Fejzë Halili një figurë madhore në mërgatën shqiptare në Suedi

Read Time:6 Minute, 49 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU

Në organizim të shoqatave shqiptare “ Iliria”, në Goteborg të Suedisë u mbajt një takim përkujtues për veprimtarin e atdhetarin Fejzë Halili, i cili shkoi në amshim para tre muajve. Në këtë takim morën pjesë bashkëpunëtor të ngusht të këtij veprimtari si dhe bashkatdhetar të tjerë që shprehen krenarin që në mesin e tyre kishin një personalitet që i rrihte fort zemra për shqiptari. Këtë tubim përkujtues e hapi Kryetari i shoqatave shqiptare “ Iliria” Murat koci, i cili ndër të tjera tha se kontributi i Fejzë Halilit në të mirë të komunitetit shqiptar në Suedinë e largët, në patriotizëm, në humanizem dhe fusha tjera të organizimit shqiptar, është një pasuri që do të ruhet e vlerësohet përjetësisht. Ndërkaq, bashkëpunëtori i tij i ngusht, Prof. Dr. Muhamet Shatri, theksoi se të flasish për një personalitet siç ishte Fejzë Halili do të thotë se ai ishte diçka i veçantë, diçka që e dallonte nga të tjerët, që kishte vlerë, që ishte i çmuar, që kishte respekt dhe ishte i respektuar. Duke e njohur mirë punën dhe kontributin e madh të këtij burri me plot kuptimin e fjalës, Muhamet Shatri përkujtoi se Fejzë Halili patriotizmin e tij e tregoi edhe gjatë protestave e grevës së minatorëve në StanTërg, duke qenë njëri ndër organizatorët në horizontin e nëntë të nëntokës së pasur dardane. Shi për këtë, ai ishte halë në sy për të keq nga sigurimi i regjimit fashist serb dhe kësisoj pas presioneve të shumta ai u detyrua të braktis vendlindjen që aq shumë e deshti dhe të vendoset në Suedi.I brymosur me idealet e ndritura atdhetare, ai edhe në këtë shtet skandinav filloi aktivitetin përmbajtësor që në ditët e para të vendosjes në Kampin e refugjatëve në qytetin Dalsed. Ky veprimtar i shquar me vite të tëra, pa ndier në asnjë moment lodhje zhvilloi e organizoj një aktivitetet përmbajtësor në dobi të komunitetit shqiptar në këtë vend skandinav. Për shkak të rrethanave dhe situatës tejet të rëndë që mbetëronte në Kosovë nën sundimin me dorë të hekurt të regjimit të Beogradit, forma më e shpejt dhe më adekuate për atë kohë për organizmin e mërgatës, ishte formimi i Degës së LDK, kryetar i së cilës u zgjodh kjo figurë e ndritshme e shqiptarisë. Kjo celul partiake në plan të parë kishte bashkimin e të gjitha forcave në një front të përbashkët, sidomos, në organizimin e protestave për të sensibilizuar gjendjen e rëndë të popullit të Kosovës si dhe për t’u organizuar në rrugën zyrtare grumbullimin e mjeteve materiale për të ndihmuar funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Për të realizuar këtë objektiv tejet të rëndësishëm dhe për të kontribuar sado pak që zbrazjes së Kosovës t’i ndalet hovi, Fejzë Halili punojë natë e ditë, vizitoi vendet ku ishin të strehuar shqiptarët deri në veriun e largët e të ftohtë të Suedisë, duke iu sqaruar se tash o kurrë duhet të tregojmë vetën, të bëhemi patriot të vërtetë dhe të mos kursejmë asgjë për të mirën e vendit tonë, për një të ardhme më të ndritur dhe për çlirimin definitiv nga okupatori serb. Fjalët e këtij burri të mençur u dëgjuan me vemendje, u kuptuan mirë dhe shumica e pjesëtarëve të mërgatës shqiptare u përcaktuan dhe u betuan se do të japin gjithçka që kërkohet nga ta dhe në dobi të atdheut.

