
Libra tё rinj: Sfidat dhe dinamika e sigurisё kombёtare
Hyzri Salihu

Prishtinё 2024
Miku im nga Ferizaj, mёsimdhёnёsi i filozofisё nё gjimnazin “Shaban Hashani” nё Ferizaj, prej kohёsh ёshtё marrё me ҫёshtjet e Sigurisё Kombёtare nё trojet shqiptare. Njё nismё kjo e vlefshme, vёrtet. Dhe ja tani ai del me kёtё libёr ku kjo ҫёshtje shtjellohet gjerёsisht, nё aspektet dhe lidhjet e saj tё shumta me strukturat politike, ekonomike, ushtarake, akademike tё vendit.
Lexuesi njihet me njё mori konceptesh dhe problemesh qё shpjegojnё pёrmbajtjen dhe rrugёt e arritjes sё Sigurisё Kombёtare. Pёr kёtё qёllim duket se ai ka pasё ndihmёn e ҫmuar tё ekspertёve ushtarakё si zoti Sulejman Abazi dhe Kadri Kastrati, por edhe dokumentet bazё pёr temёn nё kushtetutat e RSH dhe RK.
Nё libёr kritikohet qendrimi dhe veprimi i pamjaftueshёm i dy shteteve shqiptare ndaj kёtij problemi madhor sidomos nё kohёn tonё tё pёrplasjeve Lindje- Perёndim dhe tё agresivitetit tё Serbisё.
Pёrkundёr faktorёve pozitivё sikurse janё anёtarёsimi nё NATO i Shqipёrisё, RMV dhe Malit tё Zi, si dhe i shteteve tё tjera tё Ballkanit (Bullgari, Kroaci, Greqi, Turqi), zoti Hyzri me tё drejtё thekson se faktori i brendёshёm ёshtё vendimtar. Fundja, nё rast rreziku eminent, qendresa e parё ndaj agresiorit do bёhet nga vetё ne, nga forcat ushtarake dhe rezerviste, tё mbёshtetura nga strukturat e nevojshme tё prapavijёs, shёrbimi i zbulimit dhe i kundёrzbulimit, etj.
Prandaj lipset qё nё buxhetet tona kombёtare tё akordohen fondet e nevojshme financiare dhe materiale pёr ushtrinё dhe ndihmёset e saja.
Lufta e tretё botёrore nuk ka nisur (sikurse shkruhet nё kёtё libёr) por simptomat e saja janё shfaqur. Ёshtё ringjallur nё fakt Lufta e Ftohtё me tipare tё reja, “hibride” dhe mjetet moderne tё sulmit i kanё lёnё pak nё hije ato konvencionale. Kuptohet se raketat me rreze tё gjatё veprimi dhe armёt e dёmtimit nё masё (Rusia ka dalё nga Traktati i mospёrhapjes sё tyre) i zhvlerёsojnё mёnyrat tradicionale tё mbrojtjes individuale dhe kolektive. Nё kёtё kuadёr, merr rёndёsi diplomacia politike dhe fuqizimi ushtarak i vendeve tё lira demokratike.
Autori pёrdor referenca por nuk i specifikon ato duke u mjaftuar me shёnimin e autorit, dhe vitit, ose tё emrit tё gazetёs dhe vitit, kёshtu qё lexuesi nuk mund tё sigurohet pёr vёrtetёsinё e tyre.
Mendoj se kёtё temё e kanё lёvruar edhe autorё tё tjerё, por autori nuk ka pasё qasje te ata. Nё tё kundёrt ai duhet t’i kish shfrytёzuar dhe pёrmendur.
Nё Shqipёri ka ekspertё tё tjerё ushtarakё qё kanё shkruar artikuj analitikё pёr kёtё ҫёshtje si prof. doktor kolonel Elmaz Leci, etj qё mund tё ndihmonin shumё pёr ta bёrё librin mё efektiv.
Sidoqoftё, pёrpjekja e tij ёshtё e lavdёrueshme dhe synimi atdhedashёs.
E pёrgёzoj pёrzemёrsisht.
Disa paragrafё
f.13
Nё marrёdhёniet ndёrkombёtare ka kohё qё ekuilibratpolitikё kanё ndryshuar duke evidentuar aktorё e rinj, tё cilёt kёrkojnё karrigen e tyre nё tryezёn e interesave shtetёrore dhe globale.
f.15
Kёrcёnimet dhe rreziqet qё shfaqen nё rajonin e Ballkanit Perёndimor janё reale, tё egra, shkatёrruese sipas njё lloji tё ri lufte, pa formё e pa front, tё cilat synojnё nёpёrkёmbjen dhe shkatёrrimin e qendresёs sё mbijetesёs kombёtare.
f.17
Pёrfshirja e Malit tё Zi dhe e Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut nё aleancёn veri-atlantike zgjoi pёrplasjet e vjetra politike, diplomatike dhe sipёrmarrjet e fshehura hibride kundёr orientimit perёndimor, duke e parё me xhelozi zgjerimin ushtarak dhe ekonomik tё NATO-s dhe BE-sё nё Lindje,
f.21
A mjafton vetёm fakti i tё qenit antar i NATO-s? A jemi bindёs nё argumentet e politikbёrjeve qeverisёse mbi sigurinё pёr mbrojtjen e jetёs dhe tё territoreve tona?
