus kanë Zogun si“ si mesjetari, i keqi, i dështuari,vrasësi, hajduti, maloku, i koroptuari e pa fund epitete denigruese”. Në përgjithësi Shqipëria në këtë periudhë historike me të padrejtëtrajtohet nga historiografija Enveriste si shtet i “dështuar e i pa aftë”. E vërteta është që shqiptarët qenë shumë vital në ndërtimin e shtetit të tyre në kushtet e një prapambetje social-ekonomike e shoqërore e shoqëruar me armiqësinë e egër të Jugosllavisë e Greqisë që pretendonin teritoret shqiptare. Është lënë nëharesë me dëshirë politike,aftësia edhunshme fashiste,potenca ekonomiko-ushtarake e ndikimi kulturor i Italisë fashiste te kombi shqiptar, sështë prekur pothuajse fare braktisja e Shqipërisë nga vëndet e mëdha Europjane e mbi të gjitha, nuk kishte një analizë serioze për zhvillimi shoqëror të shqiptarëve, që ishin vite larg nga zhvillimi shoqëror italian e europian. Shqiptarët panë te Italia shembullin e shtetit të tyreqë do zhvillonin e Italia fashiste pa te Shqipëria koloninë e tyre si pjesë e ish Perandorisë Romake.
Klasa drejtuese e Shqipërisëme shumë të drejtëju drejtua “Lidhjes së Kombeve” për
këshillë e ndihma financiare për zhvillimin e vendit nga moszhvillimi e prapambetja e thëllë ekonomike-kulturore.Ata i sygjyruan Shqipërisëpërthithjen e kapitalit të huaj në Shqipëri si e vetmja zgjidhje e mundshme për modernizimintë vendit. Kapitali i Europës së pasur do ta nxirte vëndin nga prapambetja.Por Shqipëria duhej të tregonte aftësi për ti përthithur këto kapitalet.
Këshilltarëte“Lidhjes së Kombëve”,pasi analizuan prapambetjen ekonomiko-financiare të Shqipërisë këshilluan krijimin i një instucioni privat të emëtimit të monellave Bankën Kombëtare.Shqiptarët falë historisë së tyre të vështirënuk kishin një monedhë të përbashkët qarkulluese vëndi punonte me monella floriri në radhë të parë, e në vënd qarkullonin shumë monella të huaja, tregues i një prapambetje e theksuar e mentalitetit mejetarekonomik.Banka Kombëtare e Shqipërisëdhe me ndihmën e kapitalit finaciar Italian u themelua më 2 shtator 1925 dhe në shkurt të vitit 1926 i dha vendit monedhën e parë kombëtare shqiptare, “frangun ar”, me nënfishën e tij, “lekë”. Komiteti Administrativ do e kishte qëndrën në Romë, ndërsa banka e kishte qëndrën në Durrës.
Mbretëria Shqiptare e detyruar nga kriza ekonomike Botërore e viteve 1929-1933 e mos zhvillimi i vëndit u detyruan tënënshkruaj disa marrëveshje ekonomike politike me Italinë, si e vetmja qëu tregua bujare e ofroi ndihmë,duhet theksuar se Italinë,Kombet e Bashkuara i kishin dhënë të drejtën e kujdesjes për zhvillimeve shqiptare si politike ashtu dhe ekonomike, Britania e Madhe për interest e veta politike bëri një sy qorr për të penguar ekspasionin fashist në Shqipëri.Fashistët Italian e çfrytëzuan për qëllimet e tyre ekspasioniste fashiste, qëndrimin tolerues të Britanisë ndaj tyre.Kjo situatë gjeopolitike dha pasojën e saj në marrëdhëniet politike ndërmjet Shqipërisë e Italisë. Gjeopolitika e kohësnuk i la kohë e mundësi shtetit të brishtë shqiptar hapësirë manovrimindaj dhunës fashiste përkundrazi Shqipëria u sakrifikua pa të keq nga fuqinë e mëdha.
Në këtë moment politik, Mbreti Zog e klasa drejtuese politike shqiptare nuk pati ndonjëmjet zgjidhje, në një anë kriza ekonomike botërore, prapambetja e vëndit, konfliktet normale shoqërore brënda një shteti të ri në zhvillim, në anën tjetër armiqësia e serbëve e grekëvee në kushtet kur Shqipëria i detyrohej Italisëhuat të cilat e kishte vështirë t’i shlyente, ai s’kishte rrugë tjetër por të thellonte mardhënjet si ekonomike e si mbrojtëse me fashistët italian
Fashistët italianë për interesat e tyre këtë situatëpolitike e ekonomike e kishin ideuar e përgaditur me kujdes e me kohë,ata në shumë aspekte të jetës ekonomike e politike të Shqipërisëimponuan vullnetin e tyre kolonialiste.
Gjithsesi Shqipëria gjatë trysnisë fashiste njohu një zhvillim ekonomik e social të mirë.Gjatë kohës së Mbretërisë 1928-1939 Shqipëria fitoi stabilitetin dhe sigurinë në vënd,u nënshkruan marveshje të rëndësishme në përgjithësi me kapitalin Italian në fushën ekonomike, politike e ushtarake që e forcuan pozitën e Shqipërisë në Ballkan.Shumë kompani italiane, angleze, franceze e amerikane filluan të jenë pranishme në tregun shqiptar dhe nëpërmjet sigurimit të marrëveshjeve koncesionare apo nëpërmjet investimeve direkte që nisën aktivitetin e tyre. I tillë ishte rasti i shoqërisë SISMA (Societa Italiana Sfrutamento Miniere Albania); shoqëria SEIA (Sociata Electrica Italo-Albanese); shoqëria ALBA (Azienda Lavori Boschi Albania); shoqëria EIAA (Ente Italiano Attivita Agraria); shoqëria SESA, që mori koncesionin e elektrikut në 7 qytete të Shqipërisë; shoqëria anglo-persiane “Oil Kompani”; shoqëria amerikane “Standart Oil Kompani”; sindikata franko-shqiptare e vajgurit; shoqëria gjermane INAG për shfrytëzimin e pyjeve etj.
Kjo i dha një shtytje të mëtejshme ekonomisë së vendit, e cila njohu një zhvillim i evidentueshëm. Gjatë kësaj periudhe u ndërtuan 850 km rrugë kryesore, 456 km rrugë rurale, 4,062 ura të vogla me 10,250 ml dhe 76 ura të mëdha me 2,050 ml.Rrugët automobilistike më të rëndësishme ishin Shkodër-Pukë, Ura e Matit-Peshkopi, Krujë-Burrel, Tiranë-Elbasan, Lushnjë-Mbrostar ku arkitektët Italian ishin projektuesit e rrugëve por dhe të zhvillimit të Kryeqytetit e qyteteve kryesore. Në bujqësia u ngitën fermat e para moderne me kapital e specialist Italian etj.
Shumë studiusë serioz konfirmojnë se Mbretëria e la Shqipërinë më mirë sa kur e mori.Zogu dhe e gjithë klasa drejtuese e kombit të kohës aritën të riformatojnënacionalizmin fisnor tëkombit drejt një nacionalizmi bashkëkohor Europian. Mbreti Zogu pa dhunë sociale ju imponoi fiseve shqiptare qëndërgjegjen nacional-fisnore ta zhvillonte në ndërgjegje kombëtare,fiset ufutën në rrugën e shtetformimit, zhvilloi arsimin kombëtar, vuri themelet e një shteti Europian. Parlamenti Shqiptar miratoi një numër rekord ligjesh moderne për vëndin. Shqipëria nga një vënd anarkik u zhvillua në një vënd i rregull ku ligji mbizotëronte e Mbretëria fuksiononte normalisht. Mardhënjet me fqinjët njohën një stabilitet të respektushëm në raport me armiqësitë që kishin shqiptarët me serbët e grekët. Shqipëria tani e kishte një klasë intelektuale të shkolluarnë shkollat ma të mira të Botës.
Sot historiografija shqiptare nuk ka një studim të thelluar mbi rrolin e Italisë fashiste si një fuqi kulturore, ekonomike, qyteteruese,agresive, pushtuesee aneksuese e Shqipërisë, e konsideruar nga ata si zona e tyre koloniale dhe objekt grabitje në dobi të fashizmit e ekonomisëitaliane.Arsyet e kësaj mungesa janë të karakterit ideologjik e propogandist që historiografija komuniste e ka mbuluar këtë pushtim, vonesat për ta rishkruar historinënuk justifikohet sepse sot mjaftushmëria dokumentare egziston dhe akseset në burimet parësore egzistojnë,në shumicën e rasteve kufizimet nuk egzistojnë.
Shqipëria ishte i vetmi pushtim i një vendi evropian e kryer nga Italia fashiste pa ndihmën e Gjermanisë. Vendi u pushtua në prill të vitit 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Ishte një agresion i mirfilli, i cili, për egon e Musolinit, qëdonte tëdemostrontefuqinë dhe pavarësinë e vendimeve tëItalisë fashiste në Ballkan. Fashizmi mbështet mbi dhunën. Në realitet, pushtimiishte përgatitur për shumë kohë,për politikën italiane para e gjatë fashizmit kontrolli i ngushticës së Otrantos përbënte një objektiv afatgjatë të politikës së jashtme italiane.Ajo arriti kulminepërpjekjeve në dekadën 1927-1939në ndërhyrje ekonomike dhe politike në Tiranë.
Musolini filloi të formulojë ideologjinë fashiste, e cila sipas tijmanifestonte fuqinë ushtarake, përkushtimin ekstrem ndaj vendit dhe epërsinë e popullit italian.
Italia fashiste mbasi kishte pushtuar terorizuar Etiopinë, kishte shpallur Perandorinë, u tregua e sukseshme në luftën civile Spanjolle në mbrojtje të Frankos, dhe ofrimi me Nazizimin gjerman ja ritën ambicjet dhe po kërkonte vëndin e saj në Mesdheun Lindor Europian e Lindjen e Mesme. Në vitin 1939 Italia Musoliane e ndjente veten të gatëshme të imponohej në Ballkan. Shqipëria ishte vëndi i parë që Fashizmi Italian do pushtonte.Pavarësisht propogandës fashiste se “pushtimi ishte i detyruar për të hequr qafe Mbretin e koroptuar Zog”, në thelb fashizmi italian i dhunshëm dëshironte pushtimin e gjithë Ballkanit dhe shtrirjen e tij gjatë brigjeve të Mesdheut Lindor. Arsye për të përligjur një agresion ka sa të duash.
Propoganda fashiste në prag të pushtimit ishte tejet negative kundër Mbretit Zog si person e kjo propogandë u rimorme shumë dëshirëe vazhdoi dhe gjatë rregjimit komunist duke e paraqitur figurën moral-politike të Mbretit me ngjyra të errta, injorohet plotësisht kontributi i tij në ngjarjet shqiptare, është goditur në nivelin e tij arsimoro-intelektual në moralin atdhetar të tij dhe vazhdimisht ështëvënë nën diskriminimin krahinor.

Busti i Skëndërbeut në Romë. Musolini mer pjesë në inagurimin e tij.

Ishte pikërisht Musolini që në bindjen e tij për riorganizimin e etnive përvetësoi dhe e çfrytëzojëëndrën e dëshirën e shqiptarëve për bashkim kombëtar duke u vënë në rrolin e krijuesit e zbatuesit të të atijmomentit historik gjeopolitik që e njohim si “Shqipëria e Madhe”e viteve 1941 – 1944 dhe ndryshimit të kufijëve të shteteve të Ballkanit.Ideja e “Shqipërisë së Madhe”, pra bashkimi i të gjithë popullsisë shqipfolëse nën një flamur dhe kufij të vetëm, daton që nga lindja e nacionalizmit shqiptar në shekullin e 19-të.
Musolini u angazhua personalisht si një mbështetës i fuqishëm i çështjes së madhe shqiptare. Jo vetëm se ai besonte te mitet e tia racore, por dhe për arsye strategjike për të fituar simpatinë e shqiptarëve e shtrirë fuqinë e Italisë koloniale në Ballkan. Pushtimi i Shqipërisë dhe krijimi i një qeverie kukull i shërbenin pikërisht këtij qëllimi. Shpërbërja e Jugosllavisë e Greqisëshkaktuar nga pushtimi gjerman, italian etj ishte sigurisht një ndihmë në qëllimin e tij.
Në aspektin ekonomik nga historiografia komuniste shqiptare nuk kemi analiza të thelluara të menaxhimit financiar, shfrytëzimi i burimeve vendore dhe tëfuqisë punëtore. Dihet se thuajse e gjithë ekonomia shqiptare ishte në duart e kapitalit italian dhe e medësisë zhvillimore italiane dhe ky proçes kishte nisur shumë kohë përpara pushtimit të vitit 1939. Po ti besohet deklarimeve të Kontit Çiano “Italia ka investuar në Shqipëri 2 miljard lireta”( Afërsisht me kursin e sotëm 1.7 miliard euro). Çdo fushë e jetës ekonomike kontrollohej nga kompanitë italiane, nga AGIP (karburantet ) tek EIAA (burimet bujqësore), nga IPIS (peshkimi) tek EBA (bonifikimi i tokës), nga SIMSA (bitum) tek AIPA (nafta). Por nuk dihet saktësisht se çfarë u bë me këto para që për mundësitë e Shqipërisë janë një shumë e konsiderueshme, kush i komandonte këto kompani investuese dhe çfarë roli real kishin ato në ndihmë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare apo ishin në shërbim tënevojave të luftës së Italisë. Zogu në një nga të pakta shkrime të tij që disponojmënë këtë material falenderon kapitalin privat italian në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Analizaendikimit të këtyre kompanive investuese në ekonominë shqiptare gjatë periudhës Mbretërore edhe impakti që ka dhënënë periudhën komuniste mendësia zhvillimore italiane ka nevojë për studime serioze.
Studimi i thelluar i këtyre çështjeve mund të kontribuojë në ndërgjegjësimin më të madh të opinionit publik për shkak – pasojën e “Pushtimin të Shqipërisë nga fashizmi Italian”, si dhe të lehtësojë një rishikim kritik të së kaluarës,e deformuar keqas nga ideologjia komuniste duke shmangur ideologjitë, mitet dhe përallathistoriko-politike.

Mbas analizës së thjeshtuar të fuqisë e ndikimit të Italisë fashiste në Shqipëri po përqëndrohem te Mbreti i shqiptarëve Zogu I-rë. Ky botim synon të japë një pasqyrë të saktë të jetës e veprimtarisë politike të Mbretit të shqiptarëve Zogu i I-rë mbas pushtimitItalian të Shqipërisë në prag të Luftës së Dytë Botërore.Nëpërmjet botimeve të shtypit të gazetave Europiane që botohen për herë të parë për lexuesit e historisëne ndjekim rrugëtimi i tij në vënde të ndryeshme Europjane në kërkim të një mbështetje për Shqipërinë e ardhmërinë e tij politike.Ishte një rrugëtim tragjik i trajtuar nga shtypi i huaj me doza romantike e fantazie të tepruar. Gjithsesi për ne shqiptarët janë dokumente shumë interesante për tu studjuar.

Ka shumë të vërteta e të pavërteta rreth figurës së Mbretit të Shqiptarëve Zogu I-rë.Ku pa dyshim rrol kryesor ka historiografija fashiste e komuniste që na ka krijuar një tymnajë të madhe me ngjyra e pa ngjyra rreth figurës së tij.
Pa dashur të hyj në ç’janë shkruar, e s’janë shkruar për të po ju ofroj dokumentacon të bollshëm që O.V.R.A.e fashistëve Italian kishin grumbulluar për të, ku shumica e dokumentave që unë po ju ofroj janë lajmet që shtypi i vëndeve Europiane kanë shkruar për Mbretin Zogun dhe Mbretëreshën Geraldinën në ekzilin e tyre të detyrueshme nga agresioni i fashistëve Italian i Shqipërisë.
Kam bindjen se në arkivin e këtij istituconi qëështë në Romë do të ketë shumë ma tepër materiale informimi për figurën e tij dhe e shumë të tjerëve të rëndësishëm në këtë kohë. Fakti se dhe mbas largimit të tij me dhunë nga Shqipëria, Italianët e ndiqni veprimtarinë e tij politike në emigracion është tregues se ata e vlerësonin si një kundërshtar i tyre i rrezikshëm.
Italianët në pamundësi të kishin informacion të detajuar nga rrethi i ngushtëiOborrit Mbretërornë mërgim ndiqnin me interes çdo informacion gazetash në lidhje me rrugëtimin e Mbretit Zog në emigrim.Mbreti Zog ka qenën nën survejimin e policisë sekrete italiane gjatë largimit të tij nga Shqipëria më vonë këtë detyrë e mori Sigurimi i shtetit komunist shqiptar.
Sipas dokumentacionit që disponojmë për Shqipërinë, i plotfuqishëm i policisë sekrete O.V.R.A.ka qenëCiovani Ciro i cila mbante titullin maskë si “Drejtor i Përgjithshëm për shtypin,propogandën e turizmin”. Gjithashtu ishte dhe “Inspektor i partisë Nacionaliste Fashiste Italiane për Shqipërinë” të paktën në vitet 1939-1941

Nga leximi i këtyre artikujve gazetaresketë pa botuara ndonjëherë, ndihmojmë proçesin e rishikimit të historisë të Shqipërisë e fokusuar te Mbreti i shqiptarëve Zog-I-rë. Nga leximi i tyrekuptojmë se Zogu kishte një qartësi gjeopolitike të saktë, një shkallë të lartë inteligjence, dhe një ndërgjegje kombëtare të lartë.Ai në ekzil e detyrueshëm u mundua të bëjë aleat të luftës së tij politike në mbrojtje të Mbretërisë e Shqipërisë fuqitë e mëdha Europjane si Anglia e Franca e më vonë SHBA, etj në kohën kur në Shqipëri një pjesë e konsiderueshme e intelektualëve shqiptarë e prijsave krahinor, fetarë etj nga paritëpo lundronin të dehur nga pushteti që ju dhanga pushtuesit fashist, ndërsa një pjesë tjetër ishin nën efektin e blla blla bllave të pafund kafeneve. Komunistët në vitin 1939 nuk egzistonin si forcë politike. Kur u bënë faktorë politik i rëndësishëm në Shqipëri komunistët zgjodhën rrugën e bashkëpunimit me fuqi komuniste si Jugosllavia, BRSS e Kina duke i bërë një dëm shumë të madhzhvillimit gjeopolitik të vëndit.
Zogu në intervistat e tijpara gazetarëve jepte parashikimin se lufta botërore ishte në pragun e Europës. Qartësia e tij politike dhe përpjekjet e tij për miqësi me “fuqi Botërore” që ai i parashikonte fituese të luftës të le mbresa. Anglia për arsye që sot na duken të dyshimta e të paarsyeshme e mbante larg Mbretin e Shqiptarëve nuk e dëshironte, karizmi i tij personal e bënte të pa pranueshme e të vështirë për anglezët të mereshin vesh me të, por ai nuk rreshte në përpjekjet e tij për të fituar miqësinë e Londrës e për këtë ka përdorur të gjitha mjetet e mundëshme që dispononte.Në të vërtetë Londra u ballafaqua për vizionin e saj të gabuar ndaj Mbretit kur në Shqipëri, komunistët kishin marë pushtetin e po ushtronin diktatin e tyre dhunshëm. Rroli i Londrës si fuqi Botërore, faktiimos reagimit zyrtar për pushtimit të Shqipërisënga fashistët Italian,mos largimi i ambasadorit Britanik nga Shqipëria, kur ajo ishte e pushtuar nga fashistët Italian është një miratim në heshtje i këtij pushtimi, bashkëpunimi i Anglezëve në kushtet e luftës e të paqes me komunistët e Shqipërisënjohja e pushtetit të dhunshëm të tyre si “demokratike” koha tregoi si ishte një dështimi apsolut i britanikëve. Rroli i Anglisë në këtë peridhë kohore të Shqipërisëështë e pa studjuar bindshëm nga historiografija shqiptare me dashje ose pa dashje.
Nuk kam dashur të analizoj apo të komentoj dokumentat, ato flasin vetë, ky lloj dokumentacioni ka fuqinë e një pikture, një pikturë të mirë e shohin shumë veta e mbresat nuk janë të njëjta, e njëjta gjë është edhe me efektin psikologjik që të jep dokumentacioni arkivori pa dokumentuar kurrë, ato të lënë mbresa të ndryeshme sa herë që i lexon.Formimi personal i lexuesit luan rrol të rëndësishëm në interpretimin e saktë të një dokumenti historik.
Në disa nga këto dokumente kam ndërhyrë me informacionet e e mia plotësuese që të bëjë të mundur leximin e kuptimin e tyre nga lexuesi i sotëm sa ma të lehtë e sa ma të kuptueshme.

Plotësime:

1.

Alberto Basciani (1968) është profesor me kohë të plotë në Historinë e Evropës Lindore-Qendrore në Departamentin e Shkencave Politike – Universiteti Roma Tre. Anëtar i konviktit didaktik të Roma Tre Ph.D. program në Shkenca Politike.
2023 – Përfaqësues i Rektorit për Marrëdhëniet Akademike me Evropën Lindore.
2022 – Drejtor i Qendrës për Kërkime Ndërdepartamentale për Evropën Qendrore dhe Lindore, Rusinë dhe Euroazinë (CRIERE) – Un. Roma Tre

2.

Davide Rodogno është një historian zviceran dhe italian i humanitarizmit, të drejtave të njeriut dhe organizatave ndërkombëtare. Ai gjithashtu shkruan për regjimet autoritare dhe totalitare.
Rodogno është profesor i historisë ndërkombëtare në Institutin Diplomuar të Studimeve Ndërkombëtare dhe Zhvillimore, në Gjenevë, Zvicër. Ai është anëtar akademik i RCUK në Universitetin e St Andreës dhe një studiues në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Në vitin 2005, ai mori çmimin letrar italian, Çmimin Feudo Di Maida (i plotë, Premio Letterario Internazionale Feudo Di Maida), për librin e tij “Il nuovo ordine mediterraneo“ (botuar nga Bollati Boringhieri, Torino). Libri, një histori e ambicieve perandorake fashiste të Italisë në vitet 1940, u ribotua nga Cambridge University Press me titullin “Perandoria Evropiane e Fashizmit” (Cambridge University Press, 2006). Ai është përshkruar si një “vlerësim ndriçues i ambicieve të Italisë Fashiste” dhe “pioniere”.Rodogno mban një doktoraturë nga Instituti i Diplomuar i Studimeve Ndërkombëtare dhe Zhvillimore dhe Universiteti i Gjenevës.


Opera Vigilanza Repressione Antifascismo

O.V.R.A. = Policia sekrete e Mbretërisë së Italisë gjatë mbretërimit të Victor Emanuelle III. U themelua në vitin 1927 nga fashisti Benito Musolini.
O.V.R.A., e njohur jozyrtarisht si Organizata për Vigjilencën dhe Shtypjen e Antifashizmit(italisht: Opera Vigilanza Repressione Antifascismo), ishte policia sekrete e Mbretërisë së Italisë gjatë mbretërimit të mbretit Victor Emmanuel III. Ajo u themelua në vitin 1927 nën regjimin e diktatorit fashist italian Benito Musolini. Kuptimi i akronimit(Një akronim është një fjalë e formuar nga germat fillestare të një emëri) (Kuptimi i O.V.R.A. asnjëherë nuk është sqaruar:
Organizata Fashiste e Vëzhgimit dhe Represionit, ose Organizata Vullnetare e Shtypjes sëAntifashistëve, ose (Organi i Mbikëqyrjes së Krimit kundër Shtetit). Guido Leto¹, i fundit nga drejtuesit e këtij aparati kompleks thonte:Ishte vetë Musolini ai që e shpiku fjalën si një prejardhje e “oktapodit” për të treguar një forcë policore të përhapur që duhej të mbante të gjithë vendin nën kontroll. Musolini ishte i bindur se emri misterioz i O.V.R.A. “do ngjallte kuriozitet, frikë, një ndjenjë mbikëqyrjeje të pakapshme dhe plotfuqi”.
O.V.R.A. ishte pararendësi italian i policisë sekrete të Gjermanisë naziste. Policia
sekrete e Musolinit u ideua të ndalonte çdo aktivitet apo ndjenjë antifashiste. Përafërsisht 50,000 agjentë të O.V.R.A. depërtuan në shumicën e aspekteve të jetës private në Itali.
O.V.R.A., e drejtuar nga ish drejtuesi i policisë italiane Arturo Bocchini, si emër nuk u shfaq kurrë në asnjë dokument zyrtar, kështu që emri zyrtar i organizatës mbetet ende i paqartë.Arturo Bocchini ishte një nëpunës civil italian, i cili u emërua shef i policisë nën regjimin fashist të Benito Musolinit.
Bocchini mbajti detyrën nga shtatori 1926 deri në vdekjen e tij në nëntor 1940, duke u bërë një figurë kryesore në regjimin italian.
Partia komuniste shqiptare e ka pasur një formë organizimi të tillësi frymë devotshmërie si O.R.V.A. komunistët shqiptar përveç fuksioneve të tyre publike ishin të detyruar të raportonin për çdo aktivitet që ata e përcaktonin si armiqësore ndaj partisë enveriste.

Si lindi OVRA
Pas tentativës për vrasjen e Musolinit nga i riu Anteo Zamboni², në Bolonjë më 31 tetor 1926, një sërë ligjesh represiv u miratua me shpejtësi nga qeveria italiane. Të gjitha partitë politike, shoqatat dhe organizatat që kundërshtonin Italinë fashiste u shpërbënë dhe të gjithë ata që u vërtetuan se kishin “kryer ose shprehur qëllimin për të kryer veprime që synonin të përmbysnin me dhunë rendin social, ekonomik ose kombëtar ose të minonin sigurinë kombëtare ose të kundërshtonin ose pengonin. veprimet e qeverisë” mund të dërgoheshin në internim ose dëbim nga vëndi në vende të largëta nga policia.

Mbajtja e regjimit fashist në pushtet
Bocchini emëroi inspektorin Francesco Nudi në krye të O.V.R.A.-s. Nudi më vonë u zëvendësua nga Guido Leto. O.V.R.A. përpiloi dosje për rreth 130,000 njerëz të dyshuar për akte subverzivë të mundshëm, me ndihmën e një rrjeti prej rreth 100,000 informatorësh, dhe deri në vitin 1930 ata organizonin rreth 20,000 bastisje çdo javë. Besohet se rreth 6,000 nga njerëzit e arrestuar nga O.V.R.A., kryesisht komunistë dhe anëtarë të Giustizia e Libertà³, ose u gjykuan nga Tribunale Speciale ose u dërguan në mërgim në ishujt e largët të Mesdheut. Kushtet në këto vende ishin jashtëzakonisht të këqija, kështu që shumë antifashistë thjesht u larguan nga Italia për sigurinë e tyre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, O.V.R.A. u përdor nga Musolini për të kontrolluar grupet e rezistencës në Ballkan.
Qëllimi që Bocchini i kishte vënë vetes kur iu besua drejtimi i O.V.R.A. ishte krijimi i një rrjeti informatorësh në Itali dhe jashtë saj, kundër eksponentëve dhe organizatave të Antifashizmit.
O.V.R.A. merrej me lëvizjet, shtypin, shoqatat subversive italiane dhe të huaja; organizata u nda territorialisht në inspektorate të ndryshme të cilat në vitin 1941 arritën numrin njëmbëdhjetë dhe u financuan me ndarje të fshehta. Kishte funksionin e përpilimit të listave të të dyshuarve që do të dorëzoheshin në Gjykatën Speciale për mbrojtjen e shtetit dhe raportet e saj lexoheshin personalisht nga Musolini. Në veprimtarinë e saj O.V.R.A. u rrethua nga dy zyra të tjera plotësuese: Zyra Qendrore e Dokumenteve Politike dhe Zyra e Mbajtjes Politike.
Arkivi Qendror i Dokumenteve Politike, ku fillimisht u mblodhën të dhëna dhe informacione për një numër gjithnjë e në rritje të “subversivëve”, u zbatua më vonë me “dosjen biografike” në të cilën, sipas formularëve të detajuar, u vendosën informacione në lidhje me kulturën, qëndrimet dhe aftësitë, të ndërfutura të disidentëve, te karakteristikat e tyre fizike, psikologjike dhe karakteristike (ngacmueshmëria, nervozizmi, sugjestibiliteti, etj.) dhe, së fundi, te të ashtuquajturat “prirje morale” që varionin nga përtacia e deri te prirjet seksuale.
Në vitin 1943 aleatët nisën fushatën e pushtimit të Italisë O.V.R.A. filloi të rekrutonte agjentë të dyfishtë për të depërtuar në Ekzekutivët e Operacioneve Speciale Britanike, këto përpjekje dështuan me rrëzimine Musolinit. Me themelimin e Republikës Sociale Italiane në Italinë Veriore, shumë agjentë të O.V.R.A.-s u dyndën në këtë shtet të udhëhequr nga Musolini, duke luftuar derisa Musolini u ekzekutua nga partizanët italianë më 28 prill 1945. Agjentët e O.V.R.A. ishin objektiva të preferuara të partizanëve komunistë, pasi ishin një simbol të qeverisë fashiste.
Pas përfundimit të luftës, O.V.R.A. u shpërbë zyrtarisht.

Origjinalet e raporteve Ovra ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Romës.
Fashizmi. Ovra
Njësia arkivore
Koleksion dokumentesh mbi fashizmin, antifashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore, i njohur më parë si Fondi Burlando (FB)

Plotësuese:

  1. Guido Leto ishte një zyrtar i policisë italiane, kreu i OVRA-s, policisë sekrete të regjimit
    fashist, nga viti 1938 deri në vitin 1945. Gjatë gjithë karrierës së tij si polic ai shërbeu nën Mbretërinë e Italisë, Republikën Sociale Italiane dhe Republikën Italiane.
  2. ( Anteo Zamboni (11 prill 1911 – 31 tetor 1926) ishte një anarkist 15-vjeçar që u përpoq
    të vriste Benito Musolinin në Bolonjë më 31 tetor 1926, duke qëlluar mbi të gjatë paradës që festonte Marshimin në Romë.)
  3. Drejtësia dhe Liria ishte një lëvizje politike liberalo-socialiste e themeluar në Paris në
    gusht 1929 nga një grup mërgimtarësh antifashistë, mes të cilëve Carlo Rosselli doli si pikë referimi.Lëvizja ishte e larmishme për sa i përket prirjeve politike dhe origjinës së anëtarëve të saj, por kishte një dëshirë të përbashkët për të organizuar një opozitë aktive dhe efektive ndaj fashizmit, në ndryshim nga qëndrimi i partive të vjetra antifashiste, të konsideruara të dobëta dhe disfatiste.Lëvizja Drejtësi dhe Liri kreu gjithashtu një funksion shumë të rëndësishëm informimi dhe ndërgjegjësimi të opinionit publik ndërkombëtar, duke zbuluar realitetin e Italisë fashiste që fshihej pas propagandës së regjimit. 

Drejtoria e “Zbulimit Politik”
“Emigracioni”

Dosja Nr.1
Titulli i Dosjes:
Dosja Formulare e ish Mbretit Zog-Dokumenta të periudhës në pushtet të tij dhe gjatë kohës së okupacionit italian.

Punoi Laboratori i Arkivit të M.P. Brëndëshme Tiranë.
Tekniku i Mikrofilmimit Bashkim Kokona.
Shkurt 1997

Dokumentat e mëposhtëme janë rënditur duke respektuar kronologjinë e zhvillimeve politike dhe duke u përpjekur për të respektuar datën e krijimit. Nuk është bërë asnjë ndërhyrje në dokumetin original. Për hir të vërtetës historike teksti, emërat, datat etj janë dhënë siç janë të shkrojtura në dokumentat.