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta imperativ i kohës ishte që të formohet një institucion i veçantë zyrtar që do të punonte rreth organizimit të bashkatdhetarëve tanë në ndarjen e një pjese nga të ardhurat personale, apo edhe nga ndihmat sociale që i merrnin, për të mundësuar funksionimin e disa institucioneve vitale në Republikën e Kosovës dhe për të ndihmuar familjet që jetonin në varfëri të skajshme për shkak të dëbimit nga puna të të gjithë punëtorëve shqiptar. Edhe në këtë rrafsh human e atdhetar Fejzë Halili doli të jetë shumë i sukseshëm dhe për një kohë të shkurtër, së bashku me disa veprimtarë të tjerë, Formoi Fondin e Trepërqindshit, që punonte në kuadër të Qeverisë në Ekzil të Republikës së Kosovës. Kryetar i këtij Fondi u zgjodh unanimisht Fejzë Halili dhe këtë detyrë që iu besua e kreu me dinjitet duke korrur rezultate të jashtëzakonshme në grumbullimin e mjeteve materiale, që për Kosovën ishin jetë. Thënë me gjuhën e fakteve, llogaritur me numrin e mërgimtarëve të vendosur në këtë shtet skandinav dhe vendeve tjera evropiane, ky Fond ishte më i suksesshmi. Zatën, besimi në këtë njeri të madh, në këtë figurë serioze, u bë e mundur që për çdo muaj në gjirollogarinë e këtij fondi të derdhen mjete të mëdha nga bashkëatdhetarët tanë. Jo vetëm kaq. Disa herë herë u organizuan aksione të veçanta, siç ishte, bie fjala aipër 30 përqindshin, për Drenicën, në të cilat mërgimtarët hapen kuletat e tyre dhe për secilin anëtarë të familjes paguan nga 500 marka gjermane. Është për t’u përshendetur gjesti tejet human i Qeverisë suedeze, e cila nuk e pengoi punën e këtij Fondi dhe lejoj që në bankën shtetërore të hapet xhirollogaria dhe në këtë mënyrë u pengua keqpërdorimi eventual i mjeteve të grumbulluara nga djersa e bashkatdhetarëve tanë. Shpirti i tij i mirë u dëshmua edhe në aspektin human duke organizuar një varg aksionesh për të ndihmuar shërimin e të sëmurëve, për shkollën shqipe, për të varfërit, familja ndihmon familjen etj.Po ashtu Fejzë Halili ishte kryetar  Këshillit për raste të jashtëzakonshme, pastaj kryetar i Këshillit për regjistrimin e vullnetarëve për të ndihmuar luftën në Kosovë, si dhe organizoj akione për të ndihmuar vëllëzërit tanë në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e veriut, tha ndër të tjera Prof. Dr. Muhamet Shatri.

Ndërkaq, Nexhat Hoxha tha se nga ditët e para të vendosjes në Kampin e refugjatëve në Dalsed së bashku me Fejzë Halilin zhvilluan aktivitet të pandalshëm në shumë qytete të këtij shteti skandinav për të kyqur komunitetin shqiptar në Fondin e Trepërqindshit si dhe për të punuar në sensibilizimin e situatës së rëndë në të cilin gjendej populli i Kosovës për shkak të politkës shtypëse që zhvillonte regjimi i Beogradit.Menagjimi i Fondit të Trepërqindshit për dy vjet radhazi derisa Fejza ishte kryetar e unë sekretar shquhet të ishte i dinjitetshëm, por edhe një sukses i jashtëzakonshëm i arritur në grumbullimin e mjeteve të mëdha të derdhura në Fond.Në periudhën 1992- 1998 bashkatdhetarët tanë ishin mjaft “dorëshlirë”, gjë e cila dëshmohet se në xhirollogarin e këtij Fondi u dërdhën mbi 60 milion korona suedeze.Fejzë Halili ishte i pajiur me virtyte të larta njerëzore, ishte i urtë, bashkëpunes i jashtëzakonshëm, i përshtatej secilës moshë në shoqëri, i respektonte dhe e respektonin të gjithë, përfundoi Nexhat Hoxha, i cili ishte krahu i djathtë i këtij veprimtari të madh.

Punën dhe veprën e madhe të këtij veprimtari e lartësuan edhe Ali Shipshani, Selim Bala, Selver Sejdiu, Ismajl Rugova, Sinan Kastrati, Sami Haliti, duke e cilësuar si një promotor i të gjitha aktiviteteve, por edhe i përkushtuar për familjen.

Edhe Xhavit Çitaku foli fjalë miradije për këtë figurë të madhe të mërgatës shqiptare në Suedi duke potencuar se Fejzë Halili ishte korrekt me bashkëpunëtor anëkënd Suedisë, nuk e injoronte askë pavarësisht nivelit arsimor dhe gjithnjë kishte besim në të vërtetënsi dhe ka sakrifikuar shumë për të mirën e kombit dhe atdheut. Puna dhe veprimtaria e tij është një shembull për brezat që vijnë mbi nevojën e vlerësimit dhe respetit jo vetëm për këtë njeri, i cili është dalluar gjithnjë për aktivitetin dhe ndihmën e tij në pasurimin e shumë fushave me interes për komunitetin dhe tabanit kombëtar. Me një fjalë, veprimtaria e tij shumë e pasur e me vlerë e bëjnë këtë personalitet dhe veprat e tij të mbesin një kujtim i çmuar për të gjithë atë periudhë të lënë pas dhe në të njëjtën kohë homazh ndaj kësaj figure madhore në mërgatën shqiptare në Suedi, përfundoi ai.

Në këtë tubim përkujtues u lexua një telegram nga ish-sindikaa e minatorëve e Stantërgut,në të cilin pos tjerash thuhet se me pikëllim të thellë pritën lajmin e vdekjes së anëtarit të saj që dha aq shumë këtu në Kosovë dhe në shtetin e Suedisë. Ndërkaq, në emër të familjes Halili u falenderua biri i tij Visari.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut</strong>
Next post Ferit Hoxha: Gërvallës iu mohua fjalimi në gjuhën shqipe