f.25
..diplomacia ruse punon pёr blerjen e influencave nёpёrmjet sistemit agresiv mediatik. Sot nё territoret shqiptare nuk ka media tё pavarura.
f.26
Tё negociosh me politikёn ruse nuk do tё thotё se tradhёton NATO-n, SHBA-tё apo BE-nё, por nёnkupton marrёdhёniet e mundёshme me pёrfitime dypalёshe. Shqipёria dhe Kosova kanё tё drejtё tё mbrojnё interesat kombёtare nё ҫdo vend dhe nё ҫdo kryeqytet tё botёs, atje ku ato gjejnё hapёsira pёrfitimi dhe ku ёshtё e nevojshme tё flitet me maturi, duke respektuar marrёdhёniet dypalёshe.
f.28
Politika (nё shtetet shqiptare- shёnimi im-B.S.) i dikton sistemit tё drejtёsisё. Politika gjyqёsore mbёshtetet mbi kritere politike dhe aspak mbi interesin publik. Ҫrrёnjosja e korrupsionit nё drejtёsi dhe pavarёsia e (atij) sistemi, pёrbёn njё nga sfidat mё tё rёndёsishme pёr sigurinё dhe tё ardhmen e shtetit dhe shoqёrisё.
f.30
Lufta politike nё Shqipёri dhe nё Kosovё nuk ka tё bёjё me identitetin kombёtar dhe kulturor, identitetin social, fetar, gjeopolitik, as me sigurinё kombёtare.
f.32
A ёshtё arritur nё sistemin e edukimit qytetar nё demokraci tё pastrohen ndikimet e forta tё sё kaluarёs nacionaliste nё vetёdijen qytetare dhe nё drejtimin e shoqёrisё dhe tё shtetit pёr t’u dhёnё kuptim ҫёshtjeve tё sigurisё?
f.37
Nё kushte tё veҫanta, Shqipёrisё, Kosovёs dhe popullsisё shqiptare nё shtetet fqinjё do t’u duhet tё mbrohen. Antarёsimi nё NATO i ofron Shqipёrisё garanci tё besueshme nё mbrojtjen kolektive. Gjithashtu prania e forcave tё KFOR-it dhe tё Bazёs ushtarake nё Kosovё janё nja garanci nё sigurinё e jashtёme tё shtetit.
Pavarёisht kushteve dhe rrethanave gjeopolitike, themeli i mbrojtjes kombёtare do tё mbёshtetet nё aftёsitё dhe resurset e brendёshme tё cilat rezultojnё tё kufizuara.
f.41
Pёr shkak tё situatёs nё Ukrainё mund tё ndodhё humbja e mbёshtetjes ruse pёr Serbinё. Nё kёto kushte Serbia mund tё ishte e interesuar tё bёjё pazar nё rastin e trajtimit tё Krimesё nё njё plan me pavarёsimin e Kosovёs. Serbia po e ndjen braktisjen nga Rusia dhe ky mund tё jetё njё qёllim i saj pёr t’u forcuar ushtarakisht, duke synuar mbi Kosovёn pjesёn veriore tё saj. Njё arsye mё shumё pse shteti i Kosovёs duhet tё garantojё sovranitetin e kufijve tё tij, pёrfshi edhe veriun e Ibrit.
f.53
Kush ka interes afatgjatё nё marrёdhёniet me kombin shqiptar? Pёrveҫse SHBA-sё, shtete tё tjera shfaqen me interesa tranzitore. Konservatorizmi europian nё vlerёsim tё faktorit shqiptar nё rajon ka shkaqe tё thella. Shkaku kryesor ёshtё mospёlqimi i politikёs europiane pёr miqёsinё qё ka kombi shqiptar me SHBA-nё.
f.69
Askush nё Bruksel nuk mendon se situata e pastabilizuar nё Kosovё ёshtё fytyra e vёrtetё e vetё politikёs sё BE-sё, e cila po shkon drejt dёshtimit tё plotё nё Kosovё..
f.78
Lufta hibride
Lufta terroriste qё u zhvillua nё territorin e Sirisё ёshtё shembulli perfekt pёr Luftёn Hibride, kundёr kundёrshtimeve tё regjimit sirian pёr kalimin e gazsjellёsve nё territorin e Sirisё.
Nxitja e destabilizimit tё tipit “Euro-Maidan” nё Kiev duke iu kundёrvёnё intrigёs mes BE-sё dhe Rusisё nё lidhje me Ukrainёn. Ajo mori natyrёn e pёrplasjeve tё identiteteve nё lindje dhe nё perёndim tё vendit.
Luftё hibride ёshtё situata e vitit 2015-2016 nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut (ngjarja e Kumanovёs dhe largimi i regjimit tё Gruevskit), duke e orientuar politikёn e shtetit drejt perёndimit
f.80
Ҫёshtja e luftёs dhe e paqes nё Ballkanin Perёndimor ёshtё njё ҫёshtje midis popullsisё serbe dhe (asaj) shqiptare.
f.98
Qendra e Studimeve Strategjike Kombёtare duhet tё jetё organizmi parёsor kёshillimor nё vendimmarrjet strategjike tё drejtimit tё Republiks sё Shqipёrisё.
ё
Konspektoi: Bardhyl Selimi, 5 gusht 2024
Average Rating