Ndeshja Shqipëri-Çeki është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1

Shqipëria ka arritur të nxjerrë pikë nga udhëtimi në Pragë. 

Ndeshja e zhvilluar të enjten në tokën çeke është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1. 
Vendasit kanë qëndruar më mirë statistikisht me posedim të topit e me goditje në portë, por në fund kjo nuk ka mjaftuar për t’i marrë tri pikët e plota. 
Beteja e madhe kryesisht është zhvilluar për mesfushën, ku duelet janë fituar sa nga njëra e po aq nga tjetra palë. 
Pjesa e parë ka prodhuar raste nga shqiptarët, ku Asani e Cikalleshi i janë afruar golit, por vetëm aq. 
Pjesa e dytë ka sjellur edhe epërsinë e çekëve. 
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e gjashtë kur Cerny ka realizuar pas një asistimi nga Soucek. Fillimisht goli nuk është llogaritur pasi është konsideruar pozicion jashtë loje nga gjyqtari, por VAR ka gjetur se goli ishte i rregullt. 
Një rast me elemente të ngjashme ka qenë edhe në minutën e dyzet e tetë, porse aty VAR nuk ka udhëzuar rinisjen e lojës nga mesi i fushës.
Minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë ka rezultuar fatsjellëse për Kombëtaren e Shqipërisë, ku rezultati është barazuar. 
Një top i pranuar nga Nedim Bajrami nga bashkëlojtarët dhe një goditje nga distanca kanë lënë në vend portierin çek. 
Pas kësaj ndeshje Çekia ruan pozitën e parë në Grupin E, por edhe Shqipëria vendin e dytë. Në vendin e tretë gjendet Polonia e cila ka fituar sonte kundër Ishujve Faroe dhe e cila vetëm pas pak ditësh zbret në Tiranë për t’u ndeshur me Shqipërinë. 

Lini një Përgjigje

Previous post Sonte ndeshen Çekia dhe Shqipëria, këto janë formacionet
Next post Politika në Shqipëri është mashtrim, korrupsion, hajni dhe tradhti