Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut
H. C. Armstrong
Ujku i murmё
Toena 2020
Kam lexuar edhe njё libёr tjetёr pёr jetёn e udhёheqёsit shpirtёror tё Turqisё moderne. Por nё kёtё libёr tё Armstrongut mёsova shumё gjera. Mustafa Qemali shfaqet, mbase, mё realisht, me tё mirat dhe kёqiat e veta. Bie nё sy, patjetёr, dashuria e tij pёr kombin turk, vetёmohimi nё luftё, aftёsia si srateg ushtarak, mёndjemprehtёsia politike. Mbase njё njeri i tillё, ambicioz, me prirje diktatori, i duhej Turqisё nё atё etapё historike qё kaloi. Mbase nё shekullin e XX kur lindёn totalitarizmat, Turqia nuk mund tё bёnte pёrjashtim. Gjithёsesi, Turqia i detyrohet shumё kёtij njeriu, pasi ai e transformoi atё rrёnjёsisht. Drejtuesit e sotёm priren tё bёjnё hapa prapa duke ёndёrruar perandorinё e dikurshme. Mustafa Qemali, me jetёn dhe veprёn e tij, ёshtё si njё paralajmёrues pёr kotёsinё dhe dёmin e politikave tё tilla tё sotme.
Fragmente
f.220
Perandoria Osmane kishte vdekur njё herё e pёrgjithmonё dhe kishte marrё fund. Shyqyr qё u hoq qafe, se ia kishin thithur palcёn turqёve tё vёrtetё. Pёr pesё shekuj, turqit kishin luftuar nё Irak, Arabi dhe Afrikё dhe kishin dhёnё jetёn. Ata ishin shfrytёzuar paturpёsisht nga sulltanёt e tyre dhe ҫfarё kishin fituar?! Mjaft me gjithё ato! Ai nuk do tё ringjallte kurrё njё Perandori Osmane!
Disave qё vinin te ai, iu pёrgjigjej: Ne dёshirojmё t’i shohim vёllezёrit tanё myslimanё tё jetojnё tё lirё. Por, nё rast tё kundёrt, s’kemi ҫ’tё bёjmё.
Nё parlament ai tha:
Unё nuk besoj te njё lidhje e tё gjithё popujve tё Islamit por as edhe tё njё lidhje tё popullit turk. Secili nga ne ka tё drejtё tё mbrojё idealet e veta, por pushteti duhet tё jetё i qendrueshёm, me njё politikё tё pёrcaktuar, tё bazuar nё fakte, me njё parim dhe vetёm njё:
tё ruajё jetёn dhe pavarёsinё e kombit brenda kufijve tё vet natyralё!
Politika jonё nuk duhet tё ndikohet as nga ndjenjat, as nga iluzionet. Mjaft mё me ёndёrra dhe me hije!Ato na kanё kushtuar shumё nё tё kaluarёn!
Me bolshevikёt ai ishte ende mё i qartё. Kishte ardhur njё delegacion nga Moska, i kryesuar nga gjenerali ukrainas, Frunze. Pёrfaqёsuesi azerbajxhanas shtroi njё darkё pёr nder tё delegacionit.Pasi piu verё, gjenerali foli hollёsisht dhe i mёshoi temёs bolshevike tё vёndeve tёmёdha sunduese tё Perёndimit dhe tё popujve tё shtypur, duke i bёrё ftesё Turqisё t’u bashkohej atyre nё misionin pёr shpёtim.
Mustafa Qemali e mori fjalёn. Foli prerё dhe shkurt:
nuk janё as tё shtypur as shtypёs. Janё vetёm ata qё ia lejojnё vetes tё jenё tё shtypur. Turqit nuk janё tё tillё. Turqit kujdesen vetё pёr veten dhe nuk i pengojnё tё tjerёt tё bёjnё tё njёjtёn gjё.
Ai nuk do tё lejonte kurrё Turqinё tё binte nё kёto lloj ҫmendurish dhe as tё bёhej kampioni i Lindjeskundёr Perёndimit, e Islamit kundёr Krishtёrimit, e popujve kundёr zotёrve tё tyre.
Kemi veҫ njё parim:
t’i shohim tё gjithё problemet me sytё e turqёve dhe tё mbrojmё interesat turke.