Rezervat
Durrës, më 9 Janar 1925
MINISTRISË SË JASHTËME
Romë

Akord sekret midis Pasiç dhe Ahmet bej Zogut.
Personi i autorizuar dhe në gjëndje që mund të jetë shumë mirë i informuar më ka sjellë, në mënyrë krejt rezervate, kopjen e akordit, që kam nderin të trasmetoj, që ishte bërë në Gusht të 1924, midis Ahmet bej Zogut, që ishte atëhere refugjat në Belgrad, dhe presidentit Pashiç, në relacion të ndihmës që ngarkohesh për të dhënë qeveria Jugosllave për të sjedhë nëfuqi Z. Ahmet bej Zogun.
Akordi ka cilësinë e autentiçitetit. Në ekzekutimin e saj pavarësisht nëse Ahmet bej Zogu kishte ose jo dëshirën e zbatimit, përveç disa pikave të posaçme që u kryen, nuk janë paraqitur rrethana të favorshme nga shkaku i shpejtësis (të zhvillimeve politike)sepse, nëpërmjet akordit midis R. Qeverisë(Qeveria e Romës) dhe atij të A. Ahmet bej Zogu, është neutralizuar fillimi i epërsisë Jugosllave.¹
Me gjithë atë, kjo ( akordi) mund të shpjegohet me aksionin e ballancimit midis neve ( Italinëve) dhe Jugosllavët, të ndjekur këtë kohët e fundit nga Presidenti i Republikës. ( A.Zogu)

T. Anereti( Konsullata italiane në Durrës)

Plotësime:

  1. Në pranverën e vitit 1925 u nënshkruan dy koncesione të rëndësishme midis Shqipërisë dhe Italisë; E para ishte e drejta për të krijuar një bankë kombëtare dhe e dyta ishte miratimi i themelimit të një kompanie italiane (S.V.E.A.), për ta zhvilluar ekonominë e Shqipërisë. Më vonë u themelua Banka Kombëtare e Shqipërisë me kapital italian dhe Italia ndihmoi në emetimin dhe prezantimin e monedhës zyrtare të Shqipërisë, Lekun. 

NXJERJE KOPJE E MARVESHJES TË PËRFUNDUAR NË BELGRAD NË GUSHT TË 1924 MIDIS PRESIDENTIT PASHIÇ DHE AHMET ZOGUT

1). Shqipëria impenjohet ti bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2). Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagiorgovitç

  1. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti në jet gjat,dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
    4). Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
    5). Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
    6). Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që nashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
    7). Në gjindarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
    8). Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
    9). Përfaqësuesit e jashtëm Jugoslavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
    10). Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
    11). Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopolit dhe do t’i bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinja Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
    12). Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës Jugosllave.
    13). Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
    14). Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Jugosllavisë dhe ItalisëShqipëria do të mbajë nji neutralitet favorizimi kundrejt Jugosllavisë. Në rast lufte t’Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
    15). Qeveria Shqiptare nuk mund t´i dekllarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
    16). Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.

Plotësime:
Marveshje e mësipërme është shkruar në gjuhën shqipe, ky dokument nuk ka asnjë elemet të vleshmërisë që kanë dokumentat, si vula, data, nr i protokollit, nuk ka firmat e akorduesve.Koha ka treguar se ky akord i ligjshëm ose jo, nuk u zbatua në Shqipëri.Jam i prirur të besoj se dokumenti në fjalëështë hartuar nga Qeveria Jugosllave me shpresë që në kushtet e vështira tëemigracionit politik që ishte Zogu ky do ta firmoste, realisht Jugosllavët e ndihmuan Zogun dhe emigrantët e tjerë që të përmbysnin grushtin e shtetit të vitit 1924 por shumë shpejt Zogu tashmë në pushtet u lidh me Italjanët e Jugosllavët dolën në plan të dytë.

Përkthimi:
(Nga gazeta Liria Kombëtare¹ n.138 e 28 shkurt 1931)

Kush është Ahmet Zogu

Hipokritët e regjimit aktual, në raste të ndryshme, kanë thënë dhe shkruar shumë gënjeshtra për “patriotizmin” e këtij aventuriere “Liria Kombetare” kur ka mundur, ia ka bërë të njohur popullit shqiptar dhe mbarë botës, personazhin politik dhe aventurier Ahmet Zogollin, që e po e dërgon Shqipërinë në buzë greminës. Gjithsesi, besojmë se është e nevojshme të rendisim edhe një herë më poshtë të gjitha aventurat që karakterizojnë jetën politike të këtij armiku të popullit shqiptar.Ibiri Xhemal Pashë Mati dhe Fatime² (Sadije) nga Tirana, Ahmet Zogulindi në fshatin Burel të Matit³
Pasi mësoi pak shkrim e këndim në shkollën fillore të Dibrës, në moshën katërmbëdhjetëvjeçare shkoi në Stamboll për të vazhduar studimet. Ai studioi 4-5 vjet në Gallata Saraj,⁴kujdestar i tij ishte Abdurrahman Krosi,⁵ i cili në atë kohë i shiste bozë në Stamboll, tashmë milioner, boza (një pije orientale e bërë me miell misri të fermentuar në ujë). U njohë dhe u miqësua me Arif Hikmet Kumanovën⁶, aventurierin e shitur që luftoi kundër lëvizjes nacional-revolucionare shqiptare. Ai iu bashkua “Mahfeliut”të Aksarajt⁷ – një shoqëri politike e përbërë nga shqiptarë renegatë, të cilët luftuan kundër alfabetit të shqipes dhe gjithë lëvizjes kombëtare – dhe kështu filloi jeta e tij politike.
Pas disa kohësh ai la shkollën dhe së bashku me Arif Hikmetin u dërgua në Shqipëri për të vazhduar atje luftën antikombëtare. Lufta Ballkanike, shpallja e Pavarësisë dhe ardhja e Viedit në Shqipëri në vitin 1914 hapi një fushë aventure për Ahmetin që në atë kohë njihej vetëm në Mat.
Kur filloi lëvizja revolucionare e Esat Toptanit, kundër qeverisëtonë të Durrësit,⁸ Ahmeti mori disa mijëra napolona prej tij,(Vidit) duke i premtuar se do të organizonte forcat në Mat për të ndihmuar qeverinë. Ai i mori paratë, por i tradhtoi dhe u bashkua me kryengritësit, shkatërroi flamurin kombëtar në Mat dhe ngriti flamurin osman. Kur Shqipëria u pushtua nga trupat austro-hungareze, ay hyri në shërbim të austriakëve si mercenar, nga të cilët u akuzua për spiunazh dhe u internua në Vjenë⁹. Këtu ai u takua me Faik Bej Konnicën,¹⁰ i cili e këshilloi të hynte në shërbim të italianëve fitues të luftës. Në vitin 1918 ai u kthye në Shqipëri ku filloi aventurat e tij me italianët, të cilët në atë kohë kishin pushtuar të gjithë Shqipërinë, italianët duke u besuar agjentëve të tyre më të këqij, si Myfid Libohova, Fejzi Alizoti etj., të cilët ishin sekretarët e (Kontit) Castoldit pranë qeverisë së Durrësit, nuk i dhanë asnjë rëndësi Ahmetit. Prandaj Ahmeti u bë antiitalian dhe hyri në mjedisin nacionalist që – në vitin 1919 – përgatiti lëvizjen revolucionare kundër pushtimin italian.

Autori i shkrimit Q.H.

Duke marrë pjesë në kongresin e Lushnjës dhe duke qenë se në atë epokë kaotike ishte e nevojshme të formohej një qeveri në të cilën të përfaqësoheshin të gjitha krahinat kryesore të Shqipërisë, Zogu u zgjodh ministër i Brendshëm.¹¹Në vitin 1920 – në Vlorë vazhdonte lufta kundër italianëve ai punoi për të paralizuar veprimet e luftëtarëve të Vlorës¹² dhe në të njëjtën kohë ai u përfshi në një marrëdhënie të fshehtë me Passiçin dhe me agjenturat e tjera të Serbisë, Cena bej Kryeziun. Halil Lleshi, Taf Kaziun dhe shoqëruesit e tyre¹³. Në vitin 1920¹⁴, nën drejtimin e ndihmësit të tij, Zef Sereqit,¹⁵ provokoi intriga në kufirin serb dhe një ekspeditë e ushtrisë serbe që kishte kaluar kufirin tonë në Kopliku. E gjithë kjo për të kompromentuar triumfin kombëtar të Vlorës.
Pas Vlorës, pasi fituam pavarësinë, u vendos që të bëheshin zgjedhje parlamentare, Zogu e kundërshtoi dhe nuk donte të jepte dorëheqjen nga ministria e tij¹⁶, por në fund u detyrua të jepte dorëheqjen. Më pas ai shkoi në Romë ku filloi negociatat me italianët për shitjen e disa pyjeve në Mat. Mbas shitjes u kthye në Shqipëri. Ky gjarpër u tregua mjaft i zgjuar me shumë mjeshtëri mundi të fitonte simpatinë e shumë nacionalistëve naivë, me mbështetjen e të cilëve, në vitin 1921, u zgjodh deputet i Matit. Në atë vit shpërtheu revolucioni në Mirditë, i organizuar nga Serbia¹⁷ dhe i provokuar nga Ahmeti. Italianët nuk e kishin njohur aventurierin¹⁸, ndërsa Passiç¹⁹, një dhelpër plakë, e përdori si të donte. Komploti i Hasan Prishtinës²⁰ dhe disa të tjerëve, i nxitur, siç duket, nga Italia, që rrëzoi kabinetin e Pandeli Vangjelit më 6 dhjetor 1921, ishte një ngjarje fatale me pasoja brutale, sepse me këtë rast Ahmeti ishte rizgjedhur ministër i brendshme. Pasi shtypi revoltën e Elez Isufit dhe atë të Hamid Toptanit²¹, Ahmeti u konsolidua në pushtet në marrëveshje të fshehtë me Serbinë dhe filloi një politikë krejtësisht individuale. Në fund të vitit 1923, ndërsa po zhvilloheshin zgjedhjet për asamblenë kushtetuese, Zogu hodhi tutje maskën e nacionalistit demokrat dhe formoi Grupin e bejlerëve feudalë²². Vodhi mijëra napolona në Thesar dhe organizon bandat e kriminelëve për të terrorizuar kundërshtarët e tij gjatë zgjedhjeve. Këto banda vranë në Kavajë Jusuf Kazazin²³, i cili si nacionalist i vjetër kishte fituar simpati të përgjithshme dhe këshillonte popullin të votonte kundër fuedaliut. Në muajt e parë të vitit 1924, kur pasardhësi i tij (Shefqet Verlaci vajza e tij ka qenë e fejuar me Zogun) ishte ministër, nisi të vriste dy amerikanë pranë Krujës²⁴, në mënyrë që ndërkombëtarët të binden se pa të në pushtet nuk mund të kishte paqe në Shqipëri.
Më 2 prill 1924 me anë të kriminelit Jusuf Reçi vrau në Tiaranë Avni Rustemin²⁵ të adhuruar nga i gjithë populli. Pas vrasjes së Avniut, indinjata dhe zemërimi i popullit arriti kulmin.
Në qershor 1924 populli së bashku me ushtrinë pushtuan Tiranën²⁶ dhe Ahmet Zogulli u dëbua nga Shqipëria si tradhtar i interesave kombëtare. U strehua në Serbi dhe në dhjetor 1924
Pashiç dhe Ninçiç e vendosën Ahmetin në krye të një ushtrie serbe që pushtoi gjithë Shqipërinë²⁷, terrorizoi dhe grabiti popullin. Ai shpalli diktaturën dhe u zgjodh president i Republikës. Në vitin 1925 vriten atdhetarët Gurakuqi, Bajram Curri, Salih Çeka, Nevruz Thaçi, Zija Dibra, Hoxhë Zogaj, Currie etj²⁸, Vermoshi dhe Shën Naun ia dhuruan Serbisë²⁹, i dha Italisë konceptin skandaloz të Bankës, e cila mblodhi të gjitha. arin e vendit dhe dhënien me koncesion të naftës në kushte që nuk kanë precedent në botë.³⁰ Në këmbim, Italia i ofroi Zogut miliona franga për vete dhe 50 milionë hua në favor të shtetit shqiptar. Në vitin 1926 vuri zjarrin dhe shkatërroi malet e Dukagjinit dhe Pukës dhe vuri në varje priftin nacionalist Don Gjon Gazulli³¹. E kan torturuar në mënyrë barbare gjyqtarin Ali Tabaku³¹, sepse ai kishte raportuar se vrasja e dy amerikanëve ishte urdhëruar nga Ahmet. Vrau babanë dhe vëllanë e Beqir Valterit³² (Beqir Valteri ishte ai që kreu antentatin ndaj Zogut, asokohe ministër, në vitin 1923 teksa po hynte në Parlament. Në këtë sulm Zogu u plagos në dorë)
Në Nëntor 1926 me Paktin e Tiranës vuri Shqipërinë nën kontroll politik dhe më 1927. Me Paktin e Aleancës nën kontrollin ushtarak të Italisë³³.
Vret në Tiranë kunatin e tij, senatorin Jusuf Dibra³⁴ dhe më vonë kunati tjetër i tij Kryeziun³⁵. Në vitin 1928 ka varur Ibrahim Arapin³⁶ me dy maqedonas dhe mbi kufomat e këtyre dëshmorëve ai e shpall veten Mbret.
Ahmet Zogolli zakonisht nuk dëshironë vdesë as për miqtë e tij. Në vitin 1930 një nga vrasësit e tij vrau luftëtarin e vjetër për pavarësinë kombëtare, Ali Koprencka³⁷, që po jetonte mbas amnistisë në Korçë dhe jetonte në paqe me familjen e tij. Një njeri i pastër Teki Tatzati³⁸, një idealist i ri i vdekur pak kohë më parë në internim dhe viktimë e regjimit të Ahmet Zogollit.
Nga viti 1928 e në vazhdim Ahmet Zogolli vuri nën kontrollin italian të gjithë aparatin shtetëror, duke e lënë popullin e tij të vuante nga uria, e shndërroi vendin në koloni italiane dhe kështu anuloi pavarësinë e Shqipërisë, e cila ishte bërë me shumë sakrifica. Ja sa kushton Skenderbeu³⁹ N.2 i Faik Konicës. Populli, pa dyshim, dikur nuk u mundua shumë për t’u marrë me këtë armik gjakatar dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Plotësime:
• Artikulli i mësipërmështë i shkruajtur në gjuhën italiane.

  1. Liria Kombëtare: Organ i shqiptarëve, emigrantë anti Zogist. Botuar në Gjenevë në vitin 1926.
    2.Sadije Toptani
    3.Shënimi është i autorit të shkrimit:Babai i Ahmetit, Xhemal Pasha ishte djali i Mustafa Lalës nga Bureli. Mustafa Lala ishte bari i bagëtive të shtëpisë Spahia në Bicaj (Lumë), më pas kopshtar në pallatin e Sulltanit si shërbëtor përgjegjës për t’u kujdesur për disa zogj që gjendeshin në kopshtin e vogël të pallatit. Mustafa Lala i mbiquajtur “Kushxhi” në Mat mori mbiemrin Zogolli, duke përkthyer në shqip fjalët “Kushxhi”. Lala dërgoi në Stamboll djalin e tij Xhemalin, i cili studioi për ca kohë në medresenë (seminarin mysliman). Xhemali ishte i keq: masakroi dhe vari shumë fshatarë për të uzurpuar pronat e tyre. Barbarizmat e tij janë ende të njohura në Mat. Xhemali ishte martuar me një dibrane nga e cila lindi Xhelali, pastaj u martua me Fatimen ( Sadije) (Nëna) mbretëreshën – nga e cila lindi Ahmeti. Sipas deklaratës së Zija Bej Toptanit, Fatime nuk është nga familja Toptani, por mori mbiemrin Toptani të cilën Xhemali e përdori mbiemrin e gruas për të pretenduar ndikimin e tyre në Mat. Këto shpjegime gjenealogjike nuk na interesojnë aspak neve për personit politik të Ahmetit. Ky shpjegim është i dobishëm për oborrtarët që thonë se familja Zogolli është shumë fisnike dhe shumë e lashtë, nga sa dimë, Çelajt, Allemanajt dhe Kadizadelerët njihen si familje të lashta. )
    4.Shkolla e Lartë e Gallata Sarajit është një institucion edukativ e arsimor në Stamboll të Turqisë.Në vitin 1868 u riemërua me emërin Shkolla Perandorake e Gallata Sarajit. Nga kjo kohë gjuhë e mësimit në Shkollën e Gallata Sarajit në Stamboll u bë gjuha frënge.
  2. Abduraman Krosi, (Mati) njeriu besnik i fisit Zogolli e Zogut.
  3. Arif Hikmet Kumanova.Është trajtuar nga historiografia shqiptare si njeri që veprimtaria e tij ishte antishqiptar.Figura e tij është e mjegulluar nuk ka një studim të plotë për këtë person dhe rrolin e tij në ngjarjet shqiptare.Sipas Sefi Vllamasit ky është vrarë në Rekën e Dibrës nga dibranët.
    7.Mahfil = njerëz që rinë bashkë për tu falur në xhami etj.Aksarajt = Lagje periferike e Stambollit.

8.Anarkia e Shqipërisë së Mesme e drejtuar nga Haxhi Qamili

  1. Gjatë zhvillimet të luftës së parë botërore Shqipëria pushtohet pothuaj e gjitha nga Austro-Hungaria,Ahmet Zogu në fillimet e luftës ishte e mori pjesë me forcat e tija ushtarake nga Mati në ndihmë të Austro-Hungarisë, më vonë Austro-Hungaria nuk e besoj dhe e dërgoj në Austri për një studim në shkollat ushtarake, e njëkohësisht e kishte nën kontroll Ahmet Zogun. Arsyeja e saktë e mosbesimit nuk dihet.

10.Faik Bej Konica = (15 mars 1875 – Uashington, 15 dhjetor 1942) Mardhënjet e Zogut me Faik Konicën kanë qenë me dritë hijet e tyre. Nuk e donin njëri tjetrin por e repektonin peshën e tyre intelektuale e politike.

  1. Në kongresin e Lushnjes Trupat ushtarakeqë I bindeshin Ahmet Zogut mbajtën sigurinë e rendin në Lushnje.
  2. Në luftën e Vlorës kundër italianëve Ahmet Zogu ka dhënë një ndihmë të madhe në furnizimin e kryengritësve me vullnetarë nga shqipëria e Mesme, ushtarak e armë.
  3. Cena bej Kryeziun. Halil Lleshi, të dy këta janë vrarë dhe për vrasjen e tyre ështëakuzuar Ahmet Zogu por pa u faktuar. Të dy akuzohen nga bashkëkohësit e tyre si bashkëpuntorë të Jugosllavëve
    14.Në vitet 1920-1921 Trupat ushtarake Serbe (Jugosllave) kanë hyrë në teritorin e Shqipërisë duke bërë vrasje e dëme të shumta në pasuritë e bagëtitë e fshatarëve. Ata i pretendonin këtë teritore për vete. Me ankesën e Shqipërisë një komision ndërkombëtar pa në vënd dëmet e shkaktuar dhe u akuzua Jugosllavia si shkaktare dhe e detyruan ti largojë trupat e saj nga kufiri shqiptar. Mbas kësaj presioni Jugosllavia i njohu kufitë e Shqipërisë të vendosur në vitin 1913 në Londër.
    15.Zef Sereqi bashkëpuntor i ngushtë Zogut në vitin 1939 në prag të pushtimit Italian ai tradhëton Shqipërinë e i bashkohet pushtimit Italian. Të njëjtën gjë bënë dhe pothuajse e gjithë ushtria shqiptare që ju bashkëngjit ushtrisë pushtuese italiane. Hysen Selmani në librin e tij për Zogun shkruan që Zef Sereqi bënte lojënë favor tëShqipërisë e Zogut.
  4. Ahmet Zogu në vitin 1920 kur po zhvillohej lufta e Vlorës ishte Ministër i Brëndshëm.

17.Kryengritja ose rebelimi i Mirditës. Shumë studius e quajnë rebelim i Mirditorëve të udhëhequr nga Kapedani i Mirditës Gjon Marka Gjoni i cili kërkoi ndihmën e Jugosllavëve dhe në Prizeren të Jugosllavi shpalli republikën e Mirditës. Rebelimi u shtyp me armë dhe më vonë u amnistuan të gjithë pjesmarësit e rebelimit. Gjon Marka Gjonit ju kthyen të gjitha privilegjet e nderet.

18.Dokumentacionet arkivore të Italianëve tregojnë që politika italiane kishte njohje e informacion shumë të mirë për klasën politike shqiptare të kohës, gupi i imigrantëve antizogist në emigracion në shumicën e tyre me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u bashkuan me pushtuesit e vëndit të tyre.

  1. Nikolla Pashic ( 1845-1926) Në vitet 1924-1926 Kryeministër i Mbretërisë Serbo,Kroate, Sllovene.Është shkruar shumë për një marveshje të Pashiçit me Zogun kur Zogu ishte i arratisur në Jugosllavi në vitin 1924. Marveshja në fjalë e kthente Shqipërinë në një krahinë Serbe, por dokumenti i marveshjes nuk ka as firmat e as vule e të dhëna të tjera që kanë këto lloj marveshje. Koha ka treguar se marveshja nuk u zbatua kurrë nga Zogu.Italia nga ana e saj për interesat e saj nuk lejoi Jugosllavinë të kishte fuqi reale në Shqipëri.
    20.Hasan Prishtina ( 1873-1933) Në vitin 1921 me forma të paligjëshme u emërua Kryeministër i Shqipërisë. Qeverisi një ditë. Zogu dhe shumë të tjerë e detyruan me anë të armëve të jipte dorheqjen
    21.Në mars 1921 kundërshtarët e qeverisë filluan një kryengritje, drejtues ishin, B.Curri, Mustafa Kruja, Hamit Toptani, Elez Isufi, Hasan Prishtina etj.,U rrethua Tirana nga forcat ushtarake të drejtuar nga Elez Isufi. Me luftë, marveshje e pagesë trupat dibrane të Elez Isufit u tërhoqën. Zogu drejtoi fuqitë ushtarake kundër fuqive ushtarake të Elez Isufit dhe nuk lejoi pushtimin e Tiranës.

22.Gjatë vitit 1923 partitë “Popullore” e “Përparimtare” ishin shpërndarë. Gjatë rigrupimit të forcave u riformatuan dy grupime të reja, të drejtuara përkatësisht nga A.Zogu dhe F.Noli të parët kishin pozitën në pushtetin e kohës, të dytët përbënin opozitën.

23.U vra në Kavajë më 25 dhjetor 1923 tregtarit Haxhi Jusuf Kazazi së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas kujtimeve të Xhemal Kusit, organizatorë i kësaj vrasje ishte Irfan Ohri, nipi i Aqif Pashë Elbasanit, i cili në këtë periudhë ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj politik të Ahmet Zogut. Kjo vrasje kishte si qëllim që ta paraqiste Zogun si kriminel që ta eleminontin ose ta komprementonin atë në sytë e shqiptarëve. Hetimet provuan të kundërtën. Me nxitjen e opozitës dhe personave të lartpërmendur vrasja në fjalë ishte realizuar nga Qamil Xhani, që do të deklarohet fajtor dhe do të ekzekutohet me vendim gjykate.

  1. Nga shkurti i vitit 1924 e deri në Janar 1925 Zogu nuk kishte asnjë fuksion shtetëror. Në Mamuras u vranë nga banditët dy turist amerikan për qëllim grabitje. Grabitësit u ndoqën dhe vranë nga xhandarmeria. Opozita akuzoi Zogun.
  2. Vrasja e Avni Rustimit ishte për motive kanunore e jo për politikë. Opozita e shfrytëzojë për të bërë grusht shteti.
  3. Grushti i shtetit i vitit 1924 u organizua nga opozita shqiptare e kohës në bashkëpunim me disa njësi të ushtrisë. Populli nuk mori pjesë në këtë grusht shteti.

27.Pas grushtit të Shtetit të Fanolit dhe mbështetësve të tij, Zogu dhe shumë politikan shkuan në Jugosllavi. Jugosllavia i ndihmoi me mirëpritje, armë, veshje, ushqime e para të cilët bënë të mundur krijimin e formacioneve të shumta ushtarake me shqiptarë nga Shqipëria e shqiptarë nga ish Jugosllavia. Këtyre trupave ju bashkuan dhe një batalion me ushtarak nga të Gjeneralit Ëranger të Rusisë që ishin strehuar në Jugosllavi rreth 104-108 vetë. Të gjithë me pagesë. Asnjë serb nuk ishte në këtë grupim ushtarak. Janë bërë luftime në gazermën e Peshkopisë dhe pak pushkë në Tiranë. Rusët kanë marë pjesë vetëm në luftimet në Peshkopi.Vrasje në popullsi nuk ka pasur popullsia u tregua indiferente në këto zhvillime politike ku armët vendosën fatin e Shqipërisë.

  1. Në vrasjet e këtyre njërëzve ka pasur shumë hamendësime për rolin e Zogut në këto vrasje, edhe sot nuk kemi ndonjë hetim a vendim gjyqësor që të akuzohet Zogu si urdhërues i këtyre vrasjeve.Por gjithashtu kemi dhe shumë tentativa për të vrarë Zogun. Klasa politike e Shqipërisë së kësaj kohe, vrasjet i kishte mjete për të arritur qëllimin. Komunistët ma vonë vrasjet e kundërshtarëve politik e kthyen në mjetin e vetëm për t’ju imponuar kundërshtarëve të tyre politik dëshirën e tyre.
  2. Shën Naumi ju dha me kompesim teritorial Jugosllavisë, ky vendim u muar nga Kuvendi i Shqipërisë.
  3. Në kushtet e një ekonomia e pa aftë, të konflikteve të brëndëshme politike ekstreme, të kërcënimit për marje teritore nga Jugosllavia e Greqia, Zogu dhe qeveritë përkatëse pranuan ndihmat ushtarake e financiare të Italisë dhe e lejuan kapitalin italian të investonte në vënd. Sot në vitin 2024 kemi pothuaj të njëjtën panoramë ekonomike.
  4. Në nëndor 1926 të nxitur nga emigracioni politik Anti Zogist, Dukagjinasit të kryesuar nga prifti Don Gjon Gazuli organizuan një kryengritje të armatosur kundër qeverisë të Tiranës. Kryengritja u shtyp me fuqinë e armëve.Padër Gjon Gazuli ishte kundërshtar i Zogut i cili propogandoi e nxiti rebelimin antiqeveritar në Dukagjin bazuar në popullsinë katolike. Krizën ushqimore që u krijua nga moti në këto zona propaganda ja vuri qeverisë së Tiranës që sipas tyre ishte myslimane e anti katolike. Gjon Gazuli u arestua dhe u dënua me vdekja nga gjykata. Ky ishte prifti i vetëm që u dënua me vdekja gjatë Mbretërisë Shqiptare. Kur erdhën në pushtet komunistët kleri katolik u masakrua i gjithi.
  5. Beqir Valteri i bën antentat Kryeministrit Ahmet Zogu duke e plagosur në dorë. Dënohet nga gjykata dhe lirohet nga burgu mbas puçit të shtetit tëvitit 1924. Mbas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit aratiset e qëndron jashtë atdheut. Kthehet me pushtimin e Shqipërisë nga Italia e kishte fuksione ushtarake në këtë periudhë. Dënuar me vdekje nga rregjimi komunist. Xhaxhai i tij është vrarë për motive gjakmarje.Nuk dihet vrasësi.
  6. Shqipëria e Italia kanë bërë 2 pakte ndihme reciproke në rast lufte. Një në vitin 1926 e tjetra në vitin 1927. Një marveshje sekrete është dhe e datës 26. Gusht 1926 ku italia do ndihmohej nga Shqipëria në pushtimin e Jugosllavisë e Shqipërisë do ti bashkoheshin të gjitha tokat që banoheshin nga shqiptarët në Jugosllavi. Këto pakte ushtarake-ekonomike realisht e kufizuan shumë sovranitetin e Shqipërisë. Një nga arsyet që italia përdori për pushtimin e Shqipërisë ishte se Zogu nuk pranoi një pakt të tretë me Italinë që në fakt Shqipërinë e kthente në një teritor Italian. Në telegramin që kemi në këto materiale e datës 7 Prill 1939 Zogu e pranoi Paktin e tretë vetëm që Italia mos të bënte pushtim ushtarak por Musolini dëshironte pushtimin e Shqipërisë.
  7. Jusuf Dibra Dahoshishti??
  8. Ceno bej Kryeziu, kunati i Mbretit Zog (burri i motrës) vritet në moshën 32-vjeçare në Pragë. Ishte Ministër i brëndshëm i Shqipërisë dhe ambasador i saj në Çekosllovaki. Vritet nga Alqiviadh Bebi nga Elbasani në Pragë. Figurë e pak zbardhur nga historiografija shqiptare
    36.Ibrahim Arapi.Pjesmarës në grushtin e shtetit e vitit 1924. Arsimtar. U dënua me vdekje nga gjykata në vitin 1928 nuk dihet arsyet..

37.Ali Koprencka (1898-1928). Deputet, pjesmarës në grushtin e shtetit e vitit 1924. Aratiset në Greqi mbas dështimit të grushtit të shtetit. Kthehet në Shqipëri me amnistinë e vitit 1928. Nuk pranon ofertat e qeverisë së kohës për fuksione shtetërore. Është vrarë në Korçë për sherre pronash nga kushërinjtë e tij. Opozita e ka akuzuar Zogun për këtë vrasje.

  1. Taki Tatzati ??
  2. Mbreti i shqiptarëve kishte titullin Zog i I-rë, dhe Skëndërbeu i III-të 

Zbarkimi i trupave italiane në Durrës

00-22 5/ATSH
746
7/4/1939
01.40

Telegram Urgjent
Shkëlqësisë së tij Benito Musolinit
Kryetar: Qeverisë Fashiste
Romë

Shkëlqësa t’uaj, nuk injoron, se me çfarë çmimi e konsederon miqësinë dhe dashurinë t’uaj, kombi dhe unë.
Kjo miqësi kaq e çmueshme përbën një detyrim të pa çmueshme për bashkëpunimin imtim të të dy kombeve tona dhe që lidhjen në një Aleancë të bazuar në një vlerësim reciprok që na bashkojnë kaq imtimisht…Stop.
Kam besim të plotë që propozimet të bëra prej qeverisë sime janë inspiruar¹ prej dëshirës më të sinqertë e më besnike për të arritur në një bashkëpunim absolut. Stop.
Kërkoj nga Shkëlqesia t’uaj në emër të miqësisë që na lidh qysh prej trembëdhjetë vjet që të mos impozoni² Shqipërisë një fatkeqësi që zemra jote gjeneroze³ nuk do të dojë t’ia shkaktojë dhe propozoj pra që të urdhëroni ekzaminimin⁴ e një akordi ushtarak⁵ që do të zgjidhte çështjen
Zog i (dv)

Në dokument është shënimi: Origjinali u muar në dorëzim.

