Nait Hasani: Askush nuk do të mund ta zhvlerësoj luftën për çlirimin e atdheut

Read Time:5 Minute, 2 Second

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, në rrëfimin e tij në ‘RTK Prime’ ka folur për respektin që kanë tash qytetarët për pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se respekti për UÇK-në, ka lëkundje për momentin. Por, askush nuk do të mund ta zhvlerësoj luftën për çlirimin e atdheut.

“Ne kemi bërë përpjekje të japim kontributin tonë për lirin e vendit tonë. Lufta jonë ka qenë për vendin dhe jo për individin dhe vendi jonë është i lirë. Kosova më kurrë nuk ka mundësi të pushtohet e as të jetë pjesë e Serbisë. Gjithë ajo sakrificë që është bërë për një shekull është realizuar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me sakrificën edhe të komandantit legjendarë Adem Jashari. Respekti për UÇK-në, ka lëkundje për momentin, por është i veçant dhe i jashtëzakonshëm. Por edhe më e dhimbshme është që shokët e mi në Hagë po gjykohen akoma për vlerat dhe luftën e Ushtrisë clirimtare të Kosovës.”, theksoi Hasani i bindur se askush nuk do të mund ta zhvlerësoj luftën për çlirimin e atdheut.

Hasani: Emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994

Ish i burgosuri politik, veprimtari i çështjes kombëtare, Nait Hasani në “RTK Prime”, ka rrëfyer për angazhimin e tij për lirinë e Kosovës. Ai ka folur për fillet e krijimit të Usahtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nait Hasani ka thënë se në fillim kanë qenë të organizuar në grupe në tërë Kosovën.

“Ne kemi pasur njësite nëpër çdo regjion të Kosovës. Ato njësite kanë qenë të shpërndara  varësisht si kanë mundur të funksionojnë dhe kështu është bërë shtrija në tërë Kosovën. Përpjekja jonë ka qenë kështu jemi marr vesh me Xhavit Halitin, Azem Sylen dhe Xheladin Gashin në një mbledhje që e kemi pasur në Tiranë. Aty i kemi ndarë edhe detyrat, ku Azem Syla dhe Xhavit Haliti e morën përsipër organizimin e jashtëm, ndërsa unë dhe Xheladin Gashi e kemi marrë përsipër organizimin e brendshëm. Menjëherë në kemi filluar t’i  thërrasim njerëzit t’i ofrojmë njerëzit që duan t’i bashkohen kësaj iniciative. Njerëz kishe mjaftueshëm dhe ishin të gatshëm të vdesin për vendin e vet”, rrëfen Hasani.

Ne në atë kohë ishim pa emër, emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994. Emiri u vendos nga Xhavit Haliti, Azem Syla në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Popullore që është mbajtur jashtë në koordinim edhe me neve. Pas kësaj ne jemi bërë bashkë dhe kemi vazhduar luftën tonë për liri”, rrëfen Hasani për “RTK Prime”.

Hasani kujton takimin me komandantin legjendar Adem Jashari

Hasani ka kujtuar edhe takimin e nëntoriet të vitit 1997 me komandantin legjendar,  Adem Jashari, ku i pranishëm ishte edhe njëri nga krerët e UÇK-së, Rexhep Selimi.

“Me datën 18 nëntor të 1997 jemi takuar me Rexhep Selimin dhe Adem Jasharin tek ‘Betoni i Polacit’ ashtu quhet ajo pjesë ku jemi takuar. Aty kam shkuar me gruan time tash, në atë kohë ka qenë Fatmire Zogu, student dhe një nga ilegalet e para si femër. Ajo e ka bërë përcjelljen atëherë dhe më ka pritur aty. Kemi biseduar për një orë e sa për organizimin e mëtejshëm të luftës”, rrëfen Hasani.

Nait Hasani për “RTK Prime”, ka rrëfyer për angazhimin e tij për lirinë e Kosovës, dhe për qëndrimin e tij në burg.

“Kanë thënë se qëllimi e arsyeton mjetin dhe në fillet tona të përpjekjeve për liri kemi filluar në moshë shumë të re”, ka nisë rrëfimin e tij, Hasani, duke folur për torturat që i ka përjetuar në burgje.

Hasani ka theksuar se ai, bashkë me shokët e bashkëvendëset e tij për herë të parë kanë qenë  pjesë e burgjeve në vitin 1983.

“Kemi qenë të mitur, akoma pa i bërë 18 vjet kemi qenë pjesë e dhunës torturës, e burgjeve nga shteti jugosllavë në atë kohë dhe punëtorët e sigurimit të shtetit, shqiptarë të Kosovës. Gjithë ajo ka ndodhur në vazhdën e ngjarjeve të protestave të demonstratave të viti 1988. Në vitin 1983 në kemi rënë në burg aty u takuam edhe me shokët të burgosur politikë nga e gjithë Kosova. Në atë kohë më pati rastisë të jem në dhomë me Bajursh Xhemajlin, që ai në atë kohë ishte mjaft pjekur,  ishte një nga organizatorët e grupit të kohës marksist-leninist atëherë, dhe një nga drejtuesit e atij grupi të lëvizjes. Nga ai njëri kam mësuar aq shumë, sa shpesh unë them se mësuesi im i parë në politikë ka qenë ai’, rrëfen Hasani.

Ai ka thënë se në atë kohë është luftuar me idenë ‘Kosova Republikë’.

“Me këtë ide në kemi qëndruar, qëndronim para atyre që ishin pjesë e sistemit që na bënin torturë qoftë edhe për një ndërresë Kuq e Zi. Gardiani i burgut e deri tek drejtori të gjithë kanë ushtruar dhunë në ne. Drejtori i burgut në atë kohë është shqiptarë që akoma jeton në Prizren dhe po ashtu gardianët janë akoma në punë. Por, ideja jonë ishte më e fuqishme dhe ishte ajo që na lidhte dhe na bënte të fortë dhe nuk kanë mundur të na thyejnë”, thekson Hasani.

Hasani: Ukshini thoshte se nuk duhet të ketë kthim prapa

Nait Hasani foli edhe për kohën se si e kanë kuptuar për bombardimet e NATO-së  të 24 marsit sa ishin në Burgun e Dubravës.

“Ne kemi qenë 43 veta bashkë në një dhomë me 24 mars, unë, Ukshin Hoti, Bajrush Rama, Bajrush Xhemajlin, Nezir Zogaj dhe shumë të tjerë bisedonim paraprakisht”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Hasani kujtoj qëndrimin politik sa ishte në Burgun e Dubravës veprimtari Ukshin Hotin.

“Ne ishim bashkë me Ukshin dhe gjykimi tij për procesin ishte se kjo luftë do ta ketë një përfundim dhe për këtë përfundim duhet të ketë një strategji. Ato strategjitë e luftës paqësore nuk dhanë rezultat, pra duhet të vazhdojmë me luftën e armatosur deri në përfundim. Thoshte nuk duhet të heqim dorë sepse nëse heqim dorë nuk ka kthim prapa. Aleanca pa Amerikën thoshte se nuk ecën”, rrëfen Hasani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Opinion: <strong>Albin Kurti,  kryeministri ndryshe </strong>
Next post Rikthimi i dinjitetshëm në Histori i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike atdhetarit Mustafa Merlika Kruja