“Mesazhi” që dha sot me 11 Shkurt protesta e Foltores dhe Partisë së Lirisë
Nga Skënder Sadri KAPITI
Me 11 Shkurt u mbajt një protesë e organizuar nga Foltorja dhe Partia e Lirisë, e cila ishte parlajmëruar nga Berisha si një protestë kombëtare dhe më e madhja në historinë e Shqipërisë e ku pjesmarrja do ishte 100 mijë protestues, dhe kjo protestë do rrëzonte qeverinë e Edi Ramës. Asnjëra nga këto nuk u panë në këtë protestë, por përkundrazi kjo protestë u dha përfundimisht demokratëve këtë mesazh se: Kurrë PD nuk vjen në pushtet nëse do të kishte në krye të saj Sali Berishën me foltoristët dhe me Ilir Metën.
Foltoristët dhe ata të mashtruarit prej tyre moren mesazhin se demokratët dhe populli opozitar janë me Partnë Demokratike institucionale, janë me Bashën dhe janë me SHBA-të.Mesazhi që dha kjo protestë dështake ishte se: nuk mundet që ta rrëzojë “non grata”Berisha Edi Ramën , pra nuk mundet që një “non grata” ta rrëzojë një “non grata” tjetër.
Mesazhi tjetër ishte ai se: foltorja nuk bëri bashkimin e PD-së por e përcau dhe e dobësoi në maksimum atë.Por e mira e kësaj proteste është ajo se: tani PD-institucionale do rritet e forcohet dhe se është ajo e cila do ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.Përfundimisht tani u ekspozua qëllimi i foltores, i cili ishte përjashtimi I Bashës si kryetar i PD-së, pra , kjo protestë ishte ashtu si gjithë veprimtaria e Foltores e cila ishte kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve. Kjo protestë nuk kishte kauzë, sepse kauza e vertetë do të ishte mosnjohja e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe zgjidhja do ishte zgjedhje të parakohshme. Mirëpo Foltorja nuk e pranon këtë si kauzë, pasi kjo është e vërteta e madhe e asaj se Bashës me 25 Prill 2021 iu vodh fitorja nga pushteti i Edi Ramës, me ndihmën edhe të së vjetrës politike të PD-së.
Mesazhet se për cfarë duhet protestuar unë Skënder Kapiti i pata paraqitur një jave para kësaj proteste në shkrimin tim të 4 Shkurtit 2023 me titull:
“Ja për çfarë duhet protestuar sot”
FacebookËhatsAppTëitterEmail
“Sot ka shumë e shumë e shumë arsye për të protestuar, por se pari duhet protestuar e vepruar për ta larguar e nxjerrë në pension politik elitën e vjetër politike të këtij tranzicioni. Protestat duhen bërë, dhe që të jetë protesta kombëtare duhet së pari kauza dhe arsyeja e të protestuarit , dhe që të bëhen ato të besueshme duhet parë se a bëhen ato për interesa madhore kombëtare apo synohet që të manipulohet protesta për interesa personale politike e korruptive.
Sot duhet protestuar kundër gjithë elitës së vjetër politike të këtij tranzicioni, kundër sistemit të cilin e ka ndërtuar ajo, kundër krimit, korrupsionit,hajnisë dhe tradhtisë publike.
Sot duhen mbështetur protestat e shoqërisë civile dhe ajo politikë të cilat kanë mbështetjen e SHBA, Britanisë dhe BE-së.
Ne çfarëdo kohe unë si qytetar do të kisha shkuar në protestë, do shkoja në protestë nëse ajo bëhej për zgjedhje të parakohshme ,pasi ky pushtet është pushtet i blerjes së votave, pra do shkoja në protestë nëse atë do e organizonte PD dhe Basha të cilëve iu vodh fitorja me 25 Prill 2021, si dhe ne çdo proteste që do te organizonte politika dhe shoqëria civile kundër papunësisë, varfërisë dhe eksodit. Do të shkoja në protestë nëse ajo do të kishte si kauza dhe të bëhej edhe në mbështetje të VETTING-ut, në mbështetje të luftës ligjore kundër krimit e korrupsionit; në mbështetje të vendosjes së sanksioneve, ne mbeshteje te shpalljeve “non grata” nga SHBA të personave të korruptuar,si dhe do të kisha shkuar në mbështetje edhe të asaj që SHBA heton ish-oficerin e FBI si i korruptuar nga kryeministri shqiptar për të sulmuar opozitën, Lulzim Bashën dhe PD-në, si dhe në protestën që mbështet dekriminalizimin dhe dekomunistifikimin e politikës”.
Durrës, 4 Shkurt 2023
Average Rating