Plotësim:
Teksti është me shkrim dore. Teksti është në italisht dhe shqip.
1.Frymëzuar
2.E detyroj të bëjë diçka; kërkoj me forcë që diçka të pranohet nga të tjerët

  1. Bujar fisnik
  2. Kontroll i kujdesshëm
  3. Shqipëria e Italia kishin nënshkruar dy pakte (Alenace mbrojtje) në vitin 1926 dhe në vitin 1927. Zogu duke i propozuar Musolinit një pakt mbrojtje reciproke e bashkëpunim apsolut të tretë ishte i ndërgjegjshëm se pavarësia e shqipërisë ishte në dorë të italisë por ai donte të fitonte kohë dhe të shmangte pushtimin e vendit.Fuqitë e mëdha Anglia, SHBA, Franca e kishin këshilluar që të pranonte kushtet e Italisë, ata nuk ishin gati të hapnin një luftë me Italinë për pavarësinë e Shqipërisë, kur Gjermania filloi pushtimin e Polonisë ata i hapën luftë Gjermanisë naziste.Më 7 Prill 1939 ditën që i është dërguar ky propozim Musolinit, ushtria italiane zbarkoi në Durrës. 
    Përkthimi nga frëngjishtja:
    Protesta e Mbretit Zog I-rë
    Ekselencë Konferenca e Londrës në 1912-1913 dhe më pas Konferenca e Ambasadorëve në Paris në 1921 njohu pavarësinë e Shqipërisë.
    Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e Lidhjes së Kombeve dhe kufijtë e saj u rregulluan përfundimisht. Për tetëmbëdhjetë vjet, Shqipëria ka mbajtur marrëdhënie korrekte dhe të përzemërta me të gjitha shtetet dhe veçanërisht me fqinjët, duke u shprehur si një faktor i vërtetë paqeje.
    Në të njëjtën frymë, shteti i pavarur i Shqipërisë nënshkroi një traktat aleance mbrojtëse me Italinë, kjo si traditë regjistrohet rregullisht në Lidhjen e Kombeve, në përputhje me nenin e Paktit. Italia është në kundërshtim të pakontestueshëm me këtë traktat, si dhe me të gjitha normat që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe veçanërisht me Konventën e Lidhjes së Kombeve dhe Paktin Briand-Kellog,¹ dhe pa asnjë provokim nga ana e Shqipërisë së Pavarur, dhunoi ushtarakisht territorin shqiptar për herë të parë më 6 prill 1939 nga ajri dhe pas 7 prillit përmes bombardimeve të porteve dhe qyteteve dhe zbarkimit të trupave në bregdetin shqiptar.
    Ushtria shqiptare, me gjithë numrit të vogël të oficerëve dhe pamjaftueshmërisë së mjeteve të saj luftarake, e kundërshtoi pushtuesin me gjithë mundësitë e saj, që një shteti i lirë duhet të bëjë për të mbrojtur pavarësinë e tij. Një milion shqiptarë kanë bërë të pamundurën për të parandaluar dhunën italiane. Por rezistenca nuk ishte e mundur në planin afatgjatë, duke pasur parasysh sulmin e beftë të kryer me të gjitha mjetet moderne që një shtet prej 44 milionë banorësh mund të ketë në dispozicion kur paramendon një akt force.
    Duke protestuar fuqishëm dhe zyrtarisht kundër kësaj dhune nga ana e Italisë dhe kundër zhdukjes së pavarësisë së Shqipërisë, e cila është anëtare e Lidhjes së Kombeve, i kërkoj Eksellencës tuaj të sjellë në vëmendjen e anëtarëve të Lidhjes së Kombeve, këto faktë që kërkojnë që të mos njihet fakti i kryer me gjak e hekur të folur nga Italia dhe të merren masa për rikthimin e popullit shqiptar në të drejtat e mëparshme.

Zogu I
Mbret i shqiptarëve

Shënim: Teksti është në frëngjisht. Nuk ka elementët që një dokument duhet të ketë, as datën e vitin e as firmën e Mbretit.
1.Pakti Kellogg–Briand ose Pakti i Parisit – Shpalli luftën e jashtëligjshme si instrument i politikës kombëtare.
2.U bëri thirrje nënshkruesve të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me mjete paqësore. Më 27 gusht 1928, pesëmbëdhjetë vende nënshkruan paktin në Paris.
Principet e Konferencës së Paqes dhe së Lidhjes së Kombeve u shkelën me të dyja këmbët në rastin e Shqipërisë dhe u respektuan tërësisht në rastin e Polonisë. Barazia midis shteteve që ishte një nga parimet bazë të themelimit të Lidhjes së Kombeve, rezultoi të ishte më tepër një qëndrim retorik, dhe se nuk përfaqësonte aspak një vullnet të fortë politik. Shqipëria si gjithë vendet e tjera do kalonte nga kalvari i Luftës Botërore por kundërshtimi i pushtimit politikisht dhe ushtarakisht që në ditët e para do ta radhiste në Aleancën e madhe të popujve antifashistë, dhe kjo gjë mbetet një nga vlerat më të pamohueshme në historinë tonë moderne

Periudha fashiste e pushtimit tëe Shqipërisë:

Të gjitha materialet e mëposhtëme i janë drejtuar si burim informacioni Ciovani Ciro¹ me adresën përkatëse:

Regno D Albania
Dirizione generale per la stampa propaganda e turismo
No. 595/III
Tirana li 29.VII.1939.XVII
Reservate
Al Fascista
Com, Ciovani Ciro
Ispettore del P.N.F.
Tirana

Per tua oppurtuna conscenza ti invia alcuni articoli pubblicati da giornali che sono stati sequestrate dall’Ufficio controlli giornali, dipedente da questa direzioni generale

Përkthimi:
Mbretëria Shqiptare
Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit, Propagandës dhe Turizmit
Nr 595/III
Tiranë 29.VII.1939.XVII
Rezervuar
Për fashistin
Com, Ciovani Ciro
Inspektori i P.N.F.
Tiranë

Për informimin tuaj, po ju dërgoj disa shkrime të botuara nga gazetat që janë sekuestruar nga Zyra e Kontrollit të Gazetave, raportuar në këtë drejtori të përgjithshme.

Plotësime:

  1. Ciovanni Ciro, antarë i partisë fashiste italiane, ishte dërguar në Shqipëri për të organizuar një lëvizje rinore fashiste përpara pushtimit fashit të vendit. Aktivitetet e tij krijuan incidente të diplomatike midis Shqipërisë e Italisë fashiste. Për fatin e tij të mëvonshëm nuk gjej informacion. 

L’Illustration N.5029 dd.22 Korrik Paris

(L’Illustration ishte një gazetë javore e ilustruar franceze e botuar në Paris. Ajo u themelua nga Édouard Charton me numrin e parë të botuar më 4 mars 1843, ajo u bë gazeta e parë e ilustruar në Francë, më pas, pas 1906, revista e parë ndërkombëtare e ilustruar; shpërndarë në 150 vende. Ëikipedia)

Si më poshtë titulli:

“Duke parë të shkuarën e Shqipërisë”
“L’Illustration shkruan”:

Kryeqyteti i Francës do të mirëpresë me kënaqësi ish-mbretin e Shqipërisë, Mbretëreshën Geraldinë si dhe Princin e vogël tre muajsh, lindja e të cilit përkoi me dramën e fundit të pavarësisë së vendit të tij.
Meqenëse shumë njerëz e kanë treguar me gojë dhe e kanë përjetuar këtë dramë mes nesh, le t’i tregojmë ndodhitë sipas tregimeve të tyre.
Shqipëria kishte kohë që ishte e frikësuar. Midis mbretit Zog dhe Italisë po zhvilloheshin negociata, negociata për natyrën e të cilave askush nuk kishte iluzione.
Ndërkohë, mëngjesin e 5 prillit, në orën 6 të mëngjesit, të shtënat me top lajmëruan lindjen e Princit. Ndërkohë të gjitha hallet u harruan, rrugët u zbukuruan, demonstrata popullore u zhvilluan në Pallatin Mbretëror dhe u përgatitën fishekzjarre për mbrëmjen. Pasdite mbreti dhe mbretëresha morën pjesë në një ceromoni ushtarake ku morën pjesë të gjithë oficerët e instruktorë italianë, të cilët dy orë më vonë u nisën për në Romë me avion për t’u kthyer të nesërmen si armiq kundër popullit me të cilin kishin festuar.
Në orën 17 u bë e ditur se Italia kishte ndërprerë negociatat dhe kishte dërguar një ultimatum. Avionët italianë po fluturonin në qiell mbi Tiranë. Populli mbeti i habitur, nuk duronte të shihte atë që pa, pastaj shpërtheu zëmërimi, u desh të organizohej me shpejtësi mbrojtja e legatës italiane me reparte e xhandarmërisë. Mbreti Zog u konsultua me ministrat e tij në Pallatin Mbretëror, ndërsa nga jashtë turma bërtiste vullnetin e tyre për të jetuar të lirë.
Në mëngjesin e datës 6, Mbreti Zog e hodhi poshtë ultimatumin dhe i bëri thirrje popullit të rezistonte. Vullnetarët hynë brenda: Armët mungonin. Më përpara, Italia kishte tërhequr njëzet mijë pushkë me justifikimin e shkëmbimit të tyre, por nuk i zëvendësoi më. Gjatë gjithë ditës, ish-kryeministri Frashëri dërgoi mesazhe të ndryshme S.O.S. për të gjitha kombet e qytetëruara.
Në mëngjes trupat italiane tentuan të zbarkonin në Durrës, por u zmbrapsën katër herë,

më në fund “Assari”¹ mundi të përparonte të mbrojtur nga tanket, ndërkohë bombat po binin shi në Durrës dhe Banka Kombëtare, fabrikat Cako dhe Hotel Internacional u dëmtua. Ushtria shqiptare u tërhoq në Shijak që ishte 15 km nga Durësi. Mbreti i kërkoi mbretëreshës dhe motrave të saj të largoheshin për në Greqi, ndërsa princeshat heshtën dhe mbretëresha refuzoi t’a braktiste.
Vetëm pasdite ajo pranoi dhe e mbuluar me batanije të bardha u vendos nga oficerët e
gardës mbretërore në sediljet e Mercedes- Benz që Fuheer u kishte dhënë “kundërshtarëve të rinj” një vit më parë.
Dhe kështu Mbretëresha shkoi me të voglin e saj nëpër vende nga ku mungonin burrat që kishin shkuar për të luftuar në male, vetëm gratë e gjunjëzuara në anë të rrugës qanin të veshura në zi.
Në Follorinë, një qytet grek, mbretëresha qëndroi në një hotel të thjeshtë, ku pas një kohe amvisat greke shkuan për t’i sjellë asaj ëmbëlsirat e Pashkëve, vezë të kuqe dhe blu, një fermer i ofroi asaj një shpatull qengji të vogël.
Mbreti Zog tani mbeti në Shqipëri dhe për të kursyer Tiranën u tërhoq me ushtarët e tij
në Librazhd, kur më pas mësoi se trupat e tjera italiane kishin zbarkuar në Delvinë dhe se Korça ishte nën sulm, këtu u urdhërua të pushonte rezistenca dhe po përgatitej të largohej nga ai vend.
Në kufirin grek ai rishikoi për herë të fundit Gardën e Nderit, më pas puthi flamurin, tokën e tij, oficerët dhe më pas vazhdoi t’i bashkohej Mbretëreshës dhe fëmijës së saj. Kjo është historia e dramës, e cila u tregua në italisht nga një kapiten i Gardës Mbretërore, i cili u strehua në Francë për t’u përgatitur për ardhjen e mbretit Zog dhe familjes së tij.

Plotësime:

  1. Brigada e Mekanizuar Sassari ishte një brigadë e mekanizuar këmbësorie e Ushtrisë Italiane 
    • (Durant’s Press Cuttings) (Angjensi informimi Uellsian)
Daily Sketch Londra 26/7/1939“

Daily Sketch” (Daily Sketch ishte një gazetë kombëtar britanike, e themeluar në Mançester në vitin 1909 nga Sir Edward Hulton. Gazeta ishte konservatore në politikën e saj redaksionale).

Historia e një vendi të rrëmbyer ( të pushtuar)
Sot në Shqipëri

Rowiand pretendon se ka qenë gazetari i parë anglez në Shqipëri pas pushtimit, rezulton se Italia synon ta bëjë Shkodrën kryeqytetin e Shqipërisë së tanishme.
Një pjesë e madhe e Jugosllavisë së Jugut, thotë gazetari, i përkiste Shqipërisë, në këtë territor jetojnë rreth 2.000.000 shqiptarë. Plani i Italisë është të shtyjë Shqipërinë drejt Veriut
Në Tiranë ditën e djeshme Rowiand shkruan se nuk kishte shqiptarë për t’u parë fare. Gjithçka ishte italiane. Qentë e zinj (uniforma e zezëfashiste) kanë monopolizuar hapësirën dhe autoritetin
Shqiptarët kanë frikë të flasin për shkak të spiunazhit. Vetëm një këshilltar shtetëror pati guximin të më thoshte :“Nesër” do të jem në mal, nuk do të më ndalojnë dot këmish zinjtë dhe tanket italiane. Mbreti Zog po zbulon punën e bërë nga paraja dhe ndikimi italian në Shqipëri.
Zogu ynë ishte pak Garibaldin. Ishin italianët që e bënë dhe e zhbënë. Ishin italianët ata që nxitën korrupsionin, favorizimin dhe pandershmërinë dhe këtë për qëllimet e tyre dhe për të dobësuar regjimin e Zogut. Zogu luftoi dhe punoi kundër të gjithë të huajve në vendin e tij
Disa muaj më parë ata ishin njerëz të lirë. Sot, një milion shqiptarë e shprehin me dëshirë kombësinë e tyre


• “VOIX EUROPEENNES N.10 Parigi Korrik -Gusht 1939
Nën titullin
Përgatitjet ushtarake italiane në Shqipëri

Gazeta shkruan: “Italianët, po i buzëqeshin popullatës shqiptare, këto ditë nuk shqetësohen për momentin, atë e shohin (Shqipërinë) si një shtëpie të rehatëshme, duke u përpjekur për ta shndërruar shpejt Shqipërinë në një fortesë dhe një bastion të pathyeshëm për ta.
Rrjeti rrugor që po ndërtojnë italianët në Shqipërinë e Veriut nuk ka asnjë vlerë ekonomik, ato mund të përdoren vetëm për të furnizuar me paisje ushtarake ushtrinë italiane kur të marshojnë “për një kohë jo të gjatë” për të “shpëtuar një vend tjetër” (!!!). Italia fashiste, e shtyn në ekstrem cinizmin e tij e paraqitet para popullit shqiptarë të Kosovës Jugosllave,duke e paraqitur popullin italian si shpëtimtar i atij shqiptar.

Përgatitje të ngjashme po bëhen edhe në Shqipërinë e Mesme. Malet që dominojnë liqenin e Ohrit nuk janë vetëm të bukura me kanone por janë të mbushur meushtri. Pogradeci, u shndërrua në një bazë hidroavioni¹. Rajoni i Korçës dhe Maqedonia shqiptare janë vetëm një pikë mbështetje që lejon ushtrinë italiane të ketë një sukses të mirë, drejt Manastirit dhe Selanikut.²
Treqind mijë ushtarë italianë janë vendosur në pikat vendimtare ndërsa O.V.R.A. ³ punon për të zbuluar “shqiptarët besnikë ndaj atdheut dhe popullit të tyre”. Burgosen çdo ditë profesorët dhe zyrtarët e lirë e të pavarur të cilët qëndrojnë në Itali për një kohë të pacaktuar, si i nderuari Kryeministri Mehdi Frashëri⁴, Tajar Zavalani⁵ një nga antifashistët e fortë, Perikli Mborja⁶, profesori i filozofisë i formuar në Francë.Oficerë të shumtë të lartë si Hysni Dema⁷ dhe Fiqiri Dine⁸ janë refugjatë në Jugosllavi. Me gjithë reprezaljet e Ovrës, populli shqiptar me mendësinë e tijë reziston dhe do të rezistojë me të gjitha mjetet, fillimisht në rezistencës pasive e më pas me guerrilla.

Plotësime:

  1. Avion që ulen në uji
  2. Aludohet për një pushtim të mundshëm të këtyre vendeve
  3. O.V.R.A.= Policia sekrete e Mbretërisë së Italisë gjatë mbretërimit të Victor Emanuelle III. U themelua në vitin 1927 nga fashisti Benito Musolini. (Shërbimi sekret i italisë fashiste)
  4. Mehdi Frashëri = Mbas pushtimit Italian Mehdi Beu nuk u largua nga Shqipëria, ndonëse i kishte të gjitha mundësitë, por preferoi dhe u fut në Legatën turke në Tiranë, duke u kërkuar atyre strehim politik. Më pas autoritetet italiane që u vendosën në Shqipëri, duke e konsideruar Mehdi beun si një antifashist e person politik me mjaft rrezikshmëri dhe kundërshtar potencial të tyre, e internuan atë në Itali duke e mbyllur në kampet e përqendrimit, ku ai qëndroi deri në kapitullimin e Italisë në Shtator e vitit 1943.
  5. Tajar Zavalani =Letrarë, përkthyes aktivist i majtë, deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste, nuk e pranoi regjimin fashist Për këtë arsye ai u internua në Itali. Në fundin e vitit 1939 kalon në Francë, më 1940 kalon në Angli, Londër. Këtu punon për çështjen Shqiptare.
  6. Perikli Mborja= Mësues gjimnazi shkrimtar e poet . Stundent në Francë, është pjesë e delegacionit të studentëve shqiptarë në Europë që marin pjesë në ceremoninë mortore të Kolonel Thamson në Hollandë. Kostot financiare i përballon shteti Shqiptar. Ka marë pjesë datë 22 Prill 1929 i ftuar për pjesëmarrje në Konferencën e Arsimit të të Rriturve organizuar nga “Asociacioni Botëror për të Rriturit” 22-29 gusht 1929 në Kembrixh-Angli. Ka botuar tre poezi shumë ta arrira te revista letrare Shkëndija (1940-1943 Tiranë) Në një informacion Perikli Mborja më del profesor në Shkodër. Gjithshtu më rezulton se ka shkruar te Revistë “Përpjekja Shqiptare” E Branko Merxhanit. Isuf Luzaj (ballist) e trajton profesor Perikli Mborja, si komunist e barvlerson me Enver Hoxha, që e quan “dembeli që s’mori dot një vit në universitet”. Informacioni marë nga Arkivi i Shtetit. Ministria e Arsimit Tiranë.
  7. Hysni Dema. Mbas pushtimit të Shqipërisë kalon në Jugosllavi.

8 Fiqiri Dine. Mbas pushtimit të Shqipërisë kalon në Jugosllavi së bashku me shumë shqiptarë të tjerë antifashist

Gazeta “Statesman And Nation”


(The New Statesman (i njohur nga 1931 deri në 1964 si New Statesman and Nation) është një revistë britanike e lajmeve politike dhe kulturore e botuar në Londër.E themeluar si një përmbledhje javore e politikës dhe letërsisë më 12 prill 1913.

Londra 15/4/1939
Pushtimi i Shqipërisë
Me pushtimin e Shqipërisë, Musolini nuk humb kohë për të organizuar një të ashtuquajtur” një regjimit të vogël në Tiranë”, bazuar në frazën e tij famëkeqe “Drejtësia Fashiste”
Rezistenca sporadike e shqiptarëve kundër pushtuesit është e shtypur. Dhe, ajo që është edhe më e rëndësishme, trupa dhe municione italiane dërgohen vazhdimisht në Shqipëri. “Askush nuk beson një të çmendur “ose një shtet fashist” rreth gënjeshtrave të thënë për “rrezikun shqiptar”
Motivi i vërtetë i krimit ishte politiko-strategjik. Pa dyshim, kjo u kombinua për t’i shtuar prestigj dhe fuqisë Italiane dhe për ta bërë atë një pikënisje për aventura të tjera të guximshme në Mesdhe. Tashmë ka një bashkëpunim të plotë midis Shtabit të Përgjithshëm gjerman dhe italian

(Shtypi turk)

Gazeta AKSAM

Gazeta Aksham u themelua Nexhmedin Sadak më 20 shtator 1918. Gazeta mbështeti Luftën e Pavarësisë të Turqisë. Gjatë luftës së Dytë Botërore gazeta ishte dashamirëse me gjermaninë mbas lufte gazeta anoi nga e majta Turke.

N7453 22/7 Istambul

Bejlerët¹ që ndihmuan Mbretin Zog të arratisën u dërguan në kufi². Dhjetë Shqiptarë që e kishin penguar mbretin Zog të ikte në Greqi, u burgosën në qytetin tonë³

Plotësim:

  1. Termin bej turqit e përdorin dhe si term onorofik dhe si term respekti si psh ( Bej = Zotëri)
  2. Një pjesë e madhe e shoqëruesve të Mbretit rreth 4000 vetëu rikthyen në Shqipëri
  3. Ikja e Mbretit nga Shqipëria, ka pasur kundërshtarët e saj. Ose kanë qenë bashkëpuntor të fashistave Italian pranë Mbretit. 
ANADOLY Nr 7892 Stamboll


(Agjencia Anadolu u themelua në vitin 1920 gjatë Luftës së Turqisë për Pavarësi me urdhër të Mustafa Kemal Pashës. Meqenëse kryeqyteti i Perandorisë – Kostandinopoja – ishte nën kontrollin e sulltanëve osmanë, të gjitha gazetat ishin gjithashtu nën sundimin e sulltanit së bashku me pushtuesit britanikë dhe ishte e nevojshme që qeveria revolucionare të krijonte një rrjet komunikimi dhe lajmesh për Anadollin dhe Rumelinë)

Nën titullin:

Shqipëria

Përplasje të përgjakshme mes italianëve dhe shqiptarëve
Anadolli shkruan:
Sipas lajmeve të marra, jemi në dijeni se në Shqipëri kanë ndodhur përleshje shumë të rënda dhe të përgjakshme mes ushtarëve italianë dhe fshatarëve shqiptarë. Në Mirditë një çetë italiane e ngarkuar me çarmatosjen e kësaj popullsie sulmoi bujqit, 150 ushtarë italianë u vunë nën armë. Të nesërmen italianët që kishin marrë furnizime rrafshuan me tokën dy fshatra shqiptare dhe masakruan 250 njerëz, mes tyre gra e fëmijë.

Apoyevmatini N.4933 Istambul 27/6/1939
Apoyevmatini (në greqisht gazeta e mbasditës) është një gazetë e përditshme në gjuhën greke e botuar në Stamboll, Turqi. Gazeta u themelua më 12 korrik 1925 dhe vazhdon të botohet edhe sot.

Italia në Ballkan.
Shqipëria një qëndër propagandistike
“Dëgjojmë nga Roma se qeveria italiane ka vendosur ta shndërrojë Shqipërinë në një qendër propagande për Ballkanin”.
Një gazetë do të botohet në të gjitha gjuhët e atyre vendeve (Ballkanike)


Apoyevmatini N.4936 Istambul 2/7/1939

Mbreti Zog u largua dje nga qyteti ynë
Deklaratat e tij para largimit:

“Ish-mbreti Zog i Shqipërisë, Mbretëresha Geraldina dhe Princi i Vogël Skënder u larguan dje. Çifti mbretëror shoqërohet nga princeshat, nga ministri i oborrit z. Martini¹, nga sekretarët privatë Naci² dhe Qazim Kastrati³ dhe nga zyrtarë shqiptarë.

Deklaratat e Zogut.
Para se të largohej, ai bëri këto deklarata për redaktorin e gazetës Soe Posta, Ahmend Zogu:
Ju siguroj se nëse nuk do të kishim plane për Shqipërinë, ata nuk do të largoheshin nga Turqia,kthimi në Turqi do të jetë atdheu im i dytë
Paqja në Ballkan është e mundur vetëm me ndihmën e një Turqie të fortë dhe për fat të mirë kjo është

Plotësim:

  1. Mbreti Zog më 30 Qershor 1939 largohet me vapor nga Stambolli në drejtim të Rumanisë. Ai shoqërohet nga familja dhe njerëzit e oborit Mbretëror shqiptar
  2. Sotir Martini . Ministër i Oborit Mbretëror.
  3. Gjenco Demetre Naçi (1907-1992) ka lindur në Turqi prej prindërish me prejardhje shqiptare. Sekretar i Legatës Shqiptare në Paris
  4. Qazim E. Kastrati. Sekretar privat 
(Argus Internacional de la Presse)

“Europe” N.3 Paris, 1939 (në anglisht)
Nën titullin:
Përse Italia pushtoi Shqipërinë

“Europe” boton një artikull të firmosur nga princi Mehmed Abid i cili shkruan¹:
“Tani është koha që bota të dijë të vërtetën për çështjen e Shqipërisë”:“Në periudhën mbas pavarësisë së Shqipërisë, pati një luftë kundër Italisë. Në vitin 1920, italianët tentuan të pushtonin Shqipërinë me dhunë. Për të shpallur protektoratin në vendin tonë, Italia zbarkoi 35 mijë ushtarë në Vlorë. Pavarësisht se Shqipëria ishte e dobët, e paarmatosur dhe pa qeveri, përpjekja italiane kundër pavarësisë së saj i kushtoi Italisë tridhjetë e tre mijë ushtarë të hedhur në det, një reduktim të marinës së saj dhe dy mijë të vdekur. “Atëherë lindi dhe u pagëzua në gjakun e betejës, me Italinë qeveria shqiptare, sot në ekzil. Që nga ajo datë filloi organizimi i Shqipërisë me hezitimin dhe përçarjen që e shoqëron çdo formim dhe bashkim të një shteti¹. Më pas në vitin 1925²
erdhi qeverisja si president e Zogut.Më vonë u legalizua e fuksionoj për shumë vite Monarkia.³
Vendet fqinje, veçanërisht Italiakrijuan mosmarrëveshje. Dhe këtu, artikull
shkruarësi thotë “këtu vijmë në një çështje delikate për të cilën bota duhet të japë një shpjegim bindës për pafuqishmërinë e tyre”. Natyra e marrëdhënieve italo-shqiptare ishte diçka që e gjithë bota dhe vetë Italia e hamendësuan gabim. Për shqiptarin, marrëdhëniet në fjalë përfaqësonin një shkëmbim i thjeshtë, një marje e dhënje e ndershëm. Ai nuk pranon dominimin ose dorëzim.
Bota nuk e kuptoi këtë të vërtetë dhe prandaj heshtën dhe u habitën kur të gjitha
propozimet italiane u hodhën poshtë nga Mbreti Zog, dhe nga Parlamenti dhe kur ai iu përgjigj pa hezitim ultimatumit italian, e pranoi betejën. Vetëm Italia nuk u befasua sepse e njihte ushtrinë shqiptare dhe kjo vërtetohej nga numri i madh i trupave që kishte përgatitur për këtë rast. Fakti është se nëse Shqipëria do të ishte lënë në vetëzhvillimin e saj të shpejtë, do të ishte bërë Zvicër e Ballkanit. Prandaj Italia pushtoi Shqipërinë.
Në këtë pikë, Mehmed Abid i bën një përçmim “traktatit të vitit 1921” ⁴ dhe thotë se
Shqipëria “jo vetëm që nuk e nënshkroi kurrë traktatin në fjalë”, por “asnjëherë nuk u informua për ekzistencën e tij”. Në lidhje me traktatin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në vitin 1927⁵ ai thotë: “Kjo ishte një aleancë mbrojtëse që nuk cënonte integritetin e ndërsjellë, të territorit të secilit prej tyre, ështëkundër agresionit të një fuqie të tretë, dhe nuksulmon të tjerë, dhe nuk autorizonte ndërhyrjen italiane në punët e brendshme të Shqipërisë”(“shënoni mirë këtë” ju drejtohet gazetarëve)
Mehmet Abid bën një numërim të përparimit të bërë në Shqipëri dhe ia atribuon
gjithçka Ahmed Zogollit, i cili vazhdon të thërrasë S.M. Zogu i ⁶ i Shqipërisë. Përfundoi duke thënë se: “Futja e e trupave agresive në Shqipëri është një kërcënim flagrant për vendet fqinje” dhe se Italia “E pushtoi Shqipërinë për qëllime ushtarake” dhe këshillon vendet e Ballkanit të nxjerrin përfundime.

Plotësime:
1.Şehzade Mehmed Abid Efendi lindi në maj 1905 dhe vdiq në 8 dhjetor 1973. Princ i dinastisëOsmane, djali i Sullatan Abdylhamid. Dhëndër i Mbretit Zog.Në vitin 1924 “Turqit e Rinjë” e dëbuan nga Turqia dhe ai u vendos në Liban, Bejrut, më vonë në Francë. U arsimuar në Fakultetin Juridik të Sarbonës dhe fakultetin e shkencave politike, gjithshtu u diplomua për gjuhë dhe letërsi Persiane. Në vitet 1936-1939 ka qenë Ambasador i Shqipërisë në Francë. Gruaja e tij e dytë ishte princesha Senije Zogu, e bija e Xhemal Pashë Zogut dhe Sadije Toptanit dhe motra e Mbretit Zog I. Ata u fejuan më 9 janar 1936 në Tiranë dhe u martuan më 13 janar 1936. Ata u divorcuan në vitin 1949. Nuk patën fëmijë. Dekuruar me medaljen “Besa” Për arritje te jashtëezakonshme në çdo fushë dhe veçanërisht për shërbime të veçanta që i janë bëre shtetit, sovranit dhe familjes mbretërore.

2.Deri më 21 janar të vitit 1925, kur u shpall Republika e I-rë Shqiptare, de jure, Shqipëria
vazhdonte të ishte një monarki parlamentare. Ishte ky fakt, vazhdim i vendimit ndërkombëtar të vitit 1913 dhe i Statutit Organik të Shqipërisë, por edhe një shprehje e atij kompromisi, që vendosën politikanët shqiptarë të asaj kohe. Kongresi i Lushnjës dhe Këshilli Kombëtar e konsideruan të hershëm përcaktimin përfundimtar të formës së shtetit shqiptar, ndërkohë që, në dispozitat përkatëse të akteve të miratuara prej tyre, risanksionohej forma e monarkisë. Këtë rol e luajti “Këshilli i Lartë”

3.Në 6 janar 1925 u formua qeveria e re me kryeministër Ahmet Zogu-n. KuvendiKushtetues në 21 janar 1925 do të vendoste që forma qeverisëse në Shqipëri të ishte Republikë Parlamentare dhe më 31 janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet President.
4.Në vitin 1928 Presidenti i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Mbretëria u shpall Mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme.
5.Në vitin 1921 kemi një deklaratë e qeverive të Britanisë, Francës, Italisë, Japonisë që u nënshkrua në Paris më 9 nëntor 1921, kjo Deklaratë njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe e konsideroi integritetin e kufijve të saj tashmë të saktësuar, si çështje me rëndësi ndërkombëtare. Dhunimi i tyre apo dhunimi i pavarësisë së Shqipërisë përbën një kërcënim për sigurinë strategjike të Italisë. Ruajtja nga ndryshimet e kufijve të Shqipërisë i besohet Italisë.
6.Më 22 nëntor 1927, u nënshkrua Traktati i Dytë i Tiranës ( Pakti i Dytë i Tiranës ) ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, me një vlefshmëri prej njëzet vjetësh. Ishte një aleancë mbrojtëse. Traktati i Mbrojtjes.
7.S.M.Zog = Mbreti i Shqiptarëve Zogu I-rë

Poloni

“Manchester Guardian” Varshava 7/7.1939

(The Guardian është një gazetë e përditshme britanike. Ajo u themelua në 1821 si The Manchester Guardian, përpara se të ndryshonte emrin e saj në 1959.Së bashku me gazetat simotra, The Observer dhe The Guardian Ëeekly, The Guardian është pjesë e Guardian Media Group, në pronësi të Scott Trust Limited. Trusti u krijua në 1936 për të “siguruar pavarësinë financiare dhe editoriale të The Guardian në përjetësi dhe për të mbrojtur lirinë gazetareske dhe vlerat liberale të The Guardian pa ndërhyrje tregtare ose politike”. Trusti u shndërrua në një kompani të kufizuar në 2008, me një kushtetutë të shkruar në mënyrë që të ruante për The Guardian të njëjtat mbrojtje që ishin ndërtuar në strukturën e Trustit Scott nga krijuesit e tij. Fitimet rinvestohen në gazetarinë e saj në vend që t’u shpërndahen pronarëve ose aksionarëve. Ajo konsiderohet një gazetë rekord në MB.)

