Hafiz Ali Korҫa- hoxha patriot dhe i ditur

Read Time:7 Minute, 59 Second

(1873-1957)

Shtatё ёndrrat e Shqipёrisё

Pasi lexova dy libra pёr kёtё  dijetar patriot dhe klerik ,dhuruar nga shoku im, Fisniku, krijova njё pёrshtypje mё tё plotё pёr figurёn e tij historike kombёtare.

Pёrkundёr anatemimeve qё bёhen nga disa njerёz sot kundёr hoxhallarёve nё pёrgjithёsi, Hafiz Ali Korҫa, ashtu sikurse nё Kosovё Mulla Idriz Gjilani, qendrojnё madhёshtorrё.

Janё kёta dhe klerikё tё tjerё tё krishterё si dhe intelektualё dhe politikanёpatriot, mbёshtetur nga dhjetёra mijёra luftёtarё tё lirisё, qёna dhuruan Alfabetin dhe e bёnё kёtё Shqipёri, duke e shkёputur nga kthetrat e Perandorisё Otomane, jo vetёm para 1912 por edhe mё pas, gjer nё Kongresin e Lushnjёs. Shqipёria u mbijetoi luftrave ballkanike, luftёs sё parё botёrore, kryengritjeve reaksionare tё Shqipёrisё sё Mesme, tё frymёzuar nga otomanёt dhe kryengritjes sё Shqipёrisё sё Jugut, frymёzuar e mbёshtetur nga grekёt, kryengritjes sё Mirditёs, mbёshtetur nga serbёt. Nuk ka qenё fare e lehtё!

Nё kёtё libёr Hafiz Ali Korҫa e tregon kёtё konkretisht.

f.40

Sllavisht dhe gёrqisht kёndohej

se i pёrkrahte Europa

Shqiptari kot mundohej

librin ia pat ngrёnё lopa!

f.42

Gazeta “Aksham”, 9 korrik 1903, thotё:

“Ҫdokush e di qё Korҫa ёshtёҫerdhja e latinxhinjёve. Atje ndodhet njёҫetё qё prej njё kohe tё gjatё po merret me propaganda, mundohen pёr tё ringjallur vetёqeverimin kombёtar. Tashti pёr me i derdh ujё squfurit nё rrёnjёn e tyre, shkolla shqipe po iu mbyllet dhe kryetarёt e tyre u internuan: Hafiz Aliu u internua nё Spartёn e Konjёs, Orhan Beu nё Marash, Emin Malka nё Urfa, Hysejn Qani nё Balanca, Tokat Sulejman Ohrija nё Nikde dhe Thimi Mihal Marko nё Manastir”.

Me t’u mbyllur shkolla, edhe drejtori i atёhershёm, Nuҫi,  me gjithё tё vёllanё, Naҫi, u dёrguan nё burgun e Manastirit.

Pёr atdhenё kush pёrpiqej

nga shteti kёsi soj ndiqej

internohej e burgosej

rraskapitej, handakosej.

f.46

Pёr Shqipёrinё u pёrpoqa

rrezikova jetёn time

nuk rrёfehet se sa hoqa

se shteti m’i njihte krime.

f.50

Pikat qё pata kёrkuar nё Kongres tё Dibrёs (1909):

1              Mёsimi i gjuhёs shqipe zyrtarisht nёҫdo shkollё

2              Mirёsimi i arsimit nёpёr medrese

3              Mosdёrgimi i djemve shqiptarё si ushtarё nё shkretёtirat e zjarrta tё Jemenit, se dy tё tretat s’kthehen

4              Pastrimi i moҫaleve, ndreqja e rrugёve dhe e urave

5              Lirimi i 150 shqiptarёve qё ishin burgosur si reaksionarё

Kongresi tё gjitha ҫёshtjet m’i pat pranuar.

f.53

Napoleoni tha:

 Feja u dashka, se sikur edhe hiҫ tё mos tё ndodhej ndonjё fe, neve na duhej tё krijonim njё fe se moralin dhe disiplinёn e njё kombi vetёm feja mund ta sigurojё; kёshtu tha dhe pёrgatiti njё kler tё pajisur ashtu si e deshti nevoja.

f.55

Ҫudi, nё kohёn e rinisё, kur luftoja pёr shkronjat e gjuhё, pёrbuzesha dhe dёnohesha me vdekje dhe quhesha latinxhi dhe i pafe, por tashti qё u formua njё Shqipёri dhe pёr tё mbajtur fenё islame nё gjirin e saj u mundova dhe ҫela njё medrese, filluan tё mё thonё fanatik. Ёshtё pёr t’u ҫuditur se fanatik i thuhet njё njeriu qё mbyllet nё njё kuvli dhe gjer kur vdes prej andej nuk del, por merret me falje e me agjёrim.

