Mid’hat Frasheri: Vepra tё zgjedhura

Read Time:4 Minute, 24 Second

Vёllimi 9

Para njё viti, kёtё letёr nga dёrgoi zoti Uran Butka, qё po pёrgatiste materialet pёr vёllimin 9. U entuziasmova, pasi im atё nuk mё kish folё posaҫёrisht pёr Mid’hatin, veҫ pёr Abaz Ermenjin.

Nё letёr del nё pah pёrpjekja e emigracionit tonё politik pёr t’u sqaruar dhe organizuar. Mjerisht nё kёtё letёr mungon njё faqe duke na lёnё nё enigmё pёrmbajtjen e saj. Por sigurisht ёshtё fat qё janё ruajtur pjesёt e tjera. Unё di qё im atё dhe Ibrahim Kelmendi nuk janё aktivizuar nё partitё politike nё emigracion. Ajo qё i ka bashkuar ata me Ballin ka qenё teza e kёtij pёr Shqipёrinё Etnike. Vetё baba shkruante se “ne nuk kemi luftuar pёr asnjё ideologji, veҫ pёr bashkim me Shqipni”

Ja letra:

Tё dashur zotёrinj, Luan, Adem dhe Ibrahim,

Pёrpara syve kam letrёn e juej tё 24 dhjetorit. Ato ditё kish ardhё edhe Fatoni (Faton Gashi) kёtu nё kampin tonё; ndenji njё javё mysafir dhe letrёn e kёnduam sё bashku.

Letra juaj mё gёzoi fort shumё, se kam njё kohё tё gjatё qё s’kam marrё gjё prej jush.

Por nga ana tjatёr, u mёrzita qё edhe ju, si ata qё ndodhen nё Sitia (Kretё) po vuani, Pёr situatёn tuaj kemi bёrё fjalё kёtu tek tё dy aleatёt, kemi shkruar nё Londёr dhe Londra ёshtё nё korrespondencё me ambasadёn nё Athinё, unё po i mbanj nё korent ato zyra dhe ja njoftonj Abaz Ermenjit nё Athinё. Ju lutem edhe juve, pёr ҫdo lajm bёni dy kopje, pёr mua dhe Abaz Ermenjin; kёshtu evitohet vonesa dhe koordinohet aktiviteti ynё.

Nga Iraklion, Rrethimnjo, etj na shkruajnё se situata e tyre pёr ushqim, banesё dhe sjellja e popullatёs ёshtё pёrmirёsuar shumё.

Ato qё thoni pёr restriksionet nё Shqipёri, i kemi botuar dy muaj e gjysmё mё parё nё “Lettre d’Albanie”. Por gjithnjё kemi njё nevojё tё madhe pёr habere. Prandaj ju falemnderit dhe ju lutem tё vazhdoni informatat.

Do ta keni marrё Buletinin tonё nr. 13. Pёr 4-5 ditё do tё merrni edhe nr. 14, nё tё dy kёto numra flasim pёr ekzekutimet qё janё bёrё nё njerёzit e punimeve tё Maliqit.

Pёr lajmet qё mё jipni mbi transferimin tuaj nё Lavros, pres konfirmimin, por mua dhe s’ma pret mendja qё tё jetё e vёrtetё.

Pёr refugjatёt e Italisё nuk dimё dhe nuk ka akoma gjё pozitive. Ne po ndjekim njё dёshirё tё mblidhemi gjithё tok, ju tё Greqisё dhe na t’Italisё, dhe gjithё sё bashku tё ҫohemi jashtё Italisё, si nё  ishullin Kipro, ose nё Egjipt, ose nё Tunis, aty tё organizohemi dhe tё presim. Kёtё ta kuvendoni edhe ju, nё qoftё se ju pret ndokush.

Tani vimё nё ҫёshtjen e njё programi politik, e njё ideologjie.

Keni meritё tё madhe qё keni prekur kёtё pikё dhe do t’iu kёshillonj, juve tё treve, si miqtё e mij, tё bisedoni midis jush dhe tё pёrpiqeni tё hartoni njё skicё, njё kanevas, njё plan. Por, e tepёrt t’iu them, ky punim duhet tё bёhet si njё ushtrim, si njё projekt preliminar dhe jo me pretendime reformatoreje ose legjislatori.

Tani duhet tё kthjellojmё do pika.

Thoni qё Balli si njё parti demokratike ekziston qё njё mot.

Pёrgjigje: Jo. Ekziston qё shtatё vjet. Balli mbetet kurdoherё njё parti nacionaliste dhe fanatike nacionaliste pёr tё mirёn e Atdheut, pёr nderimin, lumturimin, naltёsimin, pёrparimin e Shqipёrisё. Padyshim jemi demokratё, kemi detyrё tё jemi patriot. Mos pandehni se jemi demokratё si Azerbajxhani, Rusija, si Titoja dhe as si Koҫi Xoxeja.

Por pёr Shqipёrinё, pёr karakterin, pёr idetё, pёr edukatёn, duhet tё jemi aristokratё dhe aristokratё nga mё fanatikёt!

Ideologji?

Pёrgjigje: kemi adhurimin e Shqipёrisё. Ne jemi shёrbёtorё tё Shqipёrisё, me kёtё titull duhet tё nderohemi, nё qoftё se mund tё jemi tё zotё ta meritojmё kёtё titull.

Program politko shoqёnuer?

Pёrgjigje: Kemi Dekalogun e Ballit.

Kriter pёr veprimet tona?

Pёrgjigje: kemi dashurinё e Atdheut, dashuri pa kufi, dashuri si ajo e mёmёs pёr fёmijёn e saj. Njё dashuri instiktive.

Pse, qysh?

Pёrgjigje: se ne jemi bijtё e Shqipёrisё, Shqipёria ёshtё mёma jonё. Kundrejt Atdheut kemi vetёm detyrё, asnjё tё drejtё, pёrveҫ tё drejtёs pёr ta adhuruar.

(mungon njё faqe- red.)

Nga Crispi mora njё letёr. Ёshtё nё shёrbim tё shtetit fqinjё dhe nuk do tё jetё nё korrespondencё me ne.

Mё keni bёrё fjalё pёr njё zonjё Qanie Zavalani. Kjo ёshtё njё shtrigё kriminale. Ka pёrgatitur dhe shkaktuar vrasjen  prej italianёve tё Baba Qazimit, nё teqen Duballi, nё Larisa (Thesali) dhe me t’u vrarё Babaj,  ajo vodhi gjithё sendet e vlefshme dhe u ҫduk! Kur ta rishihni ndonjёherё ia kёrkoni hesapin e krimit tё saj dhe e dёboni si spiune qё ёshtё.

Shumё tё fala tё gjithёve. Pres letrёn tuaj.

Lumo Skёndo

P.S. Ju tё tre, me shokёt tuaj, kini kujdes se sjellja juaj  do t’iu japё tё huajve  njё ide tё mirё pёr kombin dhe partinё. Mos jepni asnjё shkak pёr ankime.

P.S. Shumё tё fala me shёndet. Tё mё falni se nu ju kam shkruar ndonjё letёr (sidomos ti, Luan qё mё ke shkruar kaq shumё), por letrat tuaja i kam kёndue dhe nuk kam pasё se ҫ’t’iu them tё tjera veҫ ato qё ka shkrue kryetari edhe Fatoni.

Me shumё mall, Vasil

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Këshilli Nacional hap konkursin për studentët, Ardita Sinani fillon lobimin për finacimin e bujqëve
Next post <strong>Sytë e vendlindjes</strong>