Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin: U përmbushën pritjet e mia

Read Time:1 Minute, 42 Second

Konstruktive dhe shumë të dobishme e ka vlerësuar vizitën e sotme në Kosovë, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka folur para gazetarëve, teksa ka thënë se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të propozimit evropian.

“Me kryeminstrin Kurtin patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është të marrë informatat e nevojshme se si Kosova e sheh zbatimin e marrëveshjes dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë drejtim”, ka theksuar Lajçak.

Ai tutje ka thënë se të hënën dhe të martën do të qëndrojë në Beograd me të njëjtin qëllim, për të parë se si ata e shohin zbatimin e kësaj marrëveshje.

“…shpresoj të jemi të gatshëm të nxjerrim një dokument në takimin e Ohrit, por në këtë moment nuk mund të them më shumë për shkak se takimet po vazhdojnë. Me kryeministrin Kurti kemi diskutuar saktësisht për atë çfarë kam ardhur dhe tash di shumë më shumë për sa i përket pritshmërive nga ana e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes”, ka shtuar Lajçak.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes në Ohër dhe nëse ajo duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, Lajçak ka thënë se tash për tash “ne po fokusohemi tek finalizimi e pastaj vijmë tek formalizimi”.

“Do të arrijmë edhe tek ajo, por hapi i dytë është njëherë finalizimi. Siç thuhet e kalojmë atë urë kur të arrijmë atje dhe shpresojmë që të arrijmë të nënshkruajmë në Ohër. Sa i përket parlamentit ai është pjesë e kësaj sepse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Të dyja palët i kanë procedurat e brendshme që duhet ndjekur”, ka nënvizuar Lajçak.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Poeti i shquar, Hamit Aliaj- Mjeshtër i Madh, përcillet me nderime të larta shtetërore, qytetare e familjare
Next post SHBA-ja dhe BE-ja “shtrëngojnë lakun” rreth Kosovës dhe Serbisë