Mbreti Zog arriti në Varshavë
Me këtë titull raporton korrespondenti special i Manchester Guardian

Udhëtimi për në Angli
Mbreti Zog, i shoqëruar nga Mbretëresha Geraldinë dhe Princi, mbërriti mbrëmjen e
sotme në Varshavë, duke ardhur nga Rumania për shkuar në Francë e më pas në Angli. Përveç anëtarëve të familjes së tij, mbreti shoqërohet nga katër motrat e tij dhe disa anëtarë të rrethit të tij, si dhe disa persona jo zyrtarë si dhe zyrtarë që kanë deklaruar se nuk duan ta braktisin atë.
Zogu do të qëndrojë në Varshavë për 3-4 ditë dhe më pas do të shkojë në Kopenhagë dhe më pas nëpërmjet detit në Francë dhe Angli. Në Lwow¹, Mbreti Zog u prit nga një përfaqësues i qeverisë Polake, një eskortë speciale iu vu në dispozicion dhe e shoqëron. Një turmë e madhe e priste Mbretin në stacion dhe i dha duartrokitje të ngrohta pas mbërritjes së tij.
Mbreti Zog do të udhëtojë nëpër Danzig² me një tren të mbyllur për të shmangur ndërhyrjen nga autoritetet e Danzigut

Plotësime:

  1. Lwow = Në këtë kohë ishte qytet Polak sot është qytet i Ukrainës. Në peridhën kur Zogu shkoi në këtë qytet gjermanët e polakët po pregaditeshin për luftë Në shtator 1939 trupat gjermane e pushtuan qytetin.
  2. Danzig = Gdańsk (Danzig në gjermanisht) është një qytet port në bregun Baltik të Polonisë. Lufta e Dytë Botërore filloi pikërisht me këtë qytet i pretenduar nga gjermanët, në 31 gusht 1939 qyteti u pushtua nga Gjermania Naziste 

(News Chronicle ishte një gazetë e përditshme britanike, i formuar nga bashkimi i The Daily News dhe Daily Chronicle në 1930, gazeta pushoi së publikuari më 17 tetor 1960)

News Chronicle 8/7/1939

Nga korrespondenti jonë i veçantë

Polakët e brohorasinMbretin Zog

Varshava (e premte):

“Poshtë Musolini, Rroftë Shqipëria” thirriste turma polake kur Mbreti Zog mbërriti sot në Poloni i shoqëruar nga Mbretëresha Geraldina dhe Princi, përfaqësuesit e qeverisë polake pritën në kufi Mbretin Zog dhe i dhanë të gjitha nderimet e një Monarku. Mbreti Karol i Rumanisë kishte vënë në dispozicion trenin e tij special. Një tren i mbyllur do ta çojë Mbretin Zog përmes Danzigut në Gdinya,¹ ku do të nisë për në Kopenhagë. Mbretëresha Giraldina e veshur e tëra në të bardhaka treguar të birit, të cilin e mbante në krahë, njerëzve që brohorisnin

Plotësime:
1, Gdynia është një qytet në Poloninë Veriore dhe një port detar në bregun e Detit Baltik.

Daily Sketch 8/7 1939
( Daily Sketch ishte një gazetë tabloid ( Pa madhësi kompakte) kombëtare britanike, e themeluar në Mançester në vitin 1909 nga Sir Edward Hulton.

Mbreti Zog jep një intervistë për Daily Sketch
Varshava e enjte:

Mbreti Zog me Mbretëreshën Princ dhe katër motrat e mbretit mbërritën në Varshavë në orën 12:00, ku u pritën nga Ministri i Punëve të Jashtme z. Dernalovsky. Masat ishte marrë në sheshin e stacionit, policët me uniformë dhe civilë po ruanin rendin. Grupi mbretëror synon të ndalet për disa ditë në Varshav, përpara se të niset në Gdinya për në Francë dhe Angli.

Intervista e gazetës:
Shpresat e mbretëreshës.
Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar që e gjej veten një mijë milje më afër Francës dhe Anglisë, tha Mbretëresha.
Nuk kemi vendosur ende se çfarë do të bëjmë në Angli, sepse mbreti ka disa projekte të rëndësishme. Mbretëresha nuk pranoi të zbulonte planet e mbretit.
Preferojmë të mos flasim për atë që kemi përjetuar në kryeqytetin shqiptar, tha mbreti i trishtuar: “Musolinimashtroi popullin tim dhe mua. Shqipëria do tadënojëatë”.
Mbreti Zog, udhëtoi përmes Kopenhagës duke shmangur Gjermaninë pasi mesa duket treni për në Gdinya do të kalojë nga Danzig dhe është vendosur që treni mbretëror të mos ndalojë në qytetin e lirë¹. “Unë nuk e kam braktisur shpresën dhe as populli shqiptar nuk dyshon” këto ishin fjalët e mbretit para se të largohej. Njerëzit e besuar të mbretit më thanë për këtë. “Se në Shqipëri lufta kundër pushtuesve vazhdon” “Luftë guerile kundër italianëve”. Një person që më shoqëronte më deklaroi: “Që nga fillimi i pushtimit, më shumë se tre mijë italianë janë vrarë nga shqiptarët”. “Mbreti si gjeneral i ushtrisë ende mendon se do të vijë koha kur do të veshë sërish uniformën dhe do të luftojë kundër italianëve për lirinë e vendittë tij.
Një nga motrat e mbretit Zog tha. “Polonia tregoi mirësjellje dhe respekt të madh ndaj Mbretit dhe Mbretëreshës”. Nesër Mbreti Zog do të hajë drekë me Presidentin Polak².
Familja mbretërore besohet të jetë në Londër në fund të korrikut dhe mësohet se ata kanë marrë me qira një shtëpi në Surrey. Kur mbreti Zog shkoi në hotel në Varshavë,u vu re se perdet e dritareve të Ambasadës Italiane në atë qytet ishin ulur. Turma thirri: “Rroftë Mbreti Zog, Poshtë Fashista Italia

Plotësime:

  1. Danzigu nga presioni i dhunshëm inazistëve të qytetit u shpall nga qeveria Polake qytet i lirë. Ajo drejtohej nga udhëheqja naziste e qytetit. Të cilët kërkonin bashkimin me Gjermaninë. Fati i Danzigut u përdor si sebep nga nazismi gjerman të niste luftën e Dytë Botërore pikërisht me pretendimin për këtë krahinë me një popullsi të konsiderueshme gjermanësh.
  2. Ignacy Mościcki ishte president i Polonisë nga viti 1926 deri në vitin 1939. Ai ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e Polonisë. Ai po shërbente si president i Polonisë kur Gjermania pushtoi vendin më 1 shtator 1939, duke filluar Luftën e Dytë Botërore. 

L’Argus Internacional de la prese

Jehonë nga Varshava

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë në Varshavë

Gazeta në fjalë zbuloi se Ahmet Zogolli nuk i ka pritur gazetarët polakë. “Çifti Mbretëror” të cilët po kalojnë në Varshavë në fshehtësi, përmes zëdhënësitme mirësjedhje shprehën simpatinë e tyre për gazetarët dhe bënë të ditur se kishin vendosur të mos prisnin asnjë prej tyre. Më pas gazeta vazhdon, kolegët tonë nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të përshkruajnë mbërritjen në stacion me 57 valixhe, si dhe ato të rrethimit të pa parënga simpatizanët të sovranëve pa fat. Gazetarëve polakë u vjen keq që nuk u jepet mundësia për të shprehur të gjithë simpatinë e tyre për çiftin mbretëror në mërgim në odisenë e tyre dhe veçanërisht ato të mbretëreshës Geraldinë ku u janë bashkëngjitur zemrat e ndjeshme të të gjithë botës.
Para se të mbërrinin në tokën e Francës si të ftuar, “Çifti Mbretëror”u shpreh se ata sigurisht e kuptojnë se kryeqyteti polak është krenar për traditat e tyre dhe bukurinë e kryeqytet, dhe po të mos ishin konsideratat e protokollit dhe të papriturat, ata do të kishin dhënë dëshmi të shumta dhe prekëse.

Hurryet N 5449 dd. 14/7 Istambul
Varshava 13/7/1939
Mbreti i Shqipërisë u largua nga Varshavia
Varshavë 13 a.y.
Mbreti Zog i shoqëruar nga Mbretëresha Geraldinë dhe Princi i Vogël u nis sot nga Varshava për në Riga¹. Thuhet se Mbreti ka ndërmend të shkojë për pak në Suedi dhe më pas të udhëtojë në Angli ku synon të pushojë për disa ditë. Pastaj do vendoset përfundimisht në Francë.

  1. Riga, kryeqyteti i Letonisë, ndodhet në Detin Baltik në grykëderdhjen e lumit Daugava.
    Në shtator vitin 1939 Letonia pushtohet nga BRSS. U zbatua protokolli sekret midis Gjermanisë Naziste e BRSS Bolshevike. 

News Chronicle Londra15/7/1939

(News Chronicle ishte një gazetë e përditshme britanike. i formuar nga bashkimi i The Daily News dhe Daily Chronicle në 1930, gazeta pushoi së publikuari më 17 tetor 1960)

Durrant’s Prees Cuttinga
News Chronicle Londra15/7/1939

Mbreti Zog vjen në Londër me 1.000.000 Stërlina.
Mbreti Zog, mbretëresha dhe motrat e tij u larguan mbrëmë nga Varshavia, për në Londër. “Thuhet se gjatë qëndrimit në Varshavia, ai shpenzoi jo më pak se pesë mijë paund në orë për garderobën e zonjave që e shoqëronin, Mbretin.Ai ka një milion paund ar. Besohet se një pjesë e tyre është flori italian dhe tjetra është monedhë ari angleze, franceze dhe turke¹. Para se të largohej nga Polonia, mbreti Zog, së bashku me mbretëreshën, shkuan për darkë në një restorant, ku pak kohë vonë hyri ambasadori i Italisë, dhe vartësit e tij. Mbretëresha donte të largohej menjëherë nga salloni, por mbreti e mbajti atë dhe ata mbaruan darkën pa i hedhur asnjë shikim italianëve.

Hoteli “Roma” i padëshiruar.
Në rrugën drejt Rigës, Mbreti së bashku me shoqëruesit e tij kaluan natën në tren sepse i vetmi hotel në qytet mban emrin “Roma”.

Plotësuese:

1.Sqima e Mbretit Zog, objekt i spekullimeve të pa fund për sasinë e parave që ai ka. 

Suedi

Durrant’s press Cuttings. Daily express Londra, 19/7/1939

Zogu e ka kurorën mbretërore në valixhe
(Artikulli i nënshkruar Hilde Marchant)

Stokholm. Ahmet Zogu i Shqipërisë, ish rebel, ish mbret, do të udhëtojë në Angli me kurorën në valixhe, për të jetuar jetën e një zotërie. Ndërkohë, ai dhe gruaja e tij Geraldine qëndrojnë në një hotel në Stokholm (18 £ në ditë). Zogu vazhdon të shpresojë, “Unë jam ende një fuqi politike”, thotë ai. Mbretëresha, e cila flet anglisht me theks amerikano-shqiptar, më tha “Do të vendosemi në Angli. Anglezët janë të mirë dhe gjithmonë të dashur. Të paktën atje do të jetojmë të lumtur dhe të qetë dhe do ta edukojmë fëmijën tonë sipas dëshirës tonë.
Një sugjerim i shpejtë nga sekretarja e saj e bëri të shtonte: “Sigurisht, nuk do të ndalojmë askund për shumë kohë. Ne planifikojmë të kthehemi së shpejti në Shqipëri. Burri im po punon për t’i dhënë sërish pavarësinë Shqipërisë dhe ne do të rimarrim fronin. Më duhej të lija të gjitha bizhuteritë e mia në pallatin tonë dhe mezi kishim kohë të merrnim një valixhe. U lëndova gjatë udhëtimit dhe nuk e dija se çfarë po ndodhte.
Zogu, e të gjithë shoqëruesit e tij po luajnësot në kohë moderne rolin i “I burgosuri në Zenda”¹ zbarkoi dhe Stokholmin e përshëndet me dorën në zemër. Një aktor i tillë që hyn në skenë, pret duartrokitjet që nuk vijnë. Pas tij dhe mbretëreshës, zbritën katër motrat e tij të ngarkuara me lule.

Valixhen e re.

Një valixhe e re përmbante pasurinë dhe kurorën e Mbretit Zog. Ai paguan me ar. Më vonë mbretëresha më tha “mbreti mori disa sende me vlerë nga pallati, por na la rrobat”.

Geraldine Apponyi von Nagy-Appony

Mbretëresha do të kishte qenë e lumtur të bënte një jetë private. Por ky çift i ri mbretëror është gjithmonë i rrethuar nga shumë të afërm. Të katër motrat e ndjekin me zell. Vështirë për t’u kthyer në Shqipëri, ato duhet të kenë qenë kapitene të Ushtrisë së Grave. Në hotel, çdo shërbëtor që hynte në dhomën ku jetojnë, kontrollohej fillimisht nga roja besnike shqiptare. Ne përpiqemi t’a japim këtij apartamenti me një këndvështrimdramatik. Një kamarjere e shëndoshë është prezent gjat gjithë kohës.

Shumica e grave që mbërrijnë në çiftin mbretëror dërgohen nga Konsulli i Shqipërisë, zoti Gordland, një agjent sigurimesh, i cili vazhdon ta mbajë titullin me dinjitet të madh.Mbretëresha Geraldina më bëri këtë deklaratë: “Ne nuk do të shkojmë në Hollyëood dhe nuk do të bëj asnjë film, burri im nuk ka ndërmend të shkruajë një libër. Janë mijëra shqiptarë besnikë që shpresojnë në kthimin tonë dhe pikërisht për këta ne, nga respekti për ta, do të ruajmë identitetin tonë. Unë dhe burri im duam të rikthehemi në Shqipëri. Hilde Marcant² përfundon:“ Ivetmi person i lumtur është fëmija, megjithëse më vonë ai do jetë një pretendues i ri i pakënaqur.”

  1. Roman i shkrimtarit Anthony Hope me titull “I burgosur në Zenda” bazuar në subjektin e këtij romani janë bërë shumë filma, dramë e muzikëll. Subjekti i romanit është një mbret që i komploton i vëllai dhe ja heq mbretërinë. Më vonë i rikthehet e drejta e mbretërimit.
  2. Hilda Marchant – një gazetare që mbuloi Luftën e Dytë Botërore për Daily Mail 

(Durrant’s Press Cutinga “Daily Ekspres” Londër 20/7/1939

Deklarimet e Zogut
(Hilde Marchant)

Stokholm.
Ahmed Zogu, ish-mbreti i Shqipërisë, vazhdon të besojë se është Mbret. Pasi më prezantoi sekretari i tij, Zogu më tha: “Po punoj për kthimin tim dhe së shpejti do të jem në Tiranë. Në pyetjet e mia se pse ai preferonte Anglinë¹ ndaj vendeve të tjera, ai më tha “Është e natyrshme që unë të shkoj në Angli. Unë e admiroj shumë dhe sinqerisht Anglinë, ku shpresoj të kem lirinë dhe mikpritjen që ofron. Sigurisht, i vetmi vend ku dua të shkoj është Shqipëria. Besoj se së shpejti do të kthehem në vendin tim”.
Për një gazetar francez, ai tha: “Unë e dua dhe e shijoj Francën, ku do të shkoj për disa ditë.”
Për një gazetar danez ai tha: “Doja të shkoja në Danimarkë, por fatkeqësisht nuk pata kohë”.
Për një gazetar finlandez: “Shpresoja të shkoja në Finlandë. Unë e admiroj shumë pavarësinë dhe përparimin e vendit tuaj”.
Për një gazetar holandez: “Unë e admiroj sinqerisht vendin tuaj”.

Pas kësaj, shkruan Hilde Marhant, nuk kishte më asnjë gazetar të huaj që ta pyeste se çfarë admironte në vendet e tyre.
Gazetarit suedez ai i tha “Unë e dua këtë paqe dhe admiroj mënyrën me të cilën ju luftuat për pavarësinë tuaj. Ne në Shqipëri jemi përpjekur ta bëjmë këtë, fatkeqësisht nuk ia dolëm dotta gëzojmë lirinë.Këtu, në Suedi, ne gëzojmë lirinë që ne nuk e kishin në Shqipëri. “
Ju drejtua gazetarëve në përgjithësi “Në shekullin e 20-të, kombet e vogla dhe të mëdha nuk mund të jetojnë pa liri. Dhe e vetmja paqe midis kombeve të vogla dhe të mëdha ekziston kur ata mund të zhvillojnë veten e tyre”
Intervista me Zogun ishte shumë zyrtare. Ai nuk bëri asnjë koment për ditët e fundit të Luftës së tij në Tiranë.
Plagët dhe rojet e tij zbulojnë jetën e tij të mëparshme.
Hilde Marchant vazhdon: Tani ai shpreson që duke përvetësuar kulturën dhe veshjet evropiane të mund të shfaqet në skenën politike nordike. Megjithatë ai ka shenjat e një “kapo” malsorësh, ai ka plagë në nyjet e duarve. Burrat që ruanin derën e tij duken të paarmatosur, megjithatë,shumica e tyre mbajnë thika. Me të mbërritur në Londër, Zogu do të shkojë të jetojë në shtëpinë e Konsullit të Shqipërisë, i cila (Anglia) vazhdon të refuzojë ti ofrojë zyrat ². Zogu më tha: Shpresoj që anglezët të më duan. Ne me të vërtetë duhet të vendosemi në Angli.

Plotësime:

  1. Mbreti Zog e kishte shumë të qarte rolin e peshën e Anglisë si fuqi Botërore në vendosjen e fatit të Shqipërisë e të tij si monark. Ai shpresonte të merte mbështetjen Angleze.
  2. Britania e Madhe mbajti për interesat e saj para e mbas Luftës së Dytë Botërore një qëndrim distancues ndaj Mbretit të Shqipërisë.Një arsye ishte Vorio-Epiri që anglezët ja kishin premtuar Greqisë por Zogu nuk pranoi të mbështeste Vorio-Epirotët. 
“SUNDAY GRAPHIC” N.1268. Londra 23/7/1939


(Sunday Graphic ishte një gazetë javore tabloid angleze që botohej në Fleet Street.

Në një relacion të datës 23.7.1937 ata shkruajnë, sipas gazetësSundai Graphic Londër: Mbreti Zog i Shqipërisë e Mbreteresha mbëriti në Stocholm së bashku me djalin e tyre.Kur vendi i tyre u pushtua, ata udhëtuan nëpër Greqi, Jugosllavi, Rumani, Riga, Balltik dhe Suedi. Po qëndrojnë në Stokholm, ndoshta ata do të shkojnë në Paris, ose Londër.

Margaret Lane, gazetare, noveliste
Problemet:
Mbreti Zog i Shqipërisë dhe mbretëresha e tij kanë mbërritur në Stokholm bashkë me fëmijën e tyre. Taniata janë pjesë e ushtrisë në rritje të refugjatëve dhe kanë bredhur nëpër Evropë. Që kur vendi i tyre u pushtua, ata kanë udhëtuar nëpër Greqi, Jugosllavi, Rumani, Riga, Baltik dhe Suedi. Nga Stokholmi ata ndoshta do të shkojnë në Paris dhe ndoshta do të vijnë në Londër.
Ata flasin me zell, shkruan Margaret Lane, për kthimin në Shqipëri dhe rikthimin e fronit, por nëse kjo nuk do të ndodhte, do të mjaftoheshin edhe me një jetë të thjeshtë “Në një pronë të vogël afër Londrës”. Mbreti Zog dhe mbretëresha e tij janë refugjatë. E gjora mbretëresha Geraldini! Duhet të jetë e tmerrshme për një grua të re të vrapojë për jetën e saj, me një fëmijë prej tre ditësh

Le Messager d’Athènes, një gazetë e shkruar në gjuhën franceze e botuar në Athinë qënga viti 1875, Krijuar dhe drejtuar nga një francez nga Cargèse me origjinë greke, Antoine Zannetakis-Stephanopoli, më pas nga vajza e tij Jeanne, gazetapromovon gjuhës frënge, dhe pikpamjet e Venizelos për Greqinë e madhe.“Mega Idea”

Le Messager D’Athenes N. 5337 Atene 26/7/1939

Ish-mbreti Zog do të udhëtojë për në Paris
Duket qartë se ish-mbreti Zog i Shqipërisë do të largohet së shpejti nga kryeqyteti norvegjez së bashku me ish-mbretëreshën dhe shoqëruesit e saj për në Paris. Ish-mbreti ka deklaruar se synon të kthehet në Norvegji. Mbreti Zog do akomodohet në kështjellënYatch në Versjë të Francës

Le Temps


N.56 dt.27/7/1939 Parigi
Zogu e Geraldina në tokën e AzilanteveSovranët në kërkim e një atdheu të ri,“Zogu” i Shqipërisë dhe Mbretëresha Geraldina mbërritën në Stokolm pas një udhëtimi të gjatë nëpër Stamboll, Bukuresht, Varshav, Cdynia(Port në Baltik) dhe Riga dhe pastaj në buzë të tokave të Asuas¹.

Në Stocoolme ZogI-rëpër momentin, është një udhëtar që nuk na refuzon një autograf, do të udhëtojë për në Versajë. Anglia më vonë donte të priste familjen mbretërore me Princin e vogël Trashëgimtar, i cili është nën kujdesjen e infermieres së tij.

Plotësime:
1.Asus (Franca) e ka marrë emrin nga Pegasus, kali me krahë në mitologjinë greke që simbolizon mençurinë, forcën, pastërtinë,dijen dhe shpirtin aventuresk.

“The Tapler settimanale” n.1988 Londra 2/8/1939

Buletini i përmendur publikon gjashtë fotografi (në dy faqe)

Familja MbretëroreShqiptare në mërgim

  1. Mbreti Zog së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre motrat e tij
  2. Princi Aleksandër ( Leka) i ri
  3. Mbreti Zog, Mbretëresha dhe dy motrat e tij në (Foto në dhomën e fotografisë)
  4. Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë
  5. Mbretëresha Geraldina vetëm (Foto në dhomën e fotografisë)
  6. Zogu dhe tre motrat e tij pinë çaj me të Ish Mbreti i Shqipërisë Zogu, viktimë e “të fortit të rajonit” (Italia fashiste) dhe e subjektevetë përhapura në pjesë të caktuara të Evropës u largua nga vendi gjatë festave të Pashkëve (Ortodokse), ndërsa Kuazimo (personash tragjik letrar i Viktor Hygoit ) gruaja e tij dhe djali i saj dy-ditor vizituan Poloninë.Tre nga motrat e tij nga familja mbretërore, u fotografuan në Riga duket se u kënaqën me vizitën e tyre. Princi i vogël Aleksandro,(Leka I) tashmë katër muajsh, ka rrethin e tij të veçantë tëadmiruesve. Që kur janë bërë fotografitë, Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldina dhe Princeshat kanë mbërritur në Suedi. Ata do të shkojnë në Francë dhe ndoshta do të shkojnë në Angli 
    Franca
“LE MOIS” menslle n.103 Parigi (5.8.1939)

(Revistë politike, ekonomike e shoqërore)

Nën titullin:
Mbreti Zog
“Mois” shkruan:
“Ish-Mbreti i Shqipërisë ka shtyrë udhëtimin e tij në Francë. Ai, pasi kishte udhëtuar nëpër Turqi, Egjipt dhe Evropën Lindore, u largua nga Gdynia më 13 qershor dhe shkoi në Londër.
(Gdynia është një qytet port në bregun Baltik të Polonisë).

Periscaf (Anije me avull)

“Le Temps” N.28450 Parigi. 6/8/1939

Oslo, 5 Gusht. Mbreti Zog hipi në “Brabant”(Anije me avull) për në Antverp mbrëmë në orën 22:00

Plotësim:
Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, ndodhet në bregun jugor të vendit.
Antverp është një qytet port në lumin Scheldt të Belgjikës

New York Herald Tribune ishte një gazetë e botuar midis viteve 1924 dhe 1966. Ajo u krijua në 1924 kur Ogden Mills Reid i New York Tribune bleu New York Herald. Ajo u konsiderua si një “gazetë e shkrimtarëve” dhe konkurronte me The New York Times në tregun e përditshëm të mëngjesit. Gazeta fitoi dymbëdhjetë çmime Pulitzer gjatë jetës së saj.

New York Herald Tribune, botimi Evropian, 8 gusht 1939

Mbreti Zog, monarku i mërguar i Shqipërisë, tashmë pjesë e një principate italiane, dhe mbretëresha Geraldinë do të vendoseshin sot në Versajë, duke ardhur nga Antwerp, ku mbërritën dje nga Oslo në bordin e vaporit Brabant. Me ta ishin princi i porsalindur Aleksandër, princeshat Myzein, Ruhije dhe Maxhide, motrat e mbretit Zog dhe njerëzit e Mbretit prej rreth njëzet veta që do të vendosen me mbretin dhe mbretëreshën.” –

Le Jurnal N.17054 Parigi,9/8/1939

“Journal” prodhon një fotografi në faqen e të cilën është shkruar:
“Familja mbretërore e Shqipërisë mbërriti dje në kështjellën e Maya në Versajë, e ardhur nga Antwerp.”
Në foto Mbreti Zog, në të djathtë të tij Mbretëresha Geraldinë, e rrethuar nga tre motrat e mbretit, fotografuar në dhomën e ndenjes së rezidencës së tyre të re.

Duke pasur parasysh titullin(Titulli i shkrimit)
Mbërritja në agimin e një mbreti, një mbretëreshe dhe një princi të vogël, pashë kortesinë ( sjedhshmërinë) e një mërgimtari nga Tirana.

Gazeta boton një artikull nga Marcel Petit, i cili shkruan:
Tani ekziston një kështjellë në Versajë e rezervuar për sovranët në mërgim. Në qershor, kunati i mbretit, Princi Abid, i mori me qira kështjellën,kryetarit, të bashkisë në emër të sundimtarit për një periudhë tre mujore. Menjëherë më pas, sekretarja private e H.M Z. Oughy mbërriti në kështjellë i shoqëruar nga disa anëtarë të sekretariatit dhe disa punonjës. Një muaj më parë, princesha Adile mbërriti në La Maye e shoqëruar nga nëna e mbretëreshës Geraldinë dhe nga i vogli Konti Apponyi.
Të hënën në orën 23:00, Princesha Abid ( Motra e Zogut, Sanije e martuar me djalin e sulltan Abdylhamid, Abid) paralajmëroi gazetarët se Mbreti Zog pritej në agim.
Në fakt, në orën 5.30 në La Maye mbërriti një makinë e fuqishme e ndjekur nga disa taksi dhe një kamion plot mobilje. Ish-mbreti Zog hipur në makinën e parë. Mbretëresha Geraldinë dhe infermierja nga Berlinit vijnë duke mbajtur në krahë princine vogël Aleksandër.(Leka)
Ndër makinat e tjera ishin princesha, Myzejen, Ruhije dhe Mexhide, tre oficerë dhe miq të tjerë e familjarë të afërm të rrethit të saj. Gjithsej njëzet veta.
Oborri i vogëlmbretëror i Shqipërisë ishte mbledhur për të pritur Mbretin. Thuhet se ish-mbreti i Shqipërisë ka ndërmend të pushojë për ca kohë në rezidencën e qetë mbretërore.
Një detaj interesant mes makinave të fuqishme është një makinë shumë luksoze e dhuruar nga kancelari Hitler,për Mbretit Zog, kur ai ishte ende në fron në qytetin e vogël të Tiranës.

Le temps
La Maye

Le Temps n.2853 Parigi 9/8/1939

Nën titullin:
“Ardhja e ish-mbretit Zog në kalanë “La Maye”.

Gazeta shkruan: Prej dje kemi pritur mbërritjen në kalanë “Maya” të ish-sovranëve shqiptarë, të cilët ishin larguar nga Belgjika në fillim të pasdites. Gjatë natës u mësua se ish-mbreti nuk do të mbërrinte para orës 5 dhe 6 të mëngjesit. Në fakt, rreth orës 5.30 të mëngjesit ne pamë një varg prej gjashtë makinash kur mbreti, mbretëresha Geraladina dhe njerëzit e tyre mbërritën në Versajë.
Karvani kaloi disa çaste para kambanës së kështjellës dhe mbrëmë, kur erdhën Duka dhe Dukesha e Windsorit¹, fotografët dolën në stendë dhe më pas makinat u futën te portat e kështjellës.
Mbreti, mbretëresha dhe djali i tyre, u pritën nga disa anëtarë të familjes së tyre, motrat e ish-mbretit, princeshë Adile, kunati i mbretit Princ Abid dhe sekretari e Legjionit Shqiptar, ish-sovranët u largua nga Maubeuga² dje në mbrëmje rreth orës 22:00 dhe rrugëtuan pa incidente

  1. Shtëpia e Windsor është një shtëpi mbretërore britanike, dhe aktualisht shtëpia mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të tjera të Komonuelthit.
  2. Maubeuge është një komunë në departamentin e FrancësVeriore. Ndodhet në të dy brigjet e lumit Sambre, 36 km në lindje të Valenciennes dhe rreth 9 km nga kufiri me Belgjikën.
L’Action Francais Parigi 9/8/1939


(Aksioni Francez është një lëvizje politike monarkiste e ekstremit të djathtë francez. Revista e saj ka po të njëjtën emër si lëvizja)

Nën titullin

Sovranët shqiptarë kanë mbërritur në Versajë

“L’action Française”shkruan:

Mbreti Zog i Shqipërisë i shoqëruar nga Mbretëresha Geraldina dhe Princi i vogël Aleksandër (Leka) mbërritën në Kështjellën Maye, pavarësisht nga sa supozohej, mbretëresha Geraldina nuk u kthye direkt në Baergen¹ tek e ëma², e cila aktualisht është e sëmurë. Mbreti dhe Mbretëresha e Shqipërisë janë nën kujdesin e princesësh Adile, kunata e mbretëreshës , Princ Abid³ dhe Princesha Tera dhe Danush⁴. Sovranët e Shqipërisë shoqëroheshin nga sekretari i tyre, zoti Martini⁵. Princi i vogël Aleksandër i cili lindi gjatë ngjarjeve tragjike u mbajt nga infermierja e tij.

Mbreti pret gazetarët
Mbreti Zog priti përfaqësues të shtypit dhe nëpërmjet nipit të tij, Princit Sali, ai shprehu admirimin dhe dashurinë e tij për Francën.Të njëjta ndnjenja kanë të gjithë shqiptarët ka shtuar edhe Zogun:
Franca ka prestigji si mbrojtësi i vendeve të vogla dhe të mëdha si vendi jonë, si dhe shkëlqimi i saj intelektual. Kultura franceze është një zgjua intelektualësh dhe prandaj dua të jetoj në Francë.
Për ngjarjet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha për besnikërinë e popullit të tij ndaj tij, ai deklaroi: Jam i bindur se populli im dëshiron lirinë. Sot asnjë vend nuk mund të ekzistojë pa liri dhe për ta rifituar atë duhet të jemi të bindur se populli shqiptar do të dijë të bëjë detyrën e tij.

