Postulat: nuk ka ndryshim në Shqipëri po nuk u ndëshkua elita e vjetër politike, dhe pikë

Read Time:2 Minute, 16 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Postulat: nuk ka ndryshim në Shqipëri po nuk u ndëshkua elita e vjetër politike, establishmenti korruptivo-institucional i saj dhe pikë. Kjo është kaq e saktë dhe e vertetë saqë kundër këtij posatulati janë vetëm politika apo establishmenit politik i vjetër i cili identifikohet dhe është mishërim i korrupsionit, krimit , hajdutërisë dhe autore e pengmarrjes dhe të kapjes së politikës, demokracisë, drejtësisë, shtetit dhe shoqërisë.
Këtë e konstaton publiku i gjërë, të cilit nuk i jipet shansi nga mediat që të dëgjohet e të shprehet , sepse edhe mediat në Shqipëri janë akoma edhe me keq se sa politika pasi ato janë bërë bashkë dhe oligako-politikën kundër interesit të përgjithshëm, janë avokati e korrupsionit.
Elita e vjetër politike është armiku më i madh i ndryshimit, dhe mbrojnë e bashkëpunojnë për të ruajtur privilegjet dhe status quonë.
Partitë politike janë zemra dhe truri i korrupsionit, ato janë prona të kryetarëve të tyre dhe të klaneve partiako-korruptive, sepse partitë e kryetarëve i shfrytëzojnë organizatat e antarësisë dhe simpatizanët e votuesit e tyre vetëm për interesa personale,klanore e grupale. Kjo vlen për të gjitha partitë politike kryesore si PS me Edi Ramën,PD me ishkryetarin Berisha sot kryefoltorist, LSI me Ilir Metën sot Partia e Lirisë si dhe e satelitëve servilë e të korruptuar si: partitë parazitare ajo Republikane e Fatmir Mediut, ajo e Dashamir Shehut, Agron Dukës,Nard Ndokës etj, sa që opinionit të shëndetshëm, edhe vetëm dalja e tyre në publik u shkakton vjellje shpirtërore, pasi në këto 30 vite tranzicion vetëm kjo shpurë halabakësh politikë ka qarkulluar e mbetur në politikë, dhe prej tyre shqiptarëve u ka ardhur kjo gjëndje akoma edhe sot.
Është për t’u përshëndetur qëndrimi i kryetarit në detyre të Partisë Demokratike z. Alibeaj i cili deklaroi se ne zgjedhjet lokale, PD-ja reale, e vërtetë dhe institucionale, pra PD që drejtohet nga elita e re e saj nuk do bashkëpunojë me fantazmat politike , me ato të cilat vetëm sa e kanë shfrytëzuar Partinë Demokratike për të qenë deputet të përjetshëm dhe as me kryetarët vulëmbajtës e fantazma si Duka, Mediu, Shehu, Ndoka a ndonjë servil e sahanlëpirës tjetër.
Që gjëndja të ndryshojë duhet miratuar në parlament urgjentisht ligji i dekomunistifikimit, dekriminalizimit dhe ai dekorruptimit , në mënyrë që t’u ndalohet e të përjashtohen nga politika zullumqarët, hajdutët, të inkriminuarit,të korruptuarit dhe ish shërbëtorët komunistë e spiunë të regjimit komunist; duhet miratuar ligji i cili të nxjerrë jashtë ligjit partitë fantazma dhe parazitare që nuk kapin pragun elektoral si dhe duhet ligji ku të garojnë jo partitë e kryetarëve por duhet që të garojnë individët që zgjedhin antarësia e partive dhe jo ata që zgjedhin e përcaktojnë kryetarët. Vetëm kështu vjen ndryshimi në Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Në Boros të Suedisë u promovua libri në gjuhën suedeze ” Shqiptarët një popull i lashtë i Europës”
Next post Së shpejti hapet poliklini ka me laboratorin më modern në Llap