Ja armët politike të Lulzim Bashës kundër korrupsionit dhe “Trekëndëshit të Bermudës”

Read Time:2 Minute, 45 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tranzicioni në  Shqipëri ishte një dështim i plotë.

Për këtë përgjegjësia bie mbi të gjithë politikën e vjetër që e dominoi tranzicionin.

Tanimë me ekspozimin e zbulimin e  rasteve të rënda të korrupsionit ku politika e vjetër paska bashkëpunuar e gjitha në korrupsion, duke vertetuar kështu se sa të drejta dhe të faktuara paskan qenë sanksionet e SHBA për ishkryeministrin  shqiptar, për deputetë e kryetarë  Bashkish në Shqipëri  si dhe për të tjerë që priten që të shpallen  së shpejti “non grata”.

 Pra u vertetua kështu se sa sakt e ka etiketuar  Basha me të drejtë politikën e vjetër si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Tashmë kanë rënë alibitë edhe të  disave në Kosovë të cilët kishin  rënë në kurthin e akuzave, shpifjeve  dhe të alibive anti-Basha të politikës së vjetër të korrupsionit në Shqipëri.

Se kështu ka ndodhur edhe kur ra regjimi enverist në Shqipëri,që në Kosovë me vonesë e kuptuan se cfarë kishte qenë ai regjim, dhe po kështu edhe do ta kuptojnë se të gjithë lideret e kryeministrat shqiptar kush më shumë e kush më pak , apo edhe së bashku ndërtuan në Shqipëri sistemin e korrupsionit.

Dhe dihet një gjë, se korrupsion të mirë nuk ka ,dhe se si korrupsioni i madh apo pak më i vogël qofte ai, korrupsioni është korrupsion dhe ai duhet ndëshkuar sic po bën sot Vetting-u dhe SPAK-u  Shqipëri me ministrat, drejtorët e zënvëndëskryeninistrat e Edi Ramës.

Duhet  Vetting-u  në drejtësi edhe në Kosovë,gjë të cilën si nevojë e domosdoshmëri ka vite e vite që e promovon si kërkesë publike politikës së Kosovës,  Gazeta “BOTA SOT”.

Nuk është e vështirë për të konstatuar se cilat janë armët e fuqishme politike të Lulzim Bashës kunder politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës” sepse ato janë dukshëm të ekspozuara dhe nuk janë sekrete.

Dhe prandaj edhe nuk ka pse të zgjatem shumë,por po i them ato shkurtimisht.

E para është se intelektuali, politikani, deputeti dhe Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe Elita e Re Politike e PD-së mbështesin fort dhe  besojnë  e inkurajojnë Vetting-un në drejtësi,  SPAK-un, në betëjën e vështirë të tij ligjore kundër krimit e korrupsionit.

Arma e dytë është se Basha kërkon Vetting-un për gjithë politikën shqiptare gjë e cila po e tmerron klasën dhe politikën e vjetër të tranzicionit. Dhe, Basha e kërkon një gjë të tillë pasi ai nuk ka shtrëngesa, as ngarkesa e as e kusure  as nga e kaluara komuniste dhe as nga  korrupsioni.

Arma e tretë e tij është ajo se Basha mbështet sanksionet dhe shpalljet “non grata” nga SHBA për korrupsion që vijnë për këdo kush qoftë ai.

Këto përditë e më shumë po rrisin besimin dhe shpresën te intelektualët,rinia e studentët se me Bashën dhe PD-në do vijë ndryshimi, do fitohet beteja kundër korrupsionit, dhe do konsolidohet shteti ligjor dhe demokracia .  

Dhe arma politike e katërt e tij  është ajo se Basha ka mbështetjen e SHBA-ve dhe të BE-së  si partner i tyre i besueshëm  për t’u ndarë me të shkurën dhe tranzicionin dështak e korruptiv në Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Rreth 8 mijë shqiptarëve në Luginë të Preshevës u pasivizohen adresat
Next post Drejtësia serbe diskriminon hapur shqiptarët e Luginës së Preshevës