Ai do ta kthente Turqinё nё njё vend tё vogёl, por kompakt, brenda kufijve tё vet natyralё dhe po kёshtu nё njё shtet tё begatshёm.
f.223
Ai nuk kishte ndёrmend tё bёhejkryeministёr i njё sulltani konstitucional. Idetё e tij ishin tё reja dhe revolucionare. Bashkё me armiqtё e huaj duhet tё largoheshin edhe sulltanati, kalifati dhe gjithё vjetёrsirat e Perandorisё Osmane, gjithё ai shkёlqim i rremё dhe ai budallallёk primitive, i trashёguar nga e kaluara. Ai do tё shpallte Republikёn dhe pas kёtij maskimi, ai do tё ishte sundues absolut. E pas kёsaj do ta reformonte Turqinё nёҫdo hollёsi.
f.245
Shokёve ua kishte bёrё tё qartё se fenё do ta shkulte nga shteti. Kur fliste pёr fenё, i shkiste goja dhe egёrsohej. Pёr tё feja ishte si ajo llava e ftohtё e vullkanit qё mbante poshtё kores shpirtin e zjarrtё tё kombit.Ai do ta ҫante atё kore dhe do t’iҫlironte energjitё vullkanike tё popullit. Feja ishte njё helm qё kishte prishur trupin politik tё vendit. Do ta pastronte shtetin nga ai helm. Pa e ҫrrёnjosur fenё nga shteti, ai nuk mund ta kthente Turqinё nё njё shtet-komb modern tё fuqishёm.
Pёr pesё shekuj me rradhe- thoshte ai-kёto rregulla dhe predikime dhe interpretimet e brezave tёvjetёr tё atyre hoxhallarёve dembelё dhe pa pikё vlere, kanё pёrcaktuar ligjet civile dhe penale tё Turqisё.
Ata kanё pёrcaktuar formёn kushtetuese, hollёsitё e jetёs tёҫdo turku, ushqimin, orёtezgjimit e tё fjetjes, modelin e rrobave, rutinёn e gruas qё lindte fёmijё, ato qё ai duhej tёmёsonte nё shkollё, mendimet, madje edhe zakonet mё intime.
Radikalizmi islam, kjo pjesё e pamoralshme e teologjiё islame, ёshtё njё gjё e vdekur. Mbaseiu vlenin fiseve nomade nё shkretёtirё. Nuk ishte i mirё pёr njё shtet modern pёrparimtar. Mёsimet e Zotit! A kishte Zot?Kjo ishte njё nga zinxhirёt me tё cilёt hoxhallarёt fanatikё dhe sunduesit radikalё, e kanё mbajtur kёtё popull tё nёnshtruar.
Njё sundues qё ka nevojё pёr fenё qёta ndihmojё atё tё sundojё, ёshtё njё ngordhalaq. Ngordhalaqёt nuk duhet tё sundojnё.
Ai do tё zhdukte fanatizmin nga Turqia, ashtu si mund tё shkulte barin e keq tё njё bime, pёr tё shpёtuar frytin e ri.
f.248
Ishte e njohur politikisht se ai nuk ishte fetar, se i thyente tё gjitha rregullat e mirёsjelljes dhe tallej me gjёrat e shenjta. Ai e kishte pёrzёnё Sheil-Ul-Islamin, hoxhёn mё tё lartё tё Islamit, nga zyra dhe e kish gjuajtur me kuran. Ikishte detyruar gratё nё Ankara tё zbuloheshin. Ikishte inkurajuar ato tё kёrcenin ngjitur, trup me trup, me ca tё huaj tё mallkuar dhe tё krishterё. Gruaja e tij ecte nёpёr rrugё e pambuluar dhe e veshur si burrё dhe i shtynte gratё nё Ankara tё kёrkonin edhe ato tё drejta tё barabarta me burrat.
f.252
Ka ardhur koha qё Turqia tё kujdeset pёr veten, tё injorojё indianё dhe arabё, tё kёpusё lidhjet me ta, tёheqё qafe udhёheqёsit e Islamit. Turqia ka shumё halle dhe duhet tё shohё punёt e veta. Kalifati na e ka pirё gjakun pёr shekuj me radhё.
f.255
Me ҫdo kusht- u tha ai deputetёve tё shokuar- duhet ruajtur republika, e cila ndodhet nёn kёrcёnim. Perandoria Osmane ishte njё strukturё e marrё, e ngritur nё themele tё rrёnuara fetare.RePublika e Re duhet tё ketё themele tё forta dhe njё strukturё tё ndёrtuar mirё mbi baza shkencore. Kalifi dhe mbeturinat e shtёpisё sё osmanёve duhet tё largohen. Gjykatat dhe kodet primitive fetare duhet tё zёvёndёsohenme kodet civile moderne shkencore. Shkollat e hoxhallarёve duhet tuI hapin rrugёn shkollave shtetёrore shekullare. Shteti duhet tё ndahet nga feja. Republika turkeduhet tё bёhet pёrfundimisht njё shtet laik.
