Mbyllet Qendra e Kulturës në Malme të Suedisë!
Nga XHAVIT ÇITAKU
Prof. Dr. Muhamet Shatri, përfaqësues i Qendrës së Kulturës të Republikës së Kosovës në Malme të Suedisë bënë me dije në RTV21 se ky insitucion do të funksionoj vetëm deri në fund të këtij, përkatësisht se ky institucion do të mbyllet. Me mbylljen e kësaj qendre do të thotë edhe ndërprerje e shumë aktiviteteve kulturore e arsimore, të cilat janë shumë të rëndësishme e të vlefshme për komunitetin shqiptar në këtë shtet skandinav. Për Muhamet Shatrin ky vendim i Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Diasporës i Republikës së Kosovës është i paqartë , ndaj konsideron se ky hap nuk është dashur të ndërmirret, por të caktohet një drejtues tjetër i këtij institucioni me shpresë se ndoshta do të ishte edhe më efektiv. Ai më tej thekson se me disa miqë dhe bashkëpunëtorë të tjerë ka punuar vullnetarisht vetëm e vetëm për të qenë në shërbim të komunitetit shqiptar, i cili ka nevojë për të, por ndoshta edhe për të tjera mundësi që duhet t’i ofroj shteti i Kosovës e jo që të shuaj të vetmën qendër që ka vulën e Kosovës
Ndiheshin si në shtëpinë e vetë!
Ai organ ose individë që ka inicuar këtë hap të gabuar, të bënë të dyshosh se nuk e njeh mirë funksionimin aq të rëndësishëm që ka kjo qendër e kulturës ose thjesht nuk ka interesim që të ndihmon dhe kontribuon një pasurimin e aktiviteteve të shumta që u zhvilluan brenda saj dhe që pa dyshim lanë gjurmë të pashlyer, sidomos, tek gjeneratat e reja. Muhamet Shatri më tej shton se në secilin aktivitet që është zhvilluar të gjithë pjesëmarrësit theksonin se po ndiejnë veten si në shtëpinë tonë, sepse është një institucion që e kishte krijuar Repubika e Kosovës dhe shi për këtë kjo për komunitetin shqiptar kishte ndikim të madh e pozitiv. Në këtë qendër ekziston edhe lokali i bibliotekës që ka shërbyer në rend të parë për shpërndarje të teksteve mësimore për gjuhën amtare që ndjekin fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në Suedi. Tekstet shkollore nga këtu janë dërguar edhe në Danimarkë. Po ashtu, këtu ka pasur tekste me karakter të përgjithshëm historik, etnografk, gjeografik, që e kanë pasur rëndësinë e vetë.
Në lokalet e kësaj qendre ka pasur qasje secila shoqatë dhe asosacion tjetër shqiptar që ka pasur interes për të organizuar një aktivitet të caktuar. Me një fjalë, të gjithë janë ndier të barabart dhe në këtë mënyrë edhe sukseset e të gjithëve së bashku nuk kanë munguar. Aktivitet më të begat e përmbajtësor ka zhvilluar Lidhja e Shoqatave Shqiptare “ Iliria”, e udhëhequr nga veprimtari Murat Koci, që përfshin rajonin e pjesës jugore të këtij shteti dhe që në të vërtetë në këtë pjesë jetojnë e punojnë numri më i madh i bashkatdhetarëve tanë. Ky organizem shqiptar dhe një numër i konsiderueshëm e formave të tjera kanë organizue seminare, simpoziume, promovime librash, ekspozita të artit, shënime përvjetorësh, të gjitha këto të lidhura me kulturën dhe traditën tonë.
Debate të shumta rreth gjuhës amtare
Punë shumë e madhe dhe e dobishme është zhvilluar me organizimin e tryezave dhe debateve të shumta rreth aktivitetit që duhet zhvilluar për përfshirje sa më të madhe të fëmijëve shqiptar në mësimin e gjuhës amtare. Në këtë drejtim është dallua Lidhja e Shoqatave Shqiptare “ Iliria”, e cila ftonte personalitete profesionale në fushën e arsimit, por edhe të profesioneve të tjera, për të dhënë kontributin e tyre të çmuar me propozimet dhe sugjerimet se çfarë duhet të ndërmirret për të pasur sukses edhe më të madh që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën e nënës, gjuhën e ëmbël shqiptare.
Me mbylljen këtij institucioni ekziston një frikë e arsyeshme se aktivitetet do të zhvillohen në mënyrë të parcializuar, të shkapërderdhur dhe me një pjesëmarrje shumë më të vogël të komunitetit shqiptar. Ndaj, lë të mbisundoj arsyea dhe të mos shuhet kjo qendër, e cila vërtetë i duhet dhe kanë nevojë shumë të madhe shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të largët.
Average Rating