Escobar, Kurti e Lajçak kërkojnë normalizim të situatës

Read Time:3 Minute, 32 Second

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar

Për takimin e kryeministrit Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së Tomas Szunyog, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar edhe Zyra për  Media e Kryeministrit.

Kjo zyrë ka lëshuar një deklaratë për media, në të cilën shkruan se palët diskutuan  për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale.

“Në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes”, shkruan në deklaratë. 

Në komunikatë sqarohet se përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër.​

Lajçak: S`bëj me gisht ndaj askujt, por situata është e rëndë|Video

Ka përfunduar takimi mes dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti, i mbajtur në orët e mbrëmjes në Qeverinë e Kosovës.

Pas diplomatit amerikan, foli edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai tha se në këtë takim, ku përveç tyre ishin edhe ambasadorët e SHBA-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, patën diskutime të gjata për gjendjen në vend dhe se po përpiqen  të gjejnë zgjidhje për uljen e tensioneve.

“Po fokusohemi në agjendën për normalizim të marrëdhënieve. Kemi barrikada  në veri të Kosovës dhe kemi situatë të rëndë”, tha Lajçak.

https://www.facebook.com/plugins/video

“Prandaj  përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell më ka kërkuar të jem këtu sot”.

Diplomati evropian deklaroi se një ditë më parë në Bruksel, ka pasur takim të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe ka pasur shumë brenga për situatën në Kosovë.

“Për këtë arsye do të jem nesër në Beograd”, tha Lajçak, raporton Rtklive.

Më tej Lajçak u shpreh se me vete do të ketë informacionet e fundit nga terreni dhe do të bisedojë atje për mundësinë se si gjendja t’i kthehet normalitetit.

“Kemi pasur diskutim të gjatë me Kryeministrin Kurti për një sërë çështjesh, por nuk do t’i them detajet”, tha ai.

Lajçak deklaroi se tensionet nuk e ndihmojnë askënd dhe se vetë nuk është i kënaqur me gjendjen në veri.

Ai tha  se nuk dëshiron të bëjë me gisht ndaj askujt- “por situata është e rëndë”.

I pyetur nëse është biseduar për heqjen e barrikadave nga dy rrugët kryesore në veri të Kosovës, të bllokuara nga serbët lokalë, Lajçak tha se për këto çështje do të bsiedojë me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Unë jam diplomat dhe e di se ka mënyra shumë më të mira për ta zgjidhur këtë çështjen e barrikadave, sesa me buldozerë”.

Lajçak tha se ka pasur shumë për të diskutuar se cila është situata dhe cila do të jetë zgjidhja, prandaj nga këtu sot, nesër do të jetë në Beograd.

 “Ne do të përpiqemi të identifikojmë mënyrat për uljen e përshkallëzimit dhe t’i rikthehemi jetës normale, në mënyrë që të mund të vazhdojmë drejt dialogut normal”.

Lajçak deklaroi se ka pasur një bisedë të gjatë me kryeministrin Kurti për një sërë çështjesh, por përsëriti se nuk do të flasë për detaje.

Emisari evropian deklaroi se për të mësuar më shumë mbi situatën e sigurisë në Kosovë,  do të takojë sonte komandatin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it.

“Më vone, sonte, do të takohem edhe me komandantin e KFOR-it dhe EULEX-it”, tha Lajçak.

“Kjo për t’u përpjekur të gjejmë zgjidhjen e duhur sepse nuk mendoj se mund të presim derisa diçka e keqe të ndodhë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post REL siguron planin franko-gjerman: Nuk përmendet njohja e ndërsjellë
Next post Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut me asambleistë e kryesues të ri