f.273
Pёr dy muaj, ai e shtypi revoltёn e kurdёve. Fshikullima e tij kish qenё e furishme. Kurdistani ishte rrёnuar nga zjarri dhe shpata, burrat ishin torturuar dhe vrarё, fshatrat ishin djegur, drithёrat ishin shkatёrruar, gratё dhe fёmijёt ishin pёrdhunuar dhe vrarё. Turqit e Mustafa , pёr hakmarrje, masakruan kurdёt me po atё egёrsi dhe mizori qё turqit e sulltanit kishin vrarё eprerё grekёt, armenёt dhe bullgarёt. Mustafa Qemali ngriti njё gjykatё tё posaҫme ushtarake, GjykatёnePavarёsisё. Ata varёn, ekzekutuan dhe burgosёn mijёra vetё brenda njё kohe tё shkurtёr. Shumё tё tjerё u torturuan. Dyzetёe gjashtё krerё u varёn nё sheshin e madh tё Diarbakirit. Ifundit ishte lideri, sheik Said. Ai u kthye nga kryetari i trupit gjykues qё e kish dёnuar.:
Unё nuk kam urrejtje pёr ju. Ju dhe prijёsi juaj janё tё dёnuar nga Zoti. Ne do t’i qёrojmёhesapet pёrpara gjyqit, DitёneGjykimit.
f.290
I gjithё pushteti ishte pёrqendruar nё duart e Mustafa Qemalit. Partia e Popullit, partia qё ai kish krijuar dhe president i tё cilёs ai ishte. Po kёshtu, ishte edhe qeveria dhe e gjithё makineria e pushtetit. Nga zyrtari mё i lartё, nёpunёsit e fshatit mё tё vogёl, deri te kryeministri, ҫdo njeri nё Turqi qё kishte ndonjё pushtet duhej tё ishte antar partie.. Komitetet e qarqeve ishin pёrgjegjёse pёr qeverinё lokale, pёr ta mbajtur Komitetin Qendror nё kontakt me ҫdo gjё me rёndёsi dhe pёr tёzbatuar urdhёrat. Partia ishte organizuar dhe disiplinuar nё linja ushtarake dhe ishte nёn bindjen absolute tё Mustafa Qemalit.
Prej saj, Mustafa Qemali zgjodhi kabinetin e ministrave, ata ishin mё shumё zyrtarё tё pёrhershёm, sesa ministra, sepse nuk kishte parti opozitare.
Prej saj zgjodhi gjithashtu deputetёtpёr nё parlament. Formalisht, parlamenti zgjidhej nga populli me votё tё lirё. Nё realitet, kndidatёt e opozitёs nuk qenё tё lejuar tё kandidonin, kёshtu qё vetёm ata qё ishin tё aprovuar nga Mustafa Qemali mund tё zgjidheshin.
f.292
Bashkё me suksesin dhe pushtetin, Mustafa Qemali kishte evoluar nga njё djalё rebel, kadet revolucionar, oficer ambicioz dhe zevzek, nё njё diktator tё fortё e tё pamёshirshёm.
Misioni i tij ishte ta bёnte Turqinё tё begatshme, tё civilizuar dhe tё pasur.
Ne duhet ta bёjmё kёtё vend si e meriton. T’i japim civilizimin mё tё mirё nё kuptimin e plotё tё fjalёs..Duhej ta shkollonte dhe edukonte popullin.
Fesi duhej tё zhdukej. Ishte shenja dalluese e osmanёve dhe e myslimanёve.
Truprojat i veshi me njё lloj kapele me majё dhe mё pas i pёrshtati ato pёr gjithё ushtrinё. Vazhdoi me kapelet qё mbante populli. Vetё u shfaq nё Detin e Zi me njё kapele kashte. Nxori ligj kundёr mbajtjes sё fesit. Idetyroi me forcё turqit tё blinin kapele.
f.298
Feja ёshtё njёҫёshtje personale – thosh Mustafa Qemali.-Ҫdo qytetar i Republikёs duhet ta mbajё fenё pёr vete.
..Dervishёt dhe teqetё duhet tё largoheshin. E gjithё toka mё e pasur u pёrkiste atyre. Ata ishin si gjinkalla. Ishin si bletё meshkujsh qё rёndonin mbi njё komunitet qё punonte. Pёr mё tepёr, ata ishin shtylla e ҫdo reaksioni. Ata kishin qenё tё lidhur me revoltёn kurde.
Me njё ligj tё shpejtё,ai i mbylliteqetё, shkriu organizatat e tyre, i bёri dervishёt tё dilnin nёpёr rrugё si njerёz tё zakonshёm, qё duhej tё punonin ose pёrndryshe tё vdisnin urie dhe ua konfiskoi pasurinё duke ia kaluar atё shtetit.
f.299
Thirri ekspertё nga Europa dhe adoptoi pothuaj tё gjithё kodin tregtar gjerman, kodin penal Italian, kodin civil zviceran, revolucionarizoi statusin e familjes dhe tё drejtat mbi pronёsinё, ndaloi poligaminё dhe harremin dhe rregulloi nё mёnyrё radikale pozitёn e grave, tё cilat pushuan sё qёni plaҫkё nё duarteburrave. Ato u bёnё individё dhe qytetare tё lira.