Ca na kanё dalё tepёr liberalё

dhe emrin islam s’e lёnё tё gjallё

Hasan, Husejn s’duan, iu pёlqen Astriti

erё feje s’duan kёta me njё fjalё.

f.56

Muderrizi i Korҫёs, me 8 shkurt 1910, me anё tё qeverisё, mbledh disa hamёj dhe dy-treqind punёtorё nga ata qё punonin nё shosё, duke i rёnё daulles nёpёr treg bёrtisnin kundёr shkronjave shqipe.

f.83

Shkronjat e njё gjuhe nuk kanё tё bёjnё as me fenё as me Halifin.

Shkronjat janё vegla, s’janё as mumin, as qafir.

f.84

Turqia ka pasur njё tё katёrtёn e lёmshit tё dheut, pastaj qysh i la njё e nga njё Krimenё, Masharinё (Hungarinё), Rumaninё, Bullgarinё, Serbinё, Morenё e Nisitё, Bosnjen, Abisinё, Egjiptin e Sudanin, Algjerinё, Tunizinё, Tripolitantin (Tarabulusin) e tё tjera?

f.88

Rumelia gjer mё sot ka qenё si njё kёshtjellё e hekurt e Turqisё. Rumeliotёt pёr Turqinё kanё derdhё gjak nё tё katёr anёt e kёsaj bote. Tё mos shkojmё larg, por po jua them, s’ka dhjetёvjet  qё dy taborё u ngritёn prej Korҫёs e shkuan nё Jemen dhe prej kёtyre trimave djaloshё vetёm tetёmbёdhjetё u kthyen, por edhe kёta nuk mundёn t’i ngrenё kryet prej jastёkut, por shkuan.

Shkronjat ngjyrё feje s’kanё

vegla pёr tё shkruar janё

gjuha me ҫdo shkronja shkruhet

kjo hallall kjo haram s’thuhet

kot e bёni vegёl fenё

na turbulloni atdhenё

sa plasi njё grindje e shkretё

u shtrinё qindra pёr jetё

prapa u bё ajo qё thamё

kot mё kot u grimё u vramё.

f.112

Ҫdo njeri qё s’don atdhenё

ka shkelur nderin e fenё

s’ka njohur as Perёndinё

bota kafshё le ta dinё.

f.114

Ajeti i parё qё zbriti

kёndim e shkrim porositi

Prej djepit gjer te varri

mёsimi na tha Profeti.

f.115

Poemё pёe Kosovёn dhe Ҫamёrinё

Vajtimet e atdheut

Mbi bonbardimet serbe nё Drenicё ditёn e Kurban Bajramit kur burrat ndodheshin nё xhami, qershor 1924

Mё s’tu nda zjarri, mё s’tu nda flaka

Mё s’tu nda vrasja, ndjekja, shuplaka

Mё s’tu nda therrja, mbytja, grabitja

Mё s’tu nda shtypja, mbytja, grabitja

Gra, burra, foshnja pёrditё tё vriten

nga vendi i vet ҫveshur po qiten

digjen katundet e pёrvёlohen

ah shpirt-makutёt  prej kujt s’ndalohen

U gёrmadhove, u copёtove

Krejt u trondite, krejt u shkretove.

Qani vёllezёr, Kosovёn qani

pёr gjёmё-zezёn ca ditё zi mbani

Qytetёrimi ku ёshtё vallё?

pёrse Europa nuk ju sheh hallё?
Si nuk dёgjohet topi i shkretё?

si s’shihet flaka qё del mbi retё?

Si nuk dёgjohet rёnkimi i shpirtit?

si nuk ndalohet ҫ’bёn bir i….?

Pse s’kёshillohet kombi gjak-pirёs?

Nё botё thua s’ngeli bamirёs?

Qysh u shurdhua bota e tёrё?

S’shohin barbarё gjer sot ҫ’ka bёrё!

Qani vёllezёr, Kosovёn qani

pёr gjёmё-zezёn ca ditё zi mbani!

