Në Boros të Suedisë u promovua libri në gjuhën suedeze ” Shqiptarët një popull i lashtë i Europës”

Read Time:5 Minute, 55 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU

Qendra kulturore shqiptare ” Migjeni” në Boros të Suedisë është njera ndër shoqatat më të suksesshme në këtë vend të largët fal aktiviteteve të shumta që zhvillon në fusha të ndryshme e me dobi për komunitetin shqiptar. Në kuadër të kësaj qendre tash e sa vjet punon radio por edhe kanali televiziv i cili është bërë një dritare e rëndësishme e informimit për bashkatdhetarët tanë jo vetëm në këtë komunë por në tërë teritorin e këtij shteti dhe më gjerë. Po ashtu, një herë në muaj botohet edhe gazeta kulturore ” Dituria”, e cila përfshin tema me peshë kombëtare nga historia, kultura, gjuha e tradita shqiptare. Anëtarët e kësaj shoqate, disa sish, merren edhe me krijimtari letrare dhe duke marrë për bazë suksesin që kanë arritur në botimin e librave që janë pritur mirë nga lexuesit dhe opinioni i gjerë  disa kanë arritur të bëhen edhe anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë. Ndërkaq, sot Shoqata ” Migjeni” organizoj një event, përkatësisht promovoj një libër në gjuhën suedeze i titulluar ” Shqiptarët një popull i lashtë i Europës”. Udhëheqësi i këtij eventi Rizah Sheqiri, shkrimtar, publicist, gazetar e arsimtar i gjuhës amtare, pos tjerash theksoi se deri me tash ka munguar një libër i tillë për lexuesin suedez dhe shi për këtë një grup entuziastesh mori një hap të vogël por të rëndësishëm për të realizuar projektin e përgatitur nga kjo shoqatë, i cili gjatë këtij tubimi u vlerësua se ishte i qëlluar. Pra, ky grup ka mbledhur shënime e shkrime në mënyrë që të plotësoj informacionin e pakëtqë është i pranishëm për shqiptarët këtu në Suedi. Të mëdhenjët si të mëdhenjë e mbajnë vetën fitimtar. Fitimtarët e shkruajnë si të duan historinë, ndaj edhe shtrohet pyetja se kur do të fitojnë popujt e vegjël në mënyrë që të shkruhet historia e drejtë, historia reale për ta, tha pos tjerash Rizah Sheqiri. Ndërkaq, Sokol Demaku, kryetar i kësaj shoqate, tha se qëllimi i antarëve të kësaj Qendre Kulturore tö Shqiptaröve  ishte që më anë të këtij libri opinioni sudez të njihet sado pak për historinë e shqiptarëve, gjeografin e shqiptarëve,kuzhinën shqiptare, pastaj religjionin, kulturën, gjuhën, etj. Për të realizuar këtë aktivitet kontribut dhanë anëtarët e kësaj shoqate dhe disa bashkëpunëtor të tjerë anëmbanë Suedisë. Dhe pas një pune disa mujore u arritë që të botohet libri, i cili për herë të parë ofron njohuri të përgjithshme për historin e popullit shqiptar në gjuhën suedeze, tha ai. Edhe Hamit Gurguri, anëtar i këtij grupi,  th sa se nuk ishte punë e lehtë për të punuar e mbledh material, mirëpo entuziazmi ishte vendimtar për të dalë me sukses me këtë vepër me të dhëna solide në këtë ndërmarrje të parë të këtij lloji. Pra, lexuesi suedez për herë të parë do të këtë mundësi që në gjuhën amtare të mësoj më shumë për shqiptarët si popull i lashtë i Europës. Ai iu bëri thirrje hapur akademive  të Shqipërisë dhe Kosovës për të hartuar një enciklopedi në gjuhën suedeze si një domosdoshmëri e kohës dhe proceseve që po zhvillohen në arenën ndërkombëtare. Në temat që janë përfshi në këtë libër janë angazhuar edhe Çerime Gurguri, Bahtir Latifi, Gladiola Jorbusi, Hamit Gurguri, Rizah Sheqiri, Angjela Ziso.Suada Imeri, Tore Gasi, Sokol Demaku, që ishte edhe iniciator dhe udhëheqës i këtij projekti.Redaktore ështëKarin Tjäder Ndërkaq, Murat Koci e Fetah Bahtiri, pasi lavdëruan punën që është bërë në botimin e këtij libri, u angazhuan që disa të dhëna që mungojnë në këtë libër të plotësohen pëpara se të shtohet ekzemplar të rinj dhe më pastaj të shpërndahen në të gjitha bibliotekat, por edhe në shkolla e institucione tjera suedeze. Edhe Iled Pillati, arsimtar i gjuhës amtare, teksoi se kjo vepër duhet të jet një shtytje e inspiruese për profesionist e me kompetencë që ka në numër të madh këtu në Suedi. Kjo punë e mirë e kryer nga ky grup entuziastësh është një ndihmë e madhe edhe për një pjesë të nxënësve shqiptarë, që fatkeqësisht, më mirë e kuptojnë gjuhën suedeze, përfundoi ky folës.