Gjuha ishte mbushur me fjalё tё huaja, arabe dhe perse. Ato duhej tё eliminoheshin. Baza e gjuhёs sё tyre ishte tartarishtja. Fjalёt dhe frazat tartare duhet tё zbuloheshin nga librat e vjetёr, dokumentёt dhe kёngёt, tё pёrtriheshin dhe tё pёrdoershin pёr tё zёvёndёsuar fjalёt e huaja.
U pёrkthyen nё turqisht Kurani dhe Testamenti i Ri. Tё gjitha lutjet nё xhami tё bёheshin turqisht.
I gjithё edukimi fillor duhej tё bёhej nё shkollat turke. Ҫdo shkollё e huaj, qё do tё mbetej, duhej tё shkёpuste ҫdo lidhje me fenё, tё punёsonte mёsues turq dhe tё mёsohej turqishtja.
Po kёshtu, edhe biznesi, duhej tё kishte pёrqindje tё madhe kapitali turk, drejtorёsh dhe personeli, tё pёrdorte kontrata turke dhe tё mbante korrrspondencёn dhe llogaritё nё turqisht. Mjekёt, avokatёt, karroca -ndreqёsit dhe lodra-bёrёsit duhet tё ishin turq. Doganat punuan pёr tё nxitur prodhimet turke. Tё blinte popullistofin e vendi, nё vend tё atij tё Manҫesterit, kamomilin e Brusёs nё vend tёҫajit tё huaj.
Turqia vetёm pёr turqit- kjo ishte politika.
Edhe pёrshёndetjet u ndёrruan.
U fut sistemi metrik i matjeve dhe kalendari Gregorian.
U hoqёn lypёsit nga rruga, u ndaluan talljet dhe pёrqeshjet me tёҫmendurit, tё sёmurёt, sakatёt. Para se tё martoheshin,ҫiftet duhet tё bёnin analizat shёndetsore, martesa civile pёrparёsonte.
Solli ekspertё pёr planin urbanistik tё Ankarasё
Dha urdhёr pёr ngritjen e shoqёrive kooperativiste dhe bankave bujqёsore pёr t’u dhёnё hua fshatarёve dhe pёr shpёrndarjen e farёrave.. Planifikoi kanale ujitёse, rrugё tё reja, hekurudha tё reja dhe paraqitje publike tё makinerive mё moderne.
f.314
Mё pak se 10 % e popullit dinte tё lexonte. Shkrimi i komplikuar arab e kishte bёrё kёtё kaq tё vёshtirё sa qё shkrimi ishte bёrё monopol i hoxhallarёve dhe i pak intelektualёve.Vёshtirёsia e tij kish ngritur njё mur ndarёs me europianёt, i kish lidhur me mendimine ndёrlikuar arab dhe artificin pers.. Tё huajt e mёsonin me vёshtirёsi turqishten dhe turqit po ashtu gjuhёt perёndimore. Mustafa Qemali vendosi t’i dёrgonte nё shkollё pёrsёri tё gjithё njerёzit, tё arsimuar e tё paarsimuar, hoxhallarё dhe hamej, tё gjithё tё mёsonin tё lexonin dhe tё shkruanin.Studioi me zell alfabetin e gjuhёve perёndimore. Nё njёkonferencё nё Baku, nё 1924, republikat sovjetike kishin adoptuar alfabetin latin pёr tё gjitha gjuhёt nё mbarё Azinё Qendrore. Mustafai e mёsoi sistemine tyre. Thirri profesorёtegjuhёs dhe sё bashku pёrgatitёn njё afhabet me shkronja latine qё t’u pёrshtatej nevojave tё Turqisё.
Mustafai bёri njё tur nёpёr Turqi me dёrrasёn e zezё nё dorё duke iu shpjeguar turqёve alfabetin e ri.
Faqe 319
Artet duhet tё modernizoheshin. Pёr katёrqind vjet, hoxhallarёt kishin ndaluar paraqitjenelinjavetё trupit tё njeriut.Ai urdhёroi tё ngriheshin statuja pёr tё. Hapi njё shkollё tё pёrzier nё Ankara ku do tё studiohej nudizmi.
Futi muzikёn perёndimore. Kёrkoi tё futeshin valset mё tё fundit vienezё dhe muzika xhaz e zezakёve.
Gratё kishin tё drejtё pёr votime, u futёn nё parti.
(Konspektoi Bardhyl Selimi, 26 prill 2023)
Average Rating