Jeffrey Hovenier: Rregullorja e BQK-së të zbatohet pas procesit përgatitor

Read Time:3 Minute, 15 Second

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është ngutur me vendimin për zbatimin e rregullores së BQK-së, duke shtuar se SHBA qëndron prapa kërkesës se kjo rregullore duhet të zbatohet pas një procesi përgatitor.

Ambasadori Hovenier ndau qëndrimet rreth temave të ndryshme, gjatë një diskutimi me gazetarë, pjesë e së cilit ishte edhe RTK.

“Ne nuk po e sfidojmë autoritetin e BQK-së, ne nuk po mundohemi ta mbrojmë dinarin”, ka sqaruar Hovenier. “Por, ajo për të cilën shqetësohemi është çështje dialogu dhe ne besojmë se kërkon diskutim në kuadër të dialogut dhe kjo ka të bëjë me atë se si rregullorja e Bankës Qendrore po zbatohet dhe ndikimi që ka ky zbatim te minoritetet në Kosovë, në veçanti komunitetin serb”, ka shtuar ai.

Gjatë diskutimit, ambasadori Hovenier ka thënë se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë lënduar, pas vendimit të Qeverisë Kurti për të zbatuar rregulloren e BQK-së, gjë që sipas tij, po e dëmton komunitetin serb në Kosovë.

“Jemi të pakënaqur aktualisht me partneritetin tonë me Qeverinë Kurti”, ka thënë Hovenier. “Ne besojmë se arsyeja se pse ky partneritet nuk është i fuqishëm aktualisht qëndron te mungesa dhe reagimi i pamjaftueshëm i Qeverisë në drejtim të shqetësimeve tona”, ka thënë ai.

Ai ka rikujtuar se institucionet e Kosovës, bazuar edhe në Planin e Ahtisarit, kanë dhënë zotime për mbrojtje specifike për minoritetet në Kosovë, dhe se kjo duhet të kihet parasysh edhe tek çështja e mënyrës së zbatimit të rregullores së BQK-së.

“Pra, shqetësimi ynë lidhet me mënyrën se si Qeveria po e zbaton këtë rregullore. Siç e kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, zbatimi i kësaj rregulloreje është i ngutshëm, i pamenduar dhe i paplanifikuar mirë”, ka thënë Hovenier.

“Kosova ka marrë zotime se si do ti trajtojë komunitetet minoritare. Këto zotime janë nënshkruar në Planin e Ahtisarit dhe ligjet e Kosovës, dhe ne vazhdojmë ta përkrahim fuqishëm këtë projekt. Pra, askush nuk duhet të çuditet nëse ne vlerësojmë se Qeveria nuk po u përmbahet këtyre zotimeve”, thotë Hovenier.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërron qëndrim rreth çështjes së dinarit, Hovenier thotë se nuk ka se çfarë të shtojë më tepër se ajo që veçse është thënë; se raportet me Qeverinë e Kosovës janë dobësuar, por që shpreson se kjo do të ndryshojë së shpejti.

Ambasadori Hovenier thotë se SHBA kërkon gatishmëri më të madhe nga të dyja palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, por edhe veprime konkrete, që ta zbatojnë marrëveshjen e nënshkruar.

“Për Kosovën, meqë jam ambasador këtu, kjo nënkupton që Qeveria duhet të lëvizë përpara me disa çështje, sikurse ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori amerikan thotë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth themelimit  të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Spekulimet se SHBA mund të shpall individë të caktuar të Qeverisë së Kosovës persona “non-grata”, Hovenier i ka quajtur raportime të rreme dhe të papërgjegjshme. Sipas tij, SHBA nuk flet për vendime për vendosje të sanksioneve, derisa diçka e tillë të bëhet publike.

“Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk besoj se do të ndodhë”, ka thënë ai.

Në diskutimin rreth masave që BE i ka vënë Kosovës dhe po vazhdon t’i mbajë në fuqi, Hovenier thotë se nuk i takon atij të komentojë vendimet e që ndërmerren nga BE, megjithatë shton se Kosova mund të tregohet më e përgjegjshme në raport me shqetësimet që ngrihen nga SHBA dhe BE.

Në fund ambasadori Hovenier theksoi se SHBA është e përkushtuar ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë me popullin e Kosovës, por kjo nuk nënkupton se çdo qeveri e Kosovës do ta ketë përkrahjen tonë për zgjedhjet që ndërmarrin, e për të cilat ne nuk pajtohemi”, ka thënë ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Parlamenti Evropian i kërkon BE-së ndërrimin e qasjes në dialog
Next post Ekspertët në Beograd: Dialogu në ngërç, marrëveshjet nuk zbatohen si paketë