Me top i shuan vёllezёrit tanё

malet e fushat ndёr gjak i lanё

I vranё, i shuan, i handakosnё

nё vend tё tyre tjetrin vendosnё

sa mall qё patёn ua pёrlanё

s’di me ҫ’tё drejtё dreqёnve ua dhanё?!

Mё digjet shpirti, kam shumё frikё

se do t’i sosё kjo politikё

fill shqiptari nuk do tё lёnё

fat-zinjtё e gjorё ku do tё venё?

Qani…

Nё kёtё shekull kjo politikё

mrekulli quhet e them pa frikё

kjo politikё racёmbaruese

pёrditё grin plaka, pleq, trima, nuse

Kjo politikё lugate shtrigё

dhelpёr dinake kuҫedёr e ligё

faroi vёllezёrit me qindra mijё

I madh e i vogёl duhet ta dijё

Fol o moj botё e qytetёrimit

pёrse po shkulet kjo racё e trimit?

Qani vёllezёr, Kosovёn qani

pёr gjemё-zezёn ca ditё zi mbani!

Kosova e bukur, o shpresa jonё

bujare, trime je  gjithmonё

sot tё zu halli nё zgjedhё ngele

kurban po bёhesh pёrditё si dele

Kurban po bёhesh nё ditё Bajrami

nё Ballkan thёrret veҫ muslimani

Nuk u therr fare shenjt Ismaili

ku ёshtё, pse s’duket sot Xhebraili?

Tё tё shpёtonte nga thonjtё e mprehtё

tё tё shpёtonte nga zjarr i nxehtё

Ty moj Kosovё e madhe shpresa

se ndaj teje ruhet edhe sot besa

M’i madhi krahu i Shqipёrisё!

M’ e madhja ҫerdhe e trimёrsiё!

Qani vellёzёr, Kosovёn qani

pёr gjemё-zezёn ca ditё zi mbani!

Pjesa mё e madhe e Shqipёrisё

iu fal Serbisё, iu fal Greqisё

vetёm i erdhi keq Perёndisё

pёr atё gjakun e foshnjёrisё

Sido njё strehё mbeti kjo copё

tё mblidhen bijtё nё kёtё gropё

Nё kёtё copё mbetёn moҫalet,

na lanё shёrkat, na lanё zallet

Mё strategjiket tjetrit ia dhanё

Viset e keqe ndёr ne i lanё.

Qani…

Nip i pellzagut, o komb i vjetёr

nga ty m’i vjetёr kёtu s’ka tjetёr

Dyzet ke pasur milionё frymё

tё pakoi koha, tё shkriu si frymё

Le Arianёn, nё Durrёs u mbёshtete

nga fat i shkretё sa njё grusht mbete

edhe kёtyzё shprehje nuk gjete

mendo ku ishe, ku je, ku vete?

Tashti pa krahё ke mbetur fare

pёr njё tё vjetёr komb turp e marre!

Qani Kosovёn dhe Ҫamёrinё

se i kёmbejnё si bagёtinё

Ka vdekur fare civilizimi

sot veҫ njё lustёr ka Perёndimi

Iku mёshira, erdhi rrёnimi

po del mbi qiejtё ngado rёnkimi.

Nё fund tё tokёs hyftё gёzimi

ku ёshtё qё mos qoftё nё botё zgjimi

kurse ka vdekur krejt njerёzimi

kurse nuk paska babё jetimi

fare mos qoftё shtypi dhe shkrimi.

Qani Kosovёn dhe Ҫamёrinё

pёr gjёmёzezat zgjateni zinё!

Mos i ndal lotёt, qaj o Vardar plaku

natё e ditёec qё tё lahet gjaku

Gjaku i shenjtё qё derdh barbari

me tё ushqehet sot ҫdo fill bari.

O Sharr i shkretё qysh duron vallё?

pse nuk po shkrihesh qysh je i gjallё?

Shkrihuni male se mbetёt tё shkretё

shembuni bashkё me gjithё tepetё!

Kur ky komb bujar pёrditё po shuhet

ty moj Kosovё jeta ҫ’tё duhet?

kur edhe Europa s’po tё sheh hallin

pёrditё ju therrin, ju marrin mallin.

Pёrditё ju derdhet si rrёke gjaku

shpresa  ka mbetur vetёm te Hakku!

Qani,,,,

Konspektoi Bardhyl Selimi, 27 nentor 2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ejup Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve pa pilotë
Next post <strong>Stefan Zweig pёr Joseph Fouche-nё</strong>