Plotësime:

  1. Bourg-en-Bresse ndodhet në Francën Lindore 70 Km në verilindje të Lionit.
  2. Gladys Virgina Lindi në 18 Korrik 1891 në Nju Jork. SHBA. U martua me Apponyi Gyula Rudolf Fülöp Lajos Herman Roger Mária vdes në 19 Nëntor 1947
  3. Şehzade Mehmed Abid Efendi lindi në maj 1905 dhe vdiq në 8 dhjetor 1973. Princ Osman djali i Sullatan Abdylhamid. Dhëndër i Mbretit Zog.Në vitin 1924 “Turqit e Rinjë” e larguan nga Turqia dhe ai u vendos në Liban, Bejrut, më vonë në Francë. U arsimuar në Fakultetin Juridik të Sarbonës dhe fakultetin e shkencave politike., gjithshtu u diplomua për gjuhë dhe letërsi Persiane. Në vitet 1936-1939 ka qenë Ambasador i Shqipërisë në Francë. Gruaja e tij e dytë ishte princesha Senije Zogu, e bija e Xhemal Pashë Zogut dhe Sadije Toptanit dhe motra e Mbretit Zog I. Ata u fejuan më 9 janar 1936 në Tiranë dhe u martuan më 13 janar 1936. Ata u divorcuan në vitin 1949. Nuk patën fëmijë. Dekuruar me medaljen “Besa” Për arritje te jashëezakonshme në çdo fushë dhe veçanërisht për shërbime eminente që i janë bëre shtetit, sovranit dhe familjes mbretërore.
  4. Princesha Tera dhe Danush vajzat e Emin Bej Agolli-Doshishti e Princeshë Adile motra e Mbretit Zog
  5. Sekretari Mbretëror Sotir Martini figura e tretë nga e majta.
“Vreme” N.6302 Belgrad 10/8/1939


Gazeta “Vreme” nxjerr një fotografi të Ahmet Zogollit me gruan e tij dhe shkruan:
Ish-mbreti Zog i Shqipërisë dhe ish-mbretëresha Geraldina kanë ardhur në Varsajë,(Francë)Mbreti Zog dhe Mbretëresha erdhën nga Anteverp.(Belgjikë)

“Politika” N.11202 Belgrade 10/8/1939


“Gazeta Politika” Nën titullin:
Ish-mbreti Zog dhe deklarata e tij në Francë
Versajë, gusht:
Ish-mbreti Zog mori pjesë në një intervistë me gazetarët, të cilëve u deklaroi: Se politika demokratike e Francës, rendi i mbretërimit i saj ishin minuar, duke shtuar se qëndrimi i tij në Versajë do të varet nga ngjarjet e ardhshme që e shqetësojnë.

“Le Temps” Parigi 10/8/1939

Argus Internacional de la Presse

Nën titullin:
Ish Mbreti Zog i Shqipërisë në Kalanë Maye

U botua “Temps”: Ish-Mbreti Zog i Shqipërisë priti përfaqësues të shtypit dhe nëpërmjet nipit të tij, Princit Sali, falënderoi Francën për mikpritjen e saj dhe bëri këtë deklaratë: E gjithë bota të kuptojë admirimin e madh të popullit shqiptar ndaj Francës. Pavarësisht varfërisë së vendit tim, ne kemi hapur një shkollë të mesme franceze në Korçë. Kjo tregon rëndësinë që Shqipëria i ka dhënë kulturës franceze. Kjo shkollëe mesme ka arsimuar intelektualë në vendin tonë. Nuk do të jem unë ai që do t’u zbuloj gazetarëve francezë se në të kaluarën, ashtu si sot, Franca e madhe ka një prestigj të pashembullt mes shtetasve tanë.
Ne e dimë se Franca i ka mbrojtur gjithmonë shtetet e vogla dhe i ka mbështetur vëllazërisht. Sot ju keni një Francë që është shumë e fortë, shumë e madhe dhe e respektuar nga të gjithë. Ajo vetëm duhet të theksojë politikën e saj.Ikërkoj shtypit francez t’i përcjellë popullit francez falënderimet e popullit shqiptar për mbështetjen e Francës për mbështetjen e Shqipërisë. Këtyre falënderimeve unë i shtoj nderimet e mia personale për vendin tuaj të madh.
Për qëndrimin e tij, ish-sovrani deklaroi se nuk mund të përgjigjet. Por tha se ka gjetur azil në këtë vend dhe ka me vendos nën kujdesin e tij bujar dhe të fortë.
Për situatën në Shqipëri, ai në fund deklaroi: Duhet të kuptojmë se në shekullin e 20-të asnjë fuqi nuk mund të jetojë pa liri. Një komb nuk do të braktisë traditat e tij dhe nuk do të heqë dorë nga ideali i tij. Albania është një emër i formuar nga fjalët “Iliria” që në shqip do të thotë Liri. Shumica e popullit tim e kanë gjithmonë këtë ideal thellë në zemrat e tyre dhe ata do të dinë ta bëjnë detyrën e tyre. Dhe është gjithashtu për këtë arsye që nënshtetasit e mi e duan kaq shumë Francën, dhe për këtë, ne duhet ta bëjmë veten një llogari të madhe

Tribune des Nations N.249 Parigi 19/8/1939
Pierre Dominique 1891-1973


Nën titullin:“Trupat ushtarake italiane në Durrës 1939”

Italianët në Shqipëri

Pierre Dominique shkruan: Vëmendja e botës nuk duhet të përqendrohet vetëm te Denzig¹, por edhe te Shqipëria. Italia mundi Mbretin Zog dhe bashkoi Shqipërinë me kurorën e saj. Një ushtri prej 80,000 ushtarësh u mblodh në vend dhe gjenerali Badolia bëri një inspektim. Filloi ndërtimi i një rrjet të madh rrugor dhe Musolini dha urdhërin për përfundimin e tyre në fund të gushtit.
Italia synon fillimisht të mbyllë detin Adriatik dhe më pas të sigurojë një forcë politike Ballkanike (bashkëpuntorësh) me elementët ushtarakë që do ta lejojnë atë ti imponohet të tjerëve.

Mbyllja e Adriatikut
Pushtimi i Shqipërisë mbyll jo vetëm Adriatikun, por edhe Jugosllavinë. Kështu, ushtria italiane mund të lëvizn shpejt drejt Vardarit, të pushtonin hekurudhën që shkon nga Selaniku në Beograd³, në lartësinë e Uskubit⁴etj.

Situata në Ballkan
Duke mbyllur Jugosllavinë, Italia pret të ulë rezistencën e saj në minimum në krahët e saj ose nëpërballjen në konflikt. Nisur nga pozicioni i saj, Italia kishte shpresuar se Greqia do të kapitullonte dhe ajo dhe vendet e tjera do të qëndronin neutrale. Greqia është lidhur me Turqinë dhe Anglinë⁵. Nga ana e saj, Turqia ka refuzuar të heqë dorë nga Ishujt Dodekanezët,⁶ dhe në të vërtetë, ka vendosur t’i rimarrë ato, ti armatosë e ti fortifikojë në mënyrë që të mos kërcënohet Turqia nga ishujt Dodekanezia, por trupat turke do të dëmtonin çdo ndërhyrje ushtarake në Dodekanezi.

Konkluzioni:
Italia përveç Shqipërisë është përpjekur të gjej një zgjidhje në përputhje me interesat e saj për problemet Ballkanike dhe duket se ka arritur disa nga synimet e saj. Por loja sapo ka filluar. Gjithçka varet nga qëndrimi i Bullgarisë. Italia dhe Gjermania janë në rrugën e pushtimit dhe Sofia e di këtë.

  1. Danzig = teritore Polake që gjermania naziste i pushtoi duke i trajtuar si toka gjermane dhe filloi gjemanizimin e këtyre teritoreve duke i dërguar nëpër kampet e çfarosjes izraelitët, e duke vrarë e dëbuar polakët. Polonia u nda mes Gjermanisë e BRSS sipas paktitMolotov-Ribbentrop.
  2. Vardar = lum në Maqedoni. Buron në Gostivar kalon në mes të Maqedonisë e kalon në mes të Shkupit derdhet në detin Egje afër Selanikut
  3. Hekurudha Selanik – Beograd = Hekurudha – Selanik-Shkup-Beograd ishte një linjë shumë e rëndësishme transporti në vitet e luftës së Dytë Botërore në Ballkan.U shfrytëzua si nga ushtria gjermane, italiane e bullgare si pushtues të Ballkanit.
  4. Uskub = (Osmanisht) emëri iqytetittëShkupit
  5. Turqia (1939) dhe Greqia (1938) kishin marveshje miqësia me Britaninë e Madhe. Turqia ndejti asnjanëse deri afër fundit të luftës së dytë Botërore. Greqia u pushtua nga trupat gjermane, italiane e bullgare, ushtria angleze u fut në luftë në Greqi
  6. Ishujt Dodekanez = Grup ishujsh në Egjun Jugor. Këto ishuj i kishte në zotërim perandoria Osmane, Italia ja mori me luftë në vitin 1911. Para e gjatë luftës së dytë Botërore Italia i zotëronte shumicën e ishujve.Në vitin 1947 këta ishuj ju dhanë Greqisë nga fuqitë e mëdha fituese të luftës së Dytë Botërore
“Yeni Sabah” N.459 Istambul 12/8/1939


Nën titullin:
Italia fortifikon kufirin shqiptaro-grek
“Yeni Sabah” shkruan:

“Timpul” N.839 Bukuresht, 2 shtator 1939

Gazeta Rumune “Timpul” më 2 shtator, boton një fotografi të Ahmet Zogollit së bashku me Princin Abid, dhe shkruan: Ahmet Zogu, ish-mbreti i Shqipërisë, firmos për vizitorët në Monumentit e ushtarit të panjohur në Paris.

Tribune des Nations N. 247 27 Luglio 1939
(Henri Guernut, ish ministër)


(Henri Guernut është një politikan francez i lindur më 2 nëntor 1876 në Lavaqueresse në Aisne dhe vdiq më 28 maj 1943 në Paris. Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes për të Drejtat e Njeriut nga viti 1912 deri më 1932, ai ishte Ministër i Arsimit Kombëtar nga 24 janari deri më 4 qershor 1936.)

Zogut i sigurohet një fron

Me lajmin se ish Mbreti Zog po vinte në Francë,edo t’i bëhej një pritje me nderime mbretërore do t’i vihej në dispozicion një nder mbretëror dhe se sovrani i Shqipërisëe i shqiptarëve u trajtua zyrtarisht si të ishte sundimtari i Shqipërisë ata erdhën, për të,ne deklarojmë:
Ne duam të kuptojmë përse Franca po na bën një fyerje të tillë?¹

(Biografia e Ahmed Zogollit nga mosha pesëmbëdhjetëvjeçare)

Për të tregohet : Vllavrasës, bashkëpunimi me xhonturqit “kundër interesave të liderëve të popullit shqiptar. Tradhti, tirani, fajde dhe hakmarrje mizore
Në Shqipëri, më deklaruan shqiptarët, Zogu nuk ka miq. A do të bëheshit ju francezët miqtë e tij?
Ishte Zogu që ja dha realisht Shqipërinë, Musolinit. Sipas Kont Ciano, Shqipëria i kishte kushtuar dy miliardë lireta italianit dhe për këtë arsye duket se Duçe vendosi ta pushtonte. Nuk besojmë se Zogu donte sinqerisht të rezistonte, ai merrej vetëm me thesaret dhe ikjen e tij.

Plotësime:

  1. Britania e Madhe e Franca drejtoheshin nga Chamberlain dhe Daladier, të cilët kishin firmosur marrëveshjen e Munich-ut (1938) duke sakrifikuar Çekosllovakinë dhe nuk kishin asnji interes për të ndryshuar balancën e forcave politike të krijuara në Europë. Qeveria britanike dhe ajo franceze nuk kishin besuar se Italia do të sulmonte vërtet Shqipërinë. Franca nuk u deklarua publikisht as pro e as kundër pushtimit të Shqipërisë. Nga shqyrtimi i dokumentacioni diplomatik, Franca ishte tejet e shqetësuar nga ndryshimet gjeopolitike në Ballkan e më tej.
    Miku i shqiptarëve Zhysten Godar (Justin Godart), personalitet politik francez, kishte takuar Mbretin Zog në Stamboll dhe i kishte thënë: “Kryeministri Daladier, më tha se Franca, kurrë nuk e njeh okupacionin e Shqipërisë. Prandaj, ka marrë vendimin, që e njeh Legatën Mbretërore Shqiptare në Paris, me të drejtat që ka pasur gjithnjë”Mbreti Zog në Francë u mirëprit dhe u respektua si udhëheqës i ligjshëm i popullit Shqiptar”. Në këtë artikull gazete besoj se kemi të bëjmë me idetë personale të ish ministrit francës dhe jo të qeverisë franceze. 

  2. Angli
Çamberlen -Musolin
The Star

Gazeta londineze “The Star”, e datës 11 shtator 1939, botoi një fotografi të Ahmet Zogollit dhe shkruante: Mbreti Zog i Shqipërisë mbërriti në Londër mbrëmë dhe largohet nga hoteli.

News Chronicle

Në “News Chronicle” Mbreti Zog në Londër
Mbreti Zog i Shqipërisë mbërriti në Angli mbrëmjen e djeshme i shoqëruar nga disa pjesëtarë të stafit të tij.

Daily Mail

Në 11 shtator 1939 gazeta angleze “Daily Mail” shkroi:

“Zogu në Londër”
Mbreti Zog i Shqipërisë mbërriti në Londër mbrëmjen e djeshme pa ceremoni¹. Në stacion nuk e priste asnjë makinë dhe shoqëruesit e tij përdorën makina me qira. Zogu u akomodua menjëherë në hotelin “Ritz”² ku tashmë ishin marrë masat për të mbajtur të sigurtë mbërritjen e tij

Hoteli Ritz

Plotësime:

  1. Në vitin 1939 Britania e Madhe ishte nën presionin e frikën e një lufte botërore që ajo nuk e dëshironte e nuk ishte gati. Pushtimi i Shqipërisë, Britania e anashkaloi dhe e interpretoi si një gjë e vogël që nuk prishte paqen botërore. Ajo donte të kishte mardhënje të mira me Musolinin që ai mos të bashkohej projektëve tëHitlerit. I vetmi kusht i kryeministrit Anglez ishte që Italia të mos i kalonte kufijtë e Shqipërisë. Koha tregoi që Anglezë gabuan rëndë. Në optikën Britanike, Shqipëria ia vlente të sakrifikohej për të penguar qëmardhënjet e mira e Italisë me Gjermaninë të mos cënonin interesat e Britanisë në Mesdhe. Në shtator Forin Ofis dha rekomandimin për njohjen e statusit të ri të Shqipërisë të pushtuar të cilin në 21 tetor 1939 qeveria britanike e ktheu në vendim.Londra për këtë vendim të saj njoftoi edhe Uashingtonin.Në Durrës u vendos një konsull i përgjithshëm britanik gjatë pushtimit Italian të Shqipërisë.
  2. Hoteli Ritz një nga hotelet e famëshme të Londrës për lluksin dhe elegancën e tij. 
Daily Mail

Në Daily Mail të datës 12 shtator: Mbretëresha Geraldina do të vijë në Angli e do bashkohetbashkëshortitësaj, së bashku me djalin e tyre të vogël.“Qëndrimi i tyre në Angli do të ishte i pacaktuar”, i tha mbreti Zog redaktorit tonë

(Durrant’s Press Cuttinga)
“Daily Mirror” 11/9/1939

Nën titullin: “Mbreti Zog në Angli”

Gazeta londineze Daily Mirror shkruante: Mbreti Zog i Shqipërisë mbërriti mbrëmë në Angli nga Parisi i shoqëruar nga disa shoqëruesit të tij, ai zbriti në një nga portet e Kanalit dhe vazhdoi udhëtimin për në Londër me tren.
Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldina, me fëmijën e tyre dhe katër motrat e Zogut, vizituan disa vende mike evropiane pas pushtimit të Shqipërisë.

(Durrant’s Press Cuttinga)
“Evening News” 9/11/1939

Gazeta Lodrës “Evenig News” boton një fotografi të Ahmet Zagut:

“L” exello¹ Zogu i Shqipërisë del nga hoteli.
Gruaja, djali dhe motrat e tij do të mbërrijnë në Londër së shpejti.

Plotësime:

Korrespondenti special i gazetës “Evening News” raporton se Ahmed Zogolli ka deklaruar se ka mundësi të formohet një Legjion Shqiptar. Por për momentin, tha Mbreti Zog, nuk mund të them më shumë për këto legjione.

1.Ekzil – lat.exsilium – mërgim.I përzënie nga vendi, nga atdheu.

Gazeta londineze “Deily Express” shkruan: Dy monarkë kanë mbërritur në Londër.Ipari është Mbreti Zog i Shqipërisë, tjetri është ish-Mbreti Eduard i Anglisë¹. Agresioni i jashtëm bëri që mbreti Zog të humbiste fronin e tij

Plotësime:

  1. Mbreti Zog po përdorte të gjitha njohjet e tij personale e të Mbretëreshës
    Geraldinë për ti përdorur nëluftën e tij politike nga e cila ai shpresonte se do sillte sigurinë e Shqipërisë. Eduardi VIII (në anglisht Edward VIII), i lindur më 23 qershor 1894 në Londër dhe vdiq më 28 maj 1972 në Paris, ishte Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar dhe Dominioneve të tjera të Komonuelthit Britanik, dhe Perandor i Indisë nga 20 janarideri 11 dhjetor 1936.
    Ai u martua me Wallis Simpson amerikane e shkurorëzuar dy herë, kjo martesë ishte e pa pranushme nga morali mbretëror e kisha anglo-saksione. Ai dha dorëheqjen si mbret dhe u vendos në Francë së bashkë me gruan e tij. Sipas traditës mbretërore ai ka njollosur titullin. 
(Durrant’s Press Cuttinga)
“Daily Express” 11/9/1939

Nën titullin:
“Zogu në Londër”

Gazeta Londineze “Daily Express” raportonte: Mbreti Zog i Shqipërisë mbërriti në Angli i shoqëruar nga disa anëtarë të rrethit të tij. Një grup i vogël shqiptarësh dhe mbështetësish ishin mbledhur në stacionin “Victoria”¹ për t’i pritur. Përshëndetjeve të tyre Mbreti Zog iu përgjigj duke qëndruar në këmbë. Mbretëresha Geraldina dhe foshnja nuk e shoqëruan

Plotësime:
1.Stacioni Victoria, i njohur gjithashtu si London Victoria, është një terminal hekurudhor qendror i Londrës dhe i lidhur me stacionin e metrosë së Londrës.

86

(Durrant’s Press Cuttinga)
“Daily Herald” 12/9/1939

Gazeta London Daily Herald boton një fotografi të Ahmed Zogollit dhe shkruan:

Mbreti Zog komenton luftën.

Mbreti Zog deklaroi: Se kur kirurgu konstaton një dorë me gangrenë ai e pret atë. Mbreti Zog deklaroi gjithashtu se Mbretëresha Geraldinë, djali i saj dhe katër motrat e tij do të vijnë së shpejti në Londër. Për më tepër, Mbreti Zog ka pasur gjithmonë frymëzimin dhe admirimin e tij të thellë për fjalën “Britani”

Daly Sketch

Nën titullin: “Duke luftuar me guxim”

“Daly Skich” shkruan: “Mbreti Zog ish-kapo i “shqiponjave”, deklaroi “Inglitera ka vendin më të mirë në zemrat e kombeve të vogla dhe të atyre që duhet të luftojë me guxim”.
Pasi u arratis nga mbretëria e tij Ballkanike, Mbreti Zog kaloi Evropën dhe erdhi për të

vizituar Anglinë, me shpresën për të gjetur një strehë për gruan, fëmijën dhe motrat e tij. Teksa lajmëroi se familja e tij do të vinte në Angli, në derën e dhomës ishte vendosur një roje shqiptare.
Ish-mbretëresha Geraldina, ishte sërish në gjendje të mirë shëndetësore pas vështirësive
të udhëtimit që nisën dy ditë pas lindjes së fëmijës së saj, dhe si gjithmonë ajo vjen në Britani.
Admirim për Anglinë
MbretiZog më tha:shkruan reporteri i “Daly Sketch”, nuk e di nëse do të jetë e përhershme rezidenca jonë në Angli. Por do të jetë e gjatë. Ai foli shqip përmes një përkthyesi. Dëshiroj t’i shpreh popullit britanik dashurinë time të thellë dhe admirimin që ndjej për ta, tha ai. Ka qenë gjithmonë dëshira ime e madhe për të vizituar Anglinë, një dëshirë e përbashkët dhe e gruastime. Kam ardhur për biznes privat, dhe vizita ime është e shkurtër

Daily Mirror

Mayfair

(Durrant’s Press Cuttinga) “Daily Mirror” 12 Shtator 1939

Nën titullin: Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë do të takohen në Londër. 

Daily Mirror shkruan: Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë do të vijë në Angli për të parë bashkëshortin e saj, Mbretin Zog. Fëmija dhe motrat e Mbretit do të shoqërojnë Mbretëreshën. Në hotelin “Mayfair” ku qëndron Mbreti, ky i fundit i deklaroi redaktorit tonë seishte vizita e parë në Angli e tija.
Vizita do të ishte e shkurtër dhe se, pas një vizite në një vend tjetër, ai dhe familja e tij do të ribashkoheshin në Londër. 44 vjeç, i pashëm, trup drejtë, ish-sundimtari i mbretërisë romantike të Shqipërisë. (Mbreti i shqiponjave) mund të konsiderohetsi një komandant garde. Ai fliste e sekretari i tij ja raportonte pyetjet në shqip, një gjuhë që duket të jetë një përzierje e frëngjishtes me italishten. Mbreti u përkul ushtarakisht dhe shtrëngoi duart para dhe pas çdo kontakti me ne dhe në fund të takimit sekretari i tij tha: “Uroj që ju t’i përcillni popullit britanik mendimin dhe admirimin e tij të thellë”.
Ka qenë gjithmonë dëshira ime e madhe për të vizituar Anglinë, deklaroi Mbreti Zog, vëndi i dëshirësromantikee gruas sime. Ai vazhdoi të dy, megjithëse nuk e kishim vizituar vendin tuaj, kishim gjithmonë një admirim të madh për historinë dhe traditat e Britanisë së Madhe. Ata erdhën për biznes privat dhe vizita ime ishte një mbrëmje e mrekullueshme.
Në pyetjen tonë nëse dëshiron t’i komunikojë ndonjë mesazh popullit britanik, Mbreti tha vetëm se lufta e tanishme është një fatkeqësi për njerëzimin. Paqja, edhe pse e vështirë për t’u arritur, duhet të jetë e mirë për drejtësinë dhe të gjithë e dimë se ideali i qeverisë britanike bazohet në paqen dhe drejtësinë. Ju lutem që t’i përcillni simpatinë time popullit britanik dhe t’u flisni atyre se Anglia ka vendin më të madh në zemrat e kombeve të vogla. Ne kemi admirim të veçanta për Ju, sepse shumë nga udhëheqësit tuaj kanë bërë shumë për çështjen shqiptare

Shqipëri

Drejtoria e “Zbulimit Politik”
Sektori i Emigracionit
Datë 25.4.1946
Seksioni i I-rë

Dosje formulare e ish mbretit Zog, dokumenta operative mbi veprimtarinë e tij armiqësore në mërgim deri sa vdiq më 1961

Dokumentate mëposhtëm janë në shqip,të shtypur në makinë shkrimi, unë vetëm sa i kam traskiptuar. Dokumenti i radhës me titullin “Deklaratë” nuk ka datë, nuk ka firmë apo vulë. Nuk ka asnjëtë dhënë se si ky dokument ndodhet në materialet arkivore të organëve të Sigurimit të Shtetit.

Deklaratë

Kaluen tre vjet që nga dita që vendi i jonë ka ramë nën sundimin fashist. Ne kemi qenë të parët në Europë, që me armë në dorë, i jemi përgjegjë agresionit, me gjithë pabarazinë e forcave dhe mungesën absolute të materialit luftarak ¹.
Që atëhere vllaznit tanë ndejtën atje ( në vendin tonë) tue vazhdue me rezistue dhe tashti ata përbajnë pjesën e ushtrive heroike të popujve të shtypur. Rezistenca jonë e ashpër na jepë të drejtën me kërkue indipedencën e avenirin e popullit tonë e vendit tonë me kufijtë e tij kombëtar².
Me gjithë të drejtat tona dhe me gjithë kërkesat tona të përsëritura, Shqipërija se ka gjet akoma vendin që i takon në mes të kombeve të bashkuara³. Por qëndron para së drejtës ndërkombëtare e kartës së Atllantikut krijueme nga njerëz të tillë si Presidenti Roosvelt dhe Zotni Chuchil mbrojtësa të të drejtave tona ⁴. Ne duhet pra tashti me na u sigurue vendi që na takon në shoqërinë demokratike.

Momenti asht i volitshëm.
I zgjedhun nga një asamble kushtetuese unanime ban të pranushëm nga kombi mandatin për me mprojt këto të drejta ⁵. Parlamenti kombëtar në seancën e tij të fundit nën kanonet fashiste, ma ka afirmue këtë mision për çlirimin e vendit ⁶.
Kam vendos me bamë ç’mos për me krye detyrën time. Na duhet të formojmë nji qeveri nacionale e cila bazohet te demokracija, e cila përpiqet për të drejtën e drejtësinë, drejtësia për popullin tonë dhe pranimin e Shqipërisë së plagosun për gjithnjë të gjallë në alleancën e popujve të liruem.
Kjo qeveri e bashkimit të shenjtë duhet t’organizojë me një herë pjesmarjen e shqiptarëve t’emigruem në luftë përkrah vllazëve të tyre të mbrëndëshme ( në Shqipni) që nuk kanë pushue së luftuemi përkrah popujve tjerë luftues.⁷
Në këtë bashkim kan vendin e tyre të gjithë shqiptarët që duen indipedencën e integritetin e vendit tonë. Pa dallim partije e feje të bashkohemi të gjithë për nji Shqipëri të lirë indipedente e demokratike.
Mbas kësaj lufte do kemi ndryshime të shumta politike ekonomike e sociale. Shqipërija, gjithashtu dhe ajo do jetë e rikonstruktume tue pas në konsideracion situatën e re. Në këto kondita besoj se asht detyra e ime kundrejt popullit që më ka akordue gjithmon besimin me ia vue në zbatim mandatin që më ka dhanë dhe me kërkue të shprehi lirisht dëshirën e tij mi systemin politik e social nën të cilin ka me dashtë të ndërmarrë marrshin e vet drejt fateve të tija.
Por, që me iu premtue që të shprehet lirisht, duhet t’a meritojë aj këtë liri, prandaj, duhet të punojmë të gjithë të bashkuem për rreth Legalitetit, i cili formon forcën ma të madhe kundër rreziqeve që na kërcënohen.⁸
Ja, përse un ju ftoj në bashkimin e shenjt, me luft pa kompromis për nji Shqipëri të lirë, për kufijtë tonë kombëtare, për një Shqipëri demokratike në nji botë ma të mirë.

Shqiptarë t’emigruem
Të kujtojmë me dinjitet të parët tonë
Të kujtojmë njiheri vllaznit tonë që vdiqën për atdhe.
Tu sigurojmë fëmijëve tanë lirinë, indipendencën e drejtësinë raciale.

Zog I.Mbret i Shqiptarëve
Shkrue në Londër

Plotësime:

1.Me këtë deklaratë Mbreti Zog e vendos Shqipërinë në krah të vëndeve që po luftonin nazi-fashizmin.

  1. Mbreti Zog në këtë pikë shpreh shqetësimin për cënimin e pavarësisë e kufitë e Shqipërisë.Nga vitit 1942, të gjitha shtetet e Ballkanit, përveç Turqisë, ishin nën sundimin fashist e nazist ose ishin aleatë të tyre. Shqipëria i ishte “bashkuar” Italisë fashiste duke izmadhuar kufitë e vitit 1913,Jugosllavia ishte coptuar,dhe ishin krijuar shtete të reja si Kroacia me Bosnjën dhe Hercegovinënsi krahina e saj, Serbia e zvogluar, Greqia ishte e ndarë në tri zona të pushtuara nga Italia, Gjermania dhe Bullgaria. Zogu i ndruhej se me mbarimin e luftës do rikrijoheshin dëshira për ndryshim kufijsh dhe Shqipëria si më e brishta e vëndeve Ballkanike mund të coptohej.
    3.Në 1 janar 1942, 26 shtete të koalicionit anti -fashist, anti- nazist e anti- japonez nënshkruan një deklaratë si përpjekje për të ndaluar agresionin e fuqive të Boshtit: Gjermaninë, Italinë, Japoninë.U ritheksua nevoja për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme që do t’u siguronte kombeve mundësinë për të jetuar të sigurt brenda kufijve të tyre. Shqipëria nuk e pranuan tëishte pjesë e këtij koalicioni.
  2. Karta e Atlantikut =Marrëveshja e bërë mes F.D Rooseveltit dhe W. Churchilt (ShBA-së dhe Britanisë), mbi rendin e ri Botëror në të ardhmen, e bërë më 14 gusht të vitit 1941 në një anije në Atlantik. Kësaj marrveshje, më 24 shtator të vitit 1941 ju bashkangjitë edhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Në atë kohë, gjithë kundërshtarët e lutës kundër Gjermanisë, e njihnin këtë marrveshje si program të përbashkët.
    5.Më 1 shtator të vitit 1928, një Asamble Kushtetuese e cila ishte zgjedhur me votimet që u mbajtën më 16 gusht të atij viti dhe që kryesohej nga Pandeli Evangjeli, vendosi me unanimitet të plotë për ndërrimin e formës së qeverisjes së Shqipërisë, duke e kthyer vendin nga Republikë, që ishte deri në atë kohë, në Monarki Parlamentare. Dhe duke shpallur kryetarin e Republikës, Ahmet Zogun, si Mbret të Shqiptarëve.
  3. Në këtë pikë Mbreti Zog na pohon e konfirmon se Parlamenti Shqiptarëe ka autorizuar të drejtoj luftën për mbrojtjen e Shqipërisë. Në historiografinë Shqiptare të regjimit komunist nuk ka pothuajse asnjë fjalë për rolin e parlamentit në prag të pushtimit fashist Italian. Një temë në vete kjo për historianët.
  4. Shumë Mbretëri Europiane të pushtuara nga nazi-fashistët në emigracion kishin qeveritë e tyre jashtë atdheut. Zogu po kërkon të njëjtën gjë dhe për Shqipërinë, në Stamboll fuksiononte në kushtet e një emigracioni qeveria e Koço Kotës, vetë Koço Koto si kryeministër i qeverisë rinte në Greqi, në vitin 1948 në Egjypt egzistonte një qeveri shqiptare në emigracion e emërtuar “Qeveria Mbretnore jasht shtetit” e drejtuar nga Mustafa Kruja.
  5. Mbreti Zog është i vetëdijshëm se lufta për lirinë e Shqipërisë nga fashizmi e nazizmi do sjelli ndryshime të mëdha social-politike por thekson se Institucioni i Mbretit është i pazëvëndësueshëm. 

Shkrimi mëposhtëm ishte i përkthyer unë thjesht e kam traskeptuar.
Shkrimi është tejet i pasaktë nga ana historike dhe paragjykues me shqiptarët. Shkrimi nuk ka autorin dhe emërin e përkthyesit.Shkrimi nuk ka asnjë ndërhyrje nga unë.

