Kuvendi X Zgjedhor i LDK-së, Lumir Abdixhiku rizgjedhet kryetar i saj

Read Time:2 Minute, 26 Second

Kuvendi X Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht ka rizgjedhur Lumir Abdixhikun për të drejtuar me këtë subjekt politik edhe për një mandat katër vjeçar. 332 delegatët votuan pro Abdixhikut.

Pas rizgjedhjes si kryetar i partisë, Abdixhiku tha se do të ushtrojë këtë detyrë me sjellje rugoviste.

“Ju faleminderit të gjithëve për këtë nder dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme që ma dhatë sot. Unë tani kam një fjalë të përgatitur në konventën madhështore që do të mbahet me fillim nga ora 17:00 dhe do t’u kursej këtë kohë tani. Do të ushtroj këtë detyrë e këtë përgjegjësi me sjellje rugoviste në besim në LDK, në besim në anëtarësinë tonë”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Ky Këshill përbëhet nga rreth 60 anëtarë të rinj.

Anëtarët e rinj të KP të LDK-së janë si në vijim: Adriatik Zenuni, Alban Bytyçi, Alban Rraci, Amir Simnica, Anila Reçica, Anila Morina, Arben Berisha, Ardian Llumnica, Ardita Rrahmani, Arjeta Salihu, Armend Agolli, Artanë Ratkoceri, Bajrush Morina, Berat Rukiqi, Besnik Osmani, Blerta Vula, Bujar Pllana, Burim Krasniqi, Diamant Bytyçi, Doarsa Kica-Xhelili, Donjeta Dragusha, Donjetë Sheqiri, Edona Gashi, Egzon Pacolli, Egzon Qorri, Ema Nikçi, Fatlume Jaha, Fatmir Ademaj, Fikrie Shala, Flamur Bytyçi, Flamur Istrefi, Granit Berisha, Hasan Aliu, Hyrije Dobrunaj, Ilir Fetahu, Gen Beqiri, Gentrit Murseli, Gëzim Plakolli, Kastriot Shabani, Kimete Kuka-Hasallari, Korab Krasniqi, Latif Ramadani, Linda Bekteshi, Naim Qunaku, Netja Bejta, Paris Guri, Pëllumb Bajqinovci Rexhep Urbogaj, Salih Morina, Selajdin Bytyçi, Shefqet Shehu, Shemsie Bytyçi, Shqipe Pantina, Sokol Shaqiri, Visar Azemi, Vjollca Kadolli, Vjollca Konjusha, Xhafer Gashi, Xhenet Syka.

Ndryshe Kuvendi i dhjetë Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht ka rizgjedhur Lumir Abdixhikun për të drejtuar me këtë subjekt politik edhe për një mandat katër vjeçar. 332 delegatët votuan pro Abdixhikut.

E pas rizgjedhjes si kryetar i partisë, Abdixhiku tha se do të ushtrojë këtë detyrë me sjellje rugoviste.

Para Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur anëtari i LDK-së, Faton Bislimi i cili sot para delegatëve të këtij subjekti politik do të ofrojë kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.

Bislimi ka thënë se ideja e angazhimit të tij është për t’ ia dhënë ofertën time LDK-së. As nuk dua të paragjykoj rezultat as nuk dua të paragjykoj asgjë tjetër, është në dorën e delegatëve të vendosin, raporton RTKlive.

“Le të jetë kjo ditë tamam festë për LDK-në. Një LDK e fortë e fuqishme i duhet Republikës së Kosovës. Nuk dua të paragjykoj më asnjë moment. Kuvendi nuk ka filluar ende, çfarëdo që të deklaroja tani do të ishte paragjykim. Është e drejtë e zotëri Abdixhikut dhe secilit tjetër të ofrojë diçka më shumë për LDK-në. Krejt çka dua unë është të ofroj ofertën time për LDK-në. Pjesa tjetër është në duart e delegatëve të LDK-së. Vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm”, ka thënë Bislimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Stoltenberg nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin
Next post Albin Kurti: Në Rashkë, po ngjan riorganizimi terrorist me mbështetje të Serbisë