Ish Kancelarja gjemane Merkel për shqiptarët, Shqipërinë për Turqinë dhe për borxhlinjtë europianë?

Read Time:3 Minute, 42 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pse mediat dhe politika shqiptare nuk i thanë ato që ka deklaruar Merkel për Shqipërinë,shqiptarët, për Turqinë e për borxhlinjtë europianë?
Kancelarja Gjermane, Kristjandemokratja, Zonja e hekurt Angela Merkel, gjatë një takimi me gazetarët në Berlin ka folur rreth disa çështjeve në Ballkanin Perëndimor ku ka folur gjithashtu edhe për Shqipërinë e shqiptarët që jetojnë në Ballkan.
Është interesante se Ishkancelarja gjermane, mikja e madhe e shqiptarëve që nuk lejoi coptimin e Kosovës tha të vërtetat e mëdha historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Në ato fjalë të saj po të shikohen e të analizohen me kujdes bien të gjitha alibitë dhe gënjeshtrat historike te islamofobëve se Turqia është shkaktare e coptimit të trojeve shqiptare që opinionit ua ka mësuar shtrëmbër dhe me gënjeshtra historiografia komuniste sllavo-serbe.
Angela Merkel theksoi se Shqiptarët u ndanë gjatë Luftërave Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, ajo tha se Shqipëria është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet, që do të thotë se shqiptarët nuk i ndau dhe as nuk i coptoi Perandoria Osmane, por trojet shqiptare i ndanë, i coptuan, i grabitën dhe i pastruan etnikisht Luftrat grabitqare ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore.
Pra ajo vertetoi të vërtetën e madhe se Shqiptarët u ndanë gjatë luftërave ballkanike dhe pas luftës së parë botërore, pasi dy Luftrat Ballkanike në fakt ishin luftra që u zhvilluan vetëm për të grabitur trojet shqiptare serbët, bullgarët, grekët e malazezët, dhe për të mos lejuar krijimin e një shteti shqiptar. Shqiptarët në fillim të shekullit të 20 -te jetonin ne trojet e tryre rreth 150 mije kilometra katrorë dhe ishin kombi i dyte me i madh në Ballkan.Këto të vërteta të padiskutueshme historike nuk u pëlqejnë serbëve, grekëve, rusëve, as qarqeve antishqiptare në Perendim dhe as nuk u pëlqen aspak as turkofobëve dhe islamofobëve serbo e grekofilë shqipfolës dhe as mediave të tilla të cilat nuk e pasqyruan këtë që deklaroi Znj. Merkel. Kurse fanatikëve kristian do u pelqente cfare deklaroi znj. Merkel por vetëm mos ta kishte thënë për Turqinë si mbështetëse për shqiptarët.
Kancelarja Angela Merkel u jep një përgjigje edhe turkofobëve shqiptarë atyre që urrejnë muslimanizmin shqiptar, kur i drejtohet shtetit shqiptar të Shqipërisë se “shteti Shqiptar duhet të punojë fortë për mbrojtjen e popullit shqiptar në çdo anë të kufirit duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë, ashtu siç po bën Turqia me shekuj, duke i mbështetur financiarisht dhe politikisht shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Luginë”. Pra ishkancelarja Kristian Demokrate Angela Merkel vlerëson dhe thotë të vertetën tjetër, atë se aq shumë Turqia mbështet shqiptarët, saqë edhe Shqipëria duhet të bëjë të njëjtën gjë për të gjithë shqiptarët ne trojet e tyre jashtë Shqipërisë.Pra Merkel nxjerr zbuluar hipokrizitë djallëzore të disa turkofobëve nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës kur ajo deklaron se Turqia me shekuj, i ka mbështetur financiarisht dhe politikisht shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Luginë”.Këtë e thotë edhe e vërteta historike se Osmanët, Kosovën dhe trojet shqiptare që janë në Maqedoni dhe në Luginën e Preshëves, Turqia i cliroi prej despotëve genocidistë serbë, dhe i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi serbo-sllavo-ortodoks.
Dhe në fund ajo e pyetur nga një gazetar gjerman se pse Merkel po kujdeset kaq shume për shqiptarët?

Ajo u përgjigj shkurt: “Ja u kemi borxh”.
Pra, Merkel me pak fjalë tha ato të vërteta që janë të vertetat më të mëdha historike, madje edhe tha se shqiptarëve ua kemi borxh që t’i ndihmojnë, duke pasur ështu parasysh padrejtësitë që shqiptarëve ua ka bërë Europa. Dhe këto të vërteta i ka thëne një prej personaliteteve më të shquara e më të larta politike e shtetërore të Europës, ishkancelarja e Gjermanisë, shtetit drejtues të BE-së. Dhe tjetra më e rëndësihme për shqiptarët është fakti se ishte znj. Merkel ajo që shkatërrtoi planin antishqiptar për coptimin e Kosovës; dhe është po Merkel ajo që e ka mbështetur fuqishëm si Shqipërinë dhe Kosovën për antaresimin e tyre në BE.Mirëpo Europa edhe sot po mbështet akoma Serbinë, po ua imponon shqiptarëve që brënda Kosovës së coptuar pa Luginën e Preshevës dhe pa Sanxhakun, perendimi kerkon që edhe këtë Kosovë te coptuar kerkon ta coptoje akoma, filimisht me një të ashtuquajtur Bashkësi të Komuave Serbe , e cila i hap rrugën shpalljes së një shteti serb brënda Kosovës i cili me vone te kerkoje qe t’i bashkangjitet Serbise.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti i përgjigjet Escobarit: Çështja e Asociacionit, tek pas njohjes
Next post <strong>Kush është Lulzim  Basha dhe pse kundër tij është politika e vjetër</strong>