Daily Mirror

Marë nga gazeta : The “Daily Mirror”
Datë: E mërkurë 5-1945-Dhjetor

Zogu i mërguar “Ka borç” shumë gjak për t’u kthyer në Shqipëri
(nga një korospondent i veçantë)

Zogu i I-rë, Mbret i Shqiptarëve-Zog i thjeshtë i Shqipërisë si i themi ne, është hedhur

poshtë nga zgjedhjet e përgjithëshme¹ nga bashkëatdhetarët e tij shqiptarë dhe duket sikur do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në Britani, ku është tani, ose në Amerikë. Ishin të parët zgjedhje të përgjithëshme në historinë e Shqipërisë të Bajraktarëve dhe të sunduar nga diktatorë².
Presidenti i ri është Gjeneral Hoxha, i mërguar më parë me forcë nga Zogu³, i cili erdhi përsëri pas ikjes së Zogut nga italianët, dhe udhëhoqi një ushtri prej 30,000 partizanësh të cilët muarën fuqinë e shtetit pasi ishin përzënë gjermanët nga Ballkani.
Mbret i Shqiptarëve do të thotë “Zogu numër një, mbret i gjithë bijëve të Shqiponjës” Zogu ndofta nuk do të ketë më nevojën e përdorimit t’atij titulli, pasi tani përbërësit ( shtetasit) e tij kanë dhënë atij zogun⁴.
Shqipëria është një principatë⁵ e vogël në breg-detin Lindor të detit Adriatik, pak a shumë karshi thundrës së “çizmes” të Italisë. Është kufizuar nga Jugosllavia në Veri dhe në Lindje, dhe nga Greqia në Jug. Është një vënd i egër⁶, malor dhe i pa zhvilluar, vetëm me pak qytetërim sa për ta zënë në gojë. Populli përbëhet prej 1 miljon nga të cilët ndofta 750,000 janë muhamedan, dhe pjesa tjetër katolik e orthodhoksë.
Para Zogut shteti qeverisej nga një princ Teoton të quajtur Willian i Wied-it. Ai e rrëmbeu këtë punë në 1912 kur Shqipëria ishte akoma me zakone morale turke. Por ai u zbua dhe Zogu i gatshëm kërceu për të bërë kërkesën⁷.

Mund të jetë i reptë:
Zogu, i cili aktualisht është Ahmet Beg Zogu, u lind në 1894 nga një fis i vjetër bajraktar. Është i errët, i pritshëm, i qeshur, i ëmbël, i pasur, gazmor dhe ka “personalitet” . Por ai mund të jetë i ashpër, i egër dhe i rreptë.
Në moshën 49 vjeç, ai ka mbledhur më shumë në jetën e tij (pushtet) se sa shumica e njërëzve të moshës së tij. Ai shkoi për herë të parë në në luftë në moshën 17 vjeçare ku ai udhëheq njerëzit e rrethit të tij të Matit – 40,000 malsorë kundra Shqipërisë Qëndrore.
Një vit ma vonë ai sulmoi italianët në luftën e I-rë botërore. Në moshën 19 vjeç ai u bë kaq me rëndësi sa Austriakët e rëmbyen dhe e internuan në Vjenë për gjatë luftës.
Me të mbaruar lufta, ai vendosi me këmbënguljen e tij për t’a bërë veten Mbreti i parë i Shqipërisë. Ai përzuri Italianët nga Vlora dhe Jugosllavët nga Shkodra⁸.
Pati një fitore të një lufte civile më 1924 kur mbrojti kryeqytetin Tiranën, kundër rebelëve malsorë ⁹. Më vonë u plagos rëndë por bëri një ri-hyrje triufonjëse në Shqipëri pas 6 muajsh mërgimi në Belgrad.¹⁰
Suksevisht u bë Ministër i brëndshëm (1922) Kryeministër (1923) deri sa më në fund e prokllamoj veten Mbret në 1928.
Zogu pati mjaftë vështërsi në përpjekjen për të zbutur malsorët e egër të Shqipërisë, qefi i të cilëve në të kaluarën ishte në marje gjakut. Nën ligjet e tyre, një gabim ose një fyerje në nderin e ndonjërit, mund të lahej vetëm me gjak; gjak burri, gjaku i gruas nuk përfillej.¹¹
Kur ke shkaktuar kaq armiqësi në Shqipëri “detyrohesh gjak”. Nga shkaku i metodave i etjes së madhe për fuqi, Zogu “detyron” litra e litra gjak” ( ka kuptimin “ Ka borç” shënim i përkthyesit)¹²
Në vitin 1935 ai mblodhi 39 kryetarët udhëheqës të vendit për një konferencë, me shpresë se mund ti kandiste për të lidhur një “Besë të përbashkët”, ose besë paqeje, por asgjë nuk u bë. Vetëm një derë u dha.
Ndofta ata mbanin mënd kohët e vjetra kur kryetarët e Shqipërisë ftonin miq në një festë dhe pastaj i goditnin me kamxhik dhe ngadalë e në ceromoni i piqnin në hell mi zjarr.¹³
Gazetat e shoqërisë së Londrës e paraqesin Zogun si “Mbret Plak” dhe thoshin se ai kishte 4 gra si një muhamedan besnik. Ai u fejua përsëri dhe përsëri me një miljonareshë amerikane, një baroneshë Vjeneze, një principeshë italiane, dhe vajza të larta angleze me pasuri të mëdha. Një herë ai u fejua me vajzën e një bajraktari të fuqishë, Shefket Vërlaci nga Elbasani, të cilën ma vonë e përzuri në mërgim. Zogu ishte mjaft i shqetësuar rreth martesës, pasi e dinte se nëse merte nonjë nga vajzat e bajraqeve të vëndit do të kishte ngataresë me të tjerët, dhe nëse martohej me një të huaj të gjithë do ta ndjenin veten të fyer.¹⁴
Kështu nuk ngjau veçse kur ishte 43 (vjeç) që vendosi. Ai zgjodhi Konteshën Geraldinë Appenyi, të Hungarisë, mëma e së cilës kish qenë Gladys Stvart e New Yorkut.
Zogu dhe Geraldina patën një djalë në 5 prill 1939. Dy ditë më vonë fashistët e Musolinit hynë në Shqipëri dhe Zogu menjerëzit e tij prej 40 (vetëve) iku në Greqi¹⁵, dhe më vonë n’Angli, vënd tradicional i mërgimit të familjeve mbretërore të kontinentit

Kishte frikën e helmit.
Ndofta ai kishte qenë me fat të ikij pasi para kësaj ngjarje i ishin bërë mjaft atentate. Shqipëria është ndarë gati në 190 komuna, secila me presidentin e zgjedhur të saj dhe mbi të sundojnë sundimtarë të vërtetë, bajraktarët, (zotrit), të cilët ishin pak besnik tek Zogu¹⁶. Zogu jetonte në një pallat rozë në Tiranë dhe kishte një vilë në naltësitë malore të Durrësit. Në cilën prej këtyre kishte një gardë të fuqishme.
Një herë ai u qëllua me armë në një opera, plumbi vrau adjutantin e tij. Ai gjithashtu kishte frikën e helmit. Më parë nëna e tij dhe më vonë një nga gjashtë motrat mbikqyrnin kuzhinat mbretërore për të parë që të mos hidhte dikush helm në të. Ai mbante gjithmonë në trapezën e tij një që shijonte më parë gjellët.
Me gjithë gabimet e tij ai bërë shumë për të driquar (zhvilluar) atë që ishte një nga shtetet më barbarë të Europës.
Më 1937 ai nxori një ligj që dënonte me burgim gjithë prindërit që vazhdonin zakonin e vjetër të detyruarit të grave të tyre për të qenë mbyllur. Ai gjithashtu ndalonte mbulimin.
Para këtij ligji burrat hiqnin vajzat nga shkolla në moshën 12 vjeç, i mbulonin e ashtu të mbyllura jetonin deri sa dorzoheshin tek burri i tyre, që kurrë nuk e kishin parë.
Në 1924 Tirana kish më pak se një duzinë maqinash, nuk kish njojellse (ngjyrosje?), as shëndet publik, sisteme trasporti ose edukativ. Tani shyqyr nga Zogu, gati kushdo nën 30 vjeç mund të shkruaj e të këndonjë ( lexojë) dhe lehtësirat publike janë përmisuar mjaft.
Në mërgim të 40 besnikët e tij jetonin në një pallat me qira afër Henley¹⁷. Ai u tha gazetarëve se dëshironte të kthehej në Shqipëri për të organizuar guerilet për të luftuar Boshtin. Por kur ai fliste rreth kësaj disa nga mërgimtaët e tij rival po e kryenin këtë punë.

Plotësime:

  1. Zgjedhjet të ashtuquajtura demokratike nga historiografia komuniste u bënë në 2 dhjetor 1945. Këto zgjedhje u bënë në kushtet e një terori komunist mbi zgjedhësit. Kundërshtarët e komunistave që morën pjesë nëëkto zgjedhje u përballën me vrasje, burgosje, internime, konfiskime e pa fund dhunë ndaj tyre e familjeve të tyre.
  2. Zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të kaosit nga luftërat Ballkanike e lufta e Parë Botërore, ku ishte përfshirë Shqipëria si teritor ku janë zhvilluar luftë.
  3. Enver Hoxha nuk ka pasur asnjë dënim gjatë Mbretërsisë së drejtuar nga Zogu. Ai aktivitetin e tij politik si komunist e filloi në vitin 1941
  4. Fjalë pejorative, poshtëruese, fyese që shpreh një konotacion negative, mosrespektues, një mendim të ulët, mungesë respekti ndaj Mbretit Zog
  5. Autori gabon kur e cilëson Shqipërinë principatë, mungesë njohje të realitetit shqiptar.
  6. Autori i shkrimit ka një mendim diskriminues e racist për shqiptarët.
  7. Princ Wilhelm Widi ishte princ gjerman i Shqipërisë për 6 muaj nga 7 marsin 1914 deri më 3 shtator 1914. Me fillimin e luftës së Parë Botërore Widi braktis fronin e Shqipërisë dhe rrjeshtohet në ushtrinë gjermane. Qeverisja e tij cilësohet nga studjuesit e paaftë. Në këtë kohë Ahmet Zogu nuk kishte ndonjë rrol dominues në Shqipëri.
  8. Shkrimi ka shumë pasaktësi historike dhe interpretime të gabuara.
  9. Në dhjetor të vitit 1921 u krye një grusht shteti me M. Krujën, Q. Koculin, H. Prishtinën e cila shkaktoj dorëheqjen e qeverisë Evangjeli. Malsorët e Dibrës të armatosur e rrethuan kryeqytetin e hynë në lagjet e Tiranës. Zogu në krye të ushtrisëi ndaloi forcat ushtarake dibrane e ndaloi grushtin e shtetit.
  10. Zogu ka një rrol thelbësor në përmbysjen e grushtit të shtetit të Qershorit 1924
  11. Gjatë peridhës së Mbretërisë së Zogut, elita drejtuese e kombit bëri të mundur zhvillimin e qyteterimit të shqiptarëve drejt një qytetërimi Europjan ku ligjet e shtetit mbizotëruan në zhvillimet shoqërore e këto zhvillime u kryen pa dhunë e reprezalje diktatoriale.
  12. Çdo pushtet ka kundërshtarët e tij politik. Shqiptarët në përgjithësi e pranuan Mbretërinë Zogiste. Ishin kundërshtarët politik të Zogut në emigracion që shkruanin keq për “diktatorin Zog’ më vonë këta u përballën me diktaturën komuniste që ishte tejet e skajshëm me dhunën e saj politike ndaj kundërshtarëve të saj.
  13. Artikull shkruarsi ka kaluar në fantazi qesharake
  14. Artikull shkruarsi në fantazi erotike
  15. Në ditat e para të pushtimit Italian të Shqipërisë mbi 4000-5000 shqiptarë ikën në Jugosllavi e Greqi, me Zogun dolën për në Greqi rreth 3000 shqiptarë.
  16. Shqipëria në vitin 1939 kishte 10 prefektura dhe 39 nënprefektura, të gjithë nën varësinë e Ministrisë së Brëndëshme
  17. Henley-on-Thames është një qytet në lumin Thames në Oxfordshire, Angli. 

Sundey Pictorial

Gazeta Sundey Pictorial botohej vetëm ditë të djelëështë gazeta e parë me figura të së dielës që u shfaq në Londër. Gazetat synonte një audiencë të madhe popullore, përmbanin artikuj të shkurtër në gjuhë të thjeshtë, emocionuese, shumë skandale dhe sensacionale dhe shumë fotografi. Ndonëse shpesh kritikohen si vulgare dhe analfabete, gazeta bëri pasuri

Në shkrimin e saj poshtëronjës gazeta Sundey Picterial pretendonte se Zogu ishte një njeri i thjeshtë i lindur në një kasolle. Thoshte gjithashtu se solli me vete shumicën e rezervës t’arit shqiptar që llogaritej në 2,000,000 stërlina, dhe një herë “një vajzë e dëshpëruar vrau veten në shkallët e monumentit”
Zogu dhe “40 besnikët e tij” u fyen dhe pretenduan shumën rreth 200,000 stërlina për poshtërim.
Zëdhënësi i Zogut deklaroj se “Mbreti Zog ridhte nga një më e çquar (shquar) në Shqipëri.Sasia e vërtetë e sjellë nga Shqipëria ishte shumë ma poshtë se 2,000,000 stërlina dhe vajza nuk kishte të bënte aspak me Mbretin Zog, të cilën nuk e njihte.”
Gazeta Londineze Sundey Picteriat e komentoj lirisht këtë ngjarje dhe u godit në gjyqet britanike Zogu fitoj Gjyqin. Ai mori “ndjesë të sinqertë” shpenzimet e gjyqit, dhe një shumë të madhe të hollash të cilat propozoj t’I dhuronte ato shoqërisë bamirëse ( benefiçencës)

Kur po afronte fundi i luftës Zogu filloi të flasë rreth një kthimit të shpejtë në Shqipëri. Gazetat Londineze e pikturuan atë me qëndrim të vazhdushëm pranë telefonit, duke pritur të rënit e silos që kurrë nuk ra.

I Padëshirushëm
Qeveria previzore Shqiptare (komuniste) e bëri fare të qartë se ai nuk dëshirohej për tu kthyer.
Një zyrtar shqiptar e paraqiti krejt shqeto. “Shqipëria nuk ka ndonjë problem tani”, tha si “Aty ka bashkim”. Por nëse emëri i Mbretit do të përmendej do të kishte patur ndonjë çrregullim. Disa nga përkrahësit e Mbretit mbaruan duke luftuar n’anën e gjermane.
Njoftohet se si ai qëndron i inatosur dhe i mërzitur, por deri tani ai nuk ka zhvilluar ndonjë luftë për të rifituar fronin e tij. Por deri diku pranimi pasiv i mërgimit nuk i përshtatet shumë të kaluarës së tij madhështore e me lule.
Ndofta shpjegimi është se aj mban mend gjithë gjakun që ka borç.(Ka frikë)

Fotografitë
I) Zogu nuk dëshirohet ( nuk duhet)
II) Mëmë e bir…. Një princ i kurorës pa kurorë,
III) Vajza shqiptare tue qesh, në rehat të rejat festojnë ditën e indipendencës t’atdheut të tyre.
IV) Geraldina në mërgim

Egjypt

Në datën 23.2.1946 Mbreti Zog vendoset në Egjypt.
Në fund të luftës së Dytë Botërore, Shqipëria sundohej me dorë të hekurt nga komunistët të cilët nuk e njohën të drejtën Kushtetuese tëMbretit Zog si mbret i shqiptarëve. Shqipëria u emërua Republikë Popullore e Zogu u shpall i papranushëm në Shqipëri. Jugosllavia, B.R.S.S., vendet komuniste të Europës dhe SHBA Anglia e Franca e njohën qeverinë e Tiranës si të ligjëshme.I ndodhur para faktit të kryer dhe vështërsisë për aktivitet të lirëpolitik në vënde që njohën pushtetin komunist, Zogu në emigracion rishikon strategjinë e tij politike dhe kërkon një vënd të sigurtë e të qetë për veprimtarinë e tijë për të marë pushtetin në Shqipëri.Aitani pozicionohet tërësisht kundër komunistëve që po udhëheqin Shqipërinë. Mbas zgjedhjeve të manipoluara tëvitit 1945 SHBA e Anglia ndryshojnë qasjen ndaj Shqipërisë komuniste, largojnë ambasadat e tyre nga Tirana dhe ideojnë e financojnë luftën kundër komunistëve të Tiranës. Zogu e ka quajtur të gabuar largimin e ambasadave nga Shqipëria. Zogu hidhet në aktivitet antikomuniste duke pasur tani mbështetjen e SHBA e Anglisë. Ardhja në pushtet e komunistëve detyroi mijra shqiptarë të largohen nga atdheu dhe një pjesë e mirë në vitet 1945-1946 ishin nëItali, Greqi, Turqi etj, nëpër kampet e ngritura nga Kombet e Bashkuara.
Mbreti Faruk i Egjyptit, që i kishte ofroi Zogut njohje politike e dipllomatike, që në vitin 1939, i dha strehim, liri veprimi politike, ndihma financiare e tjerë lehtësira për veprimtari normale politike njëMonarkie në emigracion eshpallur e paligjëshme në Shqipërinë komuniste. Zogu nga Egjypti me mbështetjen personale të Mbretit të Egjyptit, me lehtësirat dipllomatike e njohje relative si Mbretii Shqipërisëe kishte shumë ma të lehtëtë vepronte me strukturat e tij mbështetëse e të kontaktonte me të arratisurit shqiptar në Europë dhe shumë prej tyre i ndihmoi në sistemimin e tyre për punë e jetë normale megjithëse një pjesë e konsiderueshme e tyre kishin qenë kundërshtar politik të tij. Egjypti si shtet në këtë peridhë kohore i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Mbretit Zog. Egjypti ka lojtur një rrol të madh për të parandaluar dërgimin e të aratisurëve politik shqiptar e që ishin nëpër kampet e të arratisurëve në Itali, Greqi etj për të mos ja dorëzuar drejtësisë komuniste shqiptare këto të arratisur. Me vonë me nxitjen e Zogut, Egjypti ndërhyri pranë organizatave ndërkombëtare që emigrantët politik shqiptarë të sistemoheshin në vënde të tjera në Europë, Lindjen e Mesme, SHBA e Australi etj.Aktiviteti i tij për ti bashkuar të gjithë kundërshtarët e komunistëve nën udhëheqjen e tij u bë veprimtari e rrezikshme për komunistët e Shqipërisë.
Të njëjtën gjë si “O.V.R.A.” e fashistëve Italian dhe organet e Sigurimit të Shqipërisë Komuniste e pikërisht “Drejtoria e ZbulimitSektori i Emigracionit” e trajtuan Mbretin Zog si kundërshtarin potencial më të rrezikshëm të tyre. Ata me të gjitha mundësitë e tyre u përpoqën të kishin sa më shumë informacione për veprimtarinë politike antikomuniste të mbretit Zog në emigracion. Nga leximi i materialeve arkivore bindesh se organet e sigurimit të Shqipërisë Komuniste e kishin të vështirë të kishin informacione të dorës së parë për këto lloj organesh, bie në sy se ato informoheshin për aktivitetet politike të Mbreti mbas ato kishin ndodhur, ishte shkruar ndonjë artikull gazete. Siduket Mbreti kishte një shërbim sigurimi të mirë ose organet e sigurimit të shtetit komunist ishin të paaftë. Gjithsesi përmblodha disa nga dokumentacionet e dosjes që organet e survejimit të shtetit komunist kishin mbledhur për“Mbretin Zog” që në “frymë” janë të njëjtë si tip dokumenti me “O.R.V.A.” fashiste Italiane, ata kanë një mendësi logjike të njëjtë.
Falë kësaj pune të këtij organi ne sot kemi një dokumentacion i cili i analizuar me tërsinë e dokumentacioneve që kemi për veprimtarinë e Mbretit Zog në ekzil na lejon të shkruajmë një histori sa ma afër të vërtetes për aktivitetin politik të Mbretit Zog në emigracionin e tij të detyrushëm nga fashistët e komunistët.

Mbreti Faruk Mbreti Zog

Informata mbi lëvizjet e Zogut në Egjypt

Simbas disa informative, Zogu arrijti në Port-Said më 23.2.1946. Në të janë gruaja e tij Geraldina, djali e tij Skënderi dhe tri motrat.
Në emër të Mbretit Faruk, kishte dalë për t’a pritur Fuad Kerline, guvernatori i zonës së kanalit, duke i drejtuar miseardhjen. Për nder të Zogut parakaloj garda dhe një pjesë e ushtrisë.
Zogu në Port-Said ndenji një ditë dhe pastaj do të kalonte për në Kajro ku do ta priste ish Konsulli reaksionar Sula dhe do t’i pregadiste apartamentin
Me ardhjen e Zogut në Egjypt, Abdyl Sula¹ me disa shqiptarë të tjerë të Egjyptit dhe të Lindjes së Mesme, nën parullën e Monarqisë, po bën propogandë për të mbledhur të gjithë monarqistët rreth Zogut.
Qeveria Egjyptiane,ndonse simpati kundra Zogut nuk i ka aq të shumta sa vetë Oborri, në vjeshtën e vitit të kaluar, pat mbajtur nën vërejtje, në polici, Gjergj Cetko dhe Dalip Zavalanin², si masë prekaucionale ( kujdesi) për ardhjen e Zogut në Egjypt, ardhje që u pëshpërit shumë n’atë kohë.
Zogu në Egjypt ka lidhje me Princin Muhamet Ali dhe me Sekretarin e Ligës Arabe, Hasan Bej. Këta dy të fundit i paskan bërë një vizitë Zogut, kur ish në Londër, duke i premtuar ç’do ndihmë dhe duke i siguruar se do të gjejë përkrahjen e duhuna edhe në Egjypt.
Vajtja e Zogut në Egjypt ka për qëllim të organizoj Komitetin Shqiptarë nën emërin
“ Shqipëria e Vërtetë”, ku të përmbledhë të gjithë shqiptarët. Ky komitet do të ketë si program kryesorë shkrirjen në nji komitet të vetëm t’atyre që ndodhen në Turqi, Itali, Egjypt, Amerikë e gjetkë, dhe si synim politik rrëzimin e regjimit të sotëm të Shqipërisë. Si kandidat kryesor për kryesin e këtij komiteti paraqitet Abaz Kupi.”Shqipëria e Vërtetë” që është në programin e këtij komiteti do të mbledhë Shqipërinë që është sot dhe Kosovën, do t’ushtroj aksionin sidomos kundra “Federatës Ballkanike”, ³ për të ndaluar influencën jugosllave mbi Shqipërinë, do të shtijë njerëz për të bërë antentate dhe për pregaditjen e nji kthimi të Legalitetit. Ky komitet për propogandë do të ketë përkrahjen e shtypit Arab dhe Turk.
Mjetet për kryerjen e aksioneve do të jenë të siguruara nga ndihmat e Shqiptarëve të pasur t’Amerikës, të Turqis, nga Egjyptianët e pasur që rrjedhin prej fisit shqiptar ose që janë martuar me shqiptare. Do të ketë përkrahjen materiale edhe të botës Arabe

Plotësime:

  1. Abdyl Sula lindi në Dibër rreth vitit 1895 dhe kreu studimet në shkollën Amerikane të Manastirit dhe në Robert College në Stamboll. Më 1920 u bë sekretar i Ahmet Zogut kur ky qe ministër i Brendshëm. Ai u largua nga Shqipëria gjatë grushtit të shtetit të Fan Nolit në 1924 dhe u kthye në 1925. U emërua Konsull i Përgjithshëm në Selanik nga ku u transferua në Stamboll më 1931. Në shtator 1934 u emërua drejtor i drejtorisë politike të Ministrisë së Jashme, dhe nga fundi i vitit 1936 shkoi si i Ngarkuari me Punë në Legatën Shqiptare në Egjipt. Mbas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ai nuk pranojë të bashkëpunonte me fashistët dhe i ndenji besnik Mbretërisë Shqiptare. Zotëronte gjuhët anglisht, turqisht dhe frëngjisht.
  2. Dalip Zavalani agronom. Vëllai i Tajar Zavalanit. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste ikën në Turqi e më vonë vendoset në Egjypt. Autoritetet e kanë trajtuar si anti Zogist.
    3.Federata Ballkanike ishte një ide e vjetër e komunistëve për të krijuar një shtet në Ballkan ku të futen Jugosllavia, Greqia,Bullgaria,Rumania, Shqipëria e Turqia. Në vitin 1946 Jugosllavia Komuniste e Bullgaria komuniste e rikthyen përsëri këtë projekt internacionalist komunist.Kontradiktat ideologjike etj që patën vëndet komuniste e dështuan këtë projekt 

Mbreti Zog
Kujtimet e tij

Ahmet Zogu

Ky shkrim interesant dhe i pa publikuar më përpara i shkruar nga vetë ZoguMbreti i Shqiptarëve na qartëson deri diku situatën e kushtetqë ju impunuan nga gjeopolitika rajonale Shqipërisë dhe atij si burrë shteti në prag të pushtimit të fashistëve Italian të Shqipërisë.
Interesante këndvështrimi i Zogut ndaj fatit të tij politik, si politikan e Mbret. Qëllimi im nuk është të “madhëroj” figurën e Mbretit në mbretërimin e tij por të jem korrekt me faktet historike dhe të arsyetoj ftohtë e pa mëdyshje ndaj rrenave e sajesave historike në shërbim të politikës enveriste ku figurën e Mbretit të Shqiptarëve e kanë përbaltur sa kanë mundur. Me dashje historiografia komuniste nuk janë marë mekushtet që ju impunuan nga gjeopolitika dhe reagimi i tij si burrë shteti në prag të pushtimit fashist Italian për aftësinë apo paaftësinë që tregoji ai në kushtet ekstreme ku u vendos. Ata e kanë shkruar historinë e këtij burri shteti me lupën e tyre primitive enveriste!
Ky artikull gazeta na qartëson situatën e Mbretit Zog në prag pushtimi nga një fuqi e madhe ushtarake, ku mundësitë për ricoptimin e Shqipërisë nga fqinjët tanë, ishin më e rezikshme se kurrë.
Le ta shijojmë këtë artikull gazete e shkruar nga Ahmet Zogu për tu botuar në shtypin Europian. Shkrimi fillon me fjalët: “Kajro Qershuer, më 21 Dhetuer 1942” Në studimet që janë bërë për Mbretin Zog në emigracion kërkundi nuk kam lexuar se në vitin 1942 ai ka qenë në Kajro të Egjyptit gjithsesi mbetet për tu dokumentuar .Unë hamendësoj se është lapsus kjo datë se në artikullin e tij Mbreti Zog na flet për reputacionet e luftës që Shqipëria i ka kërkuar Italisë. Konferenca e Paqes në Paris 29 korrik – 15 tetor, që në vitin 1946 rezultoi në Traktatin e Paqes të nënshkruar në Paris më 10 shkurt 1947. Në këtë konferencë midis të tjerave u diskutuan dhe u vondosën për pagesën e dëmshpërblimeve të luftës. Një variant është që artikulli ka filluar të shkruhet në vitin 1942 në Kajro e ka përfunduar mbas viti 1947. Unë nuk e dokumentoj që Mbreti Zog ka qenë në Kajro në vitin 1942.Gjithashtu një fjali që është në fillim të artikullit na qartëson se shkrimi është shkruar mbas tetë vjetësh që ai është larguar nga atdheu, që i bien në vitin 1947.
Ikam ndejtur besnik stilit e formës së shkrimit të autorit. Kam ndërhyrë në saktësimin e fjalëve për të qenë e kuptueshme nga lexuesit e sotëm.Kam analizuar situatën politike në lidhje me frazat e artikullit që të qartësohet për ne, kuptimi i fjalisë dhe situatave që Mbreti na përshkruan në këtë artikull.