Fjala e redaktores Karin Tjäder

Me një pritje të tensionuar mora përsipër të rishikoja librin e shoqatës kulturore shqiptare “Migjeni” . Dhe. kam mësuar shumë. Ashtu si shqiptarët, dikur ilirët, një popull indo-evropian me rrënjë nja dy mijë vjet para Krishtit kthehen në kohë. Se zona që përfshin Shqipërinë e sotme kishte emrin paksa ëndërrimtar të ilirëve. Rastësisht, një Iliri fiktive është mjedisi i dramës Epifania të Shekspirit. Përshtypja më e madhe pas leximit të kësaj përmbledhje tekstesh ishte: Krenaria për traditat, historinë dhe kulturën e popullit. Më duhet të pranoj edhe këtë se duke e lexuarkëtë libërpak më trishtuan të dhënat: shqiptarët janë ende nga ata popuj që sulmohen dhe përndjeken vazhdimisht. Ishin nën pushtimin romak dhe osman. Më në fund, një Shqipëri e pavarur, por e ekspozuar. Një demarkacion i imponuar nga fuqitë e mëdha, që aq pamëshirshëm ndau popullin. Persekutimi jugosllav i shqiptarëve. Diktatura, sulmi serb në Kosovë. Sot vijon varfëria në Shqipëri pas një periudhe të gjatë keqmenaxhimi ekonomik. Duket sikur lista e abuzimeve dhe këngëve të parrënjosura mund të bëhet e gjatë. E megjithatë, ose ndoshta falë asaj që njerëzit kanë kaluar, një krenari shkëlqen brenda koleksionit të teksteve. Për kulturën e veshjeve siç shprehet në veshjet popullore. Traditat e veçanta të akullores së mjaltit, aftësia për të marrë përbërës të thjeshtë dhe për t’i kthyer në delikatesë. Mbi mikpritjen dhe bujarinë e burrave Leximi i këtyre teksteve ka qenë si të bësh një udhëtim. Ndoshta kam ndenjur vërtet në një restorant të hapur në qytetin e Prishtinës në një mbrëmje të butë ose kam ngrënë byrek me monedha dhe kam pirë raki në një fshat malor. Tani u uroj të gjithë lexuesve të këtij libri të mirëpritur një rrugëtim të njëjtë.

Botimi i këtij libri e gëzoi shumë edhe mikun dhe njohësinë e madh të letërsisë dhe të historisë së shqiptarëve Ullmar Qvick. Ai ndër të tjera këtë libër e quajti ” një enciklopedi” që popullit suedez i afrohet në gjuhën e tyre.Është vërtetë një libër që do të shërbej mjaftueshëm për ata suedez që janë të interesuar për marrë informacion për popullin shqiptar Ai përgëzoi të gjithë ata që punuan në botimin e këtij libri e posaçërisht iniciatorin dhe punëtorin e palodhshëmSokol Demaku, në realizimin edhe të shumë projekteve të tjera në dobi të zhqiptarëve dhe të krijimit të një bashkëpunimi shumë të pasur e përmbajtësor me komunitetin suedez dhe komuniteteve të tjera që jetojnë e punojnë jo vetëm në Komunën e Borosit.

Në këtë tubim ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunës së Borosit, të institucioneve dhe qytetar suedez, anëtarët e këtij grupi punues iu përgjigjen pyetjeve të parashtruara nga të pranishmit. Konstatim i përgjithshëm ishte se ky libër është vetëm një rreze që duhet të shndërrit edhe tek intelektualët e shumtë shqiptarë në Suedi për t’iu rrekur punës që me kompetencë në fusha të ndryshme të ofrojnë të dhëna edhe më të zgjeruara në një libër të ardhshëm në gjuhën suedeze.

Në këtë tubim u promovuan edhe librat më të rinj të krijuesve letrar Fetah Bahtiri, Hamit Gurguri dhe Xhavit Çitaku.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Është koha për veprim. Basha dhe elita e re politike e PD-së duhet që të vijë në krye të demokracisë  dhe shtetit
Next post Postulat: nuk ka ndryshim në Shqipëri po nuk u ndëshkua elita e vjetër politike, dhe pikë