Mbas tetë (8) vjetsh Ahmet Zogu tregon si e la Tiranën
Ngjarjet e prillit 1939-të. “Një kuptim pak përkëdhelës mbi Jakomonin”
Edhe Ahmet Zogu ish Mbret i Shqipërisë, që gjëndet në Kajro në pritje, ka ndërmend me i publikue kujtimet e tija. Tashti ka shkruar një artikull, të cilën Angjensia “Fari Mous”L.T.D. e ka përhap në shtypin Amerikan dhe t’Evropës. Gazeta “Corriere Di Napoli” përpos ( përveç) këtij artikulli mori dhe një të Geraldinës (Mbretereshës). Që (ja) si e përshkruan Zogu ngjarjet Shqiptare.
Kajro: Qershuer, më 21 Dhetuer 1942.
(1924) në krye të trupave të mija hyna në Tiranë n’sa (ndërsa) Fan Nolin në 26 po të këtij moji (muaji) zbarkoi në Brindësi. Me 6 Prill 1939 u nisa në mërgim me gruan t’ime Geraldinën e me djalin tem (tim) Leka bash (tamam) kur trupat Italjane okupuan Shqipërinë.
Pesëmbëdhjet vjet mbajtë regjimin,( mbajtur pushtetin) katër si President i Republikës Popullore të Shqipërisë e njëmbëdhjetë si titullar i frontit të vjetër ngadhnjimtarë të Skëndërbeut. Gjithë këto që do të flasë në këtë rast është e pamundur t’a shprehi krejt,(të gjitha) por do të referoj( do tregojë) ma poshtë persona të gjallë të ciltë janë përgjegjës për shëmbjen e një Froni modest dhe i ç’muar për rregull në Gadaishullin Ballkanik.
Shqipni e vogël: Me e thane (e treguar) martirin (vuajtjen) t’ande asht mjaft nji numër:¹ Populli shqiptar jashtë kufijëve të tij ka nji miljon e gjysëm uniteti², ay i brandëshmi asht njëmiljon. Prandaj pjesa ma e madhe e shqiptarëve rron jasht at’dheut të tij e me atë edhe Mbreti i tyne.
E gjitha kjo asht një domethanje e lartë shembullore.³ Ka një Shqipëri të pa caktueme e pa kufi, shumë e forfën,⁴ por kam për nder që të jem kryetari i saj.
Un jam kundra asaj q’i thonë disa se dredhinat e Musolinit qenë determinante (mbizotëruese) e humbjes së fronit, sepse të ndryeshme ishin qëllimet që më tregonte Ministri Jacomoni,⁵ sikur unë t’anojna nga këto, do të kisha lanë plotësisht “konstatimin”(hetimin) e bamë prej Shoqnisë Kombeve me 1921, ay konstatim numëronte damet e shkaktueme prej okupasionit serb: 250 katunde të shkatëruara, 50 mijë vet pa pullaz⁶ e gjithë bagëtija e rrëmbyer.⁷ Shqipnia deri më 1930 kish mujt me u-zmadhue deri në Cetine dhe në Novi-Pazar, deri në Shkup dhe Skrumice⁸. Por nuk desha.Nuk desha kurrë me u kap⁹ me Jugosllavinë, pse sado kontrastet janë të mëdha me këtë nacion,¹⁰ Shqipnija ka nevojë të llogaritë mbi miqësinë e fqinjës s’madhe.¹¹ Këtu është rasti me folë për episodin e furishëm që më shtërngoj me braktis fronin. Ky episode ka pezullue (ndaluar veprimi) jo vetëm fronin e Shqipnisë por edhe atë të Jugosllavisë.¹² Rrespekti (Mosbesimi) Jugosllav niset nga kërkesa e’eme kur i bana qeverisë së Musolinit me 20 Mars 1939-të, për dërgimin nga ana e Italisë të trupave të saja në kufirin Shqiptaro-Jugosllav. Deklaroj në mënyrën ma kategorike e rezervohem (frenohem ta shpreh mendimet hapur), t’a provoj me fakte që unë posedoj (unë kam) se kërkesa e eme përmbante vetëm mbajtjen e rregullit në zonën e Liqenit të Shkodrës, zonë që kishte dhjetmijë banditë t’ardhun nga Podgorica, kundrejt të cilëve ushtrija jeme e vogël në rrugën e riorganizimit ishte afrisht (afërsisht) e pamundushme për tu përballue.¹³
Shkodra qyteti kryesor që mban lart moralin e Shqipnisë jetoi ditët e hidhta ( të këqia) nga rreziku që i kërcenohej me anë atakesh (sulmesh ushtarake) e shkatarrimesh nga Mali i Zi.
Për me ju shmang një derdhjes së kotë gjaku, e me ja arijtë që bandat e Podgoricës të ktheheshin rishtas në vendin e tyre të natyrshëm nëpërmjet të mbushmendjes efektive ma tepër se sa me kërcënimet e armatosun, ju luta Musolinit për disa regjimente italiane, në mes të cilava kërkova “Brigada Regina”¹⁴ për dërgimin e tyre në Shkodër. Un e dijshem se dukja e këtyre banditëve do të provokonte një ngritje të përgjithshme të forcave Malazese. Me këtë unë nuk deshta me e kërcënue qeverinë e Beogradit e për këtë arsye ja bana të dijtum shtëpisë Karagjergjoviçit qëllimet e mija. Por nuk u kuptova: ajo që duhet të t’ishte një ndërhyrje mirëbërëse e Mbretëreshës së s’Italisë (me kombësi malazese) e mbretit Jugosllavisë e të mbreti të Shqipnisë u interpretua me dashje prej murtajës dipllomatike sidomos prej Jacomonit¹⁵ si një kërcënim i paqes ballkanikë¹⁶.E mora nga Roma nji “jo” të thatë e të ndijshme (të ndjeshme, u ndjeva keq). Pallati “Venezia”¹⁷ e Chigi¹⁸luanin me miun shqiptar si dy maçok të mëdhenj, përpara se do t’i nepshin (ti fusnin) kthetrat e mbrame (ta pushtonin).
Pak dit më vonë hika me kohë (ika shpejt)për me ju shmang kapjes, e gruaja e jeme Gelardina s’bashku me konteshën Appony nane e saj e ardhun apostafat prej Hungarie për me asistu ( me qenë i pranishëm) me hikjen, deshti të më ndiqte e lodhun, e zbehur, n’se (megjithatë) e shtregonte në gji trashigimtarin tem të vogël, Lekën, gëzimi e shpresa e familjes t’ime e Shqipnisë. Mora me vete gjana (sendet) të nevojshme, për një jetë modeste në mërgim dhe korispondecën,¹⁹ ato letra që Ovra Italiane²⁰ i kërkoj për tokë e për dete, në Egjypt, në Greqi e në Londër, ato letra të cilat i kam refuzue me ja dhanë botuesit më të math të Shteteve të bashkuara t’Amerikës si shpërblim të nandëqin mijë dollarëve.
Nji tjetër perde ( e dhënë) e pa njohur duhet t’i bahet e dijtun vendit tim gjatë 20 vjetëve të fundit. Kjo perde quhet Banka e Shqipnisë. Me këto u depozituan kuitancat²¹ e të ardhunave italiane, qeverisë s’ime nën formën e ndihmës s’hirshme,( të mirë, të fisëm)) për stabilizimin e shtetit. Kjo shifër “fantastike” mbi të cilën është spekulluar e luajtë kushedi sa herë se unë kam konçedue²² në karakter të hollash Portin e Sarandës fashistave të pasun (“….. Madhnija e juej a do të dëshironit që të ndërtohet ngjyra lokale me dy harem²³, nji Bazar²⁴ dhe tre shtëpija Nargile…..”²⁵) pjesë e letrës e legatës q’i mu dërgue. Për të ndërtue këto duheshin dy miljon lira.²⁶

Saranda viti 1918
Shqipnija ka pasë një ndihmë prekëse dhe vllaznore prej punëtorëve Italian, hapje rrugësh, bonifikim, e zhvillim të industris vajgurit (nënprodukt i naftësë). Do ta thom ma mirë prej punës e kapitalit Italian. Por kjo ka ardhë për pose ( përveç) “murtajes politike”, me virtyt të popullit e të drejtuesve të t’industrisë.²⁷ Për këtë Shqipnia vërtetë nuk e haron dhe Shqipënia e vërtetë nuk është pjestare e kërkesave për riparacione drejtuar Italisë,²⁸ nuk është pjestare e shpifjeve Ballkanike të shpërthyeme tashti kundra Italisë.²⁹ Kjo rrjedh se pse gjithë Shqipëria e ka njoftë diferencën ( ndryshimin) e thellë në mes të popullit Italian e të partisë at’herë në fuqi,( fashizmi) kurse unë vetë jam dëshmitar i gjallë i kësaj influence ( ndikimi)dhe i kësaj tragjedie të pa pajtueshme
Ahmet Zogu

117 Plotësues:

  1. Shqipëri e vogël e vuajtur shumë
  2. Të bashkuar, të pandashëm
  3. Zogu po don të tregojë se Shqipëria megjithse e ndarë keq nga fuqitë e mëdha ku gjysma e popullsisë shqiptare nuk janë pjesë e shtetit shqiptarë, ky shtet i përgjysmuar nuk ka krijuar trazira ndaj fqinjëve që kishin marë teritore e popullsi shqiptare.
  4. Zogu me këtë frazë na tregon se nuk i njeh kufitë e Shqipërisë të vendosur në Konferencën e Londrës në vitin 1913
  5. Ambasadori Jacomoni. Zogu po na tregon se nuk ishte mashtruar nga Jacomoni, dhe na tregon krimet e serbëve ndaj shqiptarëve. Ai ishte midis dy të këqijave, lakmisë e dëshirës së dhunëqshme të Italisë fashiste e Serbisë që lakmonte tokat e shqiptarëve.
  6. Pa shtëpi
  7. Pas pranimit te Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve me 17 dhjetor 1920,Në 20 shkurt 1921 Shqipëria mori pjesë aktive në këtë organizatë ku po i ridiskutoheshin statusi dhe kufijtë e saj.Për herë të parë Shqipëria ishte e barabartë me të tjerët në diskutimet e ndryeshme. Nga ana tjetër qeveria shqiptare shfrytëzoi rastin që në këtë kontekst të kërkonte ndërhyrjen miqësore të Lidhjes së Kombeve në mbështetje të shqiptarëve që ishin nën dominimin jugosllav e atë grek. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Fan Noli e Sotir Kolea do ishte i pari që do të fillonte odisenë e gjatë të mbrojtjes së interesave kombëtare në të tilla nivele ndërkombëtare.
    Qeveria Jugosllave në fund të tetorit 1921 pasi kishte përqëndruar ushtrinë në vijën e demakracionit me Shqipërinë mori vendimin për të pushtuar teritoret shqiptare në Veri në kundërshtim me kufitë e vendosur në Londër në vitin 1913.Shqiptarët e këtyre zonave u përgjigjën me armë. Lidhja e Kombeve dërgoi një komision të përbërë nga përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Japonia, të cilët më 7 nëntor 1921 arritën në përfundimin se qeveria jugosllave ishte shkaktare e konfliktit dhe i urdhëroi ata të pushonin armiqësitë kundër Shqipërisë dhe të tërhiqnin të gjitha trupat e tyre nga territorii huaj. Qeveria jugosllave mohoi të gjitha akuzat e drejtuara ndaj tyre dhe nuk iu përgjigj thirrjes së komisionit për t’u tërhequr nga toka shqiptare. Në përgjigje, komisioni shpalli publikisht vendimin e tij për kufijtë e Shqipërisë më 9 nëntor 1921.Mbas këtij publikimi Jugosllavia tërhoqi ushtrinë.
  8. Strumice qytet në Jug lindje të Maqedonisë
  9. Me luftuar. Realisht Shqipëria nuk i kishte aftësinë ushtarake me luftuar me Jugosllavinë e cila në këtë peridhë kohore ishte në gjëndje të mobilizonte mbi një miljon ushtarë.
  10. Mos përputhjet, armiqësitë që kemi me këtë Identitetit politik (Jugosllavia)
  11. Si Shqipëria e kohës së Mbretërsisë së Zogut si dhe Qeveria e Jugosllavisë kishin dy standarte në raportet e tyre politike. Në 23-26 Gusht 1925 nënshkruhet Pakti i fshehtë ushtarak Italo-Shqiptar, ku në art. 5 shkruhet: “Në rast të një lufte ushtarake në Ballkan, e cila do përfundojë me ndryshime territoriale, Italia merr përsipër që territoret që banohet nga banorë që flasin shqip ti bashkohen Shqipërisë”. Ky pakt i fshehtë më shumë se sa një vlerë e detyrim ligjor, ka një frymë të fortë moral sepse ky pakt përfaqëson ndërkombëtarisht aktin e parë serioz të Shqipërisë kundër Jugosllavisë dhe mendësinë irentendiste të Ahmet Zogut.
    Ky pakt dhe paktet e tjera të nënshkruara me Italianët në vitet e mëvonshme tregojnë qartë një prirje të fortë irretendiste të Zogut dhe dëshirës së tij për bashkimin e trojeve shqiptare me trungun amë. Zogu e shikonin arritjen e qëllimeve të tij irredentiste me ndihmën e Italisë. Gjithashtu dhe Jugosllavia kishte nënshkruar me Italianët pakte të ngjashme ku aspirohej për teritoret shqiptare.
  12. Kur Jugosllavia u pushtua nga trupat ushtarake të “Boshtit” drejtohej nga Mbreti Peter II (Dinastia e Karagjergjoviçët) Familja mbretërore kaloi në mërgim në fillim në Greqi e pastaj në Londër. Pjetri u rrëzua nga Asambleja Kushtetuese Komuniste e Jugosllavisë më 29 nëntor 1945 me shpalljen e Jugosllavisë Republikë. Pas kësaj ai u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  13. Mbreti Zog duhej të kishte informacion se italianët kishin lajmëruar jugosllavët për kërkesën e tij për ardhjen e trupave italiane në rrethinat e Liqenit të Shkodrës dhe mundohet të ishte dashamirës e korrekt me Beogradin. Jugosllavia nga ana tjetër besonte se ishte një çështje me rëndësi të madhe të parandalonte italianët që të krijonin një bazë në Ballkan nga e cila ata mund të nxisnin irredentizmin shqiptar në Jugosllavi Në prag të pushtimit të Shqipërisë, Jugosllavia e nervozuar, mobilizoi trupave të saj ushtarake pothuaj në të gjithë kufirin me Shqipërinë.Në vitin 1939, nuk ishte vetëm Italia ajo që po planifikonte pushtimin. Historiani serb VladanJovanoviq, na jep të dhëna mbi projektin e detajizuar të Ushtrisë Jugosllave për të pushtuar Shqipërinë veriore dhe Tiranën, para se ajo të pushtohej nga Italia. Në ditarin e tij Konti Ciano shkruan:I komunikova Hans Georg von Mackensen,
    (ambasadori gjerman në Romë) vendimin për të pushtuar Shqipërinë, Kam marrë garanci prej tij si për solidaritetin e tyre ashtu edhe për kuptimin absolut të motiveve që na shtynë të veprojmë. Kërkesën e Zogut për trupa italiane të vendoseshin në Shkodër për të trembur malazezët, italianët e interpretuan sipas interesit të tyre. Konti Ciano në një telegram tjetër i shkruan ambasadorit gjerman se: “Mbreti shqiptar është i gatshëm që në bashkëpunim me trupat italiane të ndërmarrin një sulm kundër Jugosllavisë, aksion që duhet të shkojë deri në Nish… Ai (Mbreti) e argumenton këtë veprim me misionin e tij për t’u bërë “Hitleri i Ballkanit”, ndaj është i gatshëm të vendosë rendin në Ballkan, ashtu siç ka vepruar në Europën Qendrore edhe Fyhreri gjerman…” (bëhet fjalë pra për “bashkimin” e Gjermanisë me Austrinë në mars 1938, si dhe për pushtimin e krahinës së Sudeteve në tetor 1938 dhe protektoratin Gjerman mbi Boheminë e Moravinë (Çekosllovaki) në mars 1939). Në materialin tepër sekret të Hans Georg von Mackensen, sqarohet më tej se sipas Cianos, “..këto ide nuk janë gjë tjetër veçse shpërthime të megalomanisë…” së Mbretit shqiptar. Është shumë interesante të vihet në dukje se me sa duket, vetë ambasadori gjerman në Romë sikur e vë në dyshim vërtetësinë e kësaj “gatishmërie” apo “zelli” të tepruar të Mbretit shqiptar, ose se paku ministri i jashtëm Italian Ciano e zmadhon atë, pasi në vijim të këtij telegrami thuhet se sipas Cianos “Çdo informacion i këtij lloji që duhet të jepet nga pala italiane me rastin e pushtimit, sigurisht që “do të bëjë përshtypje në Beograd, gjë që do të kontribuojë kështu në mirëkuptimin prej tyre të këtij aksioni ushtarak ndaj Shqipërisë…”. Ciano vazhdon :Më vonë takova Kristic(ambasadori Jugosllav në Romë). E njoha me manovrat ( e Zogut) për të krijuar krizë mes nesh dhe Beogradit, i dhashë atij sigurinë më të plotë në lidhje me masën e veprimit dhe angazhimeve tona. Më dukej se ai i mori të gjitha me një trishtim të jashtëzakonshme. Teksa doli tha: “Pra, Zogut po i vjen fundi”.Dipllomacia fshiste italiane (murtaja dipllomatike shprehet Zogu) po luante në fuksion të vendimit të Musolinit për pushtimin e Ballkanit. Mbas pushtimit të Shqipërisë radha do i vinte Greqisë e Jugosllavisë
  14. Në ultimatumet e tyre drejtuar Shqipërisë, Musolini këmbëngulte që të kishte kontroll të plotë mbi teritorin e politikën shqiptare. Zogu nuk pranonte një zgjerim i tillë të aleancës italo-shqiptare, për të ishte e pa pranueshme që trupat italiane të vendoseshin në Shqipëri pa kërkesën eksplicite të vetë shqiptarëve.Brigada Regina në vitin 1938, ishte nën komandën e Trupave Mbretërore të Ishujve Italianë të Egjeut.
  15. Mbreti Zog vazhdonte të kishte probleme serioze në mbajtjen e pushtetit,Sipas mendimit të diplomacisë italiane Zogu, përfaqëson një lloj stabiliteti në një vend që rrezikohejnga anarkina.Shqipëria prej vitesh konsiderohej nën sferën e ndikimit italian dhe nuk kishte asgjë të çuditshme në këtë fakt. Raporti i tij me qeveritë italiane mbeti i dyfishtënëse ishte një satelit i Italisë fashiste, ishte i detyruar për shkak të mungesës së alternativave serioze politike ndërkombëtare, duke pasur vazhdimisht kërcënimin e rrezikshme, të Jugosllavise Greqisë.Mbreti Zog nuk konsiderohej person ideal për Italinë, apo shumë i besueshëm. Konti Ciano ministër i jashtëm kishte antipati të theksuar dhe ishte shprehur hapur kundër tij.Por edhe kur si përfaqësues i Italisë në Shqipëri erdhi Jakomoni, në 9 shtator 1936 marrëdhëniet shqiptaro-italiane nuk u përmirësuan, madje hynë në një periudhë krize më të thellë.
  16. Pakti Italian-Jugosllav i miqësisë i 27 marsit të vitit 1937 analizonte dhe interesat e Jugosllavisë në Shqipëri ku dëshiraeJugosllavisë ishte një Shqipëri e pavarur por e dobët ekonomikisht e ushtarikisht. Frika e Jugosllavëve nga dinamizmi dipllomatik e politik i Italisë fashiste në Ballkan ishte rritur. Në strategjinë e saj Jugosllavia në vitin 1939 kishte shmangjen e një konflikti të hapur ushtarak me Italinë dhe gatishmërin për një ndarje të Shqipërisë midis tyre. Konti Ciano (Galeazzo Ciano, 1903-1944), ministër i Punëve të Jashtme i Musolinit, e vizitoi Jugosllavinë në janar të viti 1939. Bisedimet midis Cianos dhe Stojadinoviqit u zhvilluan në Beograd dhe në Beli. Në Beli u zhvilluan bisedime sekrete. Ciano, ofroi ndarjen e Shqipërisë.
  17. Palazzo Venezia ose Palazzo Barbo është një ndërtesë historike në Romë midis Piazza Venezia dhe Via del Plebiscito. Më 16 shtator 1929, fashisti Benito Mussolini vendosi zyrat e tij të partisë në Palazzo Venezia, Nga viti 1923 deri në vitin 1943 ishte selia e mbledhjeve të Këshillit të Madh të Fashizmit.
  18. Selia e qeverisë në Romë
  19. Marrëdhëniet ndërmjet Mbretit të Shqiptarëve dhe autoriteteve të larta italiane janë cekur nga historiografija shqiptare sipërfaqshëm nga mungesa e dokumentacionit dhe përdorimi i dokumentacion të fragmetizuar si pasoje njohuritë i kemi të pakta. Gjithashtu rol kryesor luan dhe ideologjia komuniste në kthimin e historisë nga shkencë në një vegël politike e Enverizmit..Ku kanë përfunduar korospondencat që Zogu përmend në artikullin e tij?
  20. O.v.r.a. = Policia sekrete e Mbretërisë së Italisë gjatë mbretërimit të Victor Emanuelle III. U themelua në vitin 1927 nga fashisti Benito Musolini. Italianët ndiqnin me interes çdo informacion gazetash në lidhje me rrugëtimin e Mbretit Zog në emigrim, në një relacion të datës 23.7.1937 ata shkruajnë, sipas gazetësSundai Graphic Londër: Mbreti Zog i Shqipërisë e Mbreteresha mbëriti në Stocholm së bashku me djalin e tyre.Kur vendi i tyre u pushtua, ata udhëtuan nëpër Greqi, Jugosllavi, Rumani, Riga, Balltik dhe Suedi. Po qëndrojnë në Stokholmi ata ndoshta do të shkojnë në Paris, ose Londër.
  21. Dëftesë zyrtare që i njeh të drejtën dikujt për të marrë të holla, sende me vlerë a dokumente që i përkasin atij.
  22. Se unë kamë marë para për ndërtimin e Portit të Sarandës nga Italianët.
  23. Hamam = Një nga dhomat e shtëpisë që përdoret vetëm nga femërat e shtëpisë.Mbreti citon një letër të legatës italiane e ndoshta italianët nuk e kanë të qartë se ku ishte ndryshimi midis hamamit e shtëpisë.
  24. Pazar, treg
  25. Lloj çibuku i gjatë i vendeve të Lindjes, që lidhet te një enë me ujë, nëpër të cilën kalon tymi i duhanit para se të arrijë në gojë. Thithte nargjilenë. Pinin duhan me nargjile.
  26. Në vitin 1937 Mbreti Zog i dhuron Kryqit të Kuq Shqiptar që drejtohej nga Princeshë Senije Zogu 4082 dylym tokë në Sarandë, nga fondi shtetërorë i tokës. Kryqi i kuq mer përsipër të zhvillojë këto sipërfaqe. U aprovua për tu ndërtuar 20 shtëpi për të siguruar banimin e nënpunësve, e ngritjen e një kinemaje. Urdhëri për zbatimin e këtij projekti u dha me 5 Dhjetor 1937.Nga artikulli i Mbretit Zog kuptojmë që dhe porti i Sarandës ishte në plan për tu ndërtuar. Mendoj se Zogu do të na tregoje se italianët donin ta koruptonin, që të mernin përsipër ndërtimin e këtyre shtëpive e portit, dhe na tregon dokumentin që ja ka dërguar legata italiane. Propoganda fashiste Italiane i mëshonte fort idesë se Zogu ishte i koroptuar, të njëjtën gjë bëri dhe propaganda komuniste. Mbreti Zog tregon anën e kundër të këtij korupsioni ekonomik që janë italianët. 2,000,000 Lireta italiane të vitit 1939 sot bëjnë afërsisht 1,742,000 euro
    Gazetari angles Rowiand Wiun i cili në 26.7. 1939 ishte në Tiranë shkruan për angjesinë e lajmeve Durant’s Oress Cuting (Wells) artikullin “Historia e një vendi të të pushtuar” midis të tjerave ai konstanton: “Mbreti Zog po zbulon punën e bërë nga paraja dhe ndikimi italian në Shqipëri. Zogu ynë ishte pak Garibaldin. Ishin italianët që e bënë dhe e zhbënë. Ishin italianët ata që nxitën korrupsionin, favorizimin dhe pandershmërinë dhe këtë për qëllimet e tyre dhe për të dobësuar regjimin e Zogut. Zogu luftoi dhe punoi kundër të gjithë të huajve në vendin e tij
  27. Shumë kompani Italiane e të vëndeve të tjera u futën në tregun shqiptar edhe nëpërmjet sigurimit të marveshje kocesionare ose investimeve direkt. U rrit prodhimi industrial, bujqësia falë futjes së kapitalit Italian në këtë fushë filloi të gjallërohej u ngritën fermat e para bujqësore moderne.Investimet në fushën e punimeve “Botore” u rritën shumë duke ndërhyrë në infrastrukturën shumë të prapamendur të vëndit.
  28. Dëmshpërblim në të holla ose në mallra, që shteti i mundur u jep vendeve fituese për dëmet që ka sjellë lufta.
  29. Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes së Parisit kërkoi nga Italia dëmshpërblime që arrinin në 3.544.332 000 fr. ari (1.161.000.000 dollarë amerikanë). Kërkesa e delegacionit shqiptar për dëmshpërblime u kundërshtua nga delegacionet e ShBA dhe të Britanisë së Madhe, të cilët u shprehën se “humbjet e shqiptarëve mbuloheshin nga pasuritë italiane në Shqipëri, që ishin shtetëzuar pa shpërblim nga pushteti komunist”.
  30. Italia mbas luftës së Dytë Botërore u përball me kërkesa për ndryshim kufijsh nga Jugosllavia komuniste. Traktati i Rapallos 1920 dhe Traktati i Romës 1924 kishin ripërcaktuan kufitë Italo-Jugosllave ku qyteti i Zarës, dhe ishujt Kres, Lastovo, Palagruzha, qyteti i Fiumen (Rijeka) ju dhanë Italisë. Në vitin 1947 Italia e Aleatët nënshkruan Traktatin e Paqes. Ky traktat përmbysi të gjitha traktatet e mëparshme. Jugosllavia mori pjesën më të madhe të bregdetit Slloven, Istrain, Ishujt Kres, Lastova,Palgruzha. Qytetin e Zarës dhe Rijekës.Trieste në Veri ju la Italisë ndërsa zonat e tjera të Trieses i mori Jugosllavia

Literatura:

  1. Arkivi i ish Ministrisë së Brëndëshme.Drejtoria e Zbulimit Politik
  2. Il patto militare segreto italo-albanese del 26 agosto 1925 Pietro Pastorelli
  3. Shtjellimi i Ivo Andriqit për ndarjen e Shqipërisë midis Italisë dhe Jugosllavisë, i vitit 1939
  4. Pushtimi fashist i Shqipërisë në diplomacinë gjermane. Xhezair Zaganjori
  5. Ditari i Galeazzo Ciano 

Përkthim nga gazeta greke “POS” botuar në Kajro me datë 7 janar 1948

Nga jeta e Aleksandrisë ( Prej korospondentit t’onë Zt. Stel. Kristofidhi)
M.T.Mbreti i Shqiptarëve dhe Grekët

M.T. Mbreti Zog i Shqiptarëve, para se të nisej për në Kairo për stinën dimërore, pati mirësinë të presë a’udiencë disa grekë të cilët shfaqnë dëshirën t’a njofin. Kësisoj, të hënën e kaluar, më 11.30 paradreke u pranuan ZZ. Pavlo Gneftos, mjek dhe burrë letrash i shquar, dhe gazetari Anton Kar.
N’audiencë ishin present dhe S.T. Z. Sotir Martini, drejtor i Zyrës Politike të Mbretit, Z. Qemal Bej Mesareja¹Chambellan², Z. Gjergj Dhionis Gogo, sekretar privat, si dhe Z. Emanuel Gneftos e Z. Andon Frangakia të cilët i paraqitën M.T. një koleksion të radha pullash Shqipërie.
M.T. Mbreti shprehu, me një enthusiazëm evident, admirimin e tij për Greqinë heroike dhe për aktivitetin qytetërues të frymës dhe gjenisë grek në zhvillimin e qytetërimit të Botës tërë.
Është e vërtetë, tha, se Grekët, disa mijra vjet më parë, kanë marë elementat e para të qytetërimit nga fushat e Nilit, por këto elementa ata i kanë zhvilluar me kaq sukses anë e mbanë botës, çdo zhvillim i botës prapanike, sjell më vehte bojën dhe vulën greke.
M. T. nuk i kurseu lëvdatat e tija Helenizimit³ të Egjyptit dhe dinamizmit krijues të tij, në në fund Mbreti shprehu bindjen e tij të pa tundëshëm se në të ardhmen, grekët dhe shqiptarët, në bashkëpunim të ngushtë e vëllazërorë, kanë për të formuar në Ballkan një bërthamë të shëndoshë paqe dhe përparimi me kontributin të palodhshëm të Mbretit kurajos të grekërve, Pavlin
Z. Anton Kar falenderoj M.T. për ndjenjat e tij të konsiderimi kundrejt Helenizmit, Greqisë dhe Mbreti Pavlo⁴, dhe shprehu shpresën e gjithë grekëve të mirë pa dyshim se kur fortuna e sotme të ketë kaluar, e gjetur zgjidhjen e duhur, atëhere e arthmja ka për të qenë për të dy popujt vëllezër grek e shqiptarë të cilët kanë një origjinë të përbashkët dhe interesa të mirëkuptuara të përbashkët.
Të pranishmit në pritjen, shprehën enthusiazmin e tyre për M.T Mbretin e Shqipërisë të cilin e karakterizuan si një njeri stërhollë në sjelljet e tija, një gentleman të mbaruar me një kulturë enciklopedike të përsosur, polyglot që jep përshtypjen e një njeriu të sinqerët, me një karakter të pa prekshëm dhe me mendime të caktuara për një aktivitet të arthmë.

Plotësime:

  1. Qemal Bej Masareja djali I Hasan Tahsin pash Masareja (Masareja ka qenë një fshat në Leskovik) Qemal Masareja ka studjuar në Zvicër. Qemal Masareja ka qenëkonsull nëSelanik e abasador i Shqipërisë në Greqi në vitet 1933-1934. Ai i qëndroi besnik Mbretit të tij Zog deri në vdekje.
  2. Personi i cili ishte përgjegjës për gjithçka që lidhej me shërbimin e brendshëm të dhomës së një sovrani.
  3. Helenizëm konkretisht është quajtur periudha e pushtimeve të AleksandritëMadh të Maqedonisë deri në pushtimin Romak, të Ballkanit të sotëm e Mesdheut, rreth 300 vjet, para kohës së re, ku futen të gjithëkomunitetet e atëhershme, të vendosur rreth Mesdheut, ku gjuha dhe kultura ishin helene.
  4. Mbreti Paul I-rë ( Pavllos greqisht Paulos latinisht ) 1901-1964 

Ministria e P. Brendëshme V.F. L.P.
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit Tiranë me 15.1.1954
Dega e I-rë

Lënda: Relacion për Ahmet Zogun

Relacion

Ahmet Zogu, gjatë gjithë kohës së tij në emigracion dhe veçanërisht mbas çlirimit të Shqipërisë ka përdorur të gjitha mundësitë e tija kundër pushtetit popullor në Shqipëri
Në luftën e tij kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, ay ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me organet e zbulimit Amerikano- Engleze dhe me krerët e emigracionit reaksionar shqiptar jashtë shtetit.
Për të dhënë një pasqyrë mbi aktivitetin e tija këtu poshtë po radhitim disa fakte nga materialet që disponojmë.

  1. Gjatë luftës Zogu banonte në një pallat afër Londrës me suitën e tija dhe kishte
    mardhënje të ngushta me spiunazhin Englez. Atëhere ay, bëri edhe një deklaratë duke iu drejtuar me këtë shqiptarëve që ishin brënda e jashtë Shqipërisë, me të cilën u bënte thirrje për tu bashkuar rreth “Legalitetit”
  2. Në vitin 1946-47, Zogu shkoj në Egjypt së bashku me suitën e tij ku u prit me
    përzemëri të madhe nga ish mbreti Faruk dhe gjithë klika e oborit Mbretënor. Qëllimi i shkuarjes së tij në Egjypt ka qenë: Organizimi dhe bashkimi i emigracionit shqiptar nën Mbretin Zog dhe lufta kundër Shqipërisë ( Pushtetit komunist). Me përkrahjen e qeverisë egjyptiane ay, filloj një punë të të madhe për bashkimin e emigracionit reaksionar shqiptar që ndodhej në shtete të ndryeshme dhe për tërheqjen e kolonive shqiptare në Amerikë, Egjypt, Turqi etj nën influencën e tij. Kuptohet se të gjitha këto bëheshin me qëllim për ti drejtuar në luftë kundër Shqipërisë.
  3. Në Egjypt Zogu me një herë mori kontakt me shefin e spiunazhit Englez për Lindjen e
    Afërme Gjeneral Clayton, me të cilin u këshillua vazhdimisht për punët e tija.

Me një herë mbas këtyre Zogu ja filloj punës praktike dhe dërgoj delegatë të ndryeshëm si Avdyl Sula, i cili shkoj në Amerikë për të tërhequr kolonin shqiptare mbas Zogut dhe thiri krerët e emigracionit reaksionar shqiptare nga Italia në Kairo. Si përfundim i gjithë këtyre përpjekjeve; në muajin Shkurt të vitit 1948 u bë mbledhja e përfaqësuesëve të Ballit dhe të Legalitetit në Egjypt nën kryesinë e Zogut, ku u formula Komiteti Qëndror i Përkohëshëm me në krye Zogun, në të cilin mernin pjesë:

  1. Mehdi Frashëri si indipedent.
  2. Musa Juka, Hiqmet Delvina, Sotir Martini, Gaqo Goga, Abaz Kupi, Qemal Mesareja dhe Eqerem Telhaj si përfaqësues të Legalitetit
  3. Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Qazim Prodani, Ragip Frashëri etj si përfaqësues të Ballit, flitet se në komitet ishin zgjedhur dhe Muharem Bajrakatari, Preng Previzi, dhe Hamit Matjani, të cilët ndodheshin në Greqi si dhe Xhafer Deva që ndodhej në Turqi

Vendimet kryesore që u muar në këtë mbledhje ishin këto:

  1. Të zhvilloheshin marveshjet për bashkimin e gjithë shqiptarëve që gjëndeshin në mërgim për tu grumbulluar rreth Komitetit
  2. Të pregatiteshin konditat për shkrirjen e të dy partive në një parti të vetme me emërin “Partija Indipedente”
  3. Të pregaditeshin konditat për formimin e një qeverije

Mbas formimit të këtij komiteti, u tregua një farë aktiviteti, u dërguan njerëz në Greqi si Faik Elmazi dhe në Turqi Xhafer Deva si dhe Hysen Selmani me të tre motrat e Zogut në Francë, me qëllim që të mereshin vesh me emigracionin që ndodhej në ato vënde për formimin dhe për punën që duhej të bënte ky komitet. Po për këtë qëllim Zogu thirri nga Italia, Mustafa Krujën dhe Ernest Koliqin me të cilët bisedoj rreth komitetit.
Në kohë që u kthye Avdyl Syla¹ nga Amerika dhe duke parë se ay nuk kishte pasur asnjë sukses në udhëtimin e tij në Amerikë, Zogu kur u takua me ambasadorin amerikan tek Mbreti Faruk i tha këtij kështu: “Kolonia shqiptare e amerikës është mjaftë e madhe dhe e pasur, ajo mund të ndihmonte shumë në luftën kundër komunizmit sikur të mos kishte disa elementa që ndihmojnë komunizmin dhe që punojnë kundër nesh. Qeverija Amerikane e ka në dorë që me pak kërcënime dhe me ndonjë masë tjetër kundër tyre, t’a aktivizojë koloninë shqiptare” . Në përgjigje të kësaj ambasadori amerikan i premtoj se këtë do t’ja referonte qeveris.
Mbas formimit të komitetit, Zogu tregoj një ativitet të math, ai u dërgoj ndihma në të holla elementëve të Legalitetit në Itali, ndërhyri pranë Ligës Arabe për të shpërndarë të emigruarit në shtetet e Lindjes së Afërme, u konsultua disa herë me Gjeneralin Cjayton dhe u vendos që emigrandët shqiptarë të mernin pjesë në ushtrinë e vëndeve të Ligës Arabe dhe të luftonin kundër Izraelit. Kjo gjë u pranua edhe nga Liga Arabe, por me konditë që kriminelët shqiptar të mos përbënin reparte me vehte por të shpërndaheshin në ushtrinë e këtyre vëndeve. Për këtë punë Zogu dërgoi Ali Këlcyrën e disa të tjerë në Siri, të cilët u morën vesh me mbretin Abdulla.² Mbas kësaj një pjesë e shqiptarëve u ikuadruan në ushtrinë e Ligës Arabe³ dhe luftuan kundra izraelit. Mbas kësaj kohe punët e “Komitetit Qëndror të Përkohshëm” nuk shkuan mirë për arsye se Muharem Bajraktari, Preng Previzi e të tjerë në Greqi nuk ishin dakord me këtë komitet dhe nuk pranuan asnjëherë të takoheshin me Zogun.
Në vitin 1948 Zogu dhe “Blloku Indipedent” së bashku me “Grupin Kosovar” si dhe të pjesës së “Ballit” të Ali Këlcyrës bënë tentative të ndryeshme për bashkim dhe për këtë gjë caktuan edhe datat si p.sh. me 20 Tetor dhe Dhjetor të vitit 1948. Për këtë gjë Zogu kishte caktuar si delegatë Abaz Kupin dhe Hiqmet Delvinën.
Në Kajro Zogu ka qenë në mardhënje të shumë të mirë me ambasadorët Amerikan, Englez dhe Francez dhe me ministrat (Ambasadorët) e Greqisë, Italisë dhe Turqisë, të cilët i jepnin përkrahje dhe ndihma të nevojshme.
Në datën 3.11.1949 Zogu i dha një intervistë Valter Callincit Drejtor i “United Press”në të cilën tha: “Se evolucioni i situatës Botnore me një avenir të afërm do të bëjë, të parashikoj vendosjen e rregjimit legal në Shqipëri, se ay do të ndihmojë me gjithë fuqitë e tij një qeveri të formuar jashtë, se kriza Sovjetiko-Jugosllave është një zënkë familjare se ay disponon (ka prova) për ndihmën që u jep Shqipëria rebelëve grek, se Shqipëria është gjakosur nga një minoritet komunist”
Për formimin e qeverisë në mërgim Zogu kërkoj ndihmën e të gjithëve, ay u takua në Egjypt me Kryepeshkopin grek të cilit i tha se të gjithë shqiptarët që ndodheshin në Egjypt do të dërgohen në Greqi për të luftuar kundër partizanëve (komunistëve grek). Fill mbas kësaj Zogu me anë të njerëzve të tij u përpoq të rekrutonte rininë e kolonisë në Egjypt dhe ti dërgonte këta në Greqi.⁴ Me gjithse përdori dhe presionin e autoriteteve të vëndit ay në këtë drejtim nuk pati ndonjë sukses.
Në Egjypt Zogu ka pas mardhënje të ngushta me Ministrin ( Ambasadorin) e Italisë, kjo gjë vërtetohet edhe nga fakti se kur Xhemal Dinua ⁵ u kthye nga Egjypti në Itali dekllaroj “ Se Zogu dëshiron një politikë paqësore dhe përkrahëse nga Italia, sepse, ay e shikon si të vetmin shtet të math dhe fqinj që mund ta ndihmojë për kthimin në Shqipëri”.
Nga ky qëllim justifikohet edhe fakti që Zogu me anën e Xhemil Dinos dhe të disa të tjerëve propagandon në emigracion një politikë afrimi me qeverinë e De Gasperit ⁶. Zogu e quan Italinë si i vetmi shet fqinj që do të ndihmojë të kthehet në Shqipëri.
Qysh nga formimi i komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe këtej Zogu është përpjekur që të përçajë këtë komitet dhe ta bashkonte “Legalitetin” me “Bllokun Indipedent” me qëllim që Zogu të dilte në krye, pikërisht për këtë çështje në vitin 1952 Zogu mbasi u konsultua me ambasadorin Amerikan në Egjypt të quajtur Kofferi bëri një mbledhje ku mernin pjesë Ali Këlcyra, Abaz Kupi, Zogu dhe Mustafa Kruja. Në mbledhje u bisedua çështja e Komitetit Kombëtarë ” Shqipëria e Lirë” për ta kthyer në qeveri mbretërore me në krye Zogun. Mbas kësaj dhe sidomos gjatë vitit 1953 Zogu shpesh herë kërkoj nga Abaz Kupi që të largohet nga Komiteti “Shqipëria e Lirë” dhe të bëhej bashkimi me “Bllokun Indipedent”. Në këtë çështje Abaz Kupi nuk ishte dakord dhe këtu kanë filluar kontradiktat midis Zogut dhe Abazit.
Zogu kur ishte në Egjypt e sidomos në vitin 1948 me anë të Abdyl Sulës mblodhi ndihma dhe taksa të ndryeshme nga kolonija shqiptare atje, të cilat pjesërisht i pervetësoi dhe një pjesë u a dërgoi kriminelave. Në Egjypt ka bërë një jetë lluksose, shtronte vazhdimisht recepsione (pritje) për nder të udhëheqësve të Ligës Arabe, të qeverisë Egjyptiane dhe të përfaqësuesëve të huaja. Nga shpenzimet e shumta që bënte Zogu në Egjypt u shkaktuan një sërë pakënaqësish nga krerët e emigracionit.
Në vitin 1951 Zogu shkoj në Amerikë dhe bleu një vilë në vëndin e quajtur Mataun një orë larg New-Orkut ( Manhatta New York City) për 3 miljon dollar. Atje Zogu u takua me disa element të pasur të kolonisë shqiptare si Xhim Viso, Niko Kokalari, Ilija Capulari etje. Në kohën që Zogu u largua për në Amerikë gazetat e Athinës “Kathimerini” duke folur për vajtjen e Zogut në Amerikë shkruante: Se Ahmet Zogu mund të jetë ftuar nga “Komiteti Shqipëria e Lirë” për tu pajtuar mbasi egzistojnë pikpamje të kundërta. Flitet se Zogu do përpiqet të marë kontakt me Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësinë e disa senatorëve të njohur si Gjenerali Donovan.
Në vitin 1952 Zogu u kthye nga Amerika në Egjypt dhe flitej se do vendosej me banim në Francë ose në Itali, bile për këtë çështje u fol mjaftë edhe nga krerët e emigracionit. Siç dihet në vitin 1953 Zogu u ndalua nga autoritetet Egjyptjane për tu larguar, u kontrollua disa herë banesa e tij, ju mbyll përfaqësija dipllomatike dhe u akuzua për kontrobantë dhe tregti armësh kundra Egjyptit.
Siç del nga përshkrimi i aktivitetit të tij Zogu vazhdimisht ka qenë në mardhënje të ngushta me spijunazhin e vëndeve Amerikano-Engleze për kundra Republikës Popullore të Shqipërisë. Është përpjekur me mënyra të ndryeshme për bashkimin e emigracionit nën udhëheqjen e tij. Ka bërë politikë afrimi me qeverinë Italiane nëpërmjet elementëve të “Bllokut Indipedent” duke e shikuar këtë si të vetmen qeveri që do ta sillte në fuqi. Është përpjekur për tërheqjen e “Legalitetit” nga Komiteti “Shqipëria e Lirë” dhe për bashkimin e tij me “Bllokun Indipedent”. Pavarësisht nga konditat që ndodhet sot ay, bën përpjekje për të dalë në krye të emigracionit reaksionar.

Kryetari i Degës së I-rë
Kolonel
(Zoi Themeli)

Me shkrim dore:
Ju dha Gjeneral Mihallaqit (Ziçishti) 15.1.1954

Plotësuese:

  1. Abdyl Sula lindi në Dibër rreth vitit 1895 dhe kreu studimet në shkollën Amerikane të Manastirit dhe në Robert College në Stamboll. Më 1920 u bë sekretar i Ahmet Zogut kur ky qe ministër i Brendshëm. Ai u largua nga Shqipëria po thuaj në të njëjtën kohë me Ahmet beun në 1924 dhe u kthye në 1925. U emërua Konsull i Përgjithshëm në Selanik nga ku u transferua në Stamboll më 1931. Në shtator 1934 u emërua drejtor i drejtorisë politike të Ministrisë së Jashme, dhe nga fundi i vitit 1936 shkoi si i Ngarkuari me Punë në Legatën Shqiptare të krijuar rishtas në Egjipt. Ai fliste anglisht, turqisht dhe frëngjisht.
  2. Mbreti Abdulla i Jordanisë (1882, Mekë – vdiq më 20 korrik 1951, Jerusalem) ishte
    sundimtari i parë (1946–51) i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.
  3. Liga Arabe është një organizatë rajonale në botën arabe. Lidhja Arabe u formua në Kajro
    më 22 mars 1945, fillimisht me shtatë anëtarë: Egjiptin, Irakun, Transjordaninë, Libanin, Arabinë Saudite, Sirinë dhe Jemenin e Veriut. Aktualisht, Liga ka 22 anëtarë.
    Qëllimi kryesor i Lidhjes është “të afrojë marrëdhëniet ndërmjet shteteve anëtare dhe të bashkërendojë bashkëpunimin ndërmjet tyre, të ruajë pavarësinë dhe sovranitetin e tyre dhe të marrë në konsideratë në mënyrë të përgjithshme çështjet dhe interesat e vendeve arabe”.
  4. Lufta civile Greke 1946-1949, pjesë e kësaj u lufte u bënë me dashje apo pa dashjeshumë shqiptarë që ishin aratisur nga Shqipëria komuniste dhe ishin strehuar në kampet e refugjatëve të Greqisë. Komunistët grek shqiptarët e aratisur i trajtonin si kundërshtarët e tyre. Ka informacione që komunistët grek kanësulmuar e vrarë shqiptarët e këtyre kampeve në Kretë që ishin të pa armatosur.
  5. Xhemil bej Dino (Prevezë, 21 dhjetor 1894 – Romë, 2 korrik 1972) ka qenë diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar. U lind në Prevezë më 21 dhjetor 1894, i biri i Hysejn pashë Dinos dhe Katerina Papalitisë, në oxhakun e Dinollarëve Më 1913 mbaroi studimet në liceun perandorak “Gallata Saraj” në Stamboll dhe më 1921 mbaroi Fakultetin e Jurisprudencës në Romë. Ka pasur shumë fuksione të larta në dipllomaci, deputet, e administratën shqiptare
  6. Alcide Amedeo Francesco De Gasperi ishte një politikan dhe burrë shteti italian që themeloi partinë Demokracia Kristiane dhe shërbeu si kryeministër i Italisë në tetë qeveri të koalicionit të njëpasnjëshëm nga 1945 deri në 1953.

Tepër sekret

Nga informatat që i takojnë muajit Shtator 1954, amerikanët tregojnë interes të madh për ish Mbretin e Shqipërisë Zogun, i cili tani banon në Egjypt. Duke marë parasysh se qeverija Egjyptjane kishte bllokuar pasurinë e mbretit me qëllim që ta pengojë largimin e tija nga Egjypti.
Amerikanët kanë bërë përpjekje për t’a lejuar Mbretin të shkojë në Ishullin e Qipros, nga ku të të ketë mundësi personalisht të drejtojë aktivitetin e emigracionit në drejtim të vëndeve të Ballkanit për të rrëzuar rregjimet popullore që egzistojnë në këtë vënde.
Nga elementët që përdor për ndërlidhje Mbreti, me aderonjësit dhe miqt e ti është gazetari bullgar Savbakovim, armik i politikës së qeverisë së R.P. të Bullgarisë. Savbakov sipas detyrave të ngarkuar nga legata amerikane në Liban mer kontakte me emigrantët të vendeve Ballkanike që jetojnë në Siri. Zogu tani ndodhet në Riodezhanero kërkon të instalohet në Francë.

Datë 8.2.1957

Relacion

Landa: Mbi Zogun, ish Mbreti i Shqipërisë

Për Zogun kemi këto të dhëna:

Në kohën e sotëme Zogu ndodhet në Aleksandri (Egjypt) dhe banon në hotelin “Mediterane” në rrugën Borshgraving Nr 31 Saba Pasha.
Familja e Zogut bën një jetë të izoluar, nuk kanë hyrje e dalje me njeri dhe nuk presin njerëz në banesën e tyre, nga vendasit Zogun e viziton vetëm mjeku personal.
Zogu së bashku me suitën e tij zhvillon një korospondencë të dendur me ish përfaqësuesit e familjeve Mbretërore dhe me persona të ndryeshëm me influencë si p.sh. me rastin e vitit të ri 1955 Zogu mori urime nga ish familja Mbretërore Bullgare, nga Mbreti i Greqisë, nga Lordi Englez, nga një senator Amerikan etj. Njëkohësisht korospondencë të madhe Zogu bën me Italinë sepse atje ndodhet i vet quajturi “Komiteti Shqipëria e Lirë”. Gjithashtu Zogu mban lidhje me anë të korospondencës me avokatin e tij, i cili banon në SH.B.A. ku Zogu ka pasurinë e tija….. Kohët e fundit Zogu vuan nga një sëmundje kronike për të cilën nga fillimi i këtij viti për mjekimin e tij thirrën nga Zvicra një doktor specialist dhe kohët e fundit mjekimet ka filluar ti bëj me doktorat e vëndit, me profesorin e Univeristetit të Kajros dhe gjëndja shëndetësore e tija ka filluar të përmisohet.
Në fillim të muajit Mars të këtij viti Zogu u pregadit për tu larguar nga Egjypti.
Me një herë filluan përgaditjet nga ana e disa personave të caktuar të suitës,(Njerëzit që e shoqëronin) të cilët do ta shoqërojnë atë kur të zgjidhen të gjitha çështjet finaciare që i takonin Zogut gjat qëndrimit në Egjypt.
Nga të dhënat që kemi patur rezulton se pengesë për largimin e tij nga Egjypti kanë qenë borxhet që ay i dedikohej organeve finaciare në 20 mijë fund Engleze. Llogaritari i Zogut Sali Sulejmani ka bërë të gjitha përpjekjet për likuidimin e kësaj shume, duke dhënë rushfet për ta larë atë me 10,000 fund Egjyptjan.
Pas ca kohe kur gjëndja shëndetësore e Zogut filloi përsëri të keqësohej doktorët ndaluan lëvizjet e tija dhe kështu vendosën që të mos largohet nga Egjypti. Qeveria Egjyptjane e ka paralajmëruar Zogun që të largohet nga Egjypti…….
Më poshtë ju përshkruajmë disa të dhëna të personave që e rrethojnë Zogun:

  1. Kruja, ish kryeministër i Mbretënisë Shqiptare i cili në kohën e tanishme mbron
    interesat e Shqipërisë në Egjypt dhe në vëndet e tjera nën emërin “E qeverisë Mbretnore jasht shtetit” Siç është e ditur, kohë më parë në Egjypt egzistonte misioni dipllomatik i Mbretnisë Shqiptare, për deri sa qeverija Egjyptjane nuk njihte Republikën Popullore të Shqipërisë. Gjatë kohës që mbretëronte në Egjypt Faruku, Kruja ka zhvilluar një aktivitet të dukshëm, ndërsa tani nuk luan asnjë rrol me rëndësi. Me Zogun takohen shumë rradhë. Kruja është martuar me një shqiptare e cila ka prejardhje Greke, flet disi frëngjisht, jep paraqitjen e një personi të kufizuar dhe pa preokupacione. Konsiderohet si vegël që përdoret nga ana e Zogut……

Tepër Sekret

119

Me telin nr 7.datë 19.1.1955 njofton Qëndrën se:
Me datën 18.1.1955 orët e mbrëmjes Radio Italiane trasmetoj se gjyqi i Kajros vendosi të çbllokojë pasuritë e Zogollit duke e nxjerrë të pafajshëm nga akuza për tregëti kontabandë.
Zogu do të shkojë me banim për në Amerikë

Ministria e Punëve të Jashtëme
Referenca:
Italiane 24-26. 10.1956
Franceze 10-11. 10.1957

Buletini informativ i Brëndëshëm
Viti i IV-të Nr.91 (153) Datë 5 Nëntor 1957

I. Mbi gjëndjen në Shqipëri

  1. Gazeta “L’Idea Italiane” e Romës datë 26 Tetor 1957
    nën titujt: “Italia çfarë bën” dhe “Shqipëria një avanpost rus” boton artikullin që mban firmën Aungust Hastaldo ku ndër të tjera thotë:

“ Në tentativën e parë e fuqive Perëndimore për të eliminuar në vitet 1949-1950 një peshë të vogël të rezistencës të Komunizmin Internacional, siç është Shqipëria, nuk u mbrijt nga fryma e politikës të rendivikimeve territorial që Greqija ka bërë kundrejt Shqipërisë¹. Athina ka bërë më këtë që populli shqiptarë të grumbullohet rreth rregjimit të Tiranës, me gjithse në pjesën më të madhe është antikomuniste. Duke u izoluar nga shtetet e Bllokut Komunist, qysh në verën e vitit 1948 “Epoka e mohimit të Titos” Shqipëria u fut si pykë në rradhitjen ushtarake të “Paktit të Atlantikut” me pozicionin e saj që dominon apsolutisht në Kanalin e Otrantos e në Kanalin e Korfuzit. Shqipëria është vënë pra për me marrë përsipër një rol politik e strategjik në Ballkan në favor të Kremlinit, fusha të reja të aviacionit për qëllime ushtarake janë pregaditur, të vjetrat janë zgjeruar dhe modernizuar për qëllime onfensive. Misionet ushtarake sovjetike kanë patur për detyrë për të ndërtuar dhe organizuar ushtrinë shqiptare prej 40,000 vetash. Rreth 10,000 sovjetik oficera dhe teknikë kontrollojnë praktikisht jetën dhe strukturat politike, ekonomike dhe ushtarake të shtetit të vogël dhe të rëndësishëm të Adriatikut, që është më e izoluara nga dispozitivat komuniste në rishqyrtimet e Perëndimit. Është i vetmi shtet satelit i Moskës që ka mbetur akoma besnik i Stalinit dhe principeve dhe metodave të tij. Shqipërija është një pozicion kyç dhe nëpërmjet të saj dhe të aspekteve të saj, gjithnjë është drejtuar vëmëndja e Uashingtonit dhe Romës. Mundet tash të vemë problemin e çlirimit të Shqipërisë.

Gazeta Il “Popolo Italiano” e Romës datë 24 tetor 1957 nën titullin: “Tito është betuar që Hoxha një ditë do ta paguaj shtrenjtë” shkruan:
Nuk besojmë të zbulojmë asnjë sekret të madh ushtarak që neutralizimi i ishullit të Sazanit dhe të bazave të nëndetësve Ruse në Shqipëri është në studimin preçize të planeve konkrete nga ana e njërëzve të mbrojtjes tonë. Rusët kanë bërë në teritorin dhe bregdetin e R. P. të Shqipërisë një kamp të fortifikuar, një bazë të avancuar në trupin e Perëndimit, por Shqipëria mbetet gjithnjë një vënd i vogël, totalisht i izoluar, e rrethuar nga vende armiq ose të armiqësuar, kuptohet Jugosllavija. Shqipëria është e lidhur me Moskën me një kordon të hollë, një llojë ure aerore (Ajrore) që bashkon Tiranën me aeroportet Sovjetike. Nga ana tjetër Greqija, Italija dhe Jugosllavija kontrollojnë vazhdimisht bregdetin dhe kufitjë, nuk ka hyrje dhe nuk ka dalje. Mund të thuhet se nga gjithë satelitët rreth Moskës, Shqipëria është më kokë fort ështëajo që u nështrohet më tepër urdhërave të Kremlinit, dhe më e mbyllura për botën Perëndimore. Hoxha interpreti i Tiranës e ka bërë vëndin e tij një ishull komunist i insiruar dje nga një intrasigjencë ( këmbëngulje) staliniste dhe sot ndjek një politikë të bindjes absolute në politikën Ruse. Tirana mban raporte për tu thanë raporte për modë vetëm me Italinë, duke treguar një indiferentizëm total për botën tjetër. Dhe më poshtë duke patur si nën titull “Fushatë antiperëndimore” vazhdon:
Me Rusinë në krah, gjeografisht e pa lidhur, por ushtarakisht Shqipëria ka filluar ta rrisë propogandën e saj jo vetëm në rrethe vendeve perëndimore antikomuniste,por pa dyshim dhe kundër Jugosllavisë dhe Titos. Hoxha ka marrë përsipër të përbuz Beogradin, ta ofendojë marshallin jugosllav, në një kohë kur ky është njeri i fortëe i dashur i Moskës. Është një gabim fatal që Hoxha do ta vuaj një ditë jo të largët. Enver Hoxha ka vrarë, mundet të vetmin mik të sinqertë të Titos, njerinë që Tito e donte me një dashuri të papërshkrueshme, shokun e tij më besnik Koç Xoxe. Por vdekjen e Xoxes do ta paguaj Hoxha nga një ditë në tjetrën. Më mirë shpejt se vonë

  1. Gazeta “L’Express” datë 10 tetor 1957 me titull “Marveshja Tito-Hurshov” shkruan:
    Marshalli Tito pa dyshim do të shkojë në Moskë për festën e 40 vjetorit të Revolucionit të Tetorit, sepse tani ai është i kanaqur nga rezultati i pazarllëqeve të tija të gjata me Kremlinin. Programi i afrimit ruso-jugosllav ishte bërë gati korrikun e kaluar gjatë takimit Tito-Hurshov në Rumani.
    Tito kishte pranuar:
    -Të votonte me Bashkimin Sovjetik në OKB në çështjen Hungareze
    -Të njihte Gjermaninë Lindore
  • Ti rekumandonte Gomulkës vëmëndje në mardhënjet e tij me Kremlinin dhe në përpjekjet e tij të demokratizimit të brëndshëm

Në shkëmbim, Hurshovi kishte premtuar të përkrahnte kandidaturën Jugosllave në Komisionin e çarmatimit, të shpejtonte likuidimin e udhëheqësve Stalinist në Bullgari dhe të bënte presion mbi shqiptarët në mënyrë që ata të rivendosnin mardhënjet miqësore me Beogradin.
Mbi këtë pikë të fundit është arritur një rezultat i rëndësishëm. Shqiptarët nënshkruan me Jugosllavinë një marveshje ekonomike qëerivendos në orbitën Jugosllave.
Megjithatë Tito ka refuzuar rientigrimin e një “Kominterni” me një formulë të re ose të bëjë një afrim ushtarak me Moskën.
Marshalli Zhukov është pritur mirë në Beograd por atij nuk i është treguar asgjë ma tepër se mund të ketë parë çfardo gjenerali anglez ose amerikan që ka kaluar andej. Marshalli Tito ka në fakt ndihmën amerikane

II. – Mbi Mbretin Zog
I. –Gazeta “Aux Rcontes” datë 11 tetor 1957 me titull “Zogu ka derdhur 3 miliard
Egjyptit por ai nuk është shkataruar, shkruan:
Ish Mbreti Zog i Shqipërisë ka nisë të shpresojë që prej disa muajsh se regjimi komunist në vëndin e tij është në një dobësi të tillë sa që ish Monarku mendon seriozisht në një restaurim Monarkik.
Zogu e la kryeqytetin e tij të Shqipërisë në pragun e arritjes së trupave Musoliniane më 1939. Ai mori disa dhjetra baule, afro 20 miljon stërlina ( 20 miljard të kohës së sotme) dhe disa miliarda ar, arturina dhe tituj. Duke pranuar ofrimin e Farukut ai shkoi për tu vendosur në Egjypt. Atje ai dijti me shumë aftësi të nxirte përfitime nga pasuria e tij. Por pas rënies së Farukut, gjenerali Nexhip e kërcënoi ta arestonte me burg. Për tu liruar, Zogu derdhi më shumë se 3 miljard franga.²
Dhe ai erdhi për tu vendosur në Francë.
Zogu dhe familja e tij rrojnë në një vilë të Kanës. Gjithsej oborri shqiptar përfshin 23 persona të cilët jetojne në një vënd. Zogu ka marë në ngarkim të katër motrat e tij ( princeshat Sanije, Muzejen,Maxhide dhe Adile) dy nipa dhe 7 oficera të ish ushtrisë Mbretërore shqiptare. Ai ka një djalë 18 vjeç, Princ Leka, një gjigand i vërtetë që ka një gjatësi prej 1 metër e 96 cm, domethënë 35 cm më shumë se babai i tij. Zogu është tani 62 vjeç, gruaja e tij Mbretëresha Xheraldina lindur konteshë hungareze Apponyi është shumë ma e re se i shoqi.
Në parashikim të një shndërimi të mundshëm të regjimit në Shqipëri, Zogu nuk haron që ka fqinjësi me Jugosllavinë, ka marë tani masat e tij. Ai ka dërguar djalin e tij, princin trashigimtar në kolegjin ushtarak englez të Sandhuratit.

Kontroll. K. Janko
Daktill. K. Hisku
Kopje 40

Plotësime:

  1. Idea e madhe (greqisht: Μεγάλη Ιδέα) është platformë nacionalistëve grekë për shtrirjen e
    shtetit të quajtur Greqia edhe jashtë kufinjëve egzistues shtetërore dhe teritoreve të njohura në lashtësi si “greke”. Kjo platformë ka filluar të përhapej që më 1844, me synimkrijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e ish Perandorisë Bizantine.Në fillim të shek. XX u orvat të realizohej Megali Idea në Shqipëri nëpërmjet të ashtuquajturit Vorio-Epir.Përkatësisht aneksimit të krahinave të Jugut të Shqipërisë.
  2. Shifrat e parave që pretendon gazeta që ka Mbreti Zog janë të paarsyeshme.
  3. Zogu ka qenë i gjatë 183 cm .dl 1895
  4. Geraldina e dl. 1915 ishte 20 vjet më e re se Zogu kur u martuan bashkë. Zogu ishte 42 vjeç e Geraldina 22 Vjeç kur vendosën kurorën e martesës 

Republika Popullore e Shqipërisë
Ministria e Punëve të Jashtëme
Dega e Shtypit
Referenca: Turke- 3 Janar

Buletini Informativ i Brëndshmi
Viti VII-të nr 2 ( 402) datë 7.1.1960
Mbi kujtimet që po shkruan Mbreti Zog

Gazeta “Sefer” e datës 3.1.1960, boton artikullin me titullin “Mbreti i Shqipërisë së vjetër shkruan kujtimet” me përmbajtje:
Këtu e disa kohë më parë, kur kryeministri i Bashkimit Sovjetik Nikita Hurshov, nga Shqipëria lëshoi fjalimet e tij kërcënonjëse kundër Greqisë dhe Italisë, mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu në vilën e tij në Cannes (Kanë Francë), punonte ditë e natë, në mënyrë intensive për t’ju dhënë fund përshkrimit të kujtimeve të tij. Shpresohet se gjatë këtij viti do të bëjë botimin e tyre. Mbreti i vjetër mendon të nxjerrë në shesh gjithë çështjet që kanë mbetur sekret, lidhur me vitin 1939, të cilat ishin shkak i fatkeqësive që ranë mbi Shqipërinë. Zogu dhe gruaja e tij shumë e sjedhshme, mbretëresha Geraldinë jetojnë së bashku me mbretin në vilën e Cannes.
Mbreti i ka të hapura dyert për secilin do, duke ruajtur zakonet shqiptare, pret me bujari
dhe nuk kursehet të bëjë ç’të vijë për dore, për të kënaqur mysafirët. Për këtë pritje bujare nuk bie poshtë edhe mbretëresha e vjetër. Në atë vilë të madhe, sallonet e të cilës janë të shtruar allaturke për secilin nga musafirët që pritet gjëja e parë është pregaditja e kafesë allaturke dhe plot shkumë.
Musafiri e haron veten se është i huaj, ambienti që e rrethon bëhet i afërt. Mbreti Zog gruaja
Mbretëresha Geraldinë dhe djali, princi trashigimtarë Leka kalojnë një jetë të thjeshtë dhe pa zhurmë. Vila e Cannes është e bollshme dhe e shtruar mirë, por luksi dhe sulltanetet brënda derës së saj nuk kanë hyrë. Familja sunduese e Shqipërisë nuk është në gjëndje të bëjë ballë lluksit, për shkak të të ardhurave të pakta dhe të pasigurta, të cilat përbëhen nga ndihmat e shqiptarëve.
Ndihma e shqiptarëve është burim i jetesës. Një burrë me shtat të gjatë, Zogu kërkon të
publikojë mbi kujtimet e tij të vjetra dhe ngjarjet më të rëndësishme të viteve të fundit, por jeta e tij është e mbushur me një mijë e një ngjarje. Për shembull, kur akoma Shqipëria nuk ishte Monarki, në Republikën e parë, ishte presidenti i parë i saj. Kjo kohë gjatë së cilës ishte president vazhdoi prej vitit 1925-1928. Para kësaj kohe Mbreti Zog, mbante titullin Ahmet Bej Zogolli dhe në imperatorinë Osmane asht përzjerë në shumë ngjarje, dhe ka shquar shumë veten e tij.
Në 1928 hypi në fron me emërin Ahmet Zogu. Deri në vitin 1939 ishte mbret dhe ka ruajtur fronin e tij. Një vit më parë ay, d.m.th. në vitin 1938 u martua me Konteshën Geraldina Aponny, një nga vajzat e familjes Hungareze Aponny, që është nga familjet më të shquara të Hungarisë. Në vitin 1939 disa ditë para pashkëve, ushtria e diktatorit Musolin sulmuan Shqipërinë.
Mbreti Zog donte të bënte qëndresë, por forcat e vogla dhe të dobtë të Shqipërisë para forcave të mëdha dhe me armë modern të ushtrive sulmuese italiane, nuk mundën të rezistonin dhe sunduesi së bashku me familjen e tijë u detyrua të ikte nga atdheu. Vendi i parë ku ata erdhën ishte Turqia. Përfundimin e kujtimeve nga ana e Mbretit shqiptar, ka mundësi ta çmojë çdo njeri dhe këto shkrime politike i presin me padurim. Duke patur dhe ndihmën e Mbretëreshës, Ahmet Zogu ka përfunduar dhe vëllimin e tetë. Këto kujtime, duke i shkruar me dorë, po i përkthejnë në gjashtë gjuhë, shokë të afërt të mbretëreshës

Kontrolloi P. Mezezi
Dakt. M. Gjonça
K.40
Dt 8.1.1960

Foto e varrit të mbretit Zog-I-rë.

Çdo njeri që përdorë pjesë nga ky shkrimi duhet të përmënd autorin. Faleminderit

Astrit Jegeni

Tiranë Gusht 2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Opinion: <strong>A i duhet edhe Shqipërisë sot një  si Kurti  apo edhe më i mirë se Kurti?</strong>
Next post Opinion: Pse kjo armiqësi